Nga Julia Vrapi
Shfaqja “Zullulandia” mbështetur mbi motivet e Faik Konicës do të shënojë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela vepra “Zullulandia” ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. Ngjarjet dhe personazhet flasin për Afrikën, por duket qartë që, për nga problemet dhe shqetësimet që trajton, ka për paralelizëm Shqipërinë. Pjesa teatrore që do të jetë këtë muaj në skenë flet për zullutë, për një popull të prapambetur të Afrikës dhe të shtypur nga kolonizatorët e huaj, që, për të fituar lirinë, dërgojnë përfaqësuesin e tyre, ambasadorin Denizullu-Serpen në Paris. Mirëpo, injoranca e këtij i bën kancelarët e Parisit dhe të Londrës që të tallen me të. Kur ky kthehet në atdhe, populli i paditur dhe fodull e pret me nderime.
Mirëpo mes kësaj injorance, ekziston edhe një i ditur, Plugu, cili është i vetmi që e ka kuptuar talljen dhe u tregon realitetin; se të huajt po tallen me popullin zullu. Ai u këshillon që të mos presin më prej të huajve, por të bëhen vetë të zotët e vetes. Mirëpo, këto fjalë jo vetëm që nuk kuptohen nga turma, por shkaktojnë edhe revoltë. Ata e fyejnë, e kërcënojnë dhe janë gati ta ndëshkojnë. Atëherë Plugu kupton se fajin e paska patur vet, se nuk plugohet dot një shkëmb. Prandaj braktis atdheun, duke marrë rrugën e mërgimit. Skenografia nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreografe Semela Skënderasi, kompozitor Petrit Jakupi, video Marjo Cani. Në rolet e shfaqjes interpretojnë aktorët Sokola Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 ai vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
Premiera në skenë
Premiera teatrore, që është prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë është në vijim dhe të shfaqjeve të tjera që kanë ardhur më parë në skenë për publikun. Sipas kalendarit artistik të bërë me dije më parë, premiera teatrore “Zullulandia” do të jetë në skenë në datat 21 22, 23, 24 dhe 25 maj. Ndërsa pas disa ditësh në skenën e këtij teatri do të jetë kjo premierë, programi artistik po vijon me shfaqje teatrore për të rritur, por edhe për fëmijë. Në vijim të kalendarit artistik, mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit me regji dhe dramatizim nga Stefan Çapaliku në skenë erdhi shfaqje teatrore “Vrasje në vjeshtë”. Pas kësaj shfaqje në skenë pritet të vijë një tjetër produksion i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaqja “Koncerti”.
Day: May 14, 2025
-

“Zullulandia” në teatër, ngjarjet flasin për Afrikën, por për problemet që trajton ka për paralelizëm Shqipërinë
-

Projekti për trashëgiminë shkencore të prof. Eqrem Çabejt mbledh studiuesit në Gjirokastër
Në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, u organizua një workshop nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, në kuadër të projektit të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI): “Prof. Eqrem Çabej në albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tubingen, Prof. Herman Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, Leipzig)”. Ambasada e Shqipërisë në Gjermani shprehet se ky projekt synon të sjellë në dritë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë shkencore të prof. Eqrem Çabejt, përmes digjitalizimit dhe publikimit të letërkëmbimit të tij me personalitete të njohura të gjuhësisë europiane.
“Këto letra janë burime autentike që, përmes përkthimit në shqip, do të shërbejnë si material i vlefshëm për kërkime të mëtejshme, si për studiuesit vendas, ashtu edhe për ata të huaj, në lidhje me rrethanat politike e shoqërore të kohës, si dhe tematika gjuhësore me vlerë që ato trajtojnë”, thuhet në njoftim. Kontributi i prof. Eqrem Çabejt, i shtrirë për gati një gjysmë shekulli, ende nuk është hulumtuar në mënyrë të plotë, ndonëse për çdo dukuri gjuhësore, albanologët vendas dhe të huaj i referohen trajtimit të tij dhe të brezit të shquar të studiuesve që ai përfaqëson. Në qendër të shkëmbimit të zhvilluar në Gjirokastër ishte prezantimi i disa prej përfundimeve të deritanishme të këtij projekti, që sjellin në vëmendje figurën e Prof. Çabejt jo vetëm në bazë të studimeve të mëparshme për të, por edhe përmes burimeve të reja autentike, letërkëmbimit të tij me studiues të huaj, që pasqyron mënyrën se si ai perceptohej nga këta tri personalitete gjermanishtfolëse dhe rolin e tij si vazhdues i traditës së tyre kërkimore në historinë e gjuhës shqipe. Eqrem Çabej lindi më 6 gusht 1908 dhe u nda nga jeta më 13 gusht 1980. -

