Day: May 16, 2025

  • Luana Vjollca bën dedikimin e madh të dashurisë LIVE në Ferma VIP: Jam e lumtur që të kam pranë

    Luana Vjollca bën dedikimin e madh të dashurisë LIVE në Ferma VIP: Jam e lumtur që të kam pranë

    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të kaluar ora 00:00.
    Gjysma e saj, motra Marina Vjollca, feston ditëlindjen.
    “Dua të bëj një dedikim të madh dashurie. Jam shumë e lumtur që të kam pranë, si gjysmën time dhe uroj të të kem kështu sa të kemi jetë. Shumë urime ditëlindjen. Marina të dua”, ishte urimi i Luanës nga skena e Ferma VIP.

    /vizionplus.tv

  • Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

    Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

    Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte lajmi se ajo mund të ishte shtatzënë.
    Por gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, çifti Alba dhe Limi i kanë mohuar zërat, duke deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë.
    Megjithatë, Limi la të hapur një mundësi për të ardhmen, duke shtuar se ata po e mendojnë një fëmijë, ndoshta pas dy vitesh.

    /vizionplus.tv

  • Solli tre trofe që në sezonin e tij të parë, Barcelona shpërblen Flikun me kontratën e re

    Solli tre trofe që në sezonin e tij të parë, Barcelona shpërblen Flikun me kontratën e re

    Hansi Flik arriti një sukses të jashtëzakonshëm me Barcelonën në këtë sezon. Trajneri gjerman ia doli të fitonte tre trofe që në sezonin e tij të parë në krye të katalanasve, Superkupën, Kupën e Mbretit dhe titullin kampion në La Liga. Fliku ka tejkaluar pritshmëritë e të gjithëve dhe klubi ka vendosur ta shpërblejë me një kontratë të re.
    Zëvendëspresidenti i klubit, Rafa Juste, ka thënë se: “Mund ta njoftojmë marrëveshjen e re me Hansi Flikun javën e ardhshme”. Ndërkohë, Fabricio Romano ka zbuluar se palët kanë rëndë në ujdi për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2027./Sport Ekspres/

  • “Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Ferma VIP, përlot publikun me historinë e saj

    “Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Ferma VIP, përlot publikun me historinë e saj

    Mbrëmja e sotme në Ferma VIP ishte e mbushur me emocione të forta, ku protagoniste u bë këngëtarja Big Mama me rrëfimin e saj prekës për periudhat më të vështira të jetës.
    Ajo ndau me publikun një nga momentet më tronditëse që ka përjetuar: kur ndodhej në SHBA për një koncert dhe mësoi se nëna e saj kishte pësuar paralizë. Si të mos mjaftonte kjo, i njëjti vit u shënua edhe nga një dhimbje e madhe — humbja e babait të saj. Këto ngjarje e bënë atë vitin më të vështirë që kishte kaluar ndonjëherë.
    Për fat të mirë, nëna e saj sot gëzon shëndet të plotë dhe ishte e ftuar surprizë në studio, duke sjellë një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes. E përlotur, Emine iu drejtua së bijës me fjalë prekëse:“Kam ardhur këtu vetëm sepse mendova për gjithçka që ke bërë ti për mua. Prej një njeriu të vdekur më ke ngritur në këmbë. Vetëm ti mund ta bësh.”

    Përveç emocioneve dhe përqafimeve, nëna e këngëtares dha edhe disa këshilla të vyera për sjellje të kujdesshme dhe përdorim të një fjalori të denjë.
    Ky moment nuk preku vetëm Big Mamën, por përloti të gjithë studion dhe publikun, duke sjellë një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë ndjekësit e spektaklit.
    /vizionplus.tv

  • STATISTIKAT – Mandatet e deputetëve në Shkodër u ndanë, kush mori më shumë e më pak vota krahasuar me 2021

    STATISTIKAT – Mandatet e deputetëve në Shkodër u ndanë, kush mori më shumë e më pak vota krahasuar me 2021

