Day: May 10, 2025

  • Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

    Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

    Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin Pilafe, afër qendrës së Peshkopisë.
    Sipas denoncimit të politikanëve demokratë, dy automjete me eksponentë të Partisë Socialiste dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës.
    Kampi I djathtë ka pretenduar se ka pasur edhe të shtëna me armë.
    Lidhur me ngjarjen ka ardhur një reagim edhe nga policia.
    Dibër/Informacion paraprak
    Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
    Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.
     

  • Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

    Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

    Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan.
    Në total janë marrë në ruajtje 10 KZAZ dhe 508 qendra votimi.
    Ruajtja e tyre do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur të fillojë në orën 07.00 procesi i votimit.
    Deri më tani situata në Elbasan paraqitet e qetë dhe pa problematika.
    “Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.
    10 KZAZ dhe 508 Qendrat e Votimit, janë marrë në ruajtje nga punonjësit e Policisë.
    Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
    Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
    Grupi i drejtimit dhe monitorimi: Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
    Situata aktuale: Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
    Gatishmëri për garantimin e sigurisë: Policia e Elbasanit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt”, njofton Policia.

  • Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

    Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para në këmbim të votave.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje SPAK-ut që të marr masa.
    “Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!
    Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!
    Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.
    Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit.
    Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.
    E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës”, shkruhej në postimin e tij.

  • “Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”/ Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV

    “Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”/ Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV

    Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV.

    Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike.
    Kardinali ishte një nga 133 kardinalët që morën pjesë në takimin e mbyllur, që nga tradita zhvillohet pa asnjë kontakt me botën e jashtme, derisa të zgjidhet Papa i ri. Konklava, që pasoi vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill, zgjati vetëm një ditë – ndër më të shpejtat në historinë moderne të Vatikanit.
    “Ishte një përvojë mjaft e mrekullueshme,” tha Kardinali Nichols. “Nuk kishte presion, nuk kishte mllef, nuk kishte politika. Thjesht një përqendrim i thellë në misionin tonë dhe dëshira për ta bërë mirë këtë proces.”
    Kardinali, në moshën 79-vjeçare, ishte ndër më të moshuarit e lejuar të votojnë (kriteri i Vatikanit kërkon që votuesit të jenë nën 80 vjeç). Ai tregoi se i ishte marrë telefoni celular gjatë konklavës, çka i kishte dhënë më shumë kohë për reflektim dhe lutje. “Një nga gjërat që mësova ishte durimi,” shtoi ai. “Gjithçka ndodhte hap pas hapi dhe me shumë solemnitet.”
    Për Papën e ri, Kardinali Nichols u shpreh se Leon XIV është “shumë vendimtar, në mënyrë të qetë”, dhe se di të marrë vendime të vështira pa shkaktuar ndarje. “Ai mund të thotë ‘jo’ me dashamirësi dhe të të përqafojë menjëherë më pas – një aftësi e rrallë dhe shumë e nevojshme për një Papë,” theksoi ai.
    Ceremonia e inaugurimit të Papa Leon XIV do të zhvillohet më 18 maj në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota. Princi Edward, Duka i Edinburgut, do të përfaqësojë Mbretin Charles në këtë ngjarje historike.

    Top Channel

  • Shkodër/ Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore

    Shkodër/ Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore

    Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Shkodrës.
    Shkodra ka në total 8 ZAZ, ku 5 janë të bashkisë së Shkodrës. Në total, Shkodra ka 405 qendra votimi, ndërkohë votues janë rreth 213 mijë votues me total 11 mandate. Rreth 17 mijë vota janë të Diasporës.
    3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament.

    /vizionplus.tv

  • EMRAT/ Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    EMRAT/ Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.

    Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.
    Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes. Forcat policore ushtruan kontroll dhe morën automjetin e Gjurës.
    Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.

    Top Channel

  • Armëpushim 30-ditor në Ukrainë? Liderët europianë dhe Zelensky marrin vendimin e papritur

    Armëpushim 30-ditor në Ukrainë? Liderët europianë dhe Zelensky marrin vendimin e papritur

    Pas një takimi të mbajtur në kryeqytetin ukrainas, liderët e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, publikuan një deklaratë të përbashkët ku bënë thirrje për një armëpushim të plotë dhe pa kushte në Ukrainë, duke filluar nga e hëna, 12 maj.

    Në deklaratë thuhet se armëpushimi duhet të zgjasë të paktën 30 ditë dhe të përfshijë të gjitha frontet e konfliktit — në ajër, në det dhe në tokë.
    Udhëheqësit theksuan se ky armëpushim duhet të jetë i pakushtëzuar dhe çdo përpjekje për të vendosur kushte, veçanërisht nga ana e Rusisë, mund të interpretohet si një tentativë për të zgjatur luftën dhe për të penguar përpjekjet diplomatike.
    Gjithashtu, ata kërkuan monitorim efektiv të armëpushimit, i cili sipas tyre, duhet të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
    Sipas liderëve, qëllimi i këtij armëpushimi është të krijojë hapësirë për diplomaci dhe për të vendosur themelet e një paqeje të qëndrueshme, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin politik dhe ndihmën humanitare.

    Top Channel

  • Incidente në Dibër pak orë para zgjedhjeve! Policia referon në SPAK ndjekje penale për korrupsion elektoral dhe vetëgjyqësi

    Incidente në Dibër pak orë para zgjedhjeve! Policia referon në SPAK ndjekje penale për korrupsion elektoral dhe vetëgjyqësi

    Policia e Dibrës mori në mbrëmje denoncimin e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, një person po blinte vota.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 20:25 dhe sipas Gjunkshit me zbulimin e veprimit nga ana e përfaqësuesve të PD-së, personi teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Uniformat blu të Dibrës thanë se në bashkëpunim me SPAK dhe prokurorinë vendore po hetojnë ngjarjen.
    Aty mbërritën dhe forcat e FNSH që kontrolluan mjetin e bllokuar nga demokratët me pretendimin se i përket personave që po ofronin para në këmbim të votës. Dy persona janë shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve është babai i një prej kandidatëve të PS-së.
    Një situatë e ngjashme u shënua më herët edhe në Maqellarë të Dibrës, ku policia referoi për hetim në SPAK disa persona për korrupsion elektoral, pas denoncimit po nga kandidati demokrat Gjunkshi. Gjithashtu, policia njofton se ka referuar për hetim në SPAK edhe kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në Dibër Xhemal Gjunkshin, për veprat penale “Vetëgjyqësi” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, bashkë me tre mbështetësit e tij.

    Top Channel

  • Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, u denoncua nga kandidati për deputet i PD

    Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, u denoncua nga kandidati për deputet i PD

    Është arrestuar polici, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotëm në fshatin Pilafe në Peshkopi.
    Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se polici është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.
    Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.

    Top Channel

  • Kandidati i PD-së në Korçë thirrje urgjente SPAK: Po blejnë vota tani natën, po ndjekin avazin e vjetër

    Kandidati i PD-së në Korçë thirrje urgjente SPAK: Po blejnë vota tani natën, po ndjekin avazin e vjetër

    Kandidati i PD-së në Korçë, Enton Çaçani, ka akuzuar se administrata e bashkisë së Kolonjës po shpërndan para në këmbim të votave.

    Ai i bën thirrje urgjente SPAK-ut të merren masa, duke thënë se vijojnë me të njëjtin avaz si në çdo zgjedhje.
    “Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!
    Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!
    Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.
    Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit.
    Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.
    E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës”, shkruhej në postimin e tij.

    Top Channel