Day: May 2, 2025

  • 4 Shenjat që Tregojnë se Astma Juaj Është e Rëndë

    4 Shenjat që Tregojnë se Astma Juaj Është e Rëndë

    Nëse keni astmë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke kufizuar kalimin e ajrit në mushkëri.

    Shumica e njerëzve me astmë mund ta menaxhojnë gjendjen e tyre me sukses, por ata me astmë të një forme më të rëndë, përjetojnë më shpesh simptomat që shoqërojnë këtë gjendje.

    AgroWeb.org, iu njeh me disa shenja që mund të jenë tregues se astma juaj është e rëndë. Nëse po përjetoni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, kontaktoni me mjekun tuaj për të marrë ndihmën e duhur.

    Përfundoni në spital pas shpërthimeve të astmës

    Përpara se të gjejnë trajtimin e duhur, njerëzit me astmë të rënduar priren të kenë shpërthime të shpeshta dhe si rezulat mund të përfundojnë shpesh të shtruar në spital.

    Por kjo është një shenjë treguese që astma juaj po rëndohet dhe se tashmë keni nevojë për një aparat frymëmarrjeje.

    Shpesh keni simptoma të astmës gjatë natës

    Përjetimi i gulçimit dhe vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës është mjaft tipike për astmën që është rënduar dhe është vështirë të kontrollohet.

    E nëse zgjoheni shpesh në mes të natës për të përdorur aparatin tuaj të frymëmarrjes, kjo mund të nënkuptojë se keni astmë të rëndë.

    Jeni duke përdorur shumë shpesh aparatin e frymëmarrjes

    Shumë pacientë do të duhet të përdorin herë pas herë aparatin e frymëmarrjes për të kontrolluar në mënyrë efektive simptomat.

    Por nëse jeni duke përdorur atë të paktën një herë në javë, kjo mund të jetë një shenjë që tregon se astma juaj është e rëndë.

    Disa mënyra trajtimi nuk funksionojnë më

    Nëse iu nevojitet më shumë terapi sesa thjesht aparati i frymëmarrjes, kjo sigurisht që tregon për një gjendje më të rëndë të astmës.

    Për fat të mirë, janë në dispozicion medikamente të reja që trajtojnë inflamacionin e shkaktuar nga qelizat e bardha të gjakut të quajtura eozinofile, dhe shumë pacientë me astmë të rëndë, arrijnë të marrin nën kontroll simptomat e tyre duke i përdorur ato sipas këshillës së mjekut./AgroWeb.org

  • De Bruyne vulos fitoren e mundimshme të Manchester City-t, afron pjesëmarrja në Champions (VIDEO)

    De Bruyne vulos fitoren e mundimshme të Manchester City-t, afron pjesëmarrja në Champions (VIDEO)

    2 Maj 2025

    23:16

    Telesport

    Manchester City ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Wolvesit në kuadër të javës së 35-të në Premier. Citizens e nisën shumë mirë ndeshjen, duke sulmuar portën kundërshtare, por rastet nuk munguan as për Ujqërit.
    Në minutën e 35-të, Kevin de Bruyne vulosi takimin me golin e shënuar për 1-0, nga një asistim i Jeremy Doku. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dytë nuk munguan rastet – por nuk kishte gola.
    GOLI I DE BRUYNE – VIDEO
    Matheus Cunha rrezikoi portën e vendasve në minutën e 57-të, mirëpo nuk ishte e rrezikshme për gardianin e Cityt. Dy minuta më vonë, Marshalkl Muntesi kërkoi penallti për rrëzim në zonë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdojë.
    City ia doli të ruante epërsinë deri në fund, për të fituar tri pikë të mëdha në garën për top katërshe. Manchester City ruan vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa në javen e 36-të do të takohen me Southamptonin.

  • Vlorë/ Anija pëson defekt afër Ishullit të Sazanit, policia shpëton turistët e huaj

    Vlorë/ Anija pëson defekt afër Ishullit të Sazanit, policia shpëton turistët e huaj

    Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u ka ardhur në ndihmë disa shtetasve të huaj, të cilëve ju rrezikua jeta, pasi anija e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.
    Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia Kufitare Vlorë u njoftua nga Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare, se në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.
    Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi duke u ardhur në ndihmë shtetasve të huaj që ndodheshin në bord. Falë reagimit të koordinuar dhe të menjëhershëm, u bë e mundur shpëtimi i këtyre shtetasve pa pasoja për jetën dhe transportimi i tyre i sigurt drejt bregut.
    Të gjithë personat në bord u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u bë i mundur edhe tërheqja e velierës në SPK Triport, Vlorë.

