Day: May 13, 2025

  • Kanceri i Mushkërive – Njihuni me Simptomat

    Kanceri i Mushkërive – Njihuni me Simptomat

    Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe kuptimi i simptomave të tij janë thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. AgroWeb.org ju sjell një përmbledhje të simptomave kryesore të kancerit të mushkërive dhe këshilla se si të veproni nëse vëreni këto shenja.

    Simptomat e Kancerit të Mushkërive: Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të ndryshme dhe shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera më të zakonshme. Këtu janë disa nga shenjat më të zakonshme që duhet të dini:
    Kollë e Pashpjegueshme: Një kollë që nuk largohet ose që përkeqësohet me kalimin e kohës mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive. Kjo kollë mund të jetë e thatë ose mund të prodhojë gëlbazë.
    Dhimbje në Kraharor: Dhimbje që përkeqësohet gjatë frymëmarrjes së thellë, kollitjes ose qeshjes mund të jetë një tjetër simptomë. Kjo dhimbje shpesh përhapet në zonën e shpatullave ose të shpinës.
    Vështirësi në Frymëmarrje: Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes ose vështirësia në frymëmarrje, sidomos gjatë aktiviteteve të përditshme, është një shenjë alarmante që nuk duhet injoruar.
    Humbje Peshe dhe Oreksi: Një rënie e papritur dhe e pashpjegueshme e peshës, e shoqëruar me humbje oreksi, mund të tregojë praninë e kancerit të mushkërive.
    Kollë me Gjak: Kollitja me gjak, edhe në sasi të vogla, është një simptomë që duhet të marrë menjëherë vëmendjen e mjekut.
    Kur Duhet të Kërkoni Ndihmë Mjekësore?
    Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Një diagnostikim i hershëm mund të bëjë diferencën në trajtimin dhe menaxhimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
    Mjeku juaj do të kryejë një sërë testesh dhe ekzaminimesh për të përcaktuar shkakun e simptomave tuaja. Këto mund të përfshijnë radiografi, skanime CT, biopsi dhe teste të tjera laboratorike.
    Si të Mbroni Veten nga Kanceri i Mushkërive?
    Mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e mushkërive është shmangia e faktorëve të rrezikut. Këto përfshijnë:

    Ndalimi i duhanit: Duhani është faktori kryesor i rrezikut për kancerin e mushkërive. Ndalimi i tij ul ndjeshëm rrezikun.
    Shmangia e ekspozimit ndaj agjentëve kancerogjenë: Punoni në një mjedis të sigurt dhe shmangni ekspozimin ndaj substancave të dëmshme si asbesti dhe radoni.
    Ushqyerja e shëndetshme dhe stili i jetesës aktive: Një dietë e pasur me fruta dhe perime, së bashku me ushtrimet e rregullta, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mushkërive tuaja.

    Përfundimi
    Kanceri i mushkërive është një sëmundje serioze, por njohja e simptomave dhe ndërmarrja e veprimeve të shpejta mund të shpëtojë jetën tuaj. Mos e neglizhoni shëndetin tuaj dhe konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni shqetësime./AgroWeb.org
    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
    Burimi: WebMED

