Day: May 15, 2025

  • “Fituam titullin? Kemi më shumë për të ofruar” Fliku nuk impresionohet nga goli spektakolar i Jamalit: E bën çdo ditë në stërvitje

    “Fituam titullin? Kemi më shumë për të ofruar” Fliku nuk impresionohet nga goli spektakolar i Jamalit: E bën çdo ditë në stërvitje

    Hansi Fliku ka korrur një sukses të jashtëzkonshëm në sezonin e tij të parë në krye të Barcelonës. Pas Superkupës dhe Kupës, sot ekipi i udhëhequr prej tij ka fituar edhe titullin kampion në La Liga. Trajneri gjerman ka folur për mediat pas fitores së sotme në derbin kundër Espanjolit, ku ka deklaruar se ekipi i tij ka më shumë për të ofruar. Sa i përket golit spektakolar të Jamalit, Fliku nuk ka mbetur i impresionuar, pasi e sheh talentin spanjoll të shënojë në atë mënyrë çdo ditë në stërvitje.
    “Nuk kemi humbur asnjë ndeshje në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit. Është e pabesueshme. Ishte një sezon i mirë, por kemi më shumë për të ofruar. Goli i Jamalit? Ai shënoi 2 të tillë gjatë nxehjes… Jam mësuar me këtë në stërvitje, e shoh ta bëjë çdo ditë në stërvitje”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/

  • António Costa darkë me liderët e rajonit në Tiranë: Anëtarësimi duhet të udhëhiqet nga dy parime kryesore, qëndrueshmëria dhe besimi

    António Costa darkë me liderët e rajonit në Tiranë: Anëtarësimi duhet të udhëhiqet nga dy parime kryesore, qëndrueshmëria dhe besimi

    Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa i cili ndodhet në Tiranë për Samitin Europian, tregoi për darkën me liderët e rajonit.
    Me anë të një postimi në “X, Costa deklaroi se ekziston një vrull i ri në zgjerimin e Bashkimit Europian dhe shtoi se përpjekjet tona të mëtejshme për të përparuar drejt anëtarësimit duhet të udhëhiqen nga dy parime kryesore: qëndrueshmëria dhe besimi.

    “E përfundova vizitën time në Ballkanin Perëndimor duke shtruar një darkë me gjashtë udhëheqësit e rajonit. Ekziston një vrull i ri në zgjerim.
    Përpjekjet tona të mëtejshme për të përparuar drejt anëtarësimit duhet të udhëhiqen nga dy parime kryesore: qëndrueshmëria dhe besimi.
    Konsistenca nga BE-ja në mbajtjen e zgjerimit në krye të axhendës së saj politike. Qëndrueshmëria nga partnerët në përputhje me vlerat tona dhe zbatimin e reformave.
    Besimi që mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda vendit, midis partnerëve në rajon dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare”, shkruan Costa.

  • ‘Nuk ka patur votë të lirë’, DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri pas kërkesës së gazetarit Robert Papa: Ka patur…

    ‘Nuk ka patur votë të lirë’, DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri pas kërkesës së gazetarit Robert Papa: Ka patur…

    Gazetari dhe autori i Fokus  Robert Papa ka bërë me dije se i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit për një reagim në lidhje me akuzat për vjedhje, manipulim, presione dhe përdorim të administratës në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

    Pas shumë tentativash, gazetari Robert Papa ka marrë përgjigje zyrtare nga DASH ku thuhet se janë të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve.

    Sipas Robert Papës në përgjigjen e DASH theksohej: “Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare”

    “Duke qenë i atashuar te qendra e medias së huaj me qendrat në Neë York dhe Uashington, pra qendrat e medias së huaj pranë Departamentit Amerikan të Shtetit të paktën një herë në muaj ose dy herë në muaj kemi të drejtën të pyesim zëdhënësen e DASH dhe në përgjithësi janë përgjigjur.

