Day: May 9, 2025

  • Mbyllja e fushatës, Meta nga qelia: 11 maji vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

    Mbyllja e fushatës, Meta nga qelia: 11 maji vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia ka reaguar pas mbylljes së fushatës koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji “është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.
    ”Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi.

    Sot Shqipëria shkruajti historinë.
    Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren.
    11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar”.

  • Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO)

    Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO)

    9 Maj 2025

    23:23

    Telesport

    Milani ka triumfuar 3-1 përballë Bolognas në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dyja ekipet kishin raste serioze për të shënuar.
    Mirëpo, në minutën e 49-të, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Orsolinit, duke befasuar kuqezinjte. Por, Milani u kundërpërgjigj me anë të Santiago Gimenez, që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Christian Pulisic.
    Gjashtë minuta më vonë, Pulisic shënoi golin e fitores për vendasit, duke kaluar në rolin e heroit. Fitoren e kuqezinjve e vulosi Gimenez (90+3′), duke realizuar golin e dytë personal në këtë takim. Pas javës së 36-të, dy jave pa përfunduar sezoni, Milani është në vendin e tetë me 60 pikë, ndërsa në javen e 37-të takohen me Romën.
    GOLI I GIMENEZ (VIDEO)
    GOLI I PULISIC (VIDEO)
    GOLI I GIMENEZ (VIDEO)
    Kurioz ishte nje moment i golit te trete te ndeshjes, teksa Florenzi qe ndodhej duke bere nxehjen ka shkuar te ngacmoje trajnerin Conceicao qe ia ka kthyer me shaka duke e kapur nga krahet dhe koka.
    SHIKONI VIDEON

  • Mbi 20 mijë persona në shesh”, LaCivita: Jam impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar në mbështetje të Berishës

    Mbi 20 mijë persona në shesh”, LaCivita: Jam impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar në mbështetje të Berishës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama

    Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Chris LaCivita: Yuri Kim ka problemet e saj ne SHBA

    Chris LaCivita: Yuri Kim ka problemet e saj ne SHBA

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

    Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

    Shkelja e rregullave nga ana e fermerëve dhe fjalori përdorur nga njëri-tjetri, solli reagimin e menjëherëshëm të AGAIT.
    Në spektaklin e sotëm moderatorja Luana Vjollca lexoi zarfin me vendimin e AGAIT ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit.
    Alba, Nur, Big Basta, Andrea dhe Big Mama kaluan mënjeherë në televotim, dhe do të jetë publiku i cili me votën e tij do të ndërpresë mbrëmjen e sotme rrugëtimin e njërit prej tyre në Ferma VIP.

    “Ju lutem Big Basta, Anduel, Andrea, Nura, Alba dhe Big Mama ngrihuni në këmbë, kam për të ndarë një vebndim. Përdorimi i një fjalori jo etik, tonet e ngritura të zërit, dhuna verbale dhe bullizimi është rreptësisht i patolerueshëm në Ferma VIP. Si rezultat Agai ka vendosur Anduel, Big Basta, Andrea, Big Mama, Nur dhe Alba ju shkoni menjëherë në televotim. Është publiku ai që vendos sonte për sjelljen që keni bërë. Është sonte publiku që voton dhe vendos. Nga ky moment unë hap televotimin dhe më pas do të kemi emrin e fermerit të eliminuar”, lexoi Luana vendimin në zarf të AGAIT.
     

  • Zgjedhjet në Ferma VIP, ja kush i fitoi

    Zgjedhjet në Ferma VIP, ja kush i fitoi

    Zgjedhjet kaën qenë kryefjala e spektaklit Ferma VIP mbrëmjen e sotme, dhe jo zgjedhja për deputetët, por ajo për shpërblimin.
    Frederik Ndoci dhe Ylli Dreshaj gjatë javës patëm mundësinë për të bërë fushatë për të fituar votat e fermerëve.
    Mbrëmjen e sotme fermerët patën mundësinë të votonin “të preferuarin” e tyre brenda në Fermë.

    Pas votimeve, kryeplaku Albano Bogdo numëroi votat të cilat rezultuan si më poshtë:
    Frederik Ndoci 9 vota
    Ylli Dreshaj 1 votë
    1 votë e pavlefshme
    Shpërblimi të cilin AGAI i dha Frederikut ishte që ti jepte nga një urdhër të gjithë fermerëve.
     

  • Fitorje me përmbysje e Milanit, kuqezinjtë japin sinjalet me Bolognën para finales së Kupës së Italisë

    Fitorje me përmbysje e Milanit, kuqezinjtë japin sinjalet me Bolognën para finales së Kupës së Italisë

    AC Milan ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Bolognën me rezultatin 3-1 në “San Siro”, vetëm pak ditë para përballjes së madhe mes tyre në finalen e Kupës së Italisë.

    Pas një pjese të parë të qetë dhe pa gola, sfida shpërtheu në pjesën e dytë. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Orsolinin në minutën e 49’, duke i befasuar kuqezinjtë.
    Por reagimi i Milanit erdhi shpejt. Santiago Gimenez, i futur në pjesën e dytë, barazoi në minutën e 73’ pas një asisti nga Pulisic. Vetë amerikani përmbysi gjithçka pesë minuta më vonë me një gol të bukur. Në minutën e 90+2’, Gimenez vulosi fitoren me golin e tretë personal për Milanin.
    Një fitore që jo vetëm i jep Milanit moral dhe tre pikë në garën për vendet e larta të Serie A, por është edhe një paralajmërim i qartë për Bolognën, me të cilën do të përballen sërish në finalen e Kupës së Italisë, që do të luhet më 15 maj 2025 në stadiumin legjendar Olimpico të Romës.

