Analisti Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, u shpreh se, vendimi i Departamentit të Shtetit Amerikan u ka dhënë të drejtë, Sali Berishës dhe atij vetë.
Gjatë bisedës në studio, Shkullaku deklaroi se, koha u dha të drejtë njerëzve që kundërshtuan non gratën e Sali Berishës.
‘Pse është i rëndësishëm njoftimi që u dha mbrëmë. Nuk e shoh të rëndësishëm për fatin e Berishës, edhe pse lidhet me një simbolikë, përpjekjen e një njeriu që para 4 vitesh të gjithë e dinin të vrarë politikisht, me Amerikën mbi shpinë, që çdo fushatë do dilte do duronte dhe Yuri Kimin që bënte thirrje, mos votoni non gratën.
Me një njeri që i përçanë partinë, kur kryetari i partisë, e përjashtoi nga grupi parlamentar, kur një zallamahi e madhe njerëzish dilnin e thonin, mori fund Sali Berisha, një katastrofë, si mund të jeni me Sali Berishën, si mund të mbështesni Sali Berishën dhe të dilni kundër Amerikës.
Kjo ishte e gjithë beteja dhe nga pikëpamja personale ka një vlerë për Sali Berishën, që në moshën e tij me vullnetin e tij, doli të tregojë diçka që në botë, por dhe në Shqipëri po zbehet, pra fuqinë e votës, fuqinë e përfaqësimit, fuqinë që të delegon votuesi jo fermanët e paguar.
Unë kam qenë personalisht në një pozitë të vështirë për vite me radhë, përballë njerëzve që më thoshin, që si mund të jesh kundër Amerikës. Ti mund ti thoje sa të doje, që Amerika nuk është një, por janë disa Amerika.
Më e rëndësishmja në deklaratë është fjalia; marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë, nuk mund të merren nga vendimet politike të ish-administratës Biden. Pra është e qartë dhe pse? Çod të thotë merren peng. Për vendime politike të caktuara, për qëllime thellësisht politike të Edi Ramës dhe sponsorëve të tij në Uashington.
A ka pasë ndonjëherë pikë më të ulët në marrëdhëniet shqiptaro amerikane se sa momenti i shpalljes së Sali Berishës non grata. Unë nuk kam parë ndonjëherë një vërshim në faqen e Ambasadës, kundër ambasadores në atë kohë, dhe Antoni Blinken.
Pse, sepse te shqiptarët ishte krijuar perceptimi se këtu po bëhej një padrejtësi dhe Sali Berisha nuk ishte simboli i korrupsionit në këtë vend. Ishte e qartë që ajo gjë po bëhej për ti hapur rrugën dhe noterizuar një masakër elektorale në 2021. Ne e dimë se si i mori votat, Rama në 2021’, tha ndër të tjera, Armand Shkullaku në SYRI TV.