    Përgjigjet shpesh janë off records që nuk mund t’i bësh publike kurse këtë radhë kam pyetur për heshtjen e DASH ndaj zgjedhjeve duke thënë se ka akuza për vjedhje, për manipulime për presione dhe përdorim masiv të administratës.

    Ditën e parë nuk janë përgjigjut. Të dytën gjithashtu. Jam detyruar përsëri ti drejtohem si zyra e Fokus Tv përse kjo heshtje se mbaj mend kur ishte Yuri Kim. E mbani mend si vraponte, si ulërinte, uronte Ramën pa dalë rezultati i zgjedhjeve?

    DASH më ktheu përgjigje zyrtare:

    Ne jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve. Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare.

    Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni për parregullistë e zgjedhjeve në Shqipëri. Jam krenar që modestisht e kam çuar këtë shqetësim deri në zyrën e zëdhënëses së DASH.

    Përgjigja është diplomatike ku thuhet çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën pa intimidim diplomatikisht është që nuk është kryer vota e lirë pra ka patur intimidim nga administrata. Gjithashtu ka përmendur dhe përputhjen në lidhje me ligjin shqiptar”, tha Robert Papa.

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

    OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

    Ku ndryshon PS-ja nga PD-ja… Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve (në nivel drejtuesish e kam fjalën), ështe së:
    Socialistët, edhe kur nuk janë në lista, janë në fushatë për partinë, edhe kur shkarkohen si ministra nuk rebelohen por vazhdojnë të kontribuojnë. Edhe kur janë në listë të hapura dhe e kanë të sigurtë humbjen, sërish punojnë në fushatë.
    Demokratët, shumica, nëse nuk futen në listë jo vetëm që nuk bëjnë fushatë por fillojnë e sulmojnë partinë.
    Kam dëgjuar këto ditë ish- deputetë që kanë mbajtur mandatet për 1 apo 2 legjislatura. Meqë sivjet nuk ishin në lista, janë bërë më socialistë se socialistët. Ngelën nëpër ekrane duke bërë kritikun e partisë, e cila i ka dhënë mandatin më parë.
    Epo nuk kam parë asnjë ish- deputet të PS që, meqë nuk është fitur në listë, të dale të bejë gam- gam kundër kolegëve të tij dhe partisë së tij.Ta lëmë mënjanë gjithë debatin, jo manipulimi, vjedhja, presioni, shantazhi, shteti, pushteti, paraja….
    Të marrurit me politikë kërkon edhe pak moral dhe integritet njerëzor. Shikoni sa nga ata që nuk fituan nga PD, do të duken tashmë tek selia. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Barcelona mposht Espanjolin e Kumbullës në derbi, katalanasit shpallen zyrtarisht kampionë të La Ligës

    Barcelona mposht Espanjolin e Kumbullës në derbi, katalanasit shpallen zyrtarisht kampionë të La Ligës

    La Liga ka kampionin e saj të ri. Barcelona ka fituar sot titullin në sezonin 2024/25 në kampionatin spanjoll. Katalanasit kanë mposhtur Espanjolin në derbi me shifrat 0-2. Lamin Jamali zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Fermin Lopezi vulosi fitoren në minutën e 95.
    Kaq ka mjaftuar që Barça të sigurojë 3 pikët dhe bashkë me to edhe titullin kampion në La Liga. Titullar në këtë derbi ishte edhe Marash Kumbulla, i cili kishte detyrën e vështirë për të ndalur yjet e Hansi Flikut./Sport Ekspres/

  • BARCELONA KAMPIONE SPANJE: titull i merituar për ekipin më të fortë. Sulmi dhe mbrojtja më e mirë (VIDEO)

    BARCELONA KAMPIONE SPANJE: titull i merituar për ekipin më të fortë. Sulmi dhe mbrojtja më e mirë (VIDEO)

