Month: April 2025

  • Raporti i OKB-së: Bota në udhëkryq, kërkohet ndryshim i thellë për të shmangur katastrofën klimatike

    Raporti i OKB-së: Bota në udhëkryq, kërkohet ndryshim i thellë për të shmangur katastrofën klimatike

    Pse, ndonëse e dimë se duhet të veprojmë ndaj ndryshimeve klimatike, nuk po e bëjmë? Kjo është pyetja qendrore e ngritur në Raportin e Rreziqeve të Ndërlidhura nga Fatkeqësitë 2025, publikuar nga Instituti Universitar i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore (UNU-EHS). Raporti arrin në përfundimin se sistemet aktuale shoqërore dhe ekonomike jo vetëm që nuk po ndihmojnë, por shpeshherë po pengojnë zgjidhjet reale.

    “Shkencëtarët kanë paralajmëruar për vite me radhë, por ne nuk po ndërmarrim veprime kuptimplota”, deklaron profesori Shen Xiaomeng, drejtor i UNU-EHS. Ai thotë se njerëzimi po ecën drejt humnerës me sy hapur, ndërkohë që emetimet nga karburantet fosile dhe shkatërrimi i biodiversitetit po arrijnë nivele të reja shqetësuese.

    Raporti propozon Teorinë e Ndryshimit të Thellë (ToDC), e cila kërkon të adresojë jo vetëm pasojat, por rrënjët e sistemit: besimet, strukturat dhe sjelljet që e kanë çuar planetin në këtë gjendje. Ai përqendrohet në pesë fusha kyçe ku kërkohen ndryshime të thella për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

    1. Rimendimi i mbeturinave: Nga plehra në thesar

    Me mbi 2 miliardë ton mbeturina shtëpiake në vit, raporti bën thirrje për kalim në ekonomi rrethore, duke i dhënë përparësi riciklimit, riparimit dhe ripërdorimit. Një shembull pozitiv është qyteti Kamikatsu në Japoni, i cili ka arritur një shkallë riciklimi katërfish më të lartë se mesatarja kombëtare.

    2. Përafrimi me natyrën: Nga shfrytëzimi në harmoni

    Shembulli i lumit Kissimmee në Florida, i cili dikur u devijua për të kontrolluar përmbytjet por më vonë u restaurua, tregon sesi bashkëjetesa me natyrën mund të sjellë përfitime për mjedisin dhe komunitetet njerëzore.

    3. Rishikimi i përgjegjësisë: Nga unë tek ne

    Raporti thekson pabarazitë e mëdha: gjysma më e varfër e popullsisë vuan 75% të humbjeve ekonomike nga ndryshimet klimatike, ndonëse prodhon vetëm 12% të emetimeve. Ai kritikon zgjidhjet si kompensimi i karbonit që, sipas autorëve, nuk adresojnë problemin në rrënjë.

    4. Riimagjinimi i të ardhmes: Nga sekonda në shekuj

    Raporti thërret për vendimmarrje afatgjatë. Ai vlerëson nisma si Kasaforta Globale e Farave të Svalbardit, e cila ruan biodiversitetin bujqësor për brezat e ardhshëm, si dhe Komitetin e Finlandës për të Ardhmen, që këshillon mbi politika me ndikim ndërbrezor.

    5. Ripërcaktimi i vlerës: Nga pasuria ekonomike te shëndeti planetar

    Rritja e PBB-së nuk përkthehet në mirëqenie. Raporti propozon modele alternative vlerësimi, si Indeksi Bruto Kombëtar i Lumturisë i Butanit, që prioritizon ekuilibrin ekologjik dhe mirëqenien, si dhe nismat në Kanada dhe Japoni ku “recetat e gjelbra” e përfshijnë natyrën në trajtimet shëndetësore.

    Raporti i OKB-së bën thirrje për ndryshim rrënjësor dhe të koordinuar, duke vlerësuar shembuj që tashmë po funksionojnë në botë. Mes krizave të ndërlidhura dhe pasigurive globale, autorët e raportit japin një mesazh të qartë: tani është koha për veprime të guximshme, sistematike dhe të përbashkëta.

