Day: May 13, 2025

  • Numërohen 84.54% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52. Socialistët mbi 212 mijë vota më shumë

    Numërohen 84.54% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52. Socialistët mbi 212 mijë vota më shumë

    Deri në orën 01:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4435 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

    Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
    Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
    Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.
    Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
    Deri tani PS prin me 212,728 mijë vota para, teksa kanë mbetur dhe 790 qendra votimi për t’u hapur.

    Top Channel

  • Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Alimehmeti dhe Tabaku. Jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

    Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Alimehmeti dhe Tabaku. Jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

    Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.

    PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.
    Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin, Xhemal Qefaliajn dhe Anila Denajn.
    Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
    Partia Demokratike nëse do të vijojë të mbajë të njëjtin rezultat, do të fusë dy deputetë nga lista e hapur. Më të votuarit deri tani janë Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, ndërkohë që mbeten jashtë Parlamentit Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
    Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
    Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
    PS 7 mandate nga lista e hapur
    Blendi Gonxhja           5080
    Fatmir Xhafaj 1880
    Erion Braçe     912
    Ervin Hoxha   615
    Ornaldo Rakipi            569
    Xhemal Qefalia           351
    Anila Denaj                 346
    PD 2 mandate nga lista e hapur
    Ilir Alimehmeti           1115
    Jorida Tabaku  996
    Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur
    Agron Shehaj
    PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
    Albana Pëllumbi
    Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
    Adriatik Lapaj 253
    Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
    Redi Muçi

    Top Channel

  • “Në 2030, gati për në BE”/ “Kryeministër për herë të 4-t”, Rama intervistë për Corriere della Sera: Meloni më uroi si motra vëllain

    “Në 2030, gati për në BE”/ “Kryeministër për herë të 4-t”, Rama intervistë për Corriere della Sera: Meloni më uroi si motra vëllain

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”.

    Media italiane e nis artikullin me “Edi Rama kryeministër për herë të katërt në Shqipëri”.
    Kreu i PS thotë se fitoi falë këmbënguljes së tij dhe të Partisë Socialiste. Më tej ai shton se shqiptarët i besojnë atij falë vizionit qeverisës dhe jo prej dobësisë së opozitës.
    Rama zbulon edhe çfarë i shkroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pas fitores së katërti radhazi. Së fundmi, vlerëson se transformim i mëtejshëm i vendit do të çojë drejt Shqipërisë në BE në vitin 2030.
    Intervista e plotë:
    Fiton mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës, mban qendrën-jugun dhe gati sa merr edhe veriun, bastion i opozitës. Edi Rama siguron edhe katër vite të tjera në krye të vendit të shqiponjave. Lideri i Partisë Socialiste, tashmë kryeministri më jetëgjatë në historinë e demokracisë ballkanike, në shtator do të betohet për mandatin e katërt radhazi. Vota popullore — ende në proces numërimi më shumë se një ditë pas mbylljes së votimeve — aktualisht i jep 82 mandate nga 140 gjithsej, por mund të rriten. Sali Berisha, me Partinë e tij Demokratike (qendër e djathtë), siguron rreth 50 mandate. Mbrëmjen e djeshme, pas dhjetëra telefonatash urimi, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetës italiane Corriere della Sera.
    A e prisnit një rezultat kaq të thellë pas 12 vitesh në pushtet?
    Rama: Sinqerisht, po. Sepse kemi punuar shumë për të arritur deri këtu, duke folur me vepra, duke treguar qartë rrugën që duhet ndjekur për Shqipërinë e brezit të ri, duke u përqendruar në rinovimin brezash në listat tona, ku kemi promovuar edhe shumë gra, dhe duke organizuar partinë si një skuadër të madhe në gjithë territorin.
    Pse shqiptarët e zgjodhën përsëri Partinë Socialiste?
    Rama: Sepse kemi ndryshuar Shqipërinë me një vizion të qartë dhe me këmbëngulje të madhe. Njerëzit nuk janë budallenj, siç mendojnë shumë politikanë, dhe dinë të dallojnë midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që merren vetëm me fjalë boshe dhe pesimizëm. Po, kemi bërë edhe gabime, dhe kemi kërkuar falje. Por asnjëherë nuk jemi ndalur, nuk jemi fshehur dhe nuk jemi dorëzuar përballë vështirësive. Kemi ngritur një komb të tërë dhe e kemi bërë të ndihet krenar për emrin e tij.
    A tregon ky rezultat edhe mungesën e një opozite reale?
    Rama: Nuk mendoj se fitojmë sepse opozita humbet. Fitojmë sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim bashkë.
    Çfarë ju thotë vota e diasporës, që në shumicë votoi për ju?
    Rama: Më prek shumë. Ata që jetojnë jashtë vendit kanë një këndvështrim më të gjerë dhe janë më kërkues. Nuk votojnë nga nostalgjia, por me gjykim të kthjellët. Është një votë besimi nga ata që kanë lënë vendin, por jo Shqipërinë. Dhe nëse diaspora na beson, do të thotë se ne po përcjellim një imazh që i bën ata krenarë.
    Keni komunikuar me Giorgia Meloni? Ju ka uruar?
    Rama: Po, më dërgoi një mesazh si një motër për një vëlla.
    Çfarë do të bëni gjatë katër viteve të ardhshme në qeveri?
    Rama: Do të përfundojmë kantierin e madh evropian të Shqipërisë. Objektivi ynë është të mbyllim negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Ndërkohë, do të vazhdojmë të modernizojmë vendin, të forcojmë shtetin e së drejtës dhe ekonominë, të mbështesim familjet dhe të bëjmë të pakthyeshëm transformimin e vendit në çdo drejtim. Çdo ditë, me përulësi dhe vendosmëri.
    Ju thoni se Shqipëria do të hyjë në BE në vitin 2030. Disa ekspertë thonë më vonë. Si përgjigjeni?
    Rama: Ekspertët shpesh kanë të drejtë, por ata nuk kanë ndryshuar kurrë rrjedhën e historisë. Këtë e bëjnë popujt dhe udhëheqësit e vendosur. Unë nuk bëj parashikime, por flas për objektiva — dhe në këtë rast kemi një objektiv të përbashkët me Brukselin. Nëse Shqipëria vazhdon të bëjë detyrat si deri tani, atëherë do të jetë plotësisht gati në vitin 2030.

    Top Channel

  • EMRAT/ Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

    EMRAT/ Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

    Ka nisur numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Gjirokastrës, qark i cili i dha 3 mandate Partisë Socialiste dhe 1 asaj Demokrate.

    Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e hapur PS do të fusë në Kuvendin e ri dy deputetë.
    Deri tani janë numëruar 132 kuti nga 198 në total, ku rezulton se më të votuarit në këtë qark për PS nga lista e hapur janë Tërmet Peçi dhe Anila Dhimitri, ndërsa deri më tani jashtë mbetet Piro Dhima.
    Ndërkohë PD nuk fut asnjë deputet nga lista e hapur për këtë qark, duke lënë jashtë ish-ministrin Arben Ristanin.
    PS 2 mandate nga lista e hapur:
    1              Tërmet Peçi        5967 vota
    2              Anila Dhimitri     3128 vota

    Top Channel