“Kalorësi i Babunjës” vepër 2600 vjeçare zbulim i arkeologjisë shqiptare ekspozohet në Muzeun e Vjenës
Nga Julia Vrapi
“Kalorësi i Babunjës” zbulimi i arkeologjisë shqiptare ekspozohet në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës. Për herë të parë para komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve ndërkombëtarë në “Kabinetin e Artë” të Muzeut të Historisë Natyrore në Vjenë – një nga muzetë më të rëndësishëm në botë, pranë Venusit të famshëm të Willendorf-it, do të rrijë i ekspozuar “Kalorësi i Babunjës”. Në Vjenë një ditë më parë nisi dhe punimet konferenca ndërkombëtare me temën “Roli i elitave në mijëvjeçarin e parë p.e.s. midis Europës Qendrore dhe Ballkanit Jugor – me rastin studimor të “Kalorësit të Babunjës”. Akademia e Shkencave shprehet se “Kalorësi i Babunjës” është dhe një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike në Shqipëri gjatë dhjetë viteve të fundit.
“Prezantimi i kësaj vepre unike 2600-vjeçare të arkeologjisë u ideua dhe u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeu i Historisë Natyrore në Vjenë”, thuhet nga ASH. Kjo vepër arti u zbulua në një vendbanim antik pranë Babunjës, afër qytetit antik të Apolonisë në Iliri, në Shqipërinë e sotme, gjatë gërmimeve kërkimore shqiptaro-gjermane në vitin 2018. Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës, prof. Katrin Vohland, tha se ekspozita e veçantë “Kalorësi i Babunjës”, e paraqitur në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë, përbën një tjetër moment të rëndësishëm në bashkëpunimin mbi 100-vjeçar midis Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e kulturës dhe të kërkimit shkencor.
Ndër të tjera ASH bën me dije se në fjalën e tij, z. Fate Velaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, tha çdo zbulim arkeologjik përfaqëson një ngjarje të rëndësishme në jetën shkencore dhe shoqërore, duke pasuruar njëkohësisht trashëgiminë kulturore dhe historinë e një vendi. Në Vjenë fjalë përshëndetëse mbajtën dhe drejtori i Institutit të Arkeologjisë, akad. Adem Bunguri, dhe dr. Karina Grömer, shefja e departamentit të prehistorisë të Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Sipas ASH, “Kalorësi i Babunjës” është një statujë e jashtëzakonshme prej bronzi që paraqet një kalorës të armatosur mbi kalë. Statuja që u zbulua në Babunjë të Lushnjës është ekspozuar më parë në 2023 edhe në muzeumin “Getty Villa” në Los Angeles. Ndërsa në Vjenë ky objekt do të qëndrojë i ekspozuar në “Sallën e Artë” të Muzeut të Historisë Natyrore deri më 31 korrik.
Konferenca shkencore
Në konferencën shkencore me temën “Roli i elitave në mijëvjeçarin e parë p.e.s. midis Europës Qendrore dhe Ballkanit Jugor -me rastin studimor të “Kalorësit të Babunjës” në Vjenë marrin pjesë mbi 120 studiues nga e gjithë bota. Nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në këtë aktivitet shkencor mbajnë kumtesat e tyre: akad. Adem Bunguri; prof. Neritan Ceka; prof. Bashkim Lahi; prof. asoc.Eduard Shehi. Sipas akademisë, konferenca përqendrohet në diskutimet akademike për kulturën materiale shoqëruese, mallrat, rrugët tregtare dhe rrjetet e komunikimit midis Europës Qendrore dhe Ballkanit gjatë mijëvjeçarit të parë p.e.s. Në një kontekst më të gjerë do të diskutohen konceptet teorike për strukturat shoqërore dhe identitetet në atë periudhë.
Konferenca në Vjenë ku marrin pjesë dhe akademikë e arkeologë shqiptarë do ti vijojë punimet deri më 15 maj. Instituti i Arkeologjisë në aktivitetin e tij u përfshi hap pas hapi në një veprimtari të gjerë kërkimore duke organizuar projekte bashkëpunimi me universitete e institucione simotra të vendeve perëndimore. Projektet shumëvjeçare të gërmimeve bashkuan përvojat e arkeologëve shqiptarë me ato të arkeologëve dhe specialistëve nga vende si Anglia, Franca, SHBA, Italia, Greqia, Austria, Gjermania, Zvicra, Izraeli e Polonia në kërkimet për të gjitha fushat e arkeologjisë si për prehistorinë, antikitetin dhe mesjetën. -