  • ‘PS synon 21 mandate në Tiranë’, Felaj: Drejtësia sot është më e pavarur se kurrë

    ‘PS synon 21 mandate në Tiranë’, Felaj: Drejtësia sot është më e pavarur se kurrë

    Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se synimi i PS-së në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës është arritja e 21 mandateve. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se në zgjedhjet e mëparshme partia ka qëndruar në kufirin mes 18 dhe 19 mandateve, por këtë herë objektivi është më ambicioz.
    “Jemi në prag të çeljes së fushatës. Fushata kërkon punë dhe përgjegjësi. Edhe kur kam qenë në listat e mbyllura, kam punuar për të maksimizuar rezultatin. Rëndësi ka që PS të fitojë dhe rezultati të jetë domethënës,” u shpreh Felaj, e cila është në garë për mandatin e saj të pestë në Kuvend.
    Ajo shtoi se vendosja e objektivave bazohet në trendët historike dhe analizat e deritanishme, por theksoi se struktura e PS-së në Tiranë është në mobilizim të plotë për të rritur rezultatin zgjedhor.
    Felaj ndaloi edhe te drejtësia, duke nënvizuar se sistemi aktual është më i pavarur se kurrë. Sipas saj, goditjet ndaj elementëve kriminalë nuk janë tregues se krimi është shtuar, por përkundrazi, se efikasiteti i drejtësisë ka ardhur në rritje.
    “Në të kaluarën nuk ka pasur goditje sepse drejtësia nuk ishte kaq e pavarur sa është sot. Krimi nuk ka qenë i zbuluar më parë, tani ka më shumë efikasitet. Krimi i organizuar është një sfidë globale,” deklaroi ajo.
    Felaj theksoi se ky është një rezultat konkret i reformës në drejtësi dhe mbështetja ndaj institucioneve të reja duhet të vazhdojë.

  • ‘Berisha ka kapitulluar politikisht’, Gjikondi: Retorika e tij po i shërben Ramës

    ‘Berisha ka kapitulluar politikisht’, Gjikondi: Retorika e tij po i shërben Ramës

    Juristja dhe komentatorja politike Brizida Gjikondi ka deklaruar në një emision televiziv se koha e Sali Berishës në politikë ka marrë fund, duke e cilësuar retorikën e tij si dinake dhe të pavlerë për elektoratin. Ajo komentoi edhe vizitën e fundit të Berishës në Bruksel, duke thënë se kritikat ndaj reformës në drejtësi janë të pabazuara dhe të dëmshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    “Fjalimi i Berishës sot, duke goditur gjithë gjyqtarët, vettingun dhe reformën në drejtësi, është komplet një gjë që çon ujë në mullirin e Edi Ramës,” – deklaroi Gjikondi.
    Gjikondi theksoi se reforma në drejtësi është ndër pikat më të mbrojtura nga BE dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe sulmet ndaj saj nuk bëjnë gjë tjetër veçse dobësojnë opozitën dhe i japin avantazh politik Edi Ramës.
    “Berisha është një person që ka kapitulluar politikisht. Ai e di shumë mirë që populli mbështet reformat në drejtësi. Retorika e tij nuk sjell vota,” – shtoi juristja.
    Një tjetër pikë e fortë në deklaratën e Gjikondit ishte akuza indirekte se Berisha, nëpërmjet sjelljes së tij politike, po kontribuon në fitoren e Edi Ramës.
    “Mund të duket çudi apo ironi, por Berisha çdo ditë po punon për fitoren e Edi Ramës,” – u shpreh ajo.
    Ajo përmendi gjithashtu se dekriminalizimi dhe propozimi për vetting të politikanëve ishte një nismë nga Lulzim Basha, por nuk u finalizua, ndërsa Berisha po tenton të minojë reformat që kanë mbështetje të gjerë ndërkombëtare.
    Përfundimi i saj ishte i prerë: Berisha nuk ka më një rol të besueshëm në politikën shqiptare, dhe strategjitë e tij vetëm sa i forcojnë pozitën kundërshtarit kryesor, Edi Ramës.

  • Ekspozita Adriatiko Joniane! Nga Shëngjini në Himarë, piktori Pashk Përvathi zbulon 50 peizazhe me temën e detit

    Ekspozita Adriatiko Joniane! Nga Shëngjini në Himarë, piktori Pashk Përvathi zbulon 50 peizazhe me temën e detit

    I frymëzuar nga bregdeti shqiptar, me plazhet mbreslënëse, piktori Pashk Përvathi ka hedhur në telajo mbi 50 peizazhe nga Shëngjini në Himarë.

