Periudha e gjatë e Mançester Siti duket se ka qenë shteruese për energjitë e Pep Guardiolës. Trajneri katalanas e ka bërë të qartë se pasi të largohet nga “qytetarët” do të bëjë pushim për një periudhë të pacaktuar kohe. Ai ka deklaruar se nuk i intereson se si do ta kujtojnë njerëzit, por shpreson që tifozët e skuadrave që ka drejtuar të jenë kënaqur duke i parë ato në fushën e blertë.
“Nuk kam thënë që do të largohem tani ose në fund të sezonit. Po them që kur të mbarojë koha ime këtu, nuk e di nëse do të jetë për një, dy, tre, katër, pesë apo gjashtë vite… Do të bëj një pushim. Nuk do të pensionohem, por është e sigurt që do të bëj një pushim. Njerëzit le të më kujtojnë si të duan. Shpresoj që tifozët e Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Sitit të kenë kaluar mirë duke parë skuadrat e mia duke luajtur”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/
Day: May 2, 2025
-

“Njerëzit le të më kujtojnë si të duan”, puna si trajner lodh Guardiolën: Do të bëj një pushim sapo të largohem nga Siti
-

Rama rikthehet në Gjirokastër, të shtunën paradite takimi i madh përmbyllës i fushatës elektorale
Edi Rama rikthehet në Gjirokastër për takimin e madh përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Sipas njoftimit për media, takimi do të mbahet ditën e shtunë, datë 3 maj, ora 10:30 në Sheshin “Cerciz Topulli”. Pritet që kreu i PS të mbajë një fjalë të gjatë për të kërkuar votën për një mandat të katërt qeverisës. PS kandidon këto zgjedhje në qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaron, Albana Dhimitrin, Shyqyri Hysin, Piro Dhimën dhe Tërmet Pecin.
-

Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?
Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?
18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli“ në kryeqytet, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Pas këtij krimi shokues, nuk mund të mungonin edhe reagimet e politikës, përfshirë edhe kryeministrin Rama. Si shpeshherë, ishte ai që mori rolin e organeve të hetimit dhe drejtësisë, duke gjetur fajtorin dhe duke i dhënë dënimin e merituar.
“TikTok-u është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmijët tanë të shoqërohen me të. Ne do e mbyllim plotësisht”, tha Rama.
Ky vendim tërësisht personal i kryeministrit Rama për mbylljen e aplikacionit, pasoi me VKM-në e datës 6 mars 2025, ku u vendos ndërprerja e aksesit në platformën TikTok për një periudhë 12-mujore, afat i lënë si kohë që aplikacioni të marrë masa e të vendosë filtra kontrolli. Për popullin, urdhëri ishte i thjeshtë: Njerëzit nuk do të mund të përdorin aplikacionin TikTok në Shqipëri, por se si do të ndodhte kjo gjë, askush nuk kishte informacion. I pari që hodhi dritë mbi procedurën që do të ndiqej, ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, i cili sqaroi se i gjithë procesi për bllokimin e TikTok mbështetej në instalimin e pajisjeve Deep Packet Inspection në shpërndarësit e internetit në Shqipëri, duke ngritur alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet.
Por çfarë është DPI dhe përse është problematike?
Ekspertët sqarojnë se DPI është një teknologji që i lejon autoritetet ose kompanitë të “shohin brenda” paketave të të dhënave që qarkullojnë në rrjet, përtej titujve të faqeve, duke zbuluar përmbajtje komunikimi, preference dhe sjellje online të përdoruesve. Në një komunikim me gazetarin e “Piranjave” Freard Rista, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (institucioni i ngarkuar me përgjegjësi për mbylljen e TikTok), Igli Tafa, tha se këto pajisje janë instaluar në kompanitë telefonike One dhe Vodafone, duke u shprehur i sigurtë se nuk duhet të shqetësohemi për keqpërdorim të dhënash personale, dhe se këto pajisje do të përdoren për 12 muaj, pasi TikTok të vendosë filtra kontrolli. Emisioni “Piranjat” pati komunikim edhe me kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se pajisjet i ka vendosur AKSK dhe në rast keqpërdorimi të dhënash, është shteti ai që mban përgjegjësi. Z.Sala kyçi gojën kur u pyet se kush i ka financuar këto pajisje, që kushtojnë mijëra euro. Mirëpo këto përgjigje e dha AKSK, e cila sqaroi se pajisjet DPI janë ofruar në huapërdorim pa kosto për një periudhë 12-mujore nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike të Izraelit. Në përgjigjen e AKSK-së vërehen paqartësi të mëdha në aspektin teknik. AKSK sqaron se DPI analizon vetëm kokën e paketës së protokollit IP, por duhet të bëjmë me dije se pajisja Allot service gateway 9700 është një pajisje layer 7 dhe ka mundësinë teknike të analizojë trafikun në nivel aplikacioni, duke tejkaluar analizën vetëm të kokës IP. Diçka e tillë përshkruhet qartë në dokumentacionin teknik të prodhuesit Allot.
“Kemi mungesë informacioni se si po përpunohen të dhënat e këtyre. Është detyrë e organeve kopetente të informojnë publikun për rregullat, vendimet, duke minimizuar riskun që kanë folur specialistët. Si do operohet me këto pajisje? Kush i monitoron përdorimin e tyre? Kush janë monitoruesit e monitoruesve? Një shkelje virtuale është pjesa e përpunimit të të dhënave personale që është e mbrojtur me ligj në RSH”, shprehet avokati Neritan Kariqi.
Sipas juristëve dhe ekspertëve të teknologjisë, implementimi i teknologjisë DPI nga Ofruesit e Shërbimeve të Internetit në Shqipëri ngre shqetësime serioze dhe për më tepër, bie ndesh me disa nene themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, siç janë; E drejta për jetën private, Mbrojtja e të dhënave personale, apo Liria e mendimit dhe e shprehjes. Shqetësim që ndahet edhe nga Rigers Boduri, dr i Drejtorisë dhe Sigurisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale pranë zyrës së Komisionerit.
“Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bëhet duke plotësuar kriteret ligjore. Zyra e Komisionerit është duke e monitoruar gjithë këtë proces, por ne nuk kemi detyrë që të urdhërojmë apo bllokojmë paisjet. Nëse do të ketë konstatime që kjo teknologji do të sjellë përpunime të paligjshme, patjetër janë të gjithë mekanizmat ligjorë për të marrë masat e duhura”, siguroi ai.
Për ekspertin italian Paolo Del Keko, bashkëpunëtor në vite në emisionin Le Lene, Kjo është një histori e gotës gjysëm plot dhe gjysëm bosh.
“Janë pajisje që nuk shikojnë përmbajtjen e komunikimeve. Pra, pak a shumë si në një letër, të shikosh dërguesin ose marrësin dhe ndoshta të hedhësh një sy edhe në pjesën fillestare të letrës ku shkruhet, “I dashur Francesco”, arrin deri aty, pastaj nuk arrihet të shihet çfarë ka më poshtë. Por nëse unë vizitoj një faqe të një partie politike të caktuar, realisht me Packet Inspection, ky informacion mund të merret. Çdo mëngjes zgjohesh dhe viziton faqen e një partie politike dhe lajme nga faqe të partive të ngjashme, pra faqe interneti. Ato informacione mund të merren realisht përmes DPI“, tha ai.
Ky lloj kontrolli i qasjeve politike, në një vend si Shqipëria, ku për shumë familje gjithçka është e lidhur me një vend pune në shtet, mund të jetë intimidues dhe pse jo, edhe përcaktues në momente kyçe siç janë zgjedhjet në vend. Prandaj a kemi të drejtë të dyshojmë që mbylja e TikTok ishte preteksti, dhe instalimi i DPI-ve ishte qëllimi?
“Është përmendur që kriptimi apo teknologjia e përdorur për të siguruar komunikimin me certifikata është diçka e vështirë për t’u thyer dhe kjo është e vërtetë. Por ne po flasim për një element tjetër shtesë. Sigurimin e këtyre certifikatave në mënyrë alternative. Në rast se në një institucion x gjenerohen disa certifikata, përshembull APP, ku njerëzit shkojnë aplikojnë për tendera. Nëse certifikatat e APP do vendosen në DPI, i gjithë informacioni që ata do ngarkojnë në APP për tenderin x apo y, është totalisht i dekriptueshëm nëse në DPI instalohen certifikatat e entit që kripton fillimisht informacionin”, sqaron eksperti i IT, Remion Baçova.
Freardi: Pra përmbajtjet e komunikimeve tona mund të shihen?!
Remion Baçova: Përmbajtjet mund të shihen nëse unë posedoj certifikatën e institucionit që nisi komunikimin. Absolutisht nuk është e pamundur. Teknologjikisht nuk është e pamundur. Të dekriptosh certifikatën kërkon goxha kapacitet përpunues, por ta marrësh me një flash drive (USB) dhe ta çosh te DPI-ja, kjo është mëse e mundur.Piranjat
-

