Pas një sezoni deri tani super zhgënjyes dhe me renditje gati mbijetse, dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Tottenham, arrijnë finalen e Europa League, pasi kanë fituar edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale. Djajtë e Kuq që kishin fituar ndeshjen e parë 3-0, fituan edhe në të dytën me rezultat 4-1, për të kaluar tutje dhe duke eliminuar ekipin tek stadiumi i te cilit zhvillohet finalja, Athletic Club, “San Mames”, Bilbao.
GOLI I JAUREGIZAR – VIDEO
GOLI I MOUNT 1-1 (VIDEO)
Baskët e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Mikel Jauregizar, por Man Utd u kthye në pjesën e dytë dhe shënoi plotë katër herë. Mason Mount shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Casemiro dhe Rasmus Hojlund.
GOLI I CASEMIROS 2-1 (VIDEO)
GOLI I HOJLUND 3-1 (VIDEO)
GOLI I MOUNT 4-1 (VIDEO)
Në anën tjetër, Tottenhami mposhti Bodo/Glimtin me rezultat 2-0 si mysafir në ndeshjen e dytë, dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-1, Spurs shkuan në finale. Dominic Solanke dhe Pedro Porro i shënuan golat në fitoren e Tottenham.
GOLI I PORRO 0-1 (VIDEO)
GOLI I SOLANKE 0-2 (VIDEO)
Ashtu si pritej, Tottenham-Manchester United, derbi i madh anglez do të jetë finalja e kompeticionit Europa League. Tashmë, zyrtare që Anglia çon 6 ekipe sezonin e ardhshëm të Champions League pasi 5 shkojnë nga renditja. Më 21 maj, ora 21:00, në “San Mames”, Bilbao, Spanjë, Ange Postecoglou dhe Amorim do të pëpiqen t’i japin një kuptim sezonit të tyre zhgënjyes.
Day: May 8, 2025
-

EUROPA LEAGUE | Manchester dhe Tottenham nuk falin as ndeshjet e dyta, shikoni 7 golat e dy gjysmëfinaleve sonte (VIDEO)
-

CONFERENCE LEAGUE | Betis sfidon Chelsea-n, Antony superstar me supergol! Braziliani udhëheq ekipin drejt 28 majit
8 Maj 2025
23:54
Telesport
Real Betis dhe Chelsea do të përballen në finalen e Conference League për edicionin 2024/25. Chelsea e ka siguruar vendin e saj në finale pas një performance të sigurt kundër Djurgarden, duke i mposhtur ata 1-0 në “Stamford Bridge” dhe 5-1 në total. Goli i vetëm në ndeshjen e dytë u shënua nga Kiernan Desbury-Hall.
Në finale, Chelsea do të përballen me Real Betisin , të cilit i duhej kohë shtesë për të triumfuar ndaj Fiorentinës. Koha e rregullt u mbyll 2-1 në të mirë të italianëve, por spanjollët shënuan në kohën shtesë për të kaluar në finale.
Antony shënoi të parin dhe asistoi të dytin, për Real Berisin, duke konfirmuar formën e tij. Finalja do të zhvillohet në Ëroclaë të Polonisë, të mërkurën e 28 majit.
GOLI I ANTONY – VIDEO
GOLI I GOSENS – VIDEO
GOLI I GONSENS 2 (VIDEO)
GOLI I ABDE – VIDEO -

Mançester- Totenhem finalja e Bilbaos, Çelsi-Betis në Conference
U përcaktuan emrat e finalstëve në Europa League dhe në Conference League.
Në Norvegji, Bodo/ Glimt u mund sërish nga londinezët e Totenhem 0-2 ndërsa Mançester Jujantid pas fitores në Bilbao 0-3 arrin të tiumfojë dhe sot 4-1.
Ndërkohë në Ligën e Konferencës Çelsi kaloi 1-0 Djrgarden dhe shkon në finale. Sfida e Firences ndërmjet Fiorentinës dhe Betis Sevilje përfundoi 2-1 dhe duke marrë parasysh fitoren e Betis 2-1 në Sevilje sfida shkon në shtesë.Betis shënoi në të 97′ dhe siguroi finalen me Çelsin.
Në kllapa ndeshjet e para
Gjysmëfinale Europa League, kthim:
Bodo/Glimt- Totenhem 0-2 (1-3)
Mançester Junajtid– Bilbao 4-1 (3-0)
Gjysmëfinale Conference League, kthim:
Fiorentina- Betis 2-2 (1-2) në shtesë
Çelsi- Djurgarden 1-0 (4-1)
Vazhdo leximin
-