  • “Ditë të gjata, netë pa gjumë, emocione të forta…”, flet Tërmet Peçi

    “Ditë të gjata, netë pa gjumë, emocione të forta…”, flet Tërmet Peçi

    Nga Tërmet Peçi
    Në pritje dhe respekt të shprehjes së vullnetit të vëllezërve dhe motrave të diasporës, të çdo bindje politike…
    Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë,
    Procesi zgjedhor ka përfunduar. Votimet u mbyllën, numërimet mbaruan – dhe bashkë me to, edhe një kapitull i jashtëzakonshëm i përpjekjes sonë të përbashkët.
    Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjithë këtë rrugëtim: ditë të gjata, net pa gjumë, emocione të forta, përballje, shpresë, lodhje – por mbi të gjitha, dinjitet dhe vendosmëri.
    Dua të falënderoj nga zemra çdo qytetar që besoi, çdo djalë e vajzë që kontribuoi, çdo mik që qëndroi pranë deri në fund. Nuk ishit thjesht mbështetje – ishit shtylla e një angazhimi që shkoi përtej fushatës: një angazhim për ndryshim, për përfaqësim të denjë, për zë të vërtetë.
    Rezultati është një moment. Besimi që ndërtuam është një vlerë që mbetet.
    Sot nuk kemi thjesht një përfundim votimesh – kemi një fillim të ri përgjegjësie, përkushtimi dhe reflektimi. Çdo votë është një amanet. Dhe unë këtë amanet do ta mbaj me dinjitet dhe ndershmëri.

  • Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision, Shkodra Elektronike shkëlqen në skenën europiane

    Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision, Shkodra Elektronike shkëlqen në skenën europiane

    Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.
    10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

    Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.
    Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

  • Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

    Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

    Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama.
    Përmes reagimeve në platformën ‘X’, Rama ka falënderuar kryeministrin e Britanisë së Madhe dhe Presidentin e Ukrainës, duke thënë se mezi po i pret në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik.
    “Faleminderit, i dashur Keir, dhe mezi pres vizitën tënde historike pasnesër -si kryeministri i parë britanik që zbarkon në Shqipëri për një vizitë”, iu përgjigj Rama Starmerit.
    Ndërsa Zelenskyt iu përgjigj kështu:
    “Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndroj me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”.

  • Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

    Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

    Shqipëria është kualifikuar në natën finale të “Eurovision 2025”.
    “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale.
    10 shtetet e para finaliste të “Eurovision 2025” janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali dhe Ukraina.
    Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria do të rikthehet në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision.

  • KQZ: Përfundon numërimi i votave në Shqipëri, nis përllogaritja e votave nga jashtë

    KQZ: Përfundon numërimi i votave në Shqipëri, nis përllogaritja e votave nga jashtë

    Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ka nisur përllogaritja e votave nga diaspora.
    Reagimi i Celibashit:
    📢Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

    Tiranë, 13 Maj 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
    Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
    • Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
    • Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
    • Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
    Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
    Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
    Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
    Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur
    Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:
    • Qarku Shkodër: 2 KZAZ
    • Qarku Kukës: 2 KZAZ
    • Qarku Dibër: 2 KZAZ
    • Qarku Berat: 2 KZAZ
    • Qarku Korçë: 2 KZAZ
    • Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
    • Qarku Vlorë: 5 KZAZ
    • Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)
    Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.
    Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera
    Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:
    • 3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)
    • 4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40)
    KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.

  • Reali i Madridit nis kontaktet me mbrojtësin që luan në Premier Ligë, kanë edhe pëlqimin e Çabi Alonsons

    Reali i Madridit nis kontaktet me mbrojtësin që luan në Premier Ligë, kanë edhe pëlqimin e Çabi Alonsons

    Reali i Madridit ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e duhur për sezonin e ri. Pas zgjidhjes së çështjes së trajnerit, tashmë klubi spanjoll kërkon të përforcohet në repartin e mbrojtjes. Fabricio Romano bën me dije se madrilenët kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me kampin e Dean Huijsenit.
    Mbrojtësi 20-vjeçar ka marrë edhe miratimin e Çabi Alonsos, i cili do të jetë trajneri i ri i “los blancos”. Mësohet se Reali ka ofruar 50 milionë paundë, të cilat do të paguhen në 3 faza, jo në një të vetme. Megjithatë në garë të fortë për mbrojtësin e Bornemauthit mbeten edhe Çelsi, Liverpuli dhe Arsenali./Sport Ekspres/

  • FOTO/ Shndrin Shqipëria në Eurovision, Shkodra Elektronike me ”Zjerm” shkon në finalen e madhe

    FOTO/ Shndrin Shqipëria në Eurovision, Shkodra Elektronike me ”Zjerm” shkon në finalen e madhe