    “Në kohë të ndryshme, unë i drejtohem detit, për ta kërkuar pastërtinë, thellësinë e detit, ngjyrën potente të Jonit dhe delikatesën e Adriatikut“, shprehet piktori.
    I njohur si piktori i vjeshtës, Përvathi vjen këtë herë me ekspozitë adriatiko-joniane, ku temë ka vetëm detin, që në këto krijime vjen si një subjekt i gjallë. Mes plazheve të Jonit, ai zgjedh brigjet me kontraste të forta të shkëmbinjve e ujëra të kristaltë.
    “Në veçantë në një pjesë të Vlorës është Jonufra, në Dhërmi dhe të Potam të Himarës. Është ajo loja e bukur figurative mes gurëve të mëdhenj në breg, mes atyre të vegjëlve nën ujë dhe transparencës që krijohet rrëzë tyre“, tregon Përvathi.
    Ndërsa Perëndimet i zgjedh vetëm në Adriatik, ku shijon delikatesën e qetësinë e detit në Durrës apo Shëngjin.
    “Perëndimi ka një veçanti. Kam konstatuar se perëndimi është vetëm në Detin Adriatik dhe jo në Jon, sepse deti Adriatik duke qenë i cekët në planin e parë, dallga krijon një shtrirje elegante prej largësisë“, shprehet artisti.
    Ekspozita Adriatiko Joniane do të qëndrojë e hapur në Galerinë + në kryeqytet përgjatë gjithë muajit prill, duke ftuar adhuruesit e pikturës të depërtojnë mes hapësirës së pakufijshme të detit në çdo peizazh.

    Top Channel

  • Shqipëria rekord! Karamuço: Asnjë vrasje në 50 ditë, ia kemi kaluar vendeve të rajonit

    Shqipëria rekord! Karamuço: Asnjë vrasje në 50 ditë, ia kemi kaluar vendeve të rajonit

    Eksperti in kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “Real Story” në ABC News tha se Policia e Shtetit ka bërë një përparim të dukshëm në luftimin e krimit në Republikën e Shqipërisë, sidomos gjatë viteve të fundit.
    Karamuço tha se në Shqipëri është ulur niveli i krimit dhe numri i vrasjeve. Ai shtoi se për gati 50 ditë në Republikën Shqipërisë nuk është regjistruar asnjë vrasje, sipas tij ky është një rekord, që nuk është arritur nga asnjë vend tjetër i rajonit.
    “Rrjete e madhe e SPAK ka pasur edhe drejtues të nivele të drejtuesve të lartë të shtetit, që e kanë përdorur madje nëpërmjet tyre kanë dalë edhe shumë gjëra. Ne i kemi folur, imagjinuar, por që tashmë janë vërtetuar, disa janë ende në hetim edhe disa po gjykohen e kështu me radhë. Tani sa i takon policisë unë disa herë e kam ,mbrojtur, kur ka qenë për të mbrojtur dhe disa herë e kam kritikuar kur ka qenë për t’u kritikuar.
    Por, aktualisht si performancë mua më duket shumë në rregull krahasuar me periudhat më parë, me periudhën e një viti më parë dhe me periudhën e një viti më parë. Policia ka një rregullim. Ne i shikojmë tek shifrat e vrasjeve që janë ulur. Kemi qenë të 3 ose 4 në indeksin evropian për kriminalitetin, kurse tani jemi të 7. Por, tani kemi kapur një rekord, kemi kaluar 50 ditë pa asnjë vrasje në Republikën e Shqipërisë që nuk ndodh në të gjithë rajonin, që të mos ketë 50 ditë asnjë vrasje. Kurse drejtori i Policisë së Shtetit që u kritikua sot nga Berisha, dje në Elbasan ka pasur zero vrasje. Pra këto janë shifra që tregojnë se ka një ndryshim”, tha Karamuço.

  • Tarifat hakmarrëse të BE, bujqësia amerikane mund të jetë objektiv në luftën tregtare

    Tarifat hakmarrëse të BE, bujqësia amerikane mund të jetë objektiv në luftën tregtare