Masat e BE-së ndaj Kosovës, Presidenti i Këshillit Evropian: Ulni tensionet në rajon
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Siç e dini këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt do të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, tha Costa duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.
Costa shtoi se shpreson se “ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se jeni të angazhuar për të shtensionim të situatës dhe për të ecur përpara në rrugën evropiane dhe për t’u angazhuar në dialogun e Brukselit”.
Verën e kaluar, përfaqësuesi i lartë i BE-së asokohe, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave, duke e arsyetuar atë me hapat që kishte marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përmendi këtë në konferencë me Costan, duke thënë se Kosova i ka përmbushur kërkesat e bllokun për heqjen e masave.
“Kur janë marrë masat janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur; krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur; dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur”, tha Osmani.
Osmani tha, megjithatë, se e kupton që konsensusi brenda BE-së është “i ndërlikuar” dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t’i bindur ato për heqjen e masave.
Çështja e masave u ngrit edhe në një takim mes Costas dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbrëmje.
Zyra e Kurtit tha në një komunikatë se kryeministri i kërkoi Costas “heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës”.
Integrimi në BE dhe dialogu i Brukselit
Costa dhe Osmani biseduan edhe për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Osmani tha se Kosova është “gati të ecë përpara” në rrugën e saj të integrimit evropian, sepse “institucionet e saj po forcohen vit pas viti”.
“Është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë por edhe përmes hapave konkret. Presim që gjatë mandatit tuaj t’i hapet rruga e integrimit Kosovës. Është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statutit të kandidatit për Kosovën”, tha Osmani.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Costa tha se zgjerimi i BE-se me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është “prioriteti ynë”.
“Ne jemi shumë të përkushtuar për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme gjeopolitike që po e bëjmë dhe ne jemi këtu për ta përmbushur këtë edhe jemi këtë për të punuar me secilin vend për procesin e anëtarësimit”, tha Costa.
Ndërkohë, Kurti kërkoi nga Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat, tha zyra e tij.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, të cilin BE-ja e ndërmjetëson nga viti 2011, Osmani tha se shpreson se do të sjellë “frymë të re” me emisarin e ri Peter Sorensen.
“Shpresojmë që do të sjellë frymë të re me qasje të balancuar dhe trajtim të barabartë. Ne duam që ky proces duhet të përfundojë me njohje që ndërsjellë”, tha Osmani.
Costa tha se dialogu është kyç për rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
“Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në këtë dialogun për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Me emërimin e Sorensenit, është koha të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të ecet përpara”, tha Costa.
Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.
Costa erdhi në Kosovë pasi qëndroi në Podgoricë, ku tha se Malin e Zi mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2028.
Një ditë më parë, ai vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.
“Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa.
Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.
Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL -

‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi
Enkelejd Alibeaj komentoi rezultatet e zgjedhjeve për partitë e vogla.
“Partitë e reja mund të ishin bërë bashkë. Po nuk është kjo arsyeja se pse ke marrë 10 mandate tepër. Keni deformuar sistemin. Hoqët koalicione, bravo ju qoftë, çfarë bërët më 26 korrik. Ai primi i famshëm ju dha 10 mandate.
Edhe mund të ketë faj, por duhet t’i shohim me një lloj dashamirësie. Ua çova kërkesën për t’u bashkuar, kanë pasur nevojë të krijojnë identitetin e tyre. Bashkimi jo medoemos do sillte bashkimin e votave. Më shumë do sillte, por jo aq shumë. Një mandat për një parti që të kushtoj 55 mijë vota, këtu ka rënë sistemi në rrafshin kushtetues. Ky është diskutimi që bëhet për partitë e vogla dhe të reja”-u shpreh Alibeaj. -

Vijon numërimi i votave të Diasporës, ja çfarë po ndodh me diferencen mes PS dhe PD-së
Numërohen 114542 zarfe nga 114542 në total.
Sipas KQZ rezultatet janë si vijon më poshtë:
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM-31962
Lëvizja Bashkë BASHKE-3046
Lëvizja Atdheu LA-178
Partia Koalicioni Euroatlantik KEA-811
Partia Socialiste e Shqipërisë PS-61462
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB- 9479
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH-631
Partia Aleanca Demokracia e Re ADR-65
Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH-329
Partia Mundësia MUNDESIA-4180
Partia Socialdemokrate PSD-1327…. -

