Day: May 6, 2025

  • Cilat Janë Llojet më të Mira të Aloe Verës – Zbulojeni Përmes Fotove

    Cilat Janë Llojet më të Mira të Aloe Verës – Zbulojeni Përmes Fotove

    Aloe njihet si bima e përjetësisë dhe simbol i parajsës.
    Vlerat e Aloe Verës janë të mrekullueshme dhe me siguri lexuesit e AgroWeb.org janë të mirëinformuar.

    Këtë bimë të mrekullueshme mund ta kultivoni edhe në shtëpinë tuaj dhe ta keni gati për urgjenca si gërvishtje, çarje apo djegie.
    A e dini se nga kjo bimë mund të përfitoni shumë edhe nëse e pini?
    Aloe Vera përmban mbi 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale që promovojnë përthithjen sa më të mirë të ushqyesve për të cilat trupi ka aq shumë nevojë.
    Llojet më të mira të bimës së Aloe Verës
    Në botë, gjenden mbi 400 varietete të bimës së Aloe Verës, por jo të gjitha janë të mira dhe të vlefshme për konsum nga njerëzit.
    Shumica e këtyre varieteteve shërbejnë për dekorim, dhe vetëm pak prej tyre kanë efektet çudibërëse për mirëqenien e njeriut. Sipas një publikimi të Medical Plants of the World, varietetet më të mira të Aloe Verës janë:
    Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

    Aloe Arborescens

    Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata

    Aloe Ferox

    Kjo bimë në Shqipëri gjendet në pikat e tregëtimit të luleve, por edhe pranë kompanive që furnizojnë me lule të gjithë tregun e qyteteve në vend. Të dhënat e publikuara nga “The Journal of Environmental Science and Health”, tregojnë se Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar.
    Por këto nuk janë vlerat e vetme të bimës së Aloe Verës.
    Nëse konsumoni ose përdorni Aloe Vera, atëherë do të përmirësoni disponibilitetin e vitaminës B12 në organizëm.
    Kjo do të thotë se trupi do ta përthithë dhe përdorë më mirë këtë vitaminë të nevojshme.
    Ajo përmban gjithashtu vitaminat A, C, E, acid folik, si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6.
    Kjo bimë e mrekullueshme përmban 20 nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.
    Përveç rolit të pastrimit të organizmit, Aloe Vera përqendrohet kryesisht tek largimi i toksinave nga stomaku, veshkat, shpretka, tëmthi dhe mëlçia.
    Gjithashtu  ndihmon me tretjen, ulçerën dhe inflamacionin në stomak.
    Aloe Vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti.
    Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.
    Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Sigurohuni që të përdorni xhel të pastër që nxirret nga pjesa e brendshme e gjetheve të bimës.
    Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta./AgroWeb.org

  • Vezë të Pjekura në Tavë – Si t’i Përgatisni

    Vezë të Pjekura në Tavë – Si t’i Përgatisni

    Ka shumë pak ushqime që mund të zëvendësojnë vezët apo rolin e tyre në receta.

    Janë thuajse kudo sepse japin plot shije dhe vlera.

    Me siguri edhe ju preferoni t’i konsumoni në mëngjes, drekë apo darkë në forma të ndryshme.

    AgroWeb sot ju sugjeron një recetë të re, pak larg asaj klasikes se gatimit të vezëve të skuqura apo të ziera.

    Mësoni më poshtë recetën e plotë të tyre.

    Përbërësit për 6 persona

    2-3 lugë gjelle vaj ulliri

    1 lugë kafe spec i kuq i ëmbël

    Kripë

    1 qepë e njomë

    1 thelbi hudhër

    1 tas domate qershi

    Bukë e zezë e prerë hollë

    6 Vezë

    Fara speci djegës

    Majdanoz

    Fara speci djegës

    Domate të freskëta

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ndizni furrën në temperaturën 180 gradë C.

    Më pas zgjidhni një tavë me kupa si ato që përdoren për të gatuar recetën e cupcake.

    Nëse nuk e keni një të tillë, mund të përdorni kupa të vogla dhe t’i vendosni në një tepsi të madhe.

    Vazhdoni duke i lëyer kurpat e tavës tuaj me vaj.

    Ndërkohë në një tigan skuqni qëpën, hudhrën dhe erëzat për rreth dy minuta, derisa qepa të zbutet.

    Shtoni domatet e prera në kubikë dhe skuqini për dy deri në tre minuta të tjera.

    Merrni fetat e bukës dhe i shtypni me një shishe qelqi derisa të kenë marrë një formë pete dhe i vendosni në format e tavës.

    Mbushni format me qepën dhe domaten e skuqur në tigan dhe shtoni një kokërr vezë në çdo formë.

    Futeni tavën në furrë për rreth 15 minuta, derisa veza të jetë mpiksur.

    Sugjerohet që të konsumohen të ngrohta.

    Mund t’i servirni me domate të freskëta, fara speci djegës dhe majdanoz përsipër.

    Zgjidhja ideale për një mëngjes të shpejtë dhe shumë të shijshëm!/AgroWeb.org

  • Probleme me Ngërçin? Faktorët e Rrezikut, Arsyet dhe Zgjidhjet

    Probleme me Ngërçin? Faktorët e Rrezikut, Arsyet dhe Zgjidhjet

    Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup
    Nëse jeni zgjuar ndonjëherë gjatë natës ose gjatë ecjes nga ngërçi, ju e dini mirë që shtrëngimet shkaktojnë dhimbje të forta.

    Periudhat e gjata të ushtrimit ose të punës fizike, veçanërisht në mot të nxehtë, mund të çojnë në shfaqjen e ngërçit në muskuj.
    Por edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.
    Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur dhe të mprehtë, mund të ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.
    Shkaqet
    Përdorimi i tepruar i muskujve, etja, tendosja e muskujve ose thjesht mbajtja e një pozicioni për një periudhë të zgjatur mund të shkaktojë ngërç muskulor. Megjithatë, në shumë raste, shkaku nuk dihet.
    Dhimbjet e muskujve mund të jenë të lidhura me probleme mjekësore themelore, të tilla si:

    Furnizimi i pamjaftueshëm me gjak. Shtrëngimi i arterieve që çojnë gjak në këmbët tuaja mund të prodhojë raste të ngërçit.
    Shtypja e fijeve nervore. Shtypja e nervave në shtyllën kurrizore (stenoza e mesit) gjithashtu mund të prodhojë dhimbje të ngërçit në këmbët tuaja. Dhimbja zakonisht përkeqësohet sa më gjatë të ecni. Duke ecur në një pozicion paksa të përkulur – siç bëni kur shtyni një karrocë para jush – mund të përmirësoni dhe ulni dhimbjen.
    Pamjaftueshmëria e mineraleve në organizëm. Mungesa e mineraleve jetësore si kalium, kalcium ose magnez në ushqimin tuaj ndihmojnë shfaqjen e ngërçit.

    Në disa raste mjekimet farmaceutike për presionin e lartë të gjakut, gjithashtu e zbrazin organizmin nga këto minerale.
    Faktorët e rrezikut që rrisin rrezikun e ngërçeve të muskujve përfshijnë:

    Mosha. Njerëzit e moshuar humbasin masën e muskujve, kështu që muskujt e mbetur mund të kontraktohen më lehtë.
    Dehidratimi. Personat që lodhen dhe humbasin ujë, shpesh hasin dhimbje të muskujve.
    Shtatzënia. Dhimbjet e muskujve gjithashtu janë të zakonshme gjatë shtatzënisë.

    Problemet Mjekësore me Shëndetin
    Ju mund të jeni në rrezik më të lartë të ngërçeve të muskujve nëse keni probleme me diabetin, nervat, mëlçinë ose çrregullimet tiroide.
    Këto hapa ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

    Shmangni dehidratimin. Pini shumë lëngje çdo ditë. Sasia e ujit varet nga ajo që hani, gjinia, niveli i aktivitetit tuaj, moti, mosha dhe mjekimet që merrni.
    Shtrini muskujt tuaj. Bëni ngrohjen fizike para dhe pas përdorimit të ndonjë muskuli për një periudhë të zgjatur.

    Nëse keni tendencë të keni dhimbje në këmbë gjatë natës, ushtroni pak muskujt e gjymtyrëve para gjumit.
    Ushtrimi i lehtë, siç është hipur në një biçikletë stacionare për disa minuta para gjumit, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve gjatë gjumit.
    Kur duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku
    Ngërçet e muskujve zakonisht zhduken vetvetiu por ndonjëherë janë serioze sa duhet për të kërkuar kujdes mjekësor. Kur ngërçet shkaktojnë problemet e mëposhtme duhet të paraqiteni tek mjeku.

    Shkaktojnë dhimbje të rënda
    Janë të lidhura me ënjtje të këmbëve, skuqje ose ndryshime të lëkurës
    Janë të lidhura me dobësi të muskujve
    Ndodhin shumë shpesh

    Ngërçi që shkaktohet nga disa ilaçe dhe medikamente
    Ngërçet njihen si efekte anësore kur përdoren disa ilaçe të caktuara për probleme të tjera të shëndetit. Ato shfaqen me nifedipine (Procardia dhe të tjerë), të përdorura për shtrëngime kraharori, tension të lartë të gjakut dhe kushte të tjera).
    Ngërçet shfaqen edhe prej disa ilaçeve të azmës si terbutalina (Brethine) dhe albuterol (Proventil, Ventolin dhe të tjerë). Disa ilaçe që përdoren për të ulur kolesterolin, siç është lovastatina (Mevacor), gjithashtu mund të çojnë në ngërçe.
    Kinina është një substancë që ul ngërçin dhe në sasi minimale gjendet tek uji tonik. Mjaft persona vënë re lehtësim nga ngërçet si rezultat i përdorimit të ujit tonik.
    Por kinina si preparat është i dëmshëm për shtatëzënat dhe për personat me probleme të tensionit. Mjaftohuni me ujin tonik pa ekzagjeruar në sasi.
    Këshilla praktike për ngërçin
    Sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur dhe shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda.
    Nëse ju kap gjatë natës, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shumë shpejt./AgroWeb.org
    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
    Burimi: U.S. National Library of Medicine

  • Dhimbja në Fundshpinë – Çfarë e Shkakton dhe si ta Shmangni?

    Dhimbja në Fundshpinë – Çfarë e Shkakton dhe si ta Shmangni?

    Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa gjërave që bëjmë çdo ditë mund të na ndihmojë ta shmangim problemin.

    “Bright Side” tregon cilat janë disa zakone të përditshme në dukje të padëmshme që përfundimisht mund të shtrembërojnë shtyllën kurrizore.
    Vishni funde të ngushta dhe taka të larta
    Fundet e ngushta mund të kufizojnë lëvizjen në ijët tuaja, gjë që shkakton tendosje të shtyllës kurrizore. E njëjta gjë ndodh kur vishni një palë taka të larta: këto këpucë i pozicionojnë këmbët tuaja në një lartësi jo të natyrshme, e cila nga ana tjetër bën që muskujt në pjesën e poshtme të shpinës të zhvendosen. Për të shijuar modën pa sakrifikuar shëndetin tuaj, zgjidhni funde që lejojnë këmbët të lëvizin lirshëm.
    Jeni të stresuar
    Kur trupi lëshon hormone të stresit, kjo bën që muskujt të shtrëngohen në mënyrë instiktive. Tensioni në muskujt tuaj, nga ana tjetër, çon në ndjesi të dhimbshme në qafë, shpatulla dhe shpinë. Studimet kanë treguar se përfshirja e relaksimit në rutinën tuaj të përditshme mund të përmirësojë në mënyrë efektive dhimbjen e shpinës.
    Përdorni një jastëk të papërshtatshëm për të fjetur
    Shumica e jastëkëve e vendosin kokën tuaj në një pozicion të panatyrshëm, i cili ushtron presion në qafë dhe në shtyllën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje dhe gjumë të dobët. Nëse nuk mund ta imagjinoni të flini pa jastëk, gjeni një që përshtatet me ju dhe vendosni një tjetër midis gjunjëve.
    Po lani enët në mënyrën e gabuar
    Përkulja mbi lavamanin tuaj gjatë larjes së enëve ushtron presion në pjesën e poshtme të shpinës, duke bërë që muskujt në këtë zonë të tendosen. Kur e mbani këtë pozicion për disa minuta, mund të dëmtoni shpinën çdo ditë. Për të shmangur tendosjen e pjesës së poshtme të shpinës, vendosni njërën këmbë në një stol të vogël. Kjo do t’ju ndihmojë të rregulloni qëndrimin tuaj.
    Ngjisni shpesh shkallë
    Nëse vuani nga dhimbje në gju ose shpinë, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përdorni shkallët si një mënyrë për të humbur peshë.
    Lexoni në shtrat
    Zakoni i leximit të disa faqeve të librit tuaj të preferuar para se të flini mund të çojë në ngurtësim të shpatullave dhe të shpinës. Kur mbështetemi gjatë kohës që lexojmë në shtrat, kjo shkakton tension në shpinë dhe muskuj në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, gjë që shkakton dhimbje. Nëse leximi i një libri para se të flini ju ndihmon të relaksoheni pas një dite të ngarkuar, investoni në një karrige që ju ofron një mbështetje të mirë për kurrizin./Burimi:Panorma

  • Trump shpall armëpushimin me grupin Houthi! Rebelët jemenas: Sulmet kundër Izraelit do vazhdojnë

    Trump shpall armëpushimin me grupin Houthi! Rebelët jemenas: Sulmet kundër Izraelit do vazhdojnë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur papritur përfundimin e konfliktit me Houthit në Jemen – pas dy muajsh bombardimesh amerikane – dhe rifillimin e lundrimit tregtar pa rrezikun e sulmeve nga milicia e mbështetur nga Irani. Dhe këtë e konfirmon edhe Omani, përmes ministrit të Jashtëm Badr al-Bousaydi, i cili ka shpjeguar: “Në vijim të diskutimeve dhe kontakteve të fundit të zhvilluara nga Sultanati i Omanit me Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet kompetente në Sana, përpjekjet kanë çuar në një marrëveshje armëpushimi mes dy palëve”. Ai ka shtuar se “në të ardhmen, asnjëra palë nuk do të shënjestrojë tjetrën, përfshirë anijet amerikane, në Detin e Kuq dhe në ngushticën Bab al-Mandeb”.
    Nga fronti jemenas, zyrtari i lartë i Houthive, Muhammad al Buhaythi, ka deklaruar se “grupi është i gatshëm të ndalë sulmet ndaj anijeve ushtarake amerikane nëse Trump ndalon sulmet ajrore në Jemen, por operacionet kundër Izraelit në mbështetje të Gazës do të vazhdojnë”.
    Nuk ka ardhur asnjë koment zyrtar nga Izraeli, ku televizioni publik Kan ka zbuluar se zyrtarët izraelitë janë ndjerë “të tronditur” nga deklarata e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e bombardimeve në Jemen sepse “Houthit janë dorëzuar”.Shtetet e Bashkuara nuk e kishin informuar paraprakisht Izraelin për deklaratën, sipas burimeve. Trump e kishte paralajmëruar lajmin gjatë një shkëmbimi pyetjesh me gazetarët gjatë takimit dypalësh me kryeministrin e ri kanadez, Mark Carney, në vizitë në Shtëpinë e Bardhë. “Houthit – ka deklaruar ai – na kanë thënë se nuk duan të luftojnë më. Na kanë thënë, ‘ju lutem, mos na bombardoni më’, dhe kanë premtuar se nuk do të sulmojnë më anijet tregtare”.
    “Na kanë premtuar – ka vazhduar – se do ta mbajnë fjalën dhe, për ta nderuar atë, ne do të ndalim bombardimet”. Kur gazetarët e pyetën se nga e kishte marrë këtë informacion, Trump fillimisht u përgjigj se “nuk ka rëndësi”, pastaj shtoi se e kishte dëgjuar të thuhej dhe se vinte nga “një burim shumë i mirë”.
    Shtetet e Bashkuara ishin angazhuar prej kohësh për rihapjen e rrugëve tregtare të sulmuara nga Houthit, të cilët vetëm disa orë para njoftimit të Trump kishin deklaruar se ishin të angazhuar në një “luftë të shenjtë”. Aktualisht nuk ka konfirmime nga milicia jemene.
    Gjatë ditës, Forcat e Armatosura Izraelite kishin konfirmuar një sulm masiv në Jemen, për ditën e dytë radhazi: kësaj radhe është goditur kryesisht kryeqyteti Sana dhe aeroporti i tij, si përgjigje ndaj sulmit të Houthive në aeroportin e Tel Avivit të dielën e kaluar.
    “Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar pak më parë dhe kanë shkatërruar infrastrukturat e Houthive në aeroportin kryesor të Sanas, në Jemen, duke e bërë atë plotësisht të papërdorshëm. E kemi nxjerrë jashtë funksionit. Kjo ndodhi pas lëshimit të raketave nga organizata terroriste ndaj aeroportit Ben Gurion”, ka deklaruar zëdhënësi i IDF, duke shtuar se aeroporti përdoret nga Houthit për transferimin e armëve dhe militantëve dhe që drejtohet rregullisht nga regjimi i Houthive për qëllime terroriste.
    “Disa qendra elektrike janë goditur në zonë, si dhe fabrika e çimentos Al Imran, e vendosur në veri të kryeqytetit dhe që, sipas IDF-së, “përbën një burim të rëndësishëm për regjimin terrorist të Houthive dhe përdoret për ndërtimin e tuneleve nëntokësore dhe infrastrukturave të tjera terroriste”. /La Repubblica/

  • Shmanget tragjedia! Përplasen në ajër tre avionë ushtarakë gjatë shfaqjes në Itali, plagoset një pilot (VIDEO)

    Shmanget tragjedia! Përplasen në ajër tre avionë ushtarakë gjatë shfaqjes në Itali, plagoset një pilot (VIDEO)

    Një incident ndodhi gjatë një shfaqjeje ajrore të skuadriljes akrobatike italiane Frecce Tricolori në ishullin Pantelleria.
    Gjatë një prej manovrave të para, dy prej avionëve u përplasën në ajër. Një avion tjetër preku gjithashtu njërin prej tyre.
    Një nga avionët, i cili kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme, përfundoi jashtë pistës pas një uljeje emergjente. Piloti i tij, Luca Battistoni, 32 vjeç, u plagos lehtë dhe u shtrua në spital pasi pësoi një dëmtim në gju, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy avionët e tjerë arritën të uleshin pa probleme dhe pa dëmtime për ekuipazhin.
    Forcat Ajrore Italiane raportuan për një “ndarje anomale të formacionit gjatë manovrës kardioidale”, ndërsa përjashtuan mundësinë e goditjes nga zogjtë, një shkak i zakonshëm në incidente të ngjashme. Kutitë e zeza do të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve të sakta të përplasjes.

    Kryetari i bashkisë së Pantellerias, Fabrizio D’Ancona, tha se “një tragjedi u shmang për pak” dhe se nuk pati asnjë rrezik për publikun, i cili ndodhej në një distancë të sigurt.
    Incidenti ndodhi gjatë një dite festive për hapjen e një baze ajrore në ishull dhe rikujton aksidentin fatal të vitit 2023 në Torino, ku një vajzë 5-vjeçare humbi jetën pas përplasjes së një avioni të Frecce Tricolori me një makinë.

  • Inter eliminon Barcelonën në një përballje që do mbahet mend gjatë dhe pret biletën për në finale (video)

    Inter eliminon Barcelonën në një përballje që do mbahet mend gjatë dhe pret biletën për në finale (video)

    Inter është finalisti i parë i këtj sezoni të Champions League. Zikaltrit kanë eliminuar Barcelonën pas dy përballjeve që do mbahen mend gjatë nga të gjithë dhe presin biletën për në finalen e madhe, e cila do luhet më 31 mja në “Allianz Arena” në Munich. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe sot në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e deri në fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3 gjatë kohës së rregullt. Në kohën shtesë prej 30 minutash, Interi shënoi golin e katërt që vulosi kualifikimin për në finale.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen.
    Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.
    Nëse në pjesën e parë dominoi Interi, në të dytën ndodhi e kundërta. Pjesa e dytë në “San Siro” ka nisur shumë vrullshëm, katalanasit fillimisht ngushtuan shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të. Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.
    Por Barcelona nuk mjaftohet me kaq, pas 5 minutash gjen golin e barazimit. Dani Olmo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe dërgon topin me kokë në rrjetë pas asistit të Gerard Martin.  Minutat e mbetura folën vetëm për katalanasit dhe mundi i tyre u shpërblye në minutën e 88-të, ku Raphinha shënoi golin e përmbysjes së madhe. Tentativa e parë e brazilianit u ndal nga Sommer, por jo e dyta, topi përfundon në rrjetë dhe Barcelona feston golin e tretë.
    Kur katalanasit po bëheshin gati të nisin festën, Inter gjen forcën dhe barazon shifrat me Acerbi-n. Një top i gjatë i Sommer dhe Dumfries përfiton nga një gabim fatal i Gerard Martin, holandei pason në zonë ku Acerbi bën rolin e sulmuesit dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 3-3. Duke ditur që edhe ndeshja e parë ka përfunduar po në barazim 3-3, sfida shkon në shtesën prej 30 minutash.
    Spektakli nuk mungoi as në kohën shtesë. Në minutën e 98-të, Thuram merr një e nga një pas vetes mbrojtësit e Barcelonës, francezi pason për Taremi brenda zonës, ky i fundit asiston për Davide Frattesi, i cili me një goditje të bukur dërgon topin në rrjetë dhe kalon Interin në avantazh 4-3.
    Barcelona bën gjithçka të barazojë shifrat po nuk ia del dot. Inter fiton përfundimisht 4-3 dhe shkon në finalen e Champions League.
    SHIKOGOLAT

  • Çmenduri në ‘San Siro’, Inter Barça përsërisin 3-3 e Katalonjës, në shtesë vendos Fratezi

    Çmenduri në ‘San Siro’, Inter Barça përsërisin 3-3 e Katalonjës, në shtesë vendos Fratezi

    Champions League, gjysmëfinale:

    Inter-Barcelona 4-3 (3-3) (Lautaro Martinez 21′, Çalhanoglu 45′ (p) Açerbi 90’+3′, Fratezi 99′ / Erik Garsia 54′, Olmo 60′, Rafinja 87′)

    E pabesueshme ajo që ngjau në 90′ në Milano ndërmjet Interit dhe Barcelonës për biletën e parë të finales së Mynihut më 31 maj 2025.

    Nisur nga 3-3 e realizuar në të vajtjes, dy skuadrat nisën të sulmojnë që në fillim të ndeshjes në San Siro. Në fakt, sikundër dhe në Barcelonë ishte skuadra e Inzagit që shënoi e para me Lautaron.

    Vjen edhe i dyti me penallti shënuar nga Çalhanoglu për zikaltërit (45′) ndërsa në pjesën e dytë Blaugranët barazuan furishëm shpejt me Erik Garsia e Dani Olmo. Në fund, ekipi i gjermanit Hansi Flik shënon sërish me Rafinja ndërsa në shtesë Açerbi barazon për 3-3.

    Në shtesën e parë, nata magjike e kësaj gjysmëfinalje vijoji, ndërsa Fratezi (99′) shënon për herë të katërt për Interin. Megjithë orvatjet e rastet e shumta të Barcelonës, Inter arriti të ruajë avantazhin dhe shkon në finale.

    Vazhdo leximin

  • Inter magjik, eleminon Barcelonën dhe shkon në finale të Champions League

    Inter magjik, eleminon Barcelonën dhe shkon në finale të Champions League

    Inter-Barcelona 4-3 (3-3) (Lautaro Martinez 21′, Çalhanoglu 45′ (p) Açerbi 90’+3′, Fratezi 99′ / Erik Garsia 54′, Olmo 60′, Rafinja 87′)

    E pabesueshme ajo që ngjau në 90′ në Milano ndërmjet Interit dhe Barcelonës për biletën e parë të finales së Mynihut më 31 maj 2025.

    Nisur nga 3-3 e realizuar në të vajtjes, dy skuadrat nisën të sulmojnë që në fillim të ndeshjes në ‘San Siro’. Në fakt, sikundër dhe në Barcelonë ishte skuadra e Inzagit që shënoi e para me Lautaron.

    Vjen edhe i dyti me penallti shënuar nga Çalhanoglu (45′) për zikaltërit ndërsa në pjesën e dytë Blaugranët barazuan furishëm shpejt me Erik Garsia e Dani Olmo. Në fund, ekipi i gjermanit Hansi Flik shënon sërish me Rafinjan ndërsa në shtesë Açerbi barazon për shifart e çmendur 3-3.

    Në shtesën e parë, nata magjike e kësaj gjysmëfinalje vijoji, ndërsa Fratezi (99′) shënon për herë të katërt për Interin. megjithë orvatjet e rastet e shumta të Barcelonës, Inter arriti të ruajë avantazhin dhe shkon në finale.

    Finalistja tjetër do të dalë nga dueli PSG-Arsenal (1-0). Takimi zhvillohet nesër në orën 21:00./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Berisha: Për Edi Ramën Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

    Berisha: Për Edi Ramën Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

    Berisha: Për Edi Ramën Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë me banorët e Klosit, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se dikur shprehej se Rruga e Arbrit nuk bëhej dhe kryebashkiakun Agron Malaj, si njeriun më të pasur të zonës.

    Berisha tha se, për Edi Ramën, Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë. Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit.

    Berisha: Ju falënderoj shumë përzemërsisht, për këtë pritje kaq të ngrohtë, kaq vonë, por unë nuk mund ta kaloja turin tim në Dibër pa u ndal tek ju.

    Banorët e mrekullueshëm, mbështetësit e fuqishëm të PD, pa u përshëndetur me ju dhe kam shumë kënaqësi që vij këtu me Xhelal Mziun, udhëheqësin e qarkut të Dibrës për PD-ASHM, dhe këta kandidatë për deputetë, personalitete të vërtetë të këtij qarku, të PD dhe të vendit në tërësi, të cilët do t’ju përfaqësojnë ju dhe interesat tuaja me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm.

    Unë, nuk ka nevojë t’ju flas për këta kandidatë për deputetë, se i njihni vet, sa i njoh dhe unë. Por një gjë është e sigurt, se midis Basir Çollakut, Xhemal Gjunkshit, Xhelal Mziut. Midis Përparim Spahiut, dhe ish-kryetares së PD dhe tani kandidate, Denisa Vata, dhe përfaqësuesve të tyre në Mat dhe në Dibër, është një ndryshim i jashtëzakonshëm.

    Miq, ky Agron Malaj, para disa vitesh, ky ishte oficer në organet e rendit apo të Gardës së Republikës. Sot ky, është njeriu më i pasur i Matit dhe ju siguroj se, atë pasuri, së bashku me vëllain e tij, Fatosin, e ka qindarkë për qindarkë të vendosur vetëm nga korrupsioni shtetëror, nga tenderat, që normalisht nuk duhet t’i fitonte kurrë në shtet.

    Këta krijuan një sistem që nuk ka ekzistuar kurrë. Këta krijuan sistemin që, paratë dhe taksat tuaja që përdoren për shkolla, për ndërtime, për të gjitha, t’i marrin për vete. Të krijojnë sipërmarrje dhe t’i marrin vet.

    Dhe, çfarë solli kjo? Kjo solli, po të vish sot në Mat, dhe kudo në jug, janë të mbetura aty ku kanë qenë, asnjë investim të përfillshëm. Rrugë të rrënuara, shkolla të rrënuara, qendra shëndetësore të shkatërruara. Ndërkohë, miliarda e miliarda euro tendera të shndërruara në pasuri të tyre.

    Ndaj dhe, çfarë bëri Edi Rama, miq.

    Edi Rama i mori një e nga një këta dhe i tha: këto para që keni vjedhur, unë i dua vota.

    Ju vërtetë u bëtë pasanikë, por tani unë dua vota.

    Secili prej tyre, në mënyrë absolute, ka dosje në prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Dhe këta tani, bëjnë gjithçka të rrëmbejnë votat tuaja.

    Por ky është vetëm njëri aspekt. E keni dëgjuar shumë ju se ka akuzuar Edi Ramën se ka diskriminuar veriun. E ka diskriminuar, ua them unë, se kot nuk mund ta akuzoja kurrë.

    Ai është një njeri që trashëgon urrejtje për veriun, sepse e kanë patur baballarët e tij atë urrejtje dhe me radhë. Por, çfarë mund t’ju them për këtë.

    Ai, edhe jugun. Paratë i ka çuar atje, por ai ka vjedhur, nuk ka investuar për qytetarët. Jo, absolutisht!

    Unë isha në Gramsh. Asnjë kilometër rrugë. Edhe t’u them një gjë, Gramshi është jashtëzakonisht i paurbanizuar, të themi të vërtetën. Asnjë kilometër, asnjë investim. Vetëm propagandë.

    Ishte në dibër dhe foli tha: nuk them më që nuk do bëj Rrugën e Arbrit. Dy gjëra do t’u them ju dhe të gjithë banorëve të këtij qarku.

    Në mënyrë absolute, Rruga e Arbrit për Edi Ramën nuk bëhej kurrë, ta dini këtë.

    Se, nuk thotë dot 1 kilometër rrugë të re që ka hapur në të gjithë zonën e veriut, 1 kilometër, po jo më të hapte Rrugën e Arbrit. E dyta, ju garantoj, sepse thashë, ne e ndërtuam 32 kilometrat mbetën 27, ato nuk mund të lihen të papërfunduara. Dhe e lamë gati. Paratë dhe kontratën. E prishi kontratën.

    Tani bëri ç’bëri një gjë dua t’u them banorëve të këtij qarku, që ajo rrugë, e cila në kontratë është për t’u vendosur taksa, nuk do vendos taksë kurrë në atë në rrugë. Dhe ju duhet që do të qarkulloni pa asnjë taksë, sikundër ju,sikundër të gjithë. Se ka vënë dy taksa. Për të ardhur tjetri nga Tropoja, duhet të paguajë një taksë në Kalimash dhe një taksë tek Ura e Limuthit. Dy taksa, por nuk janë pak. Se janë 7 euro së bashku, dhe po të jetë kamion është 40 euro, është 50 euro, është qamet. Këto do të hiqen në mënyrë përfundimtare.