    Shndrin Shkodra Elektronike, ”Zjerm” shkon në finalen e madhe të Eurosong-ut. Shqipëria performoi në gjysmëfinalen e parë të ”Eurovision Song Contest 2025”, që këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës. Me një performancë të zjarrtë dhe energjike, Shqipëria bëri një interpretim perfekt të këngës përfaqësuese ”Zjerm”, një përzierje unike mes tingujve tradicionalë shqiptarë dhe muzikës elektronike moderne.
    Publiku reagoi menjëherë me entuziazëm dhe duartrokitje, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen reagimet e para, ku shumë përdorues e kanë quajtur performancën si një ndër më të veçantat e mbrëmjes.

    Kjo shënon një sukses të madh për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke konfirmuar edhe një herë se muzika shqipe ka potencial të konkurrojë denjësisht në skena të mëdha si Eurovision. Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj, dhe Shqipëria do të jetë mes 26 shteteve që do të garojnë për trofeun e këtij viti.
    Urimi nuk ka munguar as nga kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një pjesë të perfomancës në Facebook, duke uruar grupin Shkodra Elektronike për këtë sukses, pasi Shqipëria është një nga pretendentet e këtij viti për të fituar ”Eurovision Song Contest”.

  • Supë Verore me Peshk, Domate dhe Karrota – Shije, Shëndet dhe Vlera

    Supë Verore me Peshk, Domate dhe Karrota – Shije, Shëndet dhe Vlera

    Nëse nuk e keni provuar akoma, atëherë është koha që ta përgatisni menjëherë duke ndjekur këtë recetë të AgroWeb.org.

    Supa e peshkut është e dobishme për shëndetin. Ajo përmirëson shëndetin e tiroides, forcon shëndetin e trurit dhe ju ndihmon të hidratoheni pas një aktiviteti të mundimshëm fizik.
    Supa e peshkut, përgatitet duke kombinuar peshkun ose frutat e detit me perimet dhe lëngun e tyre.
    Supa përftohet nga zierja e shumë përbërësve në të njëjtën kohë deri në çlirimin e plotë të aromave të përbashkëta.
    Kjo supë fantastike shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallatat të freskëta të stinës, perime të stinës të pjekura, bukue të thekur etj.
    Përgatitja e Supës së Peshkut me Karrota dhe Domate
    Përbërësit

    2 peshq mesatarë (koc ose levrek)
    4 domate të bëra mirë
    4-5 karrota
    1 kokërr patate
    1 kokërr qepë mesatare
    Kripë
    Piper
    Majdanoz

    Përgatitja
    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë peshkut, ta vendosni në një tenxhere, ta mbuloni me ujë. Hidhini pak kripë dhe vendoseni të zjejë në zjarr përreth 15 minuta.
    Pasi të ketë zjerë, përmes një luge largoni peshkun nga tenxherja dhe lëreni në një enë që të ftohet.
    Ndërsa lëngun ku ka zjerë peshku kullojeni përmes një kullorëse kuzhine dhe mbajeni mënjanë për ta përdorur në përgatitjen e supës.
    Mishin e peshkut pastrojeni ne kujdes nga halat, lëkura dhe koka dhe ndajeni në copëza të bogla ose fije.
    Ndërkohë, grini përmes një rendeje kuzhine karrotat dhe lërini në një tas më vete, më pas grini po në rende domatet. Grini gjithashtu edhe qepët.
    Kaurdisni qepët në një tenxhere me vaj ulliri, shtoni më pas karrotat e grira, kaurdisini për pak dhe shtoni më pas patatet e prera në kubikue të vegjël dhe më pas domatet.
    Kaurdisini për pak, shtoni më pas mishin e peshkut, rregullojeni me kripë dhe piper dhe lëreni të zjejë përreth 30 minuta derisa supa të jetë gati.
    Kur ta servirni spërkateni me pak majdanoz të freskët të grirë hollë./AgroWeb.org