Day: May 9, 2025

  • Vllaznia dhe Egnatia në një nivel, finalja e titullit do të vendoset nga episodet

    Vllaznia dhe Egnatia në një nivel, finalja e titullit do të vendoset nga episodet

    Adriatik BALLA
    Mbrëmjen e 12 majit në kryeqytet Egnatias dhe Vllaznia do të përplasen me njëra-tjetrën për të përcaktuar skuadrën që do të fitojë titullin kampion për këtë edicion. Natyrisht që pritet me interes ky takim, nisur dhe nga fakti se të dyja skuadrat janë pak a shumë në të njëjtin nivel dhe të dyja janë motivuar në ekstrem për të dalë fituese. Egnatia shpreson të përsërisë suksesin e vjetshëm, kurse Vllaznia të kthejë titullin në Shkodër pas 24 vjetësh. Të gjitha kartat do të hapen në këtë mbrëmje vendimtare për sezonin futbollistik 2024-2025, me Vllazninë që ka rritur entuziazmin dhe Egnatian që lufton të përsërisë sukseset e viteve të fundit.
    Dueli i pestë sezonal mes dy ekipeve
    Do të jetë finalja e edicionit, por edhe dueli i pestë këtë edicion për çiftin Vllaznia-Egnatia. Dy skuadrat që e mbyllën në dy vendet e para sezonin e rregullt të 36 javëve në Superiore, do të luajnë “aktin” final të sezonit në datën 12 maj, në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit. Por statistikat e këtij edicioni tregojnë për një balancë mes dy skuadrave. Kjo, pasi në fazën e parë ishte Vllaznia që imponohej me rezultatin 3-1 ndaj rrogozhinasve. Me Malën, Qaton dhe Balajn, që bënin të pavlefshme rrjetën e Ujkës, i cili kishte barazuar momentalisht rezultatin. Në duelin e fazës së dytë në Rrogozhinë, dy skuadrat do ta mbyllin në rezultatin 1-1, ku golit të Lushkjës për ekipin e Tetovës i përgjigjej Dodaj për atë të Brdariç.
    Në duelin e fazës së tretë, Egnatia do i kthente “reston” Vllaznisë në Shkodër. Kampionët në fuqi të vendit dilnin me tri pikë nga “Loro Boriçi”, falë fitores 0-2 me golat e Lushkjës dhe Zejnullait. Në duelin e fundit dhe atë që përkon me fazën e katërt, gjithçka mbyllej 2-2 në Rrogozhinë, me golat që mbanin firmat e Lushkjes dhe Fernandos për rrogozhinasit dhe Malës e Grudës për kuqeblutë. Një baraspeshë në duelet e sezonit të rregullt mes dy skuadrave më të spikatura, por që është e destinuar të “prishet” të hënën në “Arena Kombëtare”.
    Situata e grupeve
    Gjendja e të dy kampeve duket e mirë, me palët e motivuara dhe me lojtarë në formë por këtë duel final për titullin. Siç thamë, Vllaznia dhe Egnatia do të diskutojnë titullin kampion, më 12 maj në “Arenën Kombëtare”. Dy klube të cilat shtruan rrugën për objektivin e madh. Të dyja skuadrat janë të vetmet nga elita, që kanë të njëjtët trajnerë nga përballja e fundit në sezonin e kaluar. Në gjysmëfinalen e Final Four, rreth 1 vit më parë, sfida mbyllej me barazim 0 me 0 dhe Brdariç me Edlir Tetovën qëndronin në krye të skuadrave respektive. Egnatia dhe Vllaznia e njohin mjaft mirë njëra-tjetrën. Nga sezoni i kaluar, bie në sy se është ruajtur baza e ekipit. kampionët kanë të njëjtën mbrojtje dhe mesfushë, ndërsa kuqeblutë i kanë qëndruar besnikë sidomos sulmit. Të dyja rezulton se janë shpërblyer me zgjedhjet e tyre. Egnatia kishte mbrojtjen më të mirë në elitë, ndërsa Vllaznia kërcënon me sulmin më efikas.

