Day: May 10, 2025

  • Çfarë Është Stërvitja e Mendjes – Si ta Praktikoni?

    Çfarë Është Stërvitja e Mendjes – Si ta Praktikoni?

    Si pas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi.

    Ky raport ka qenë 1 në 10 gjatë vitit 2019 dhe një arsye e rritjes evidetohet të jetë pikërisht pandemia Covid-19.

    Mënyrat e kurimit të këtyre sëmundjeve nisin që nga ato induvidualet deri tek ato më mjekësoret ku ju mund të konsultoheni me mjekët prikolog apo psikiatër.

    Mëgjithatë për t’u ndjerë më mirë e për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit mund të bëni disa përpjekje të suksesshme edhe vetë.

    Ekspertët këshillojnë të stërvisni mendjen, njejtë siç mund të bëni me trupin.

    Mjafton të filloni nga disa hapa të thjeshtë të cilat do t’jua shpjegojmë në vijim.

    Stërvitja e trurit

    Sipas psikologut  Sutton Smith, lojrat janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin në formë e për të larguar depresionin.

    Sipas tij lojrat qoftë ato elektroniket apo të tjera kanë një efekt pozitiv në tru.

    Kur luani një lojë aktivizohen shumë zona të trurit që lidhen me qëllimet dhe të mësuarin dhe motivimin.

    Kështu që për të pasur një mendje të shëndetshme, larg depresionit dhe ankthit provoni që të luani një lojë.

    Qoftë në kompjuter, telefon apo zgjidhja e një fjalëkryqi, sudoku, një pazëll, domino, shah apo lojra të tjera që vënë në punë mendjen.

    Sa më shumë të luani lojra dhe të gjeni një zgjidhje për to aq më shumë konfident dhe besimplotë në menyrën se si ndiheni për veten.

    Evitoni krahasimet

    Krahasimet me të tjerët nuk janë ajo çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë.

    Ato shpesh janë vetëm imagjinare dhe ju bëjnë të ndiheni keq me veten ndaj evitojini sa të keni mundësi.

    Motivimi i vetes është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga depresioni dhe ankthi.

    Për të arritur këtë duhet të kuptoni që nuk jeni në garë me askënd tjetër pervec vetes tuaj.

    Merruni me gjërat që keni passion, krijoni hobi ose përkushtohuni Akoma më shumë tek ata egzistuesit.

    Mësojeni trurin tuaj të gëzohet me gjërat e vogla dhe ndjehuni të lirë të shpeheni.

    Psikoterapia

    Këshillimi mjekësor ose psikoterapia janë shumë të rekomanduara për t’u ndjerë mirë në rast se vuani nga këto çregullime.

    Në një studim të publikuar në Journal of Personality thonë se mënyra më e mirë për të larguar emocionet negative është të mundoheni të qetësoni veten edhe nëse dikush po ju mërzit.

    Përshembull mund të numëroni deri në 10 ose të përsërisni me vete një frazë ose mendim që ju qetëson.

    Kjo mënyrë do ju mësojë si të kontrolloni emocionet negative në mënyrë që të mbroni mendjen tuaj./AgroWeb.org

  • Denoncimi i Berishës: Po shpërndahen zarfe me para në Shkozet (VIDEO)

    Denoncimi i Berishës: Po shpërndahen zarfe me para në Shkozet (VIDEO)

    Pamje nga denoncimi

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital ka denoncuar se dy persona po shpërndanin zarfe me para në këmbim të votave në zonën e Shkozetit në Durrësit. Berisha e ka shoqëruar denoncimin me një video. Sipas denoncuesit, personat që shfaqen në video janë Ard Nova dhe Laku, të cilët shpërndajnë zarfe me para nëpër banesat e votuesve.
    Postimi i plotë:

    Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku. Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushtës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do pergjigjet deri më një!Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgezoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.
    Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia./ZËRI

  • Dibër, dy kandidatët e Berishës ndalojnë 3 makina me pretendimin se po blihen vota për PS! Denoncimi: Njëri qëlloi me armë në ajër! Policia: E pavërtetë!

    Dibër, dy kandidatët e Berishës ndalojnë 3 makina me pretendimin se po blihen vota për PS! Denoncimi: Njëri qëlloi me armë në ajër! Policia: E pavërtetë!

    Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi kanë ndaluar në Dibër disa persona të cilët udhëtonin me makina, me pretendimin se blejnë vota për kundërshtarët e tyre politikë.
    Këtë mbrëmje, Mziu dhe Gjunkshi me mbështetës të tyre kanë bllokuar tre makina në fshatin Pilafe me pretendimet se kishin dalë për të blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.Policia deri tani ka kontrolluar dy nga tre automjetet e ndaluara nga PD dhe po kontrollon të tretin.
    Për më tepër, Gjunkshi ka telefonuar policinë duke pretenduar se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë tyre, por policia deklaron se nga verifikimet e deritanishme kjo nuk është e vërtetë.

    Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
    Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

  • Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

    Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

    Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore.
    Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale G.P., dhe K.P., ndërsa është kryer kontroll në banesat e tyre.