  • FSHF prezanton rregulloren e FIFA

    FSHF prezanton rregulloren e FIFA

    Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një takim informues me trajnerët dhe menaxherët e ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave.
    Në qendër të kësaj mbledhjeje, ishte prezantimi i rregullave thelbësore të FIFA-s që lidhen me përkatësinë federative të lojtarëve, si dhe qartësimi i procedurave dhe trajtimi i çështjeve përkatëse.
    Takimi u udhëhoq nga Drejtori Administrativ i Institucionit të futbollit, Aldi Topçiu, i cili prezantoi dhe diskutoi me të pranishmit rregulloren për statutin dhe transferimin e lojtarëve.
    Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe procedurat dhe afatet kohore, sanksionet disiplinore, si dhe disa çështje të tjera të rëndësishme.
    Gjatë mbledhjes së mbajtur në ambietnet e “Shtëpsië së futbollit” u trajtuan edhe raste konkrete.
    Klan News

  • S’jemi popull argatësh, por bij shqiponjash’/ Gjekmarkaj-Berishës: Pesha e kryqit po bie mbi Ju, na prini!

    S’jemi popull argatësh, por bij shqiponjash’/ Gjekmarkaj-Berishës: Pesha e kryqit po bie mbi Ju, na prini!

    S’jemi popull argatësh, por bij shqiponjash’/ Gjekmarkaj-Berishës: Pesha e kryqit po bie mbi Ju, na prini!

    Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, njëherësh kandidat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u bëri thirrje qytetarëve jo vetëm të këtij qarku, por të gjithë Shqipërisë të votojnë për PD, si e vetmja mundësi që t’i jepet fund lëngatës 12-vjeçare të narko-pushtetit.

    Duke folur në tubimin elektoral në Kurbin, me prezencën e liderit të së djathtës shqiptare, Sali Berisha, Gjekmarkaj tha se më 11 maj, votat e Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe Laçit, ashtu sikurse e të gjithë shqiptarëve, do ë derdhen në kutitë e votimit për t’i dhënë fitoren demokratëve.

    “Do jemi më shumë më 11 maj, kur votat e Lezhës, Kurbinit, Laçit, Mirditës dhe të Shqipërisë do të derdhen në kutitë e votimit për t’i dhënë fund lëngatës 12-vjeçare. Në vend që të na mashtronte, turpëroi vetveten, ka nisur të rrëzohet e do bjerë më 11 maj. Do ta zërë poshtë arroganca e peshës së mendjemadhësisë.

    Doktor pesha e kryqit po bie mbi ju për të na prirë. Më 12 maj do jemi në këtë shesh për të gëzuar fitoren e PD dhe shqiptarëve. Do të jenë më mirë për ata që thërrasin nënën nënë, e bukën bukë, madje dhe socialistët. Në vend të fasadave e ndërtesave të braktisura premtoj se do të jetë të gjallëruara më njerëz brenda. Shqiptarët do të lindin e rriten në Shqipëri.

    Ne s’jemi popull argatësh, por bij shqiponjash. Kemi një shëndetësi që pasuron oligarkët. Qeveria e korrupsionit fletpa bukë për indeksimin e pensioneve që s’u premton rritjen e pensioneve. Shqipëria është rebeluar nga mjerimi, me paratë që do të shumëfishojmë do mbështesim fermerët e zonës e të gjithë Shqipërisë. Nëse do me të vërtet atdheun mund ta qeverisësh. Historia e Sali Berishës, s’është thjesht historia e një politikani, por hipoteka e çdo shqiptari që i duhet sot Shqipërisë”, tha Gjekmarkaj.

  • Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

    Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

    Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

    Anijet gjeneratorë të ardhura nga Bangladeshi, të njohura si Tigri 1 dhe Tigri 3, kanë patur vëmendjen tonë për më shumë se tre sezone. Kjo për shkak të parregullsive në procedurat që janë ndjekur hap pas hapi, që nga blerja e deri tek vënia në punë e tyre. Por le të rikthehemi të bëjmë një përmbledhje të këtij skandali me kosto prej disa dhjetra milion dollarë për buxhetin e shtetit.

    Anijet u blenë nga kompania offshore Exelerate Energy Limited Partnership nga Bangladeshi në 2022 për 15 milion dollarë, ndërkohë që kompania publike, KESH bëri kontratë për t’i marrë ato me qira për plot 45.5 milion dollarë. Pra, 3 fish më shtrenjtë. Një absurditet, që thërret me të madhe skandal.

    Por nuk mbaron me kaq, sepse nëse 45.5 milion dollarë do të jepen për qiranë, vlera që do të shkojë për operimin nga kompania tjetër fituese Renco, kap shifrën 22.5 milion dollarë. Pra, plot 68 milion dollar, që do të merren nga arka e shtetit, që mbushet me taksat e qytetarëve për të përfunduar në xhepat e pronarëve të kompanive fituese.