Pas letrës së ish-partneres, Ylli merr një telefonatë të papritur! Kush ishte në anën tjetër të telefonit?
Pas letrës që mori mrbëmjen e së hënës nga ish-partnerja e tij, Ylli pati një tjetër telefonatë mbrëmjen e së premtes.
Por këtë herë në krahun tjetër të telfonit ishte daja i tij Dukagjini. Gjatë telefonatës daja i shpehu gjithë mbështetjen e familjes, dhe e përgëzoi që të vijojë të bëjë atë që po bën brenda në Ferma VIP.
Dukagjini: Ylli, mirëmbrëma, si je?Ylli: Mirë jam.
Dukagjini: I fortë duhet të jesh, të fala ke nga të gjithë. Ti e di shumë mrië që dajën gjithmionë e ke patur, e ke dhe do ta kesh në krahë gjithmonë. Edhe pse disa njerëz u munduan të njollosin imazhin tënd, ti u tregove shumë i fortë. Tregove se ke një edukatë të mirë. Të gjithë jemi krenarë me ty. -

Trump vendos të riemërojë dy data historike, ja si do të quhen
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vendosur që të riemërojë dy data historike mjaftë të rndësishme në kalendarin amerikan.
Në dekretine tij data 8 maj, e njohur tradicionalisht si Dita e Fitores në Evropë (Victory in Europe Day – V-E Day), do të quhet tashmë “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe data 11 nëntor, e cila për dekada është festuar si Dita e Veteranëve (apo më herët si Dita e Armëpushimit), do të riemërohet në “Dita e Fitores së Luftës së Parë Botërore”.Me këtë veprim simbolik, Trump synon të theksojë rolin dhe kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në fitimin e dy luftërave botërore, duke u fokusuar më shumë në përkujtimin e fitores sesa në sakrificën ose pajtimin ndërkombëtar që lidhen tradicionalisht me këto data.
-

Ishin bllokuar në afërsi të Sazanit, policia e Vlorës u shkoin në ndihmë turistëve të huaj
Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me rojen bregdetare ju ka shkuar në ndihmë disa turistëve të huaj afër Sazanit, të cilët kishin mbetur të bllokuar pasi kishin patur probleme me velierën e tyre.
Sipas policisë në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.
Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi duke u ardhur në ndihmë shtetasve të huaj që ndodheshin në bord. Falë reagimit të koordinuar dhe të menjëhershëm, u bë e mundur shpëtimi i këtyre shtetasve pa pasoja për jetën dhe transportimi i tyre i sigurt drejt bregut.Njoftimi:
Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u vijnë në ndihmë disa shtetasve të huaj, të cilëve ju rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia Kufitare Vlorë u njoftua nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, se në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.
Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi duke u ardhur në ndihmë shtetasve të huaj që ndodheshin në bord. Falë reagimit të koordinuar dhe të menjëhershëm, u bë e mundur shpëtimi i këtyre shtetasve pa pasoja për jetën dhe transportimi i tyre i sigurt drejt bregut.
Të gjithë personat në bord u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u bë i mundur edhe tërheqja e velierës në SPK Triport, Vlorë.
✅ Policia Kufitare vijon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën e menjëhershme në çdo situatë emergjente. -

