Day: May 10, 2025

  • Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

    Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

    Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia.

    Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash. 

    Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga. 

  • Rrëshqitje të mëdha dheu në Kongo, 104 të vdekur dhe 28 të plagosur

    Rrëshqitje të mëdha dheu në Kongo, 104 të vdekur dhe 28 të plagosur

    Të paktën 104 persona kanë vdekur në përmbytjet në një fshat pranë brigjeve të liqenit Tanganyika, në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

    Guvernatori i rajonit të Fixhit tha se fshati në rajonin e tij ka pësuar të paktën 104 vdekje dhe “dëme të mëdha materiale”. Tragjedia ndodhi teksa banorët e Kasabas ishin duke fjetur.

    Shumica e viktimave janë fëmijë dhe të moshuar. 28 persona të tjerë u plagosën dhe 150 shtëpi u shkatërruan.

    Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumi Kasaba të dilte nga shtrati, duke marrë me vete gjithçka që i dilte përpara, “gurë të mëdhenj, pemë dhe baltë, duke rrafshuar shtëpitë në brigjet e liqenit”.

    Flash Flood Devastates Kasaba, DR CongoDate: May 10, 2025 A tragic flash flood hit the village of Kasaba in Fizi, South Kivu, Congo, after the Biyeka River burst its banks.- 47 children have been confirmed dead.- Over 70 total fatalities reported so far pic.twitter.com/pL2wZsfnqr— Weather Monitor (@WeatherMonitors) May 10, 2025

  • FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës….

    FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës….

    Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi për detyrat e ngarkuara.
    Për ruajtjen e 8 KZAZ-ve dhe 405 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ka angazhuar gjithsej 380 punonjës policie.
    Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Shkodër, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre në orën 18:00 të ditës së sotme dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.
    Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
    Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
    Grupi i drejtimit dhe monitorimit
    Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
    Situata aktuale
    Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
    Gatishmëri për garantimin e sigurisë
    Policia e Shkodër, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Administrata e bashkisë, po shpërndan para dhe intimidon votuesit”/ Kandidati i PD Enton Çaçani, denoncon blerje…

    “Administrata e bashkisë, po shpërndan para dhe intimidon votuesit”/ Kandidati i PD Enton Çaçani, denoncon blerje…

    Një denoncim, është bërë nga Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kolonjë, Enton Çaçani, duke akuzuar administratën vendore për përfshirje në blerje votash dhe presion mbi qytetarët në prag të zgjedhjeve.
    Sipas tij, janë bërë përpjekje për të nxjerrë fletët e votimit nga Qendrat e Votimit dhe ka plan për manipulim të procesit edhe gjatë ditës së votimit. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, Çaçani i bën thirrje urgjente Task-Forcës së SPAK dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për të ndërhyrë menjëherë dhe për të ndalur, siç e cilëson ai, “krimin elektoral që po ndodh në terren”.
    “Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike. Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit’, tha Çaçani.
    ‘Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do perpiqen ta bejne dhe neser gjate votimit, keshtu i kane planet. I dime te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre. E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e nates’, tha ai.

  • Të shtënat me armë në Dibër/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    Të shtënat me armë në Dibër/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në ajër.
    Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Esat Gjura është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura.
    Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Dyshohet se të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikt për çështjen e zgjedhjeve. Demokratët akuzojnjë socialistjët pjër blerje votash.
    Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me përplasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe, të njësisë administrative Tomin.
    Ngjarja
    Një grup simpatizantësh të PD-së bashkë me dy kandidatët Xhemal Gjunkshi dhe Xhelal Mziu kanë bllokuar një automjet, duke pretenduar se brenda ndodheshin persona që do të shpërndanin para dhe tollona nafte në zonat e thella të Dibrës në këmbim të votave për PS-në.
    Blutë e Dibrës thonë se kanë ngritur një grup të posaçëm me SPAK-un për të hetuar rastin, teksa thonë se Xhemal Gjunkshi pretendon se një prej personave kur ka ikur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
    Pra, personat e dyshuar për blerje votash kanë mundur të arratisen, teksa burime bëjnë me dije se personi i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër është efektifvi i Policisë, Esat Gjura, i cili  është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura. Mësohet se konflikti mes dy grupimeve ka degraduar deri në përplasje fizike.
    Edhe pse Policia nuk i përmend as inicialet, burime bëjnë me dije se Esat Gjura së bashku me një person tjetër janë shpallur në kërkim nga Policia, teksa makina është sekuestruar për verifikim dhe kontroll.
    “Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.

