Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim dhe vjedhje votash në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se PD është e vetmja parti që konteston rezultatin, pa paraqitur prova konkrete.
Spahiu argumentoi se humbja e thellë e PD-së edhe në diasporë, ku diferencat ishin të mëdha në vende si Italia, Anglia dhe Gjermania, e bën të pamundur pretendimin për manipulim masiv të votave. Ai e cilëson këtë si një “fyerje për inteligjencën kombëtare” dhe jo një problem të PS-së apo pushtetit aktual.
“Në kaq parti në garë elektorale, si ka mundësi që vetëm një parti e konteston rezultatin dhe procesin, që në fakt ka 50% e komisioneve dhe votave?! Nuk po ankohen partitë e tjera apo të vogla… Ata nuk thonë se u janë vjedhur votat me shumicë. Këta pretendojnë se janë vjedhur votat nga bandat kriminale… Si shpjegohet vota e diasporës shqiptare në Itali, Angli, Gjermani etj., ku diferenca është e madhe? Kjo është fyerje e inteligjencës kombëtare dhe jo problem PS-je dhe pushteti.”
Ai vlerësoi gjithashtu rezultatin e Berishës si të lartë, duke marrë parasysh situatën e tij politike dhe penale.
“PD ka marrë 50 dhe kur ke një lider që nuk kalon dot as La Manshit dhe është non grata, duhet të kishte përfunduar me 5 deputetë dhe jo me 50. Por ai ka elektoratin e tij, si në kohën e Enver Hoxhës ka elektoratin e tij dhe që i qëndrojnë besnikë…”
Në lidhje me konsulentin amerikan Chris LaCivita dhe sjelljen e opozitës, Spahiu tha se elektorati i PD-së është i vendosur dhe konsulenti ka parë Shqipërinë thjesht si një mundësi fitimi.
“Shqipëria është vend i veçantë, që po t’i dali edhe një kaldaist i ambasadës, besojnë verbërisht, manipulohen, besojnë verbërisht te Berisha… Pas katër vitesh do akuzohet edhe Trump për korrupsion dhe kështu me radhë… për këta vetëm Berisha dhe Meta nuk janë të korruptuar apo janë të pastër. Këta nuk e kuptojnë që këta e kanë prerë faturën.”
Day: May 15, 2025
-

Humbja e thellë e PD në diasporë, Spahiu: Bie çdo akuzë për manipulime në Shqipëri
-

Lagështira shkakton aksident në Moravë, përmbyset makina në lëvizje (Detaje)
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.
Një automjet tip Benz me targa AA 991 GZ, i cili po qarkullonte nga Berati në drejtim të Dimalit, ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur duke u përmbysur.Drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore.
Ata janë duke kryer veprimet e para për të zbardhur dinamikën e aksidentit.Paraprakisht, mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.
Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit me ndihmën e një karroatreci. -

ZYRTARE/ Mario Mitaj ngre lart trofeun, shpallet kampion me Al Itihadin në Arabinë Saudite
Mario Mitaj është kampion i Arabisë Saudite. Al Itihadi ka fituar titullin 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Verdhezinjtë kanë mposhtur sot me shfirat 1-3 Al Raedin. Një rezultat që i ka dërguar në kuotën e 77 pikëve.
Me 9 pikë diferencë nga Al Hilali i vendit të dytë, Al Itihadi është shpallur matematikisht kampione e Arabisë Saudite. Një sukes edhe për Mario Mitajn, i cili ishte në fushë nga minuta e parë dhe do të ngrejë trofeun e parë në karrierë./Sport Ekspres/ -