    E theksojmë, u zhvillua një tender emergjent kur nuk dihej se kur do të vinte malli që po kërkonin. Tani le të sqarojmë pak më mirë çështjen e emrit te kompanise fituese.

    Na u shit publikisht se anijet termike janë sjellë nga kompania amerikane Excelerate Energy, por na ka rezultuar se firma që është marrë me këtë ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaëare, parajsë fiskale që mban sekret pronarët. Në dokumenta shihet se oferta në KESH është dorëzuar me logon e firmës prestigjoze Excelerate Energy, por në brendësi del se certefikata e regjistrimit është e një kompanie tjetër Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos, shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj Limited Partnership. Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership rezultojnë me seli në shtetin offshore Delaware.

    Pra, kontrata që vlen miliona dollarë sjell dokumenta të tre kompanive të ndryshme?

    E jo vetëm kaq, por kur anijet ndizen ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrojtur në gjirin e Vlorës është kolosale. Dy TEC-et kanë një kapacitet prodhues energjie prej 114 megavat orë dhe kërkojnë konsumin e 500 ton në ditë lëndë djegëse të llojit mazut. Sot nuk ka asnjë interes që termocentralet lundruese të ndizen pasi çmimi i energjisë është normalizuar dhe KESH ka patur një vit të mirë ku ka shitur energji.

    Por ato u ndezën sigurisht, sepse nevoja për ta çuar deri në fund këtë aferë me qëllimin për ta justifikuar atë kalon çdo arsyetim logjik, fitimprurës në buxhetin e shtetit

    Një element tjetër shumë i rëndësishëm është edhe analiza që ka bërë KLSH, ku del se çmimi i energjisë së prodhuar nga anijet, del 268 euro për megavat/orë, pra 4 herë më i shtrenjtë se të blesh energji në import. Por pavarësisht kësaj KESH ka marrë përipër kostot e zhdoganimit të anijeve, vajit lubrifikues dhe nxjerrjes së lejeve, licansave, autorizimeve dhe marrjes me qira të depozitave të lëndëve djegëse dhe për të gjitha këto janë shpenzuar edhe 9.4 milion euro të tjera.

    Për të gjitha këto fakte, personi në majën e piramidës së kësaj afere korruptive, Ministrja Belinda Balluku nuk dha asnjë përgjigje në përballjen me Piranjat.

    Ndaj vëmendjen për shpëtimin e 68 milion dollarëve që rrezikojnë të ikin dëm dhe milionave të tjera që do të shpenzohen për lëndet djegëse, ia kërkojmë drejtësisë, konkretisht SPAK-UT, i cili më në fund duket se ka nisur të veprojë, duke hapur hetimet./ piranjat.al

  • Agron Duka i përgjigjet Bashës: Ka rolin e Zegjinesë, por as atë s’po e bën mirë

    Agron Duka i përgjigjet Bashës: Ka rolin e Zegjinesë, por as atë s’po e bën mirë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Andueli surprizohet nga mësuese Merita dhe grupi i fëmijëve

    Andueli surprizohet nga mësuese Merita dhe grupi i fëmijëve

    Andueli është suprizuar mbrëmjen e sotme nga mësuesja e tij e muzikës Merita dhe grupi i instrumentistëve të fëmijëve të qendrës kulturore të Fushë Arrëzit.
    Ai sëbashku me fëmijët e qendrës kulturore kënduan këngën e tij të parë në skenë “Shqipëri o nëna ime”.
    Ndërkohë të gjithë sëbashku performuan edhe një valle.

  • Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në Dibër

    Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në Dibër

    Që fushata e Edi Ramës për 11 Majin ka marrë trajtat e një varieteje televizive me humor dhe këngë, nuk ka më dyshim. Tashmë prej një muaji nga njëri qytet në tjetrin, spektakli i ka zënë vendin politikës ndaj dhe askush nuk u çudit kur këtë të premte i premtoi Noizit një rrugë me emrin e tij dhe u ul këmbëkryq për të dëgjuar këngën e Hajredin Pashës në fushën e Gjoricës.

    “Sot nuk ka ardhur si këngëtar këtu, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë, jemi shokë me Noizyn si dy çuna problematikë që jemi, i thoja o Noiz pa e bë atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, nuk e lej këtë punë. Noizy çonte drona e disa makina të lodhura dhe kishte hall se i prishej Lamborghini. Qëkur ka dal nga barku i nanës, ka marrë atë pjesën e dibranëve, ti shef këtej, e ke ngrënë andej. Ja ku je sot, Lamborghinin e ke aty. Ti do marrësh Lamborghini do futesh nga rruga e Maqellarës”, tha Rama ndërsa premtoi se rrugën e re që do të ndërtojë, do ta emërtojë sipas Noizit.