  • PD denoncon blerje votash në Kolonjë: Administrata e bashkisë po shpërndan para dhe po manipulon procesin

    PD denoncon blerje votash në Kolonjë: Administrata e bashkisë po shpërndan para dhe po manipulon procesin

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Elton Çaçani, ka ngritur një alarm të fortë publik lidhur me situatën e rënduar zgjedhore në Kolonjë, duke akuzuar drejtpërdrejt administratën e Bashkisë për përfshirje në aktivitete të paligjshme në funksion të manipulimit të votës.
    Në një reagim në rrjetet sociale, ai i ka bërë thirrje urgjente Task-Forcës së SPAK dhe institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur atë që ai e cilëson si një krim elektoral të organizuar dhe të përsëritur.
    Sipas denoncimit, strukturat e bashkisë janë duke shpërndarë para për blerjen e votës, ndërkohë që kanë ushtruar presion mbi qytetarët në këto momente kritike të procesit zgjedhor.

    “Po dalin natën, në ditën e fundit, për të ndarë paratë e krimit dhe të korrupsionit”, thuhet në reagimin e kandidatit, duke shtuar se janë bërë përpjekje për të nxjerrë fletë votimi nga qendrat e votimit me qëllim manipulimin e rezultatit.
    Ai thekson se Partia Demokratike është në dijeni të planeve për të ndërhyrë edhe gjatë ditës së zgjedhjeve dhe i bën thirrje të gjitha strukturave, veçanërisht komisionerëve të PD-së, të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë për çdo përpjekje për manipulim apo shkelje të ligjit.

  • Tavë Verore me Spinaq – Receta e Lehtë dhe e Shëndetshme

    Tavë Verore me Spinaq – Receta e Lehtë dhe e Shëndetshme

    Kur temperaturat rriten, amvisat hasen dhe me një problem tjetër.

    Përveç pyetjes së përditshme: çfarë të përgatis për drekë, shtohet dhe gjetja e recetave të shkurtra e të shpejta.
    Orët e gjata të kaluara mbi sobë për përgatitjen e recetave të ndryshme janë të padurueshme gjatë verës.
    AgroWeb.org ju jep një zgjedhje të shpejtë dhe pa shumë mundim.
    Kjo recetë është perfekte jo vetëm për nga shija por edhe për vlerat ushqyese që ofron.
    Do t’ju marri vetëm 5 minuta kohë për ta përgatitur e më pas mund ta lini në furrë të piqet.
    Përbërësit

    300 gr djathë i bardhë i thërrmuar
    500-600 gr spinaq
    6 vezë
    6 lugë gjelle me miell
    Kripë
    Piper
    Kopër e freskët e grirë

    Përgatitja
    Pasi ta keni shpëlarë mirë spinaqin me ujë të bollshëm, priteni në copa të mëdha.
    Hidheni në një tas të madh dhe aty shtoni me radhë përbërësit e tjerë.
    AgroWeb.org ju këshillon që vezët t’i rrihni lehtë fillimisht në një pjatë, kështu ato do të bashkohen më mirë me masën që po përgatisni.
    Pra thërrmoni djathin, shtoni vezët, miellin dhe erëzat.
    Përzjejini mirë me një lugë druri në mënyrë që masa të jetë e njëtrajtshme dhe e plotë.
    Ndërkohë merrni një tavë dhe spërkateni mirë me vaj ulliri dhe me pak bukë të thekur të thërrmuar, në mënyrë që tava të mos ngjitet.
    Bukën e thekur të thërrmuar mund ta zëvendësoni dhe me pak miell, kështu do të përthithet lagështira e tepërt.
    Kaloni masën e përgatitur dhe hapeni mirë në mënyrë që pjekja të jetë e barabartë në të gjithë tavën.
    Futeni në furrë të parangrohur me 220 gradë për 30-40 minuta, ose derisa masa të jetë mpiksur dhe sipërfaqja e tavës të ketë marrë një faqe.
    Më pas mjafton që ta shërbeni për të dashurit tuaj duke e shoqëruar me kos të freskët, tarator apo sallata me perime.
    Diçka tjetër që mund t’ju vijë në ndihmë është që kjo tavë mund të qëndrojë në frigorifer dhe të konsumohet ditën tjetër.
    Pra nëse doni të përgatisni diçka të shpejtë dhe plot vlera ushqyese zgjidhja është pikërisht kjo recetë./Agroweb.org