  • Sot nis “Giro D’Italia”, bota e sportit për tri ditë sytë nga Shqipëria

    Sot nis “Giro D’Italia”, bota e sportit për tri ditë sytë nga Shqipëria

    Adriatik BALLA
    Një nga aktivitetet më të rëndësishme të sportit të çiklizmit në të është padyshim “Giro D’Italia”, aktivitet që është nga më të vjetrit e nga më cilësorët e këtij sporti. Ai karakterizohet nga një pjesëmarrje e lartë dhe nga sportistë të nivelit të lartë që regjistrojnë kohëra të shpejta të nivelit botëror. Për herë të parë “Giro D’Italia” vjen në Shqipëri, madje hap edicionin e vet të këtij viti nga Shqipëria, ku në itineraret e gjata këtë sezon është përfshirë pikërisht vendi ynë me tri ditë, me tri etapa të ndryshme, ku nis në Durrës e përfundon në Tiranë dita e parë. Kurse dita e dytë do të zhvillohet brenda përbrenda Tiranës, kurse dita e tretë do të zhvillohet në një ambient spektakolar në Rivierën e Shqipërisë duke nisur nga Vlora në Kurvelesh e më pas në Qeparo e Himarë e sërish në Vlorë.
    Qëndrimi i ministres Manastirliu
    Minsitrja e Arsimit, Rinisë e Sportit, Ogerta Manastirliu mbajti një fjalë mbrëmjen e së mërkurës gjatë prezantimit të ekipeve që erdhën dhe u regjistruan në aktivitet. “Xhiro e Italisë për ne përfaqëson një moment vërtetë të rëndësishëm, sepse vjen për herë të parë në Shqipëri dhe është një moment historik për sportin shqiptar. Gjithashtu është edhe promovim i kulturës, turizmit dhe peizazhit shqiptar. Për në është një nder i madh dhe jemi vërtet krenarë që Shqipëria futet në hartën ndërkombëtare të aktiviteteve të këtij kalibri. Mirë se erdhët në Shqipëri”, u shpreh ndër të tjera Manastirliu.
    Itinerari dhe vijimi në Itali
    Siç thamë, Xhiro e Italisë 2025 do të fillojë sot, me etapën e parë Durrës-Tiranë, një garë prej 160 kilometrash, duke i rënë nga Elbasani. Më tej, në ditën e dytë, në rrugët e Tiranës, të shtunën e 10 majit, do të mbahet etapa e dytë, e cila do të jetë një garë kronometri (13.7 km), ndërsa të dielën më 11 maj do të zhvillohet etapa e tretë Vlorë-Vlorë (160 km), ku pjesa më e madhe zhvillohet në bregdetin e Himarës dhe Vlorës. Eventi më pas do të transferohet përtej Adriatikut, ku pas një dite pushim do të rikthehen garat më 13 maj. Kujtojmë se Qeveria shqiptare ka paguar rreth 7 milionë euro për të sjellë në vendin tonë 3 etapat e para të Xhiros së Italisë 2025.
    Pretendent për të fituar garën një slloven
    35-vjeçari slloven është një nga favoritët kryesorë për fitimin e Xhiros së Italisë 2025. Primoz Rolgiç, 35 vjeç, nga Sllovenia, pretendent kryesor për të fituar aktivitetin, ka treguar përgatitjet e tij për garën që do të nisë sot nga Shqipëria me etapën e parë Durrës-Tiranë. “Është e thjeshtë, stërvitem, ushqehem dhe fle mirë. Nuk jam vetëm, pasi kam të gjithë familjen time dhe skuadrën. Për të fituar duhet një nisje perfekte nga kilometri zero. Jemi një ekipi dhe secili ka detyrat e tij dhe në këtë rast jam unë ai që duhet ta përfundoj. Do të kërkoj që ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për ta bërë këtë më duhet një nisje perfekte. Xhiro e Italisë për mua është gjithmonë speciale”, thotë Roliç, çiklist i skuadrës Red Bull-Bora-hansgrohe. Rolgiç ka triumfuar në Xhiron e Italisë në vitin 2023 dhe synon suksesin e dytë në këtë kompeticion.

  • Ju kap shpesh ngërçi i muskujve? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet emergjente

    Ju kap shpesh ngërçi i muskujve? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet emergjente

    Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup

    Nëse jeni zgjuar ndonjëherë gjatë natës ose gjatë ecjes nga ngërçi, ju e dini mirë që shtrëngimet shkaktojnë dhimbje të forta.

    Periudhat e gjata të ushtrimit ose të punës fizike, veçanërisht në mot të nxehtë, mund të çojnë në shfaqjen e ngërçit në muskuj.

    Por edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.

    Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur dhe të mprehtë, mund të ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.

    Shkaqet

    Përdorimi i tepruar i muskujve, etja, tendosja e muskujve ose thjesht mbajtja e një pozicioni për një periudhë të zgjatur mund të shkaktojë ngërç muskulor. Megjithatë, në shumë raste, shkaku nuk dihet.