    Video më poshtë:

    Shfaqja që dha kryeministri në Dibër është pjesë e strategjisë për ta bërë sa më banale dhe sa më të karagjoze fushatën për 11 Majin. Jo më kot, ceremonia e nisjes së fushatës së PS ishte konceptuar si një shfaqje folklorike kombëtare me ngjyra, valle dhe tinguj nga 12 qarqet.

    Në vend se të ishte një skenë e premtimeve dhe bilanceve politike, socialistët e shndërruan sheshin Skënderbej në një arenë të tallavasë kolektive ku ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish – menaxherët e miliarda eurove të buxhetit publik – përdridheshin nën ritmin e muzikës popullore.

    Por kjo ishte vetëm fillimi. Sepse nga Korça në Fier, nga Tirana në Dibër, Rama po udhëheq një fushatë që ka për synim ta banalizojë garën politike, ta reduktojë në shfaqje, në meme, në video virale. Diskutimi nuk është më për programin, bilancin, apo përgjegjësinë e pushtetit. Është për shpërqëndrimin nga premtimet që janë bërë këto 12 vjet dhe që nuk janë realizuar.

    Jo më kot, Zeqineja e Roskovecit është kthyer në yllin më përfaqësues të fushatës socialiste. Në vend të ideve të reja për zhvillim dhe që do të na afrojnë më Bashkimin Europian, PS promovon videot e Zeqinesë që i drejtohen Gazment Bardhit, drejtuesit të fushatës së PD në Fier.

    https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F557829487335585%2F&show_text=false&width=267&t=0

    Jo më kot, në Korçë, Rama kërkoi një takim me Ilir Vrenozin – figura më virale e opozitës me një gjuhë që përzien humorin e rrugës me mllefin qytetar. Kur Vrenozi e refuzoi, Rama vendosi t’i përgjigjej me një kundërpërgjigje të detajuar, si për të treguar se edhe vetë ai është po aq i aftë në duelet dixhitale.

    Jo më kot, në Vlorë, nxori në skenë Ina Majkon, një vajzë rome që është promovuar që tani si zv.ministre e ardhshme. E njëjta që deklaroi së fundmi se “Skënderbeu ishte pritur me dajre nga komuniteti rom kur u kthye në Krujë”, një pohim që kapi menjëherë titujt e portaleve.

    https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F9992569344108580%2F&show_text=false&width=560&t=0

    Jo më kot, profilet e Ramës në rrjetet sociale janë të mbushura me video humoristike, ku përfaqësues të opozitës personifikohen nga bufa në 3D apo animacione që tentojnë t’i bëjnë sa më komike premtimet e opozitës.

    Në fund të ditës, të gjitha këto skena janë të njëjta në thelb: një mënyrë për t’i  ikur llogaridhënies për 12 vitet kur ka pasur pushtetin. Rama nuk flet më për bilance, shmang temat qëndrore si ekonomia, arsimi, shëndetësia apo siguria, nuk mban përgjegjësi as për koncesionet kriminale as për korrupsionin në qeverinë e tij. Më shumë i leverdis të shfaqet si një klloun që ta argëtoje dhe ta vërë në gjumë publikun përmes humorit dhe batutave… derisa të zgjohemi të gjithë në 12 Maj dhe atëhere nuk do ketë mbetur tjetër veçse mesazhet e Zeqinesë dhe fytyra serioze e Edi Ramës./Lapsi.al

  • Pas Albës, këta janë fermerët e tjerë që shkojnë në televotim

    Pas Albës, këta janë fermerët e tjerë që shkojnë në televotim

    Big Basta, Andrea dhe Nur me urdhër të AGAIT nuk do të qendrojnë më në shtëpinë e fakirit, por për ta kishte dhe një surprizë të hidhur.
    Tre fermerët që qendruan këtë javë në shtëpinë e fakirit, do të shkojnë në televotim sëbashku me Albën, e cila u dënua në spektaklin e së hënës pas shkeljes së rregullave.
    “Fakirë nga sot nuk jeni më pjesë e shtëpisë së fakirit. Lajmi i dytë është se ju shkoni të tre në nominim bashkë me Albën, Big Basta, Andrea edhe Nur”, lexoi Luana vendimin e AGAIT.

    Kujtojmë që mbrëmjen e sotme u përjashtua nga Ferma VIP, Keisi, e cila theu rregullin e AGAIT duke braktisur shtëpinë e fakirti dhe u bashkua me fermerët e tjerë për të festuar.