Day: May 17, 2025

  • Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

    Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

    Pesë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër pranë aeroportit Eura në Finlandë, njoftuan autoritetet lokale.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 me orën lokale, pasi të dy helikopterët ishin ngritur së bashku nga kryeqyteti estonez i Talinit.
    Sipas policisë finlandeze, në njërin helikopter ndodheshin dy persona dhe në tjetrin tre, dhe të gjithë kanë humbur jetën. Mbetjet e helikopterëve u gjetën në një zonë të pyllëzuar afër vendit të përplasjes.

    BREAKING:

    2 helicopters have collided mid-air over Eura, Finland pic.twitter.com/XrUGFg6eoq
    — Visegrád 24 (@visegrad24) May 17, 2025

    Mediat lokale raportojnë se helikopterët ishin nisur drejt një eventi ajror që do të mbahej në Qendrën e Fluturimeve Piikajärvi në qytetin Kokemäki.
    Të dy helikopterët ishin të regjistruar jashtë Finlandës dhe konsiderohen si mjete fluturuese civile.
    Zyrtarët finlandezë dhe estonezë thanë se po bashkëpunonin me njëri-tjetrin për hetimin./vizionplus.tv

  • Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i Këshillit Evropian: Dhuna duhet të ndalet

    Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i Këshillit Evropian: Dhuna duhet të ndalet

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shprehu sot “shqetësimin” e tij për situtatën në Gaza, pas operacioneve ushtarake të Izraelit, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
    “Lajm i neveritshëm në Gaza: civilë që vdesin urie, spitalet goditen përsëri nga sulmet ajrore. Dhuna duhet të ndalet!” shkroi Costa në rrjetin social në platformën X.
    “Qeveria izraelite duhet t’i japë fund menjëherë bllokadës dhe të garantojë akses të sigurt, të shpejtë dhe të papenguar në ndihmën humanitare.”

    Izraeli njoftoi sot se po zgjeron operacionet e tij për të mposhtur Hamasin në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve në rritje për arëmpushim.
    “Ajo që po ndodh në Gaza është një tragjedi humanitare. Një popull i tërë po i nënshtrohet një force ushtarake dërrmuese dhe joproporcionale”, tha Presidenti i Këshillit Evropian.
    “Një armëpushim i qëndrueshëm dhe lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i të gjithë pengjeve janë më urgjente se kurrë”, theksoi ai.
    Nga Bagdadi, ku po merr pjesë në një samit të Ligës Arabe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për “planet e Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij tokësore”, duke bërë thirrje përsëri për një “armëpushim të përhershëm” dhe për t’i dhënë fund bllokadës izraelite ndaj ndihmës humanitare në Gaza që nga 2 marsi.

  • Përplasen dy helikopterë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre…

    Përplasen dy helikopterë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre…

    Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

    Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante dy persona dhe tjetri tre. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

    Two civilian helicopters collided in mid-air in the western Finnish province of Eura, killing several people.Police confirmed that five people were on board – two in one helicopter and three in the other. pic.twitter.com/qG2u5NaUQq
    — MP (@Mp220Mp) May 17, 2025

    Mediat transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

    🚨 BREAKING: MID-AIR HELICOPTER COLLISION IN FINLAND 🇫🇮
    Tragedy near Eura Airport as two choppers crash mid-air.En route from Tallinn to an aviation event, with 5 people onboard — several feared dead.Investigation underway.#Finland #HelicopterCrash #BreakingNews #Eura… pic.twitter.com/XXV8VI4kDH
    — ViralNewsHQ™ (@viralposts2323) May 17, 2025

    Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari.

    Top Channel

  • SPAK aksion në Kavajë për shitblerje votash, kontroll në 12 objekte, sekuestrohen 9 celularë

    SPAK aksion në Kavajë për shitblerje votash, kontroll në 12 objekte, sekuestrohen 9 celularë

    SPAK ka kryer një aksion në Kavajë për shitblerje votash.

    Gazetarja  e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se nga aksioni janë sekuestruar 9 celularë dhe janë ushtruar kontrolle në 12 objekte.
    Kontrollet janë shtrirë edhe në fisin Rroshi, të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvi Rroshi.

    Top Channel

  • Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, garë e ashpër brenda partive! Çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”

    Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, garë e ashpër brenda partive! Çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”

    Numërimi i votave preferenciale po vijon ende në Tiranë, ku gara mbetet e fortë mes kandidatëve.

    Në Partinë Socialiste, po zhvillohet një konkurrencë “kokë më kokë” mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale.
    Një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë në numër votash.

    Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen po ashtu me njëri-tjetrin, duke garuar në listën e hapur, me diferencë të vogël votash.