    Top Channel

  • Trump akuzohet për racizëm, Afrika e Jugut reagon ndaj planit të ri të emigracionit

    Trump akuzohet për racizëm, Afrika e Jugut reagon ndaj planit të ri të emigracionit

    Qeveria e Afrikës së Jugut ka reaguar me kritika të forta ndaj një nisme të mundshme të administratës amerikane për të pranuar afrikanë të bardhë si refugjatë, një vendim që Pretoria e ka cilësuar si “të motivuar politikisht” dhe të dëmshëm për demokracinë e saj.

    Raportet, të publikuara nga rrjeti amerikan CBS, sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të pranojnë afrikanerë nga Afrika e Jugut, duke i konsideruar ata si viktima të diskriminimit racor.
    Një dokument i parë nga CBS e përshkruan këtë zhvendosje si një “prioritet” për administratën e Presidentit të atëhershëm Donald Trump, megjithëse data e saktë e nisjes së procesit nuk është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
    Në një deklaratë zyrtare të publikuar të premten, Ministria e Jashtme e Afrikës së Jugut i hodhi poshtë këto pretendime dhe theksoi se nuk ka prova që fermerët e bardhë po shënjestrohen për shkak të racës.
    “Pretendimet për diskriminim ndaj pakicës së bardhë janë të pabazuara,” tha Pretoria, duke shtuar se statistikat e krimit nuk mbështesin këtë narrativë.
    Megjithatë, autoritetet e Afrikës së Jugut thanë se nuk do të pengojnë largimin e atyre që duan të zhvendosen, por i kërkuan Uashingtonit garanci që individët e përzgjedhur janë verifikuar plotësisht dhe nuk kanë probleme ligjore të pazgjidhura.
    Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi se po intervistohen individë të interesuar për të emigruar në SHBA dhe se përparësi po u jepet atyre që konsiderohen si viktima të diskriminimit të padrejtë, por pa dhënë një afat të saktë për fillimin e zhvendosjes.
    Ndërkohë, administrata Trump ka akuzuar më herët qeverinë e Afrikës së Jugut për sekuestrim të tokave të fermerëve të bardhë pa kompensim, akuza që Pretoria i ka mohuar kategorikisht.
    Sipas dokumenteve të siguruara nga CBS, një konferencë për shtyp pritet të mbahet të hënën në aeroportin Dulles të Virxhinias, ku do të mirëpritet grupi i parë i refugjatëve afrikanerë.

    Top Channel

  • Berisha: Kuotat e mia, më të larta në të gjithë jetën, do përkthehen në vota! S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

    Berisha: Kuotat e mia, më të larta në të gjithë jetën, do përkthehen në vota! S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi këtë të premte programin e Partisë Demokratike, si dita e fundit e fushatës elektorale para zgjedhjeve të 11 majit.

    I ftuar në Top Story, Berisha theksoi se kuotat e tij sot janë më të larta se të të gjithë jetës së tij, të cilat do të përkthehen në vota.

    Gjithashtu Berisha solli në vëmendje edhe 4 rezolutat ndërkombëtare të partive të djathta evropiane dhe botërore, ku dënojnë narkoshtetin dhe drejtësinë e përdorur kundër opozitës nga kryeministri Edi Rama.

    Berisha: Sali Berisha sikur nesër t’u rikthehet pasioneve të vjetra, unë pasion kryesor kam leximin. Është një punë tre vjeçare me programin, punë shumë serioze, me ekipe ndërkombëtare. Ai program ngjalli skepticizëm kur u pa kur do gjenden këto, unë për herë të parë në jetën time paraqes një program 100% me të njohura, çdo gjë që kam thënë në atë program. Ai program është realisht transformues, këta lanë pensionistët me 140 mijë lekë, Kosova shtoi 20% pensionet, dha nga buxheti 100 milionë euro, Rumania 164 euro, tani e ka 800 e ca euro.

    Po të kisha vazhdu pushtetin s’do kisha imagjinuar që pasardhësi im do të vepronte në këtë mënyrë, nga 860 mijë pensionistë 600 mijë prej tyre me jetë mizerable, unë jam mjek dhe e njoh mjekësinë që në vitet ’70, shëndetësia jonë në 12 vite u shpërbë. Kuotat e Berishës sot janë më të larta se të të gjithë jetës së tij. Do përkthehen dhe për vota. Ky Sali Berishë është më i njohur sot, nuk ka ndodh kurrë që të miratohen 4 rezoluta dhe të gjitha për ato kauza që Berisha ka mbrojtur në izolim të thellë. Chris është njëri prej, sot kishe përfaqësues të Bundestagut gjerman, një Lord anglez me thirrje të madhe publike për PD.

    Ata menduan se unë isha njeriu që nga mesazhet e tyre do të impresionohesha ( për SPAK) unë do të mbroja interesin publik. Krimi elektoral, ai që synon të ndryshojë rezultatin duhet të ndëshkohet. Historia ime kaq ka qenë me ta. Pavarësisht seç ndodhi Vettingu më ka bërë nder kolosal, çdo ditë kur politikanë flitet dhe Vettingu bëhet për mua.