Karamuço bën deklaratën e fortë:SPAK nuk ndalet as gjatë verës,priten arrestime nga…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se do të ketë masa konkrete për funksionarë të lartë për krimet zgjedhore.
Në një emision televiziv Karamuço u shpreh se SPAK nuk do të ketë pushim as gjatë verës.
“Pra, Dumani pati një kontradiktë me veten, kur doli në parlament në muajin shkurt dhe më pas në KLP, gjëja që tha ishte, do vijojmë me hetimet, nuk do u ndërpresim veprimtarinë sepse kemi fushatë zgjedhore, gjë që nuk ndodhi. Dumani u tërhoq, u fokusua në krimet zgjedhore. Pres masa konkrete, jo vetëm për korrupsion aktiv dhe pasiv, por edhe për shpërdorim detyre të funksionarëve të lartë. Policia ka bërë një punë shumë të mirë për këto lloj kategorie, njëri prej tyre pritej të kishte masë konkrete. Do kemi punë gjatë gjithë verës”, theksoi ai. -

Kandidoi në listën e hapur në qarkun e Durrësit, akuzon Aulon Kalaja: Më kanë vjedhur votat brenda listës, do e çoj në Prokurori
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka denoncuar se votat e tij janë manipuluar brenda kutisë zgjedhore. Kalaja tha për “Top Story” se ai do të bëjë një kallëzim për këtë rast. Ai hodhi akuza ndaj kandidatëve të tjerë, duke u shprehur se e ka me konkurrentët brenda partisë, por pa përmendur emra.
“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.
Kalaja ka dalë i dyti me 7255 vota, por pa siguruar asnjë mandat. Ndërsa nga lista e hapur për qarkun e Durrësit ka dalë Arian Ndoja, i cili numëron 8209 vota./ZËRI -

Tjetër sezon i dështuar dhe duarbosh, tifozeria e Al-Nassr sulet ndaj Cristiano Ronaldos. Nuk shpëton as trajneri Pioli
Tifozët e Al-Nassr duket se janë kthyer kundër Cristiano Ronaldos pasi fituesi pesë herë i Topit të Artë përjetoi edhe një sezon pa trofe. Ronaldo iu bashkua nëntë herë kampionëve të Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr, në dimrin e vitit 2023, pasi u grind me Erik ten Hag te Manchester United.
Ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë solli një mori emrash të mëdhenj në Arabinë Saudite gjatë verës. Tifozët e legjendës së futbollit shpresonin se një transferim te Al-Nassr do ta ndihmonte të afrohej me rivalin e tij, Lionel Messi, për sa i përket trofeve të fituar, megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Që kur Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, ata nuk kane arritur të fitojnë asnjë trofe dhe ata kanë mbetur shumë larg garës për titullin e Ligës Profesionale Saudite gjatë dy sezoneve të fundit. Ata gjithashtu nuk kanë hyrë mjaftueshëm thellë në Ligën e Kampionëve të AFC-së, ndërsa Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite gjithashtu u është shmangur mundësisë së fitimit nga verdheblutë.
Al-Nassr fitoi Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe në vitin 2023, turneu nuk ishte një garë zyrtare dhe tifozët e nëntë herë kampionëve të SPL tani janë kthyer kundër legjendës së Real Madridit. Duke iu përgjigjur postimit të Ronaldos në X, një tifoz i Al-Nassr tha: “Nuk të duam në ndeshjen tjetër.”
Ndërsa një i dytë u tërbua: “Largohu, të lutem. Al-Nassr nuk të do.”
Një i tretë postoi: “Ke arritur shumë në historinë tënde, po, e dimë këtë. Ke një histori, po, e dimë këtë, por nuk ke bërë asgjë deri më tani, dhe e dimë që nuk do të na ofrosh asgjë në të ardhmen, kështu që të lutem largohu nga klubi dhe shko në Portugali, të cilën gjithmonë e ke ëndërruar. Do ta shijosh atje.”
Dhe një i katërt u tërbua: “Vëlla, po e mban Al Nasr prapa, të lutem tërhiqu, faleminderit.” Kritika te forta edhe per trajnerin Stefano Pioli: “Kthehu ne Itali sepse sje per kete pune. Ke ardhur ketu per te na fundosur apo si…”. -