Berisha në Lezhë: Në 100 ditë ne bëjmë ndryshimin e madh! Bashkohuni në një besëlidhje me ne!
Berisha në Lezhë: Në 100 ditë ne bëjmë ndryshimin e madh! Bashkohuni në një besëlidhje me ne!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e ‘Shqipërisë Madhështore’ gjatë fjalës së mbajtur në tubimin përmbyllës elektoral në Lezhë.
Ai u shpreh se, brenda 100 ditëve të para, qeverisja e PD-ASHM do të bëjë ndryshimin e madh. Berisha tha se, Lezha më shumë se çdo gjë tjetër simbolizon besën tonë, virtytin e të gjitha virtyteve. Simbolizon bashkimin, ndaj dhe këtu nga Lezha u bëj thirrje shqiptarëve të të gjitha bindjeve politike, le të bashkohemi me 11 Maj për të transformuar Shqipërinë në 11 ditë.
“Qytetarë dhe qytetare të Lezhës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ndaj jush që keni mbushur sot në mënyrë madhështore këtë shesh, por ndaj të gjithë qytetarëve të Lezhës, të këtij qarku, nga Kumbulla dhe Mërkurthi gjer në Shëngjin, nga Torovica gjer në Fushë Krujë.
Mbështetja juaj ka qenë dhe mbetet për ne detyrimi më i madh dhe u garantoj se do bëjmë gjithçka për ta shpërblyer me mirënjohje këtë mbështetje.
I dashur zoti Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i qarkut të Lezhës.
I dashur zoti Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat që në themelim i PD.
I nderuar zoti Chris LaCivita, zoti Paul Manafort, i nderuar zoti Philip Griffin.
Të dashur miq, është një mbrëmje madhështore, është mbrëmja ashtu siç duam të bëjmë Lezhën.
Po vij nga Shkodra, në çdo rrugë dhe rrugicë, në çdo qytetar dhe qytetare, shihej qartë fitorja.
E tërë Shqipëria është në këmbë, e tërë Shqipëria pret 11 Majin si orën e votës së shqiptarëve për shpresën, besimin, të ardhmen e Lezhës dhe Shqipërisë.
Një nderim të madh për ju që e shndërruat këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën.
Që ia shuat shpresat dhe e bëtë të presë me tmerr dhe panik 11 Majin si ditën e ndëshkimit të tij shembullor, të merituar.
Miq, Lezha më shumë se çdo gjë tjetër simbolizon besën tonë, virtytin e të gjitha virtyteve.
Simbolizon bashkimin.
Ndaj dhe këtu nga Lezha u bëj thirrje shqiptarëve të të gjitha bindjeve politike, le të bashkohemi me 11 Maj për të transformuar Shqipërinë në 11 ditë.
Dhe unë u jap fjalën ju se pas 100 ditësh, kjo Lezhë, kjo Shqipëri do jetë tjetër.
Në qoftë se dal sot para jush, në qoftë se vij sot për të mbyllur fushatën elektorale me ju, nuk vij për karrigen time.
Jo, vij për një mision. Të transformojmë së bashku Lezhën dhe Shqipërinë.
Vij për një mision që në 100 ditë të përzëmë nga vatrat tona mjerimin e skajshëm që e mbolli Edi Rama me grupin e hajnave të tij.
Në 100 ditë, çdo pensionist që merr sot nën 172 mijë lekë, dhe të tillë sot janë 560 mijë burra dhe gra, do marrë secili jo më pak se 200 euro.
Në 100 ditë, çdo qytetar nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro.
Në çdo pensionist dhe rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit. Do blejë të gjithë gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët.
Në 100 ditë, energjinë elektrike do e paguani me 7 lekë kilovati.
Në 100 ditë, shqiptarët do kenë listën e barnave të rimbursuara 100 përqind që ka republika italiane.
Në 100 ditë, nafta do shitet me çmimin e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë, pra 40 përqind më lirë.
Duam 100 ditë nga ju sepse do jenë 100 ditët tuaja, do jenë 100 ditë të ndryshimeve të mëdha.
Çdo biznesmen i vogël do blejë energjinë me 6 lekë kilovati dhe jo 18.
Çdo biznesmen i vogël do paguaj hapësirën publike një të pestën e asaj që paguan sot.
Do paguajë tarifën e ujit sa gjysmën e asaj që paguan sot.
Pra a nuk përbën kjo një ndryshim të madh për çdo biznesmen?
Çdo biznesmen i mesëm apo i madh, tatim fitimin nga 23 përqind do e ketë 10 përqind.
Të gjithë rrogëtarët me rroga mbi 500 euro do kenë një rritje imediate rroge prej 13 përqind.
TVSH-ja do ulet në 15 përqind.
Miqtë e mi, jo më pak do përfitojnë fermerët e Lezhës dhe të Shqipërisë.
Sot tregjet janë të mbushura me importe sepse janë hapur doganat me Ballkanin e Hapur. Akti i parë, Ballkani i Hapur në kosh të plehrave.
Çdo biznesmen do ketë subvencione për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, të barabarta me fermerin në Maqedoni, Serbi dhe vende të tjera. Sa janë ato? Pesë herë më shumë.
Pra në qoftë se fermeri i Lezhës subvencionohet as 10 përqind të shpenzimeve, fermeri i Kosovës subvencionohet 70 përqind të shpenzimeve. Po më thoni ju mua, kush është më e pasur, Shqipëria apo Kosova?
Prandaj në 100 ditë ne bëjmë ndryshimin e madh. Bashkohuni në një besëlidhje për të votuar mirëqenien tuaj.
Garantoj të gjithë fermerët se prodhimet e tyre do mbrohen në çdo sezon.
Garantoj eksportuesit dhe prodhuesit se do mbështeten fuqimisht nga qeveria.
Mijëra ndërmarrje dhe ferma kanë falimentuar. Eksporti është përtokë për shkak të rënies së euros”, u shpreh Berisha.
-