    Barcelona është KAMPIONE SPANJE për sezonin 2024-25 dhe sonte ka ardhur vula në derbin ndaj Espanyolit. Eshtë titulli i 28-të në historinë blaugrana dhe vjen 2 vite nga ai i fundit, i fituar me Xavi Hernandez.
    I merituar totalisht, me sulmin më të fortë dhe mbrojtjen më të fortë në La Liga për djemtë e Hansi Flick, i cili është “gjenerali” dhe meritoi më i madh për grupin që ka ndërtuar. Dhe, qershia mbi tortë ishte sepse titulli erdhi me golin djaloshit të tmerrshëm, Lamine Yamal. Por jo vetem gol, por edhe asist ne fund.
    VIDEO E GOLIT
    Perla e Yamal –  Tjetër gol, i njëjti stil, ktheu nga e majta mate mirë, kalibroje aq sa duhet, me pikatore dhe më pas topi që “përqafon” rrjetën në trekendësh. E kanë provuar shumë, duke nisur nga Franca në Europian, por me radhë Real, Inter e shumë skuadra të tjera. Djaloshi magjik e ka bërë dhe sonte në La Liga, në derbin ndaj Espanyol, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, teksa tani kontributi i tij është +40 gola asist.
    Menaxhim – Më pas, Barcelona menaxhoi mirë ndeshjen dhe gjithashtu pati shansin ta dyfishonte teksa në fund Espanyol mbeti edhe me dhjetë për shkak të daljes me të kuq nga Cabrera minutën e 80-të. Espanyol që ende rrezikon rënien nga kategoria. Dhe pikerisht ne kohen shtese, vula e dyte erdhi nga Fermin Lopez.
    I KUQI – VIDEO
    GOLI I FERMIN – VIDEO

  • Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

    Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

    Presidenti i Republikës takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Shqipëri.
    Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria është thellësisht mirënjohëse ndaj Këshillit Evropian për mbështetjen në vijueshmëri të politikave të zgjerimit të BE-së.
    Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së vjen natyrshëm nga zgjedhja jonë historike. Për më shumë se tri dekadash, populli shqiptar mbështet në mënyrë të palëkundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e parë këtë si konsolidim të demokracisë, zhvillim ekonomik të mëtejshëm dhe stabilitet rajonal.
    Shqipëria është e dedikuar në mbështetje dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë këtu të drejtat e minoriteteve, demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ne besojmë fort se Bashkimi Evropian mbetet mjeti më efektiv gjeopolitik për të adresuar sfidat e sigurisë, pasiguritë dhe sfidat ndaj paqes dhe stabilitetit.
    Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si lehtësuese e dialogut dhe urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës, duke qenë  shtyllë mbështetëse për përballimin e sfidave gjeopolitike.
     

  • Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

    Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

    Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
    Avioni i Zelensky-t mbërriti rreth orës 10:00 të mbrëmjes, pas fluturimit nga Turqia, aty ku Presidenti ukrainas zhvilloi një takim me homologun Rexhep Taip Erdogan.
    Në aeroportin e Rinasit, Zelensky u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

  • Shqipëria dhe Kosova hapin pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë

    Shqipëria dhe Kosova hapin pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë

    Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe Qendra Kinematografike e Kosovës paraqiten në tregun e filmit në Kanë me një hapësirë të përbashkët, ku pjesëmarrja është një mundësi për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë është pjesë e këtij edicioni të Marché du Film, në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografisë europiane, i cili vijon deri më 20 maj dhe pret profesionistë film-dashës nga gjithë bota, ku së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës janë me një pavijon të përbashkët. Kosova dhe Shqipëria e hapën më datë 13 maj pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë, ngjarjen më të madhe të industrisë së filmit në botë.Për këtë pjesëmarrje ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, sipas cilës pavijoni i përbashkët do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve nga të dy vendet. “Nën organizimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, pavijoni në International Village Riviera (Pavilion 137) do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve të industrisë nga të dy vendet, të cilët po përfaqësojnë kinematografinë tonë në nivel ndërkombëtar”, thuhet nga kjo ministri, që shton më tej se pjesëmarrja në këtë ngjarje është mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike, ndërlidhjen me rrjete ndërkombëtare dhe hapjen e rrugës për bashkëprodhime të reja. Marché du Film në KanëMarché du Film themeluar në vitin 1959, mbahet çdo vit në bashkëpunim me festivalin e Kanës. Edhe një vit më parë Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) u prezantuan me një pavijon të përbashkët në tregun e filmit Marché du Film në Kanë të Francës. Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të Qendrave  Kombëtare Kinematografike ishin edhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovuan filmat më të fundit të tyre të mbështetur nga qendrat e filmit, ku në vëmendje ishin dhe bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhshme.Ndërsa këtë vit edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë çeli siparin të martën. Festivali i 78-të vjetor i filmit në Kanë do të zhvillohet  këtë vit nga 13 deri më 24 maj 2025 dhe në garë janë filma që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Festivali do të ketë si çdo edicion edhe çmimet për më të mirët në filma. Festivali  Ndërkombëtar i Filmit në Kanë është një nga tre festivalet e mëdha evropiane të filmit, së bashku me Festivalin e Filmit të Venecias në Itali dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në Gjermani.Nga Julia VrapiMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe Qendra Kinematografike e Kosovës paraqiten në tregun e filmit në Kanë me një hapësirë të përbashkët, ku pjesëmarrja është një mundësi për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë është pjesë e këtij edicioni të Marché du Film, në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografisë europiane, i cili vijon deri më 20 maj dhe pret profesionistë film-dashës nga gjithë bota, ku së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës janë me një pavijon të përbashkët. Kosova dhe Shqipëria e hapën më datë 13 maj pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë, ngjarjen më të madhe të industrisë së filmit në botë.Për këtë pjesëmarrje ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, sipas cilës pavijoni i përbashkët do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve nga të dy vendet. “Nën organizimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, pavijoni në International Village Riviera (Pavilion 137) do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve të industrisë nga të dy vendet, të cilët po përfaqësojnë kinematografinë tonë në nivel ndërkombëtar”, thuhet nga kjo ministri, që shton më tej se pjesëmarrja në këtë ngjarje është mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike, ndërlidhjen me rrjete ndërkombëtare dhe hapjen e rrugës për bashkëprodhime të reja. Marché du Film në KanëMarché du Film themeluar në vitin 1959, mbahet çdo vit në bashkëpunim me festivalin e Kanës. Edhe një vit më parë Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) u prezantuan me një pavijon të përbashkët në tregun e filmit Marché du Film në Kanë të Francës. Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të Qendrave  Kombëtare Kinematografike ishin edhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovuan filmat më të fundit të tyre të mbështetur nga qendrat e filmit, ku në vëmendje ishin dhe bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhshme.Ndërsa këtë vit edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë çeli siparin të martën. Festivali i 78-të vjetor i filmit në Kanë do të zhvillohet  këtë vit nga 13 deri më 24 maj 2025 dhe në garë janë filma që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Festivali do të ketë si çdo edicion edhe çmimet për më të mirët në filma. Festivali  Ndërkombëtar i Filmit në Kanë është një nga tre festivalet e mëdha evropiane të filmit, së bashku me Festivalin e Filmit të Venecias në Itali dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në Gjermani.Nga Julia Vrapi

  • Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

    Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

    Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje,në fshatin Moravë.
    Një automjet,tip Benz,me targa AA 991 GZ,duke qarkulluar nga Berati në drejtim të Dimalit,ka humbur kontrrollin,ka rrëshkitur dhe më pas është përmbysur në kanal.
    Drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina,ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendngjarje, për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.

    Paraprakisht mendohet s3 shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë,ndërkohë që mjeti është lëvizur me karroatrec nga vendi i aksidentit.