ZYRTARE | Pas 6 vitesh, Real Sociedad nuk do të luajë në kompeticione europiane!
15 Maj 2025
22:45
Telesport
Tani është zyrtare: Real Sociedad nuk do të marrë pjesë në garat europiane sezonin e ardhshëm. Barazimi midis Rayo Vallecano dhe Real Betis e mbylli diskutimin njëherë e përgjithmonë, duke i penguar baskët të arrinin në vendin e tetë në renditje, i cili është i vlefshëm për qasje në Ligën e Konferencës.
Pas humbjes në shtëpi kundër Celta Vigos (0-1), e cila tashmë i kishte vulosur lamtumirën e tyre nga Europa League, skuadra e Imanol Alguacil kishte vetëm një shpresë të zbehtë për të arritur në Conference League.
Por barazimi midis Rayos dhe Betisit, i kombinuar me përplasjen direkte midis Rayos dhe Mallorcas në javen e fundit – e cila do të garantojë që të paktën njëra prej të dyjave të kalojë 48 pikë – e ka përjashtuar matematikisht Real Sociedadin nga kupat.
Një goditje e rëndë për klubin e San Sebastianit, i sapoardhur nga pesë pjesëmarrje radhazi në garat evropiane. Formati i ri i UEFA-s, me LaLigën që krenohet me tetë ekipe të kualifikuara falë zgjerimit të Ligës së Kampionëve, e bën vendimin edhe më të hidhur! -

Lamine “FANTASTIK” Yamal vazhdon të luajë playstation në fushë (VIDEO)
15 Maj 2025
22:48
Telesport
Tjetër gol, i njëjti stil, ktheu nga e majta mate mirë, kalibroje aq sa duhet, me pikatore dhe më pas topi që “përqafon” rrjetën në trekendësh. E kanë provuar shumë, duke nisur nga Franca në Europian, por me radhë Real, Inter e shumë skuadra të tjera. Djaloshi magjik e ka bërë dhe sonte në La Liga, në derbin ndaj Espanyol, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, teksa tani kontributi i tij është +40 gola asist.
VIDEO E GOLIT -

Etapa e Napolit fitohet mes kaosit nga australiani Kaden Groves
Pas australianit në Napoli mbrriti belgu Fretin,i treti frannnncezi Magnier
Kaos total gjatë etapës së 6-të së Napolit, faza më e gjatë e këtij edicioni. Pas një rrëzimi me shumë çiklistë të përfshirë teksa ishin dhe 71 km deri në finish, detyroi Hindley të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në kokë.
Rogliç dhe senatorë të tjerë kërkuan që etapa të neutralizohej. Pas disa konsultimeve, Komisionerët e Jurisë vendosën ta linin grupin të rifillonte, por jo të merrnin kohët në vijën e finishit.
Në të vërtetë nuk ishte e nevojshme. Për fat të mirë, në fillim të Giro-s, kishte pasur shumë pak rënie, por gjatë garës së Napolit, erdhi katastrofa. Asfalti i lagur nga shiu i bëri rrugët shumë të vështira për t’u ngarë dhe, në 71 km nga vija e finishit, gjysma e grupit përfundoi në tokë.
Një rënie e madhe që përfshinte shumë çiklistë të nivelit të lartë: fanellën rozë Mads Pedersen, fanellën blu Lorenco Fortunato, si dhe Jai Hindlej dhe Daniel Martínez, shokë skuadre dhe ndihmës të Primoz Rogliç. Por edhe Riçard Carapaz dhe shumë të tjerë. Shkurt, pak çiklistë u shpëtuan.
Dy çiklistë u tërhoqën: Jai Hindlej (Red Bull Bora Hansgrohe) dhe Juri Holman (Alpecin Deceuninck). Australiani pësoi një tronditje dhe do ta kalojë natën nën vëzhgim në Spitalin e Casertës, ndërsa gjermani dyshohet se ka një frakturë të legenit.
Në përfundim, Kaden Groves shkëlqen në vijën e finishit në Napoli, të etapës së gjashtë të Giro d’Italia 2025. Australiani nga Alpecin – Deceuninck fiton me diferencë në Lungomare Caracciolo dhe shënon suksesin e tij të dytë në karrierë në garën rozë, duke mposhtur Milan Fretin (Cofidis) dhe Paul Magnier (Soudal – Quick Step).
Vazhdo leximin