Berisha: SHBA përmes Departamentit të Shtetit përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit! Ne duhet t’i përgjigjemi këtij apeli
Berisha: SHBA përmes Departamentit të Shtetit përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit! Ne duhet t’i përgjigjemi këtij apeli
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar bandat e Edi Ramës, që po blejnë vota nëpër zona të ndryshme. Nga Lezha, Berisha ka lëshuar akuza me emra ndaj njerëzve të Ramës, që sipas tij janë duke blerë vota në Lezhë, Durrës etj.
“Ergys bëhu gati, së bashku me Altin Hajrin, kriminelin vrasës, bashkë me Pojën dhe banditë të tjerë, do shkoni atje ku e meritoni”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha: Të njëjtin mesazh kam për Ergys Agasin, këshilltarin kriminel të Edi Ramës, që në zbatim të porosive të tij, kalon nga një zonë në një tjetër në Durrës duke blerë vota.
Ergys bëhu gati, së bashku me Altin Hajrin, kriminelin vrasës, bashkë me Pojën dhe banditë të tjerë, do shkoni atje ku e meritoni.
Miq, ju e dëgjuat lajmin, SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit, mbështetjes së demokracisë.
Ne më 11 Maj, këtij apeli, kësaj fryme duhet t’i përgjigjemi.
Të votojmë, ndryshimin të votojmë demokracinë, të votojmë fitoren.
Një mesazh kam në emër tuaj, më lejoni t’u përcjell një mesazh dhjetëra mijëra punonjësve të administratës.
Ne kemi vlerësimi më të madh për çdo punonjës që zbaton ligjin.
Ai është shërbëtor i qytetarëve.
Ndaj dhe u themi nuk duhet të keni asnjë ndrojtje.
Votoni për historinë, votoni për ndryshimin.
Patronazhistët do marrin fundin e tyre.
Patronazhistët nuk i ngatërrojmë kurrë me ju burra dhe gra të ndershëm që i shërbeni qytetarëve shqiptarë.
Këtu janë edhe disa parti të tjera, që të gjitha absolutisht me votat që përpiqen të marrin këtu e aty, por që nuk u bashkuan me ne se nuk i lejuan të bashkohen me ne, ato kanë vetëm si qëllim që Edi Rama të mbetet në pushtet.
Po forcë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka.
Ndaj dhe u ftoj të votoni për ndryshimin, votoni për Lezhën, votoni për Shqipërinë.
Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!
-