    Demokracia konvertohet në numra në fazën e saj të fundit. Çdo zgjidhet përmes krahasimit të numrave që një forcë politike merr në zgjedhje, në Shqipëri, një herë në katër vite për qeverisjen qendrore dhe atë vendore. Formula e parashikuar në Kodin Zgjedhor, thuajse ka përcaktuar ndarjen e mandateve në qarkun e Shkodrës, teksa pritet edhe numërimi i kutive të fundit të Diasporës që vështirë të ndryshojë gjë.
    Partia Demokartike dhe ASHM siguruan 5 mandate, po aq sa në vitin 2021. Partia Socialiste, të cilës iu bashkua një ish- deputet i LSI- së në 2021- in, siguroi 4 mandate ose një më shumë. Partia Socialdemokrate, përsëriti veten si 4 vite më parë, duke marrë 2 mandate nga 11 që u ndanë në këtë qark.
    Analiza e vetme në këtë moment, është ajo e numrit të vota, krahasimisht në 2021 dhe 2025, meqenëse bëhet fjalë për zgjedhje për Kuvendin, pra politike. Krahasuar me 2021, Qarku i Shkodrës në listat e zgjedhësve kishte rreth 10500 votues më pak në vitin 2025. Po si paraqiten krahasimisht rezultatet e subjekteve kryesore: PD, PS, PSD dhe LSI që tashmë nuk ekziston?
    Partia Demokratike dhe aleatët e saj
    Krahasuar me vitin 2021, PD rezulton humbëse në të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër në zgjedhjet e 11 maj 2025. Humbjen më të thellë në numër votash e ka në Bashkinë e Shkodrës me mbi 5700 vota krahasuar me 2021. Rënie të lartë në vota ka edhe në Bashkinë Malësi e Madhe me mbi 2100 vota. Rënie në numrin e votava krahasuar me 2021, ka pësuar edhe në Fushë Arrëz dhe Pukë, të cilat i fitoi dhe i qeveris nga 14 maj 2023. Në nivel qarku, në zgjedhjet e fundit krahasuar me 4 vite më parë, ka një rënie prej 10032 votash, një shifër e konsiderueshme.
    Partia Socialiste
    Fitorja e Benet Becit në Bashkinë Shkodër me 14 maj 2023, duket se është perceptuar pozitivisht. PS në këtë njësi administrative, ka një rritje të ndjeshme me mbi 6900 vota krahasuar me 2021- in. Roli i votave të ish- LSI- së që mund të plotësojë rritjen me shumatore të thjeshtë matematike, nuk mund të vertetohet përsa kohë që në 4 bashkitë e tjera nuk ka patur të njëjtin ndikim. Rritje PS ka patur edhe në Malësinë e Madhe, e cila rezulton e vetmja bashki nga 5 të qarkut ku socialistët kanë fituar. Rënie të thellë ka patur PS në Vau Dejës dhe në Pukë. Ndërsa në Pukë deri diku është e kuptueshme, pasi bashkia nuk qeveriset nga socialistët, Vau Dejësi mund të konsiderohet anomali pasi edhe pas 14 maj 2023, qeveriset nga kryebashkiak i PS.
    Partia Socialdemokrate
    Në Bashkinë e Shkodrës ka pësuar rënie të ndjeshme me mbi 3100 vota krahasuar me 2021. Në bashkitë e tjera, PSD ka pësuar rritje të lehtë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Rritjen më të madhe, me më shumë se 1800 vota, PSD e ka patur në Bashkinë Vau Dejës, e cila tashmë mund të konsiderohet bastion i PSD- së në qarkun e Shkodrës.
    Lëvizja Socialiste për Integrim
    Ky subjekt politik ka qenë i pranishëm vetëm në zgjedhjet e vitit 2021, teksa në këto zgjedhje, teorikisht, 10100 votat e atyre zgjedhjeve, duhej të kalonin nga PS- ja. Në nivel qarku, këto vota mungojnë ndjeshëm, nëse krahasohet rezultati i zgjedhjeve për Kuvend në mes 2021 dhe 2025. Edhe rritja e PS- së me mbi 4500 vota, nuk mund të lidhet direkt me votat e ardhura nga ish- deputeti i LSI- së, pa llogaritur se nuk kanë patur asnjë ndikim në rezultatin e socialistëve në 4 bashkitë e qarkut, sidomos në Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz që janë humbëse në këto zgjedhje.
    Votat për një mandat
    “Pesha” e votave për mandat nga 11 të fituar nga subjektet politike, matematikisht, është e ndryshme krahasuar me zgjedhjet në 2021- in dhe 11 maj 2025.
    Në vitin 2021, një mandat i PD- së vlerësohej me 9441 vota, një mandat i PS- së me 10099 vota (duke përfshirë edhe mandatin e LSI- së) dhe një mandat i PSD- së 8212 vota.
    Ndërkohë, këtë vit një mandat i PD- së vlerësohet (pa votat e diasporës) me 7434 vota ose më pak se 2000 vota për mandat krahasuar me 2021, një mandat i PS- së me 8720 vota ose më pak se 1300 vota krahasuar me katër vite më parë dhe një mandat i PSD- së 7921 vota ose më pak se 200 vota krahasuar me zgjedhjet pararadhëse.
    Nga formula aktuale e ndarjse së mandateve, këtë vit qartas më e favorizuar PD, PSD dhe e fundit PS, nisur gjithmonë nga llogaritë matematikore që mund ti shikoni të përmbledhura në tabelën më poshtë. /ShkodraWeb/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • NGA EDONA BILALI – E keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të PS në Shqipëri

    NGA EDONA BILALI – E keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të PS në Shqipëri