    Deri tani janë numëruar 4127 nga 42,402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.

    Top Channel

  • Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

    Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

    Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”.

    Jane fikur monitoret ku shfaqet vota. Ndërkohë që KQZ u ka bërë thirrje numëruesve që të mos karikojnë telefonat ne prizat e monitorëve, pasi ka bëre masë.

     

     

  • Arrestime dhe sekuestrime masive, shkatërrohet organizata italo-shqiptare në Itali

    Arrestime dhe sekuestrime masive, shkatërrohet organizata italo-shqiptare në Itali

    Një operacion me shkallë të gjerë është zhvilluar në Itali disa ditë më parë nga Guardia di Finanza në Bergamo. Një organizatë kriminale italo-shqiptare, e dedikuar trafikut dhe shfrytëzimit për prostitucion, drogës dhe grabitjes së vilave është shkatërruar.

    Gjatë aksionit u sekuestruan armë, shuma të mëdha valute të ndara në pako, sasi të konsiderueshme droge si marihuanë, hashash dhe kokainë, si dhe një limuzinë luksoze e përdorur për transportimin e prostitutave.

    Ky operacion masiv nga Guardia di Finanza e Bergamos çoi në arrestimin e krerëve të një organizate kriminale të përbërë nga individë italianë dhe shqiptarë, aktive në Lombardi dhe rajone të tjera italiane.

    Policia nuk i publikoi detajet apo gjeneralitetet e tyre, por ndau pamje dhe foto të aksionit dhe sekuestrimeve të kryera. Akuzat përfshijnë trafik droge, vjedhje dhe grabitje në vila, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje, pranim mallrash të vjedhura, falimentim mashtrues dhe posedim të paligjshëm të armëve.

  • SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, kontrolle në 12 subjekte

    SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, kontrolle në 12 subjekte

    Elvis Roshi

    KAVAJË-SPAK ka sekuestruar celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Në kuadër të krimeve zgjedhore një kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-kryebashkiakut. Përveç Roshit, janë ushtruar kontrolle edhe në 12 subjekte, ku nga aksioni janë sekuestruar 9 celularë.
    Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka treguar mbështjen e familjarët e tij kandidatë në Partinë Demokratike prej fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Roshi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Roshin, i cili garonte për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

  • Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion për Shqipërinë

    Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion për Shqipërinë

    Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion për Shqipërinë. Festivali europian i muzikës po vazhdon dhe po votohet, ndaj votoni! Numrin e gjeni te televizioni shtetror i shtetit ku jetoni.
    Votoni për Shqipërinë, deri në 20 sms!

  • Dua Lipa në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

    Dua Lipa në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

    Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i ri. Ajo renditet e 34-ta me një pasuri të vlerësuar prej 115 milionë funtesh (rreth 134.6 milionë euro), pas suksesit me albumin “Radical Optimism” dhe performancave madhore, si ajo në Glastonbury.
    Në krye të listës qëndron sipërmarrësi Dmitry Bukhman me 12.54 miliardë funtesh (rreth 14.7 miliardë euro), bashkëthemelues i gjigantit të lojërave Playrix. Pas tij renditet Hugh Grosvenor, Duka i Westminster, me 9.88 miliardë funtesh (rreth 11.6 miliardë euro).
    Në fushën e muzikës, Ed Sheeran është muzikanti më i pasur me 370 milionë funtesh (rreth 432.9 milionë euro). Pas tij vijnë Harry Styles me 225 milionë funtesh (rreth 263.3 milionë euro), Adele me 170 milionë funtesh (rreth 198.9 milionë euro) dhe Daniel Radcliffe me 100 milionë funtesh (rreth 117 milionë euro) i njëjtë me pasurinë e kapitenit të Anglisë Harry Kane. Georgia Toffolo renditet më lart se Ed Sheeran në vendin e 12-të me një pasuri të kombinuar me bashkëshortin e saj, James Watt, prej 425 milionë funtesh (rreth 497.3 milionë euro).
    Përpiluesi i listës, Robert Watts, vë në dukje se shumica e personave të përfshirë e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre, shumë prej tyre pa përfunduar universitetin dhe një e treta kanë lindur jashtë Britanisë, si dëshmi e fuqisë tërheqëse të vendit për talente të rinj e ambiciozë. Rikujktojmë se Lipa do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një postimi në Instagram, aty ku numëron rreth 87.4 milionë ndjekës. Në kuadër të turneut dhe vendeve që do të mbajë koncerte është edhe Prishtina. “Shihemi në Sunny Hill Festival”-ka shkruar ndër të tjerash Dua. Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet çdo vit në Prishtinë.