  • Speca të Pjekur të Mbushur me Ajkë Kosi – Mrekulli për Shijen

    Speca të Pjekur të Mbushur me Ajkë Kosi – Mrekulli për Shijen

    Specat janë një ndër perimet më të shëndetshme për njeriun.

    Ato përmbajnë pak kalori dhe janë të pasur me ushqyes.
    Specat e të gjitha ngjyrave janë burime ideale të vitaminave A dhe C.
    Ato janë gjithashtu të pasur me kalium, acid folik dhe fibër.
    Në krahasim me specat jeshilë, specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten.
    Falë pasurisë së tyre, specat duhen konsumuar rregullisht.
    Recetat për gatimet e tyre janë të larmishme.
    Një ndër më të preferuarat për shqiptarët është fërgesa me speca dhe gjizë.
    Përveç kësaj recete, AgroWeb.org rekomandon edhe pjekjen e tyre në furrë dhe mbushjen me salcë kosi.
    Pjekja e specave nxjerr në pah aromën e tyre të ëmbël e cila plotësohet me shijen e ajkës ose salcës së kosit.
    Speca Të Pjekur Të Mbushur Me Salcë Kosi 
    Përbërësit

    1/2 kg speca
    500 gramë ajkë kosi ose salcë kosi

    Përgatitja
    Ngroheni furrën dhe piqini specat në një tepsi për 40-45 minuta.
    Pas pjekjes vendosini në një enë qelqi të cilën duhet ta mbuloni me një letër kuzhine.
    Pas 20 minutash, hiqni lëkurën e përcëlluar të specave, farat dhe bishtat.
    Prijeni secilin spec vertikalisht duke formuar shiritë të cilët më pas duhet t’i përthani me letër kuzhine.
    Lyejini shiritët e specave me ajkë ose salcë kosi.
    Mbështillini në formë roleje dhe futini në frigorifer deri sa të jeni gati për t’i servirur.
    Specat me ajkë apologetics’s salcë kosi janë fantastike për të shoqëruar çdo gatim në tryezë ndërsa mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.
     5 Arsye Përse Duhet Të Hani Speca
    Specat, veçanërisht ato të kuq plotësojnë më shumë se 200 përqind të dozës ditore të vitaminës C.
    Specat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6 dhe folatit.
    Specat janë të pasur me ushqyes të cilat përmirësojnë shikimin, veçanërisht gjatë natës.
    Specat janë të mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe largojnë toksinat./AgroWeb.org

  • Grupet që Kanë më Shumë Nevojë për Vitaminë D

    Grupet që Kanë më Shumë Nevojë për Vitaminë D

    Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm.Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.
    Por ka disa kategori njerëzish që kanë më shumë nevojë për vitaminën D.
    Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme  për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.
    Shumica e njerëzve drejtohen me opinionin e tyre për të marrë suplementin e vitaminës D, pa u konsultuar me mjekët. Por nëse tejkalohet sasia sigurisht që nuk të bën mirë. Kategioritë që duhet të marrin suplement fëmijët deri në moshën 1 vjeç, nënat shtatzënë dhe gratë në periudhën e menopauzës dhe burrat që shfaqin defiçensë.
    Është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku./AgroWeb.org