    Tanë bashkë për Shkodrën! Ky ka qenë lajtmotivi i rrugëtimit tim në politikë që ditën e parë. Këto zgjedhje ishin prova e radhës. Më shumë se 9000 vota  janë konfirmim që puna në skuadër dhe marrëdhënia me qytetarët është pararojë e rezultatit.
    Lexoj me shumë mirënjohje e përulem faktit që një në katër votues më ka votëbesuar.
    Jam e keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të Partisë Socialiste në Shqipëri por dy fitore dua t’i rendis:
    – Proces i qetë. Është fushata e katërt që Shkodra është modeli i qytetarisë. Alibia “zgjedhjet u vodhën, triumfoi krimi” delegjitimohet në Shkodër.
    – Rritja e mbështetjes socialiste. Partia Socialiste u rrit në vota dhe mori një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ky rezultat është inkurajues dhe meritë e të gjithë palëve.
    Në aspektin personal nuk jam e keqardhur sa kohë rezultati është vullneti i qytetarëve. Kam një përqafim shumë të madh për kushdo u mërzit për mosarritjen e objektivit, por jam besimplotë që kur qëllimi është i mirë rruga gjendet gjithmonë.
    Faleminderit çdo votuesi që mori pjesë në procesin e zgjedhjeve të 11 Majit, çdo komisioneri, vëzhguesi e numëruesi të të gjitha forcave politike që qëndruan për ditë të tëra në tryezat e numërimit të votave!
    Jam e bindur se Shkodra dhe Shqipëria Europiane janë në rrugën e duhur për zhvillimin e tyre, të cilat si gjithmonë do t’i ndërtojmë tanë bashkë. /Nga Edona BILALI, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO – Rama kthen në fëmijë 47 liderët e Europës në Samitin e Komunitetit Politik, shpërthejnë të qeshurat

    VIDEO – Rama kthen në fëmijë 47 liderët e Europës në Samitin e Komunitetit Politik, shpërthejnë të qeshurat

    Edi Rama nuk e kurseu spektalin edhe në samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili u mbajt në Tiranë dhe në fokus kishte diskutime serioze si sigurinë e Evropës, më konkretisht tek lufta në Ukrainë, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë ekonomike, migracionin etj.

    Në ceremoninë e organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale, ku Edi Rama e kishte kthyer veten e tij dhe të gjithë liderët pjesëmarrës si fëmijë në formë kukulle.
    Ata uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”, teksa në momentin kur u shfaq shpërthyen në të qeshura edhe disa prej liderëve dhe zyrtarëve të BE-së.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Zbulohet pse Mitsotakis nuk ishte sot në Tiranë

    Zbulohet pse Mitsotakis nuk ishte sot në Tiranë

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mësuar Albanian Post.
    “Mitsotakis udhëton për në SHBA sepse do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të presidencës së Greqisë”, konfirmoi një burim jozyrtar për AP-në.
    Udhëheqës nga 47 vende evropiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten me një mesazh të qartë: unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.
    Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Evropës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.
    Tema qendrore e samitit është “Një Evropë e Re në një Botë të Re: Unitet, Bashkëpunim, Veprim i Përbashkët”.

  • (VIDEO) Chelsea dhe Aston Villa “nxjerrin” momentalisht Manchester Cityn nga Champions, Arsenali kërkon të mos bjerë!

    (VIDEO) Chelsea dhe Aston Villa “nxjerrin” momentalisht Manchester Cityn nga Champions, Arsenali kërkon të mos bjerë!

    16 Maj 2025

    23:16

    Telesport

    Situata Champions dhe zona kualifikuese në Premier League ndizet edhe më shumë pasi sonte Chelsea dhe Aston Villa fituan ndeshjet e tyre të parafundit (ndaj Man United dhe Tottenham) duke zbritur kështu në vend të gjashtë Manchester Cityn, që ka një ndeshje më pak për të luajtur dhe duhet ta fitojë për të mos rrezikuar. Në anën tjetër, Arsenal që luan direkt ndaj Neëcastle, rrezikon gjithashtu të rrëshqasë në vend të katërt dhe – nëse ndodh drama e madhe, edhe të humbë zonën Champions me dy humbje dhe të tjerat të fitojnë.
    Si Tottenham, ashtu edhe Manchester United, sakaq, pasi kanë siguruar mbijetesën, tani luajnë kot duke qenë se janë fokusuar te finalja e Europa League dhe njëra mes të dyjave do të shkojë në Champions sezonin tjetër.
    VIDEO E GOLIT – VIDEO

  • Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

    Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

    Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.
    Janë pikërisht votat që kanë ardhur nga shteti helen që kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.
    Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat.
    Nga Greqia kanë ardhur rreth 53 mijë zarfe nga 68 mijë të dërguara. Pritet të shihet nëse numërimi i do të sjellë ndryshime në konfigurimin aktual të rezultateve të subjekteve partiake, por edhe të kandidatëve në listat preferenciale./tvklan.al