    “Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal. Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre”, tha policia.
    Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

  • Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

    Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

    Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i tha rrjetit televiziv amerikan CNN se çështja kërkon shqyrtim të kujdesshëm.
    “Duhet të mendojmë gjatë për këtë. Ky është një zhvillim i ri. Ne kemi qëndrimin tonë”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar tashmë një armëpushim tre-ditor disa ditë më parë, pa asnjë përgjigje nga Kievi.
    Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase.
    “A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga Kievi? Jo, as ne. A keni dëgjuar ndonjë kritikë ndaj Kievit për mosreagim ose për mosdëshirën për t’u përgjigjur? Jo”, theksoi Peskov, duke nënvizuar mungesën e presionit ndërkombëtar mbi udhëheqjen ukrainase.
    Më parë, fuqitë e mëdha evropiane mbështetën propozimin për një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë, me marrëveshjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe kërcënuan Presidentin rus Vladimir Putin me sanksione të reja nëse ai nuk e pranon atë brenda ditëve të ardhshme.
     

  • Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”. Medini ishte pjesë e panelit të gazetarëve që i drejtuan pyetje Ramës teksa shkruan se ky i fundit refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke i etiketuar gazetarët si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në dyshim të drejtën e tyre për të qenë në atë studio.

    Ajo shprehet se qasja e kryeministrit ka qenë e njëjtë: intimidues, bullizues, me gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Medini shton se kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Gazetarja thotë se është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga dështimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

    Postimi i Fatjona Medinit:Gjatë pesë viteve të fundit, kam pasur disa përballje me Kryeministrin Rama në emisionin “Opinion”. Në çdo rast, qasja e tij ndaj meje dhe kolegëve të mi ka qenë e njëjtë: intimidim, bullizim, gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Dje në emisionin e fundit, intensiteti i kësaj sjelljeje arriti kulme të reja. Kryeministri refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke na etiketuar si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në pikëpyetje të drejtën tonë për të qenë në atë studio.

    Kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga deshtimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

    Ashtu sic dëshmohet edhe në ketë video, në tetor 2020, Kryeministri më premtoi se do të më ftonte në përurimin e inceneratorit të Fierit në dhjetor të atij viti. Por ky përurim nuk është bërë as sot, katër vjet e gjysmë më vonë. Sepse, ashtu si në Tiranë dhe Elbasan, edhe në Fier nuk ka asnjë incenerator funksional. Ka vetëm male mbetjesh të papërpunuara, zyrtarë të dënuar për korrupsion apo në arrati dhe dhjetëra miliona euro të qytetarëve të vjedhura dhe shpërdoruara.

  • Kreu i PD: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

    Kreu i PD: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Tentativë për blerje votash me Zarfe, PD denoncon kriminelët elektoralë në Shkozet

    Tentativë për blerje votash me Zarfe, PD denoncon kriminelët elektoralë në Shkozet

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • DEMOKRACIA nga Florian Binaj

    DEMOKRACIA nga Florian Binaj

    DEMOKRACIA nga Florian Binaj

    MONOLOG:

    Sot nuk dua t’ju flas për politikë.

    As për probleme sociale, se ato gjithmonë të çojnë te politika.

    Sot do ju flas për lulet…

    E keni parasysh atë shoqen apo shokun që blen tërë gëzim një lule në vazo?

    E ujit me kujdes disa ditë ose javë, pastaj i thotë shokut, kolegut, vjehrrës a fqinjit,ma shif i çik atë lulen, se vonoj çik sot…

    Vonon sot, përton nesër, ka lënë një kafe pasnesër……kur pas disa muajsh ose vitesh,

    del në ballkon dhe lulja është e tharë.

    Demokracia.

    Demokracia është një vazo që disa shqiptarë luftuan për ta pasur në 90-n,disa të tjerë kur lindën e gjetën në Ballkon.

    Ka kohë që shumë nga ne besojnë se vazon e demokracisë po e ujit dikush tjetër.

    Dhe flenë të qetë.

    Disa madje nuk dalin fare në ballkon,po presin që demokracinë tua tregojnë në televizor.

    “Ja sa bukur po ta ujisim”.

    “Ja sa e madhe është bërë”.

    “Ja sa gjethe të gjelbëra ka…”

    Në fakt, demokracia jonë në gjitha vlerësimet ndërkombëtare nuk ekziston,

    është “demokraci jo funksionale”.

    Është një lule, që po thahet.

    Po thahet ngadalë,vit pas viti, e zgjedhje pas zgjedhjesh.

    Se demokracia nuk vdes me plumb. Vdes me “eeeh”. Me “ça t’boj unë”. Me “të gjithë njësoj janë”.

    Me “rri, mos na ngatërro”. Atje vdes. Në apati. Në indiferencë.

    Sot, është ditë heshtjeje.

    Po heshtja nuk është bosh. Heshtja është momenti para se të bjerë gongu. Frymëmarrja para klithmës. Qetësia… përpara se të vendosësh: do rrish ulur me celular, apo do dalësh në ballkon?

    Se shiko — s’po përmendim emra. S’po akuzojmë njeri.

    S’po flasim as për politikë. Por ti e di.

    Ti e di shumë mirë.

    Kush po e than lulen e demokracisë.

    Siç ka thënë dhe profeti Bob Marli:

    “Mund t’i mashtrosh disa njerëz për disa kohë… Por nuk mund t’i mashtrosh të gjithë njerëzit, për gjithë kohën.”

    (ndalesë. shikim në kamera)

    Nesër, është radha jote… për ta ujitur

  • Të shtëna me armë zjarri në Peshkopi

    Të shtëna me armë zjarri në Peshkopi

    Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, një natë para zgjedhjeve, në një fshat në Peshkopi.
    Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici Esat Gjura, babai i kandidatit Danjel Gjura. Vizion Plus mëson se Gjura dyshohet se qëlloi me armë zjarri.
    Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim është dhe një person tjetër.

    Ndërkohë denoncimi është bërë nga kandidati Xhemal Gjunkshi.
    /vizionplus.tv