Lule Kumaku – Bima Shëruese e Organizmit
Lule Kumaku është një nga bimët mjekësore më të famshme për shëndetin.
Ajo është e jashtëzakonshme për shërimin, rregullimin dhe hidratimin e lëkurës.
Ajo zgjatet deri në 50 centimetra dhe në raste mund ta gjeni buzë rrugës ose pranë shtëpisë.
Kumaku është lehtësisht e dallueshme falë ngjyrës së bukur e të ndezur portokalli.
Kjo lule lulëzon në pranverë dhe qëndron e paprekur deri në ngricën e parë.
Zbuloni më poshtë nga AgroWeb.org, mënyrat se si lule Kumaku, me emrin botanik Calendula officinalis, mund të ndihmojë shëndetin tuaj.
Kundër alergjive
Lule Kumaku është përdorur historikisht kundër alergive në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nga lulet.
Dhjetë gramë lule Kumaku ziejini në gjysmë gote ujë. Lereni më pas të qëndrojë për 15 minuta. Pijeni dy deri tri herë në ditë.
Mbron qelizat
Lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, thotë një studim i Qendrës Mjekësore Universitare të Meriland.
Këto lule përmbajnë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi. Këta përbërës mbrojnë sytë.
Kundër të djegurave
Përdoreni lule Kumakun kundër skuqjes nga dielli. Nxirreni lëngun nga kërcelli i lules dhe lyeni zonën e djegur.
Ju mund të përgatisni edhe çaj duke zier lule të freskëta ose të thata.
Kolla me sekrecione
Nëse kolla ju lë pa gjumë, përdorni lëngun e lules, pasi e shtrydhni e kulloni. Me këtë lëng mund të bëni gargarë.
Në këtë mënyrë do të largoni sekrecionet dhe do të bëheni më mirë shumë shpejt.
Kumaku është shumë më tepër se një lule e bukur.
Ajo mjafton të zihet si çaj dhe do të jetë njësoj si të keni farmacinë në shtëpi.
Lule Kumaku Kundër inflamacionit
Dermatiti dhe njollat në lëkurë mund të kurohen me ujin pastrues të Kumakut.
Përdorni çajin me lule të freskëta ose të thata dhe sigurohuni që të jetë në temperaturë ambienti. Vendoseni në lëkurë duke përdorur një pambuk.
Shpëlajeni lëkurën pas disa minutash dhe më pas përdorni një krem hidratues.
Lëkura e bebes
Çaji i lule Kumakut është ideal për të kuruar acarimet e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve, që mund të ndodhin nga pelenat ose arsye të tjera.
Lyejeni zonën e acaruar me lëngun e çajit dhe lëreni të ajroset.
Me Kumakun ju mund të përgatisni në shtëpi edhe një krem të mirë.
Merrni 200 gramë krem natyral të thjeshtë dhe 15-20 pika nga vaji esencial i lule Kumakut. Përziejini së bashku në një enë qelqi dhe përdoreni sa herë që ju nevojitet.
Kremërat natyralë mund të gjenden në farmaci. Po ashtu edhe vaji esencial i lule Kumakut.
Pickimet nga insektet
Kompresat më lëngun e luleve të ziera funksionojnë kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.
Këto kompresa largojnë inflamacionin dhe mbrojnë lëkurën./AgroWeb.org -

Vezët e Shkurtëzës 4 Herë më Shumë Vlera se të Pulës – Pse ju Duhen për Shëndetin
Vezët e shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin.
Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës.
E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën.
Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit që kanë nivele të larta të kolesterolit, ato konsiderohen përgjithësisht të shëndetshme.
Këto vezë i gjeni në tregjet e fshatarëve ose në supermarkete të mirënjohura në Shqipëri.
Vlerat Shëndetësore Të Vezëve Të Thëllëzës
Shikimi
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vezët e thëllëzës përmbajnë sasi të larta të vitaminës A e cila përmirëson shikimin.
Antioksidantët parandalojnë formimin e perdes së syrit.
Kolesteroli
Siç e thamë më lart, këto vezë nuk rekomandohen për njerëz që kanë tashmë një nivel të lartë të kolesterolit.
Por njerëzit që nuk e kanë këtë problem, mund të konsumojnë vezët e thëllëzës sepse përbërësit e saj pasurojnë kolesterolin e mirë.
Tensioni I Gjakut
Vezët e thëllëzës përmbajnë kalium që ul tensionin e gjakut.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ky mineral shërben për zgjerimin e enëve të gjakut.
Vezët Për Detoksifikim
Studimet kanë treguar se konsumi i vezëve të thëllëzës ndihmon në eliminimin e toksinave nga gjaku dhe zvogëlimin e gurëve në veshka dhe në tëmth.
Sëmundjet Kronike
Antioksidantët tek vezët e thëllëzës luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje kronike.
Vezët e thëllëzës përmbajnë sasi domethënëse të vitaminës C dhe asaj A që neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë shëndetin.
Alergjitë
Vezët e thëllëzës përmbajnë një lloj proteine që në trup lufton simptomat e alergjive.
Ndaj nëse vuani nga inflamacioni apo reagime alergjike, vezët e thëllëzës ju vijnë në ndihmë.
Metabolizmi
Vitamina B tek vezët e thëllëzës përmirësojnë metabolizmin dhe hormonet, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.
Duke u dhënë shtysë shumë prej proceseve të organizmit, këto vezë janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme.
Ndryshimi Mes Vezëve Të Thëllëzës Dhe Pulës.
Vlera ushqyese e vezëve të thëllëzës është 3-4 herë më e lartë se vezët e pulës.
Ato përmbajnë 13 përqind proteinë, ose 2 përqind më shumë se vezët e pulës.
Vezët e thëllëzës përmbajnë 140 mcg vitaminë B1 ndërsa vezët e pulës përmbajnë 50 mcg vitaminë B.
Ato përmbajnë dyfishin e vitaminave A dhe B2 dhe pesëfishin e hekurit dhe kaliumit në krahasim me vezët e pulës./AgroWeb.org -