Masat e Policisë për Samitin e 16 majit: Ja akset që do të bllokohen
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në lidhje me mbarëvajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Shqipëria më 16 Maj.
Pas menaxhimit me sukses dhe sigurimit të rendit publik në dy evente shumë të rëndësishme, siç ishin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe tri etapat e para të “Giro d’Italia 2025”, garantimi i sigurisë së këtij Samiti, është sfida e radhës e Policisë së Shtetit. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen, shoqërimin, sigurimin dhe përcjelljen me sukses të miqve tanë europianë.
Duke patur parasysh numrin e madh të delegacioneve të nivelit të lartë, Policia e Shtetit ka planifikuar dhe do të zbatojë masat e mëposhtme:
I.BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
-Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
-Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
-Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
-Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
-Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE
Bllokime të plota të akseve rrugore:
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:
– Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
– Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
–Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
–Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:
– Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
-Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
-Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
-Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
– Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
-Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
– Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.BLLOKIME TE PARKIMEVE
Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.
Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
KUFIZIME TE PJESESHMEDo të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
1. Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
2. Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
3. Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
4. Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
6. Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.” -

HISTORIKE/ Bolonja mund Milanin në finale të Kupës së Italisë, fiton trofeun e parë që nga viti 1974
Një mbrëmje historike për klubin e Bolonjës. Kuqeblutë kanë fituar sot trofeun e parë që nga viti 1974. Lojtarët e Bolonjës kanë marrë në duar Kupën e Italisë, teksa kanë mposhtur në finale Milanin.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1. Ishte Ndoje ai që i dha kupën skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 53-të. Me këtë sukses, Bolonja ka arritur të sigurojë edhe një biletë për në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/ -

Frida Mavriqi pas zgjedhjeve në Fier: “Vota që nuk blihet, ju jeni Shqipëria që do të vijë”
Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit nga Partia Mundësia, Frida Mavriqi, ka reaguar me një mesazh falënderues për mbështetësit e saj pas përfundimit të zgjedhjeve. Në një postim publik, ajo u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e një “pakice të rrallë”, siç e cilëson ajo – qytetarë të ndershëm, të arsimuar dhe të papërkulur përballë presionit, parasë apo propagandës.Reklama në FieriWeb
“Ju më votuat, jo sepse prisnit favore, por sepse besuat. Ju nuk jeni në lista ndihmash, por në biblioteka, auditore dhe biznese të ndershme. Vota juaj nuk zhurmoi, por peshoi,” shkruan Mavriqi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Ajo e cilëson rezultatin si një “humbje me krenari” dhe e konsideron mbështetjen e marrë si një themel për një të ardhme ndryshe për Shqipërinë. Sipas saj, vota për Partinë Mundësia nuk ishte për pushtet afatshkurtër, por për vizionin afatgjatë të një vendi që ndërtohet mbi dinjitetin dhe mendimin kritik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“Po, ishte pakicë. Por kjo është pakica që nesër do ndërtojë këtë vend,” përfundon Mavriqi, duke lënë të hapur vazhdimin e angazhimit të saj politik edhe pas kësaj gare. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Mesazhi i kandidates Frida Mavriqi:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
“Të dashur qytetarë të Fierit,
Në këtë garë, unë pata fatin të mbështetem nga një pakicë e rrallë: njerëz të arsimuar, të ndershëm, të painfluencueshëm nga leku, nga presioni apo nga propaganda.
Më votuat ju, ata që nuk i gjeni në lista ndihmash, por në biblioteka, në auditore, në biznese të ndershme, në familje që e rrisin bukën me mund. Më votuat ju që nuk shisni as votën, as mendjen, as dinjitetin. Ju që e dini se një vend nuk bëhet me miliona, por me njerëz që mendojnë.
Vota për Partinë Mundësia ishte një votë që nuk e blen dot askush. Një votë që peshon shumë më tepër se një thes miell apo një vend pune fiktiv. Ishte një votë që nuk zhurmoi shumë, por peshoi rëndë. Një votë që nuk ka pushtet sot, por ka të ardhme nesër.
Ishte pakicë, po. Por ishte pakica që nesër do ndërtojë këtë vend. Pakica që nuk e shet dinjitetin, që nuk ka frikë, që mendon, pyet dhe kërkon llogari. Kjo është pakica për të cilën ia vlen të luftosh.
Faleminderit me zemër të gjithëve ju që më votuat. Ju që s’kërkuat favore, por drejtësi. Ju që nuk bletë, por besuat. Ju nuk jeni pak: jeni themeli i asaj Shqipërie që ende nuk ka ardhur, por që do vijë.
Me krenari për humbjen më të ndershme që mund të kisha dhe për fillimin e këtij rrugëtimi,
Frida Mavriqi.
FIERI WEB
-

Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, tërhiqet nga politika deputeti i PD
Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.Reklama në FieriWeb
Me 2479 vota, ai renditet i shtati nga kandidatët e listës së hapur të PD në Korçë, teksa janë numëruar të gjitha qendrat e votimit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Pas këtij rezultati zhgënjyes, Spaho, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për të.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Ai falenderon demokratët e qarkut Korçë, të cilët e kanë çuar disa herë në Parlament duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2005. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
POSTIMI I SPAHOS:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.