BE-ja për vizitën e Vuçiçit në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës
Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.
Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Rusi, ku është takuarme presidentin rus, Vladimir Putin.
“Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.
“Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje.
BE-ja thekson se ka qenë “krejtësisht e qartë” me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e Putinit, në kohën kur agresioni i tij ndaj Ukrainës është i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.
Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetorit të 9 majit dhe takimi i tij me Putinin është i pari që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ai deklaroi para gazetarëve në Moskë se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe shtoi se “nëse dikush duhet ta paguajë çmimin e kësaj vizite, ai do të jem unë, jo shteti”.
Vuçiq tha gjithashtu se pret “reagime shumë të ashpra” nga BE-ja për shkak të kësaj vizite, por se përgjigjja e tij do të jetë “e matur dhe serioze”. Ai paralajmëroi se me Putinin do të diskutojë, ndër të tjera, për marrëveshjen e furnizimit me gaz dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi ruse dhe gjendet nën sanksione amerikane.
Institucionet evropiane kishin reaguar edhe më parë ndaj paralajmërimeve për udhëtimin e Vuçiqit në Moskë. Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Beograd në fund të prillit, tha se vendimi për të udhëtuar në Moskë i takon presidentit të Serbisë, por paralajmëroi se nëse ai e realizon atë, “do ta ketë shumë më të vështirë që ta ndihmojë Serbinë të mbetet e orientuar fort në rrugën evropiane”.
Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./REL -

“Zgjedhjet e 11 majit të shitura”, Prifti: Kjo mazhorancë mund të rrëzohej shumë lehtë
Për pedagogun Rezart Prifti, zgjedhjet e 11 majit nuk pritet të prodhojnë shumë histori. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Prifti tha se PD nuk po bën një garë reale.
Sipas tij lufta e PD mund të konsiderohet me një ndeshje të shitur.
Ai tha se kjo mazhorancë mund të ishte mundur shumë lehtë në këto zgjedhje pas gjithë atyre skandaleve, por që në asnjë moment nuk u shfrytëzuan, madje në disa raste bashkuan edhe votat me PS.Pjesë nga biseda:
Prifti: Unë them që kjo është ndeshje e shitur.
Borakaj: Pse?
Prifti: Ishte mënyra më e lehtë për të ardhur në pushtet sot, pas një mori ndodhish që i kanë ndodhur qeverisë. E para ti duhet të kesh shtëpinë në rregull. Çfarë mund të ndodhte gjëmë më e madhe se arrestimi i Erion Velisë. U arrestua në mënyrë spektakolare, gëzoi anë e mbanë Shqipëri. Numri dy i PS, i projektuar si numri 1 u arrestua në mënyrë spektakolare. Ka valë më të bukur se kjo pëer ta kalëruar.
Borakaj: Se shfrytëzuan?
Prifti: Jo se shfrytëzuan, po di doli dhe mnë mbrojtje, po e preke në Durrës të gjën belaje. Çfarë do ndodhte në një vend të Europës po të ndodhte kjo gjë,. Doishte ndezur flakë. Çfarë bëri PS në 21 janar, e ndezi Tiranën flakë për bllokun e Metës, që ai as nuk u arrestua.
Borakaj: Po i dogjën para gomat te bashkia.
Prifti: Aspekti i dytë kur pashë premtimet elektorale të PD në fillim fare. Kur t’i shkon dhe u thua njerëzve që në 100 ditët e para do të rregulloj problemt e pronës, ik se të kam bërë lanet. Nëse vjen më thua se në 100 ditët e parë do reregulloj statusin e minutorit apo pensionet, ik.
Borakaj: Po mirë diçka do të premtojë.
Prifti: Jo ske pse premton fare. Kur pashë pastaj kur u miratua borfdi i TVSh-së ishte skena spektakël, siç ishin në skenën e parlamentit duke u sharë, e pastaj për 3 minuta e miratuan ky ishte spektakël. Unë u them njerëzve që është legjitimuar shitja e votës. Kur unë shoh që ai që është votuar për të mbrojtur shpresën e shqiptarëve e shet, atëherë pse nuk më lind mua e drejta të shes votën time. Pse dueht unë të të delegoj ty shitjen e votës time. Kjo është analiza që bëj unë. Ndërsa suksesi i partive të vogla nuk dallohet te këto zgjedhje, por te tjetra. Këta janë megallomanë, kujtojnë se do zgjjidhen me herën e parë. Një pjesë të atyre unë i njoh personalisht, janë rrogëtarë. I kam provuar personalisht përballë për t’i bërë po bashkë, po atëherë që ne flasim kot të majtë të djathtë ne jemi të rinj, kur të vemi atje hajde ndahemi.
Borakaj: Çfarë thoshin?
Prifti: U shanë me njëri-tjetrin,a ty mora vesh se ku e merrnin rrogën. Sot flasin dokrra hini. Është dhe një kategori tjetër Lëvizja Bashkë e Arlindit, edhe pse unë jam komplet i kundërt me ata, ideja e tyre ka vdekur 1 shekull para, por mua më pëlqen qendrueshmëria. E dyta është kjo e Shehajt. E vetmja indicie që kam është që Agroni ka refuzuar ofertën e Berishës për Bashkinë, dhe ka refuzuar edhe ofertën për të marrë Tiranën, më pëlqen se tregon se ka ambicie. -

Berisha kërkon votën e shkodranëve! Kreu i PD: Mos mbështesni Tom Pazarin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbylli fushatën elektorale në Shkodër, qarkun e njohur si bastion i së djathtës.
Mitingu në Shkodër u zhvillua pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi për një gazetar amerikan se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, dhe lideri i opozitës shfrytëzoi këtë lajm për të falënderuar shkodranët të cilët e mbështetën dhe i dhanë atij fitoren e parë elektorale më 6 marsin e vitit 2022.
“E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington. Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira”, tha Berisha.Berisha ftoi shkodranët që, para se të votojnë, të mendojnë për jetën e tyre në 12 vitet e qeverisjes së PS. Sipas Berishës, këto vite sollën largimin e 1 milion shqiptarëve, varfërimin e qytetarëve dhe vetëm PD mund ta bëjë të nesërmen më të mirë.
“Do të vendosim minimumin jetik 200 euro. Do të vendosim rrogën minimale 500 euro. Do të vendosim kartën e konsumatorit ku ata që marrin rroga të ulëta dhe pensione do të kenë 20 përqind më lirë ushqimet”, u shpreh ai.
Tre ditë para zgjedhjeve, kryetari i PD u bëri apel shkodranëve të mos votojnë Tom Doshin.
“Qytetarë të mençur të Shkodrës, u bëj thirrje, asnjë votë për Tom Pazarin. Asnjë votë. Vota për Tomën është e tëra votë për Edi Ramën. Toma është skllavi i Edi Ramës”, tha kryetari i PD.
Në krahun e Berishës në Shkodër ishte edhe strategu i fushatës elektorale të presidentit amerikan Trump, Chris LaCivita.
“Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Joseph Stalin. Tani ka ardhur koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. Rrëzoni korrupsionin! Rrëzoni dështimin ekonomik! Rrëzoni varfërinë!”, u shpreh Chris LaCivita.
Pas Shkodrës, Berisha mbylli fushatën elektorale edhe në Lezhë. -

Trump bisedon në telefon me Zelenkyn pas ratifikimit të marrëveshjes së mineraleve të rralla, Kievi: Presidenti amerikan kërkoi…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një bisedë telefonike sot, e cila u përqendrua në marrëveshjen e të dyja palëve për burimet natyrore.
Në një deklaratë fillestare, një zyrtar ukrainas tha se biseda “shkoi shumë mirë”, pa përmendur përmbajtjen e saj apo detaje të tjera.
Presidenti ukrainas thuhet se po këmbëngul për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor pa kushte nga Rusia.
Kievi tha se Trump kërkoi të mësonte situatën e saktë në fushat e betejës, ndërsa u informua për ratifikimin e marrëveshjes për mineralet e rralla.
Më herët gjatë ditës së sotme, parlamenti ukrainas ratifikoi marrëveshjen me SHBA-në për shfrytëzimin e burimeve natyrore të Ukrainës.Top Channel
-

“S’ka pasur polici e BKH në asnjë shtab tonin”, PSD reagon pas aksionit të SPAK në Shkodër: Të hetohet çdo krim zgjedhor
Partia Social Demokrate ka përgenjeshtruar lajmet në rrjet për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të kësaj partie në veri të vendit.
Teksa shpreh mbështetjen për SPAK, PSD përmes një deklaratë thotë se nuk ka pasur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale.
Deklaratë për shtyp e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.
Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës.
Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze dhe të papranueshme.
Ne mbështesim SPAK-un në mënyrë të padiskutueshme, madje kemi bërë deklarata të shpeshta si dhe thirrje për SPAK-un dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor. Për më tepër, PSD-ja ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve përkatëse që të marrin seriozisht ankesat e qytetarëve në Qarkun e Shkodrës dhe të hetojnë fuqimisht çdo shkelje të ligjit në drejtim të krimeve zgjedhore.
PSD-ja nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje me askend tjetër të cilëve u janë kryer kontrolle në zyrat apo banesat e tyre. Në vijim, kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë.
Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese.Top Channel