Day: May 10, 2025

  • Spanja do të paraqesë projektrezolutë në OKB për heqjen e bllokadës izraelite në Gaza

    Spanja do të paraqesë projektrezolutë në OKB për heqjen e bllokadës izraelite në Gaza

    Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares tha se Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) do t’i paraqesin sa më shpejt të jetë e mundur projektrezolutën në lidhje me bllokadën që Izraeli zbaton ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

    Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, Albares tha se kanë ndërmarrë të gjitha hapat në lidhje me iniciativën për të paraqitur në AP të OKB-së, projektrezolutën në lidhje me përjetimet në Gaza e cila u njoftua nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë javës.
    Kryediplomati spanjoll tha se janë takuar me kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa dhe kanë bërë ndryshimet përfundimtare në projektrezolutë.
    “Bllokada në Gaza duhet të marrë fund në mënyrë që ndihma humanitare të mund të arrijë atje dhe Palestina të mbetet shtet neutral dhe i pavarur”, tha Albares dhe u kërkoi të gjithëve të mbajnë një qëndrim të qartë në mënyrë që kjo të realizohet.
    Albares shtoi se ata po përpiqen të çojnë përpara zgjidhjen me dy shtete, për të cilën besojnë se do të sjellë paqe dhe stabilitet përfundimtar në Lindjen e Mesme. “Izraeli ka detyrime në territoret e pushtuara dhe vazhdimi i bllokadës humanitare i Gazës është plotësisht i papranueshëm dhe duhet të përfundojë. Është më e rëndësishme se kurrë që Evropa të ngrejë zërin kundër asaj që po përjetohet në Gaza”, tha ai./ AA

    Top Channel

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 10 maj 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 10 maj 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e shtunë, 10 maj, 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 10 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 10 maj 2025…

    Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.
    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!