    Njoftimi i sotëm i tarifave të reja të BE-së për mallrat amerikane janë masat e para të tilla nga Brukseli që kur Trump nisi vendosjen e tarifave.
    Sipas mediave të huaja, BE-ja është vendosur të konfirmojë se cilat produkte do të preken nga reagimi i saj ndaj tarifave të çelikut dhe aluminit brenda 24 orëve të ardhshme, por duket se ka gjasa që fermerët amerikanë të jenë në shënjestër.
    Prodhimet bujqësore janë shpesh objektivi në luftërat tregtare dhe agjencitë e shumta të lajmeve po sugjerojnë se shpendët, misri dhe frutat janë ndër mallrat që do të ndikohen.
    Në mënyrë të ngjashme, motoçikletat janë në ‘vijën e zjarrit’. E gjithë kjo do të kujtonte tarifat që BE vendosi kur Trump synoi çelikun dhe aluminin në mandatin e tij të parë në detyrë.
    Një ndryshim mund të jetë se uiski amerikan nuk është në shënjestër, sepse Trump ka kërcënuar me tarifa edhe më të rrepta për alkoolin evropian nëse është dhe BE-ja është e prirur të mbrojë një industri në vështirësi.

  • Piu lëndë helmuese, vdes tragjikisht një 60-vjeçar në Shkodër

    Piu lëndë helmuese, vdes tragjikisht një 60-vjeçar në Shkodër

    Një person dyshohet se ka i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër.
    Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan.
    Sipas Policisë, dyshohet se ai ka pirë helm dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjeksore, por nuk ka arritur dot të mbijetojë.
    Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • “Luftoj për mandatin tim të pestë”, Felaj për zgjedhjet e 11 majit: Në Tiranë synojmë 21 deputetë

    “Luftoj për mandatin tim të pestë”, Felaj për zgjedhjet e 11 majit: Në Tiranë synojmë 21 deputetë

    Socialistët synojnë të marrin 21 mandate në qarkun Tiranë sipas deputetes së PS Ermonela Felaj.
    E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputetja e PS Ermonela Felaj, tha se duke parë edhe në zgjedhjet e kaluara PS ka qene midis 18 dhe 19 mandateve në qarkun e Tiranës.
    ‘Jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale, fushata kërkon punë dhe kur kam qenë më herët në fushatë duke qenë pjesë e listave të mbyllura pavarsisht pozicionit që kisha në listë, edhe me koleg të tjerë kemi qenë të përgjegjshëm për të maksimalizuar fitoren e PS. Rëndësi ka partia për të cilën kandidojmë të jetë fituese dhe rezultati të jetë domethënës. Unë luftojë për mandatin tim të 5 në kuvend. Partitë politike kur bëjnë objektivat kanë parasysh trendët historike, ne kemi qenë midis 18 dhe 19 mandate. Por, jemi duke punuar që të shkojë edhe tek 21 mandate për qarkun Tiranë’, tha ajo.
    Felaj u ndaj edhe tek drejtësia, ku tha se drejtësia sot është e pavarur.
    ‘Nuk ka pasur goditje në të kaluarën sepse drejtësia nuk ishte kaq e pavarur sa është sot, ne e kemi vendosur në këto pozita. Goditjet nuk tregojnë se është rritur krimi, por krimi nuk ka qenë i zbuluar më parë. Sistemi ka rritur efektshmërinë e tij. Krimi i organizuar është sfidë mbarëbotërore dhe e kanë të gjitha shteteve’, tha ajo.

  • “Rama kopjon dhe imiton si majmuni”, Berisha u premton fermerëve: Do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

    “Rama kopjon dhe imiton si majmuni”, Berisha u premton fermerëve: Do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

    Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Lushnje, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, qeverisja e Partisë Demokratike do të subvencionojë fermerët.
    ‘Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë. Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti.
    Po, atëherë të maten fermerët e tjerë me fermerin e Lushnjes dhe të shohin kush prodhon më shumë dhe më lirë’, tha kreu i PD-së,
    Berisha tha se Rama duke e quajtur atë “buf” në të vërtetë i ka dhënë epërsi për fushatën.
    Ai u premtoi qytetarëve se do përdorë të gjithë eksperiencën, dhe mençurinë për ta përzënë Ramën nga pushteti më datë 11 maj.
    “Ai që më quan mu buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju”, tha kreu i PD.
    Pjesë nga fjala
    Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.
    Memeja e gjallë, se kështu po e quajmë ne atë, ai që më quan mua buf, po ai nuk e kupton se më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme dhe unë u garantoj se do përdor të gjithë eksperiencën dhe mençurinë time për ta përzënë me datën 11 maj së bashku me ju.
    Lëre mos e pyet!
    Kopjon dhe imiton si majmuni, sot deklaronte se do prodhojmë makina ushtarake Made in Albania.
    Jo mo jo, do e fillojmë me qumështin, me misrin, me frutat, me zarzavatet, me biznesin e vogël, me biznesin e madh.
    Do prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë.
    Shqipëria do jetë prodhuese, prodhuese dhe vetëm prodhuese.
    Biznesit të vogël, tavanin nga 140 mijë euro do e ngremë në 180 mijë euro për TVSH-në dhe tatim-fitimin. Zero nën 180 mijë euro do kenë TVSH apo tatim-fitim.
    Biznesi i vogël do paguajë asnjëherë më shumë se 1 të dhjetën e xhiros, taksë që i vë bashkia e Shytëve këtu, apo bashkia e Erionëve në Tiranë, apo e atij tjetrit në Fier.
    Jo, jo, 1 përqind, nuk do i vënë dot më shumë.
    Do të diktohet sipërfaqja publike.
    Isha në treg, një keqardhje të madhe, njerëz që sakrifikonin shumë, në këmbë gjithë ditën, në kushte të vështira, dhe paguanin nga 120 mijë lekë që e kishin pasur sipërfaqen publike, e paguanin tani 1500 lekë, rritur 15 fish. Merr fund batërdia mbi bizneset e vogla.
    Biznesi i madh dhe bizneset e tjera do kenë taksën 10 përqind.
    TVSH do ulet në 15 përqind.
    Do hiqen një seri masash shtrënguese, inspektoriatet do marrin karakter krejt tjetër.
    Pra, Made in Albania do jetë hapi i madh drejt Shqipërisë Madhështore.
    Por Shqipëria Madhështore e ka kusht të të gjitha kushteve pastrimin e shtëpisë tonë.
    Në qoftë se nuk ndahemi me krimin dhe hajnat, me hajdutët që pinë gjakun tuaj si shushunja ditë për ditë, ne të ardhme nuk kemi.
    Ndaj u jap fjalën se me forcën e ligjit do vendoset përpara drejtësisë çdo lidhje krimi, çdo kriminel, çdo qeveritar i inkriminuar.
    Këtu banda ka rrëmbyer tregun e ndërtuar me paratë tuaja, taksat tuaja. Ndan paratë me kryetarin e bashkisë dhe fshatarëve u merr sa frëngu punën.
    11 maji është zgjidhja. Pa le, kishte kandiduar edhe deputetin për ta sjellë në parlament.
    Fatin e Çyrbjes do të ketë Zaka. Se edhe Çyrbjen, Avdylajt e sollën, po ja ku është atje. Edhe Zaka atje do të shkojë.
    Nuk keni të drejtë të kandidoni ju në parlament, ju e keni vendin aty ku e keni për veprat që keni kryer.
    Ndaj u jap fjalën e nderit lushnjarëve dhe shqiptarëve, se një nga një, bandat dhe banditët, kudo që janë, edhe në shpellat më të thella po u futën, do vendosen para ligjit.
    Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ligjit, e të drejtave të qytetarëve, e dinjitetit të tyre.
    Nuk ka bandit, nuk ka ministër, nuk ka njeri që mund t’i shkelë ato.
    PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen tek ju me programin më të mirë, me programin të cilin kurrë ndonjëherë nuk e kanë paraqitur më parë para shqiptarëve.
    Sepse ne në një mënyrë ose në një tjetër, jemi një vend sot, ku qindra e mijëra qytetarë derdhin lot të ftohta nga mjerimi.
    Jemi një vend në të cilin dhjetëra në mos qindra mijëra familje nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre sepse paratë e tyre vidhen nga qeveritarët.
    Sot ne jemi një vend ku me qindra e mijëra të sëmurë nuk marrin dot ilaçet.
    Sot jemi një vend ku nuk janë të pakta familjet që shtrojnë sofrën por nuk kanë ushqimin për fëmijët e tyre dhe detyrohen t’u thonë, paç fatin, merr rrugët, gjej fatin. Dhe fëmijët vetëm largohen nga Shqipëria.
    Sot jemi i vetmi vend nga i cili u larguan mbi 45 përqind e shqiptarëve nga Shqipëria, ndaj dhe ne do fillojmë aty ku është dhimbja.
    Ne kemi vendosur që 3 muajt, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Çdo shqiptar nuk do firmosë nën 200 euro në borderotë e këtij vendi.
    200 euro nuk janë shumë, por në standardin ndërkombëtar, 200 euro janë jashtë varfërisë ekstreme. Janë 6.3 euro në ditë dhe ai që merr kaq, nuk është në varfëri ekstreme.
    Por mjerimit, numërimