Day: May 3, 2025

  • Verstappen “pole position” dhe rekord në pistën e Majemi, tjetër zhgënjim për Ferrari

    Verstappen “pole position” dhe rekord në pistën e Majemi, tjetër zhgënjim për Ferrari

    3 Maj 2025

    23:23

    Telesport

    Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Majemi, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Florida në Formula 1. Një paraqitje e shkëlqyer e kampionit të botës, që dha kohën rekord 1’26”204.
    Ai do të ndajë vijën e parë të nisjes së bashku me britanikun Lando Norris, fitues i garës sprint në këtë postë pak orë më herët. Në vendin e tretë u rendit italiani i Mercedes, Kimi Antonelli.
    Diferencat mes tri pilotëve të parë ishin shumë të vogla, vetëm 67 të mijëtat. Në vendin e katërt u rendit Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren, që ka pas George Russell me Mercedes (i pesti).
    Dobët u pataqitën në provat zyrtare dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc që u rendit në vendin e tetë, pas dy makinave Williams të Carlos Sainz dhe Alexander Albon. Ndërsa Lewis Hamilton u rendit në vendin e 12-të.

  • Ishte duke iu drejtuar titullit kampion, Gattuso tronditet javët e fundit. Kryesfida e Splitit fitohet nga Dinamo Zagreb (VIDEO)

    Ishte duke iu drejtuar titullit kampion, Gattuso tronditet javët e fundit. Kryesfida e Splitit fitohet nga Dinamo Zagreb (VIDEO)

    3 Maj 2025

    23:46

    Telesport

    Hajduk Split i Rino Gattusos fundoset në përballjen direkte ndaj Dinamo Zagrebit. Në Split, mysafirët fituan 1-3, duke bërë kështu një parakalim të bujshëm në renditje.
    Pjesa e parë përfundoi pa gola, pastaj në minutën e 51-të Pierre-Gabriel e kaloi Dinamon në epërsi. Livaja barazoi pesë minuta më vonë, por Kulenovic i riktheu mysafirët në epërsi në minutën e 64-të.

    Sucic – qe do te bashkohet me Interin gjate Boterorit te Klubeve pasi eshte blere ne janar – shënoi golin e tretë në minutën e 102-të pasi shtesa ishte e madhe.
    Ne garë për titullin eshte gjithahtu edhe Rijeka, qe duhet te luaje ndaj Gorica-s ne shtepi.

  • Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

    Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

    Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona.
    Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga për ngjarjen, dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën këta shtetas.
    Gjithashtu janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.
    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore./Opinion.al

  • Gjykata e Apelit në Uashington pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

    Gjykata e Apelit në Uashington pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

    Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara.
    Më herët gjatë ditës, organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij dhe një gazetar i VOA thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte njoftuar se kjo media mund të riniste punën javën e ardhshme.
    Këshilltarja e lartë e administratës së presidentit, Donald Trump, për Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM) – që mbikëqyrë Zërin e Amerikës –, Kari Lake, e quajti vendimin e Apelit, “fitore të madhe” për administratën amerikane.
    VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.
    “Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha më herët gjatë së shtunës, gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.
    Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejoheshin që të ktheheshin në punë.
    Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.
    Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.
    Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.
    Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.
    Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.
    Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t’i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.
    USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./REL

  • Interi i falet Kristjan Asllanit, ylli kuqezi mban zikaltrit ende në lojë për titullin kampion

    Interi i falet Kristjan Asllanit, ylli kuqezi mban zikaltrit ende në lojë për titullin kampion

    Kristjan Asllani i ka dhënë Interit tre pikë të arta mbrëmjen e sotme përballë Veronës.
    Ishte mesfushori kuqezi i cili mori përsipër të ekzekutonte 11-metërshin në minutën e nëntë, duke e çuar topin në krahun tjetër të portierit kundërshtar.
    Interi vijon të ndjekë Napolin kryesues me vetëm 3 pikë diferencë, ndërsa mbeten ende 3 javë nga fundi i Serie A.

    Për Asllanin ky ishte goli i parë sezonal. Ndërsa sot tregoi se e meritonte gjithë besimin e trajnerit Inzagi.

  • Si të qetësoni dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

    Si të qetësoni dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

    Infeksionet e veshit mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Kur ndodhin, dëshira e parë është që simptomat të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur.
    Trajtimi më i përshtatshëm varet nga lloji i infeksionit të veshit – i cili mund të jetë në veshin e jashtëm, të mesëm apo të brendshëm – si dhe nga shkaku i tij, që mund të jetë bakterial apo viral. Por si mund të lehtësohen më shpejt simptomat?
    A është e nevojshme të vizitoheni tek mjeku, apo mund të trajtohet edhe në kushte shtëpie

    Më poshtë janë disa metoda shtëpiake të provuara që mund të ndihmojnë.
    Vendosni kompresë të ngrohtë
    Përdorimi i një komprese të ngrohtë mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes së veshit. Mjafton të lagni një peshqir të butë me ujë të ngrohtë, ta shtrydhni mirë dhe ta vendosni mbi veshin e prekur për deri në 20 minuta. Nëse ndihmon, mund të përsëritet disa herë gjatë ditës.
    Pushoni
    Gjumi dhe pushimi ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe i japin trupit mundësinë të luftojë më mirë infeksionet dhe sëmundjet e tjera. Megjithatë, është e rëndësishme të shmangni gjumin mbi veshin e infektuar – jo vetëm sepse është e parehatshme, por edhe sepse mund ta përkeqësojë gjendjen.
    Nëse jeni i rritur dhe keni një infeksion në veshin e mesëm, mbajtja e veshit të prekur në një pozicion të ngritur mund të ndihmojë në kullimin e infeksionit. Për këtë arsye, flini në anën tjetër ose vendosni disa jastëkë shtesë nën kokë nëse flini shtrirë në shpinë.
    Në rastin e një infeksioni në veshin e jashtëm, sigurohuni që batanijet apo flokët të mos e mbulojnë veshin. Ajrosja e mirë ndihmon që veshi të qëndrojë i thatë, duke përshpejtuar procesin e shërimit.
    Shpërlani gojën me ujë të kripur
    Uji i kripur është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Megjithëse nuk duhet futur direkt në vesh, gargarat me ujë të kripur mund të ndihmojnë nëse infeksioni i veshit shoqërohet me fyt të enjtur apo të irrituar. Shtoni një lugë çaji kripë në një gotë ujë të ngrohtë dhe mbajeni lëngun në gojë për disa minuta.
    Përdorni pika për tharjen e lagështisë (për veshin e jashtëm)
    Në rastet kur infeksioni ndodh në veshin e jashtëm – shpesh i quajtur “veshi i notarit” – mund të përdorni pika për tharjen e lagështisë, të cilat janë të disponueshme pa recetë në farmaci. Megjithatë, këto pika nuk duhet të përdoren nëse personi ka tuba në vesh, rrjedhje të lëngut nga veshi ose dëmtim të daulles së veshit. Prandaj, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit.
    Përdorni peroksid hidrogjeni
    Përdorimi i peroksidit të hidrogjenit (ujë i oksigjenuar) në vesh mund të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve të lehta. Vendosni disa pika në veshin e prekur, lëreni për disa minuta, më pas ktheni kokën për të lejuar që lëngu të kullojë. Pasi të keni përfunduar, shpëlajeni zonën me kujdes.
    A është i sigurt përdorimi i peroksidit në vesh?
    Po, por përdorimi duhet të jetë i matur. Përdorimi i tepërt ose i shpeshtë mund të shkaktojë irritim, dhimbje dhe inflamacion. Gjithmonë konsultohuni me profesionistët e kujdesit shëndetësor përpara përdorimit të çdo substance në veshin tuaj.

  • Breshëria e plumbave në Laç, zbardhet dinamika, arrestohen dy autorët

    Breshëria e plumbave në Laç, zbardhet dinamika, arrestohen dy autorët

    Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç.
    Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas.
    Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.

    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.

  • Njihej për marrëdhëniet e ngushta me Bashar al-Assad, arrestohet udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës

    Njihej për marrëdhëniet e ngushta me Bashar al-Assad, arrestohet udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës

    Zyrtarët e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme (FPLP-CG) thanë se autoritetet siriane arrestuan sot në Damask udhëheqësin e lëvizjes palestineze, i cili historikisht kishte marrëdhënie të ngushta me presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad.

    Një zyrtar i lëvizjes me qendër në Damask, i cili kërkoi të mos identifikohej, i tha AFP-së se “Sekretari i Përgjithshëm Talal Naji u arrestua” në kryeqytet.
    Një zyrtar i dytë konfirmoi arrestimin, ndërsa një burim i tretë brenda partisë tha se Naji “u thirr nga një shërbim sigurie dhe nuk u kthye. Ai ndoshta u arrestua”.
    Arrestimi vjen disa javë pasi krahu i armatosur i një organizate tjetër palestineze, Xhihadit Islamik, pretendoi se autoritetet e reja siriane kishin arrestuar dy nga udhëheqësit e saj, pa specifikuar akuzat kundër tyre.
    SHBA-të, të cilat i konsiderojnë PFLP-GC dhe Xhihadin Islamik si organizata “terroriste”, kanë deklaruar se nuk do t’i heqin sanksionet e vendosura ndaj Sirisë që nga regjimi i Asadit derisa të bëhet përparim në çështjet që konsiderohen përparësi, përfshirë luftimin e “terrorizmit”.

    Top Channel

  • Tentuan të vidhnin orën 600 mijë euro të princit të Katarit, arrestohen pesë italianë në Kanë

    Tentuan të vidhnin orën 600 mijë euro të princit të Katarit, arrestohen pesë italianë në Kanë

    Disa persona u arrestuan dje në qytetin e Kanës, në juglindje të Francës, pas një tentative për të vjedhur një orë luksoze që i përkiste një anëtari të familjes mbretërore të Katarit. Lajmin e konfirmuan sot burime nga policia franceze.

    Ngjarja ndodhi në bulevardin e famshëm bregdetar Croisette, vetëm dhjetë ditë para fillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.
    Sipas policisë, një burrë u ndalua pak para se të arrinte të vidhte orën, e cila vlerësohet rreth 600,000 euro. Katër bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pak minuta më vonë, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja. Të dyshuarit janë të gjithë shtetas italianë me origjinë nga Napoli.
    Po ashtu, gjatë pasdites së djeshme, dy italianë të tjerë, që mendohet se i përkisnin një grupi tjetër kriminal, u arrestuan sapo mbërritën në Kanë. Ata u ndaluan përpara se të nisnin identifikimin e objektivave të mundshëm.
    “Në total, që nga 1 prilli kemi arrestuar 12 hajdutë orësh,” deklaroi për agjencinë AFP shefi i policisë së Kanës, Christophe Azet.
    Ai shtoi se sistemi i mbikëqyrjes me kamera i instaluar nga policia bashkiake do të përforcohet më tej gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë turistik.
    Në rastin e fundit, policia u ndihmua edhe nga shërbimi privat i sigurisë i shtetasit të Katarit.
    Megjithatë, vetëm një ditë më parë, një orë tjetër me vlerë 25,000 euro u vodh, pavarësisht pranisë së kamerave të sigurisë.
    “Ndonjëherë gjithçka ndodh brenda sekondave, dhe për fat të keq, nuk mundëm të ndalonim motoçikletën e autorëve për shkak të kushteve të trafikut,” u shpreh Azet.
    Sipas tij, autorët i përkasin grupeve shumë të specializuara kriminale që operojnë në qytete si Parisi, Gjeneva, Londra dhe në disa rajone të Gjermanisë.

    Top Channel

  • Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

    Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

    Departamenti amerikan i Drejtësisë informon Zërin e Amerikës se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme.

    VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë amerikane për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale, që të reduktonin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.
    “Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, për ta informuar që USAGM pret që stafi i Zërit të Amerikës të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha gazetari i këtij institucioni, Steve Herman në një postim në X. Organizata “Reporterët pa Kufij” tha se USAGM ka aktivizuar llogaritë e 1406 punëtorëve përfshirë dhe ato të Zërit të Amerikës dhe bashkëpunëtorëve, thuhet në emailin e dërguar nga Departamenti i Drejtësisë.
    Pas vendimit të Trump që çoi në shtëpi më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar Zërin e Amerikës, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin. Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.

    Top Channel