    Dhimbjet e muskujve mund të jenë të lidhura me probleme mjekësore themelore, të tilla si:

    -Furnizimi i pamjaftueshëm me gjak. Shtrëngimi i arterieve që çojnë gjak në këmbët tuaja mund të prodhojë raste të ngërçit.
    -Shtypja e fijeve nervore. Shtypja e nervave në shtyllën kurrizore (stenoza e mesit) gjithashtu mund të prodhojë dhimbje të ngërçit në këmbët tuaja. Dhimbja zakonisht përkeqësohet sa më gjatë të ecni. Duke ecur në një pozicion paksa të përkulur – siç bëni kur shtyni një karrocë para jush – mund të përmirësoni dhe ulni dhimbjen.
    -Pamjaftueshmëria e mineraleve në organizëm. Mungesa e mineraleve jetësore si kalium, kalcium ose magnez në ushqimin tuaj ndihmojnë shfaqjen e ngërçit.
    Në disa raste mjekimet farmaceutike për presionin e lartë të gjakut, gjithashtu e zbrazin organizmin nga këto minerale.

    Faktorët e rrezikut që rrisin rrezikun e ngërçeve të muskujve përfshijnë:
    -Mosha. Njerëzit e moshuar humbasin masën e muskujve, kështu që muskujt e mbetur mund të kontraktohen më lehtë.
    -Dehidratimi. Personat që lodhen dhe humbasin ujë, shpesh hasin dhimbje të muskujve.
    -Shtatzënia. Dhimbjet e muskujve gjithashtu janë të zakonshme gjatë shtatzënisë.
    -Problemet Mjekësore me Shëndetin
    -Ju mund të jeni në rrezik më të lartë të ngërçeve të muskujve nëse keni probleme me diabetin, nervat, mëlçinë ose çrregullimet tiroide.

    Këto hapa ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

    -Shmangni dehidratimin. Pini shumë lëngje çdo ditë. Sasia e ujit varet nga ajo që hani, gjinia, niveli i aktivitetit tuaj, moti, mosha dhe mjekimet që merrni.
    -Shtrini muskujt tuaj. Bëni ngrohjen fizike para dhe pas përdorimit të ndonjë muskuli për një periudhë të zgjatur.
    -Nëse keni tendencë të keni dhimbje në këmbë gjatë natës, ushtroni pak muskujt e gjymtyrëve para gjumit.

    Ushtrimi i lehtë, siç është hipur në një biçikletë stacionare për disa minuta para gjumit, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve gjatë gjumit.

    Kur duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku
    Ngërçet e muskujve zakonisht zhduken vetvetiu por ndonjëherë janë serioze sa duhet për të kërkuar kujdes mjekësor. Kur ngërçet shkaktojnë problemet e mëposhtme duhet të paraqiteni tek mjeku.

    Shkaktojnë dhimbje të rënda

    Janë të lidhura me ënjtje të këmbëve, skuqje ose ndryshime të lëkurës
    Janë të lidhura me dobësi të muskujve
    Ndodhin shumë shpesh
    Ngërçi që shkaktohet nga disa ilaçe dhe medikamente
    Ngërçet njihen si efekte anësore kur përdoren disa ilaçe të caktuara për probleme të tjera të shëndetit. Ato shfaqen me nifedipine (Procardia dhe të tjerë), të përdorura për shtrëngime kraharori, tension të lartë të gjakut dhe kushte të tjera).

    Ngërçet shfaqen edhe prej disa ilaçeve të azmës si terbutalina (Brethine) dhe albuterol (Proventil, Ventolin dhe të tjerë). Disa ilaçe që përdoren për të ulur kolesterolin, siç është lovastatina (Mevacor), gjithashtu mund të çojnë në ngërçe.

    Kinina është një substancë që ul ngërçin dhe në sasi minimale gjendet tek uji tonik. Mjaft persona vënë re lehtësim nga ngërçet si rezultat i përdorimit të ujit tonik.

    Por kinina si preparat është i dëmshëm për shtatëzënat dhe për personat me probleme të tensionit. Mjaftohuni me ujin tonik pa ekzagjeruar në sasi.

    Këshilla praktike për ngërçin

    Sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur dhe shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda.

    Nëse ju kap gjatë natës, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shumë shpejt.

  • Shefi i inteligjencës holandeze: Po përgatitemi për një luftë të mundshme me Rusinë

    Shefi i inteligjencës holandeze: Po përgatitemi për një luftë të mundshme me Rusinë

    Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze.

    Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë.

    Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015.

    “Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj – sesa i nevojitet për Ukrainën”. tha Reesink.

    Ai paralajmëroi se Moska nuk po rimbush vetëm arsenalin, por po zhvendos fuqinë zjarrvënëse më pranë kufijve të NATO-s, përfshirë vendet baltike dhe Finlandën.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 9 maj 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 9 maj 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e premte, 9 maj 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 9 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 9 maj 2025…

    Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin.
    Orët e mesditës do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë rrebeshi.
    Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin, sërish më të dukshme shirat priten në Veri të territorit.
    Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në Zonat Verilindore deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
    Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet gjatë pasdites; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 4 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!