Receta e Ëmbël e Biskotave me Sherbet
Recetat e ëmbëlsirave janë gjithmonë të preferuarat në çdo shtëpi.
Ndryshe nga biskotat e zakonshme, këto ëmbëlsira janë krokante dhe në të njëjtën kohë plot me sherbet.
Për t’i përgatitur në shumë pak kohë mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme dhe të mrekulloheni me ëmbëlsinë e tyre delikate.
PËRBËRËSIT1 vezë
500 gr miell
1 gotë me kos
20 g vanilje
100 gr gjalpë
1 lugë kafeje pluhur pjekës
Sherbeti:
800 gr sheqer
600 ml ujë
pak limon dhe kanellëPËRGATITJA
Në një tas hidhni vezën dhe sheqerin dhe rriheni derisa të formohet një masë me ngjyrë të verdhë të lehtë.
Më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë sheqerin që të tretet plotësisht.
Pasi të keni shkrirë gjalpin dhe ta keni lënë të ftohet shtoheni tek tasi bashkë me vaniljen.
Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të sitni miellin dhe pluhurin pjekës dhe punoni brumin.
Brumi duhet të jetë elastik por jo që të ngjitet në anët e tasit apo në duar.
Lëreni brumin të pushojë pak dhe më pas hapeni në një petë të trashë dhe rrumbullake.
Për të formuar biskotat mjafton që të përdorni një gotë dhe të prisni brumin.
Biskotat shtrojini në një tavë të lyer me pak gjalpë apo ku keni vendosur një letër pjekjeje.
Piqini biskotat në furrë të ngrohur me 170 gradë për 15-20 minuta derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
Ndërkohë përgatisni sherbetin dukë përzierë sheqerin dhe ujin në një tenxhere. Sapo të ziejë hidhni pak lëng limoni dhe një shkop kanelle.
Kur biskotat të jenë gati, hidhini sipër sherbetin e vakët. Pasi biskotat të jenë zbutur mund t’i shërbeni për një shije perfekte./AgroWeb.org -

Dallimi Midis Diabetit të Tipit 1 dhe 2 – Cili Rrezikon më Shumë Zemrën
Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet kronike me zemrën, sidomos nëse janë diagnostikuar para moshës 10 vjeçare.
Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org.
Studimi zbuloi se diabetikët në fjalë preken edhe nga sëmundje të tjera siç janë ato të zemrës.
Rreziku relativ i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje pas një diagnostifikimi të hershëm të diabetit.
Të dhënat, të cilave i referohet AgroWeb.org tregojnë se pacientët e diagnostikuar me diabet përpara moshës 10 vjeçare janë 30 herë më të rrezikuar nga zemra.
Niveli i rrezikut është 6 herë më i lartë për diabetikët e diagnostikuar mes moshës 26-30 vjeç.
Mosha e Diagnostifikimit Faktor Vendimtar Për Mbijetesën
Ekspertët thonë se mosha në momentin e shfaqjes së sëmundjes dhe diagnostifikimit është faktor vendimtar jo vetëm për mbijetesën por edhe sëmundjet e zemrës.
Diabeti i tipit 1 është një nga sëmundjet më të përhapura kronike në mesin e fëmijëve.
Numri i të prekurve mes moshës 14 vjeç e më poshtë është në rritje që pas vitit 1980.
Diabeti i tipit 1 njihet si diabeti i varësisë ndaj insulinës.
Bëhet fjalë për një sëmundje kronike që pengon pankreasin të prodhojë pak ose aspak insulinë.
Insulina është një hormon i nevojshëm për futjen e glukozës në qeliza dhe për prodhimin e energjisë.
Cili Është Dallimi Mes Diabetit Të Tipit 1 Dhe Tipit 2
Diabeti klasifikohet në 2 kategori: Tipi 1 dhe Tipi 2.
Të dy tipet e diabetit janë sëmundje kronike që ndikojnë në mënyrën se si trupi rregullon sheqerin në gjak.
Glukoza është ushqim për qelizat, por ajo ka nevojë për një çelës që të futet në to.
Çelësi është insulina.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk prodhojnë insulinë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org trupi i njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 nuk përgjigjet ndaj insulinës siç duhet dhe më vonë nuk arrin të prodhojë insulinë mjaftueshëm.
Të dyja tipet e diabetit mund të shkaktojnë rritje kronike të nivelit të sheqerit në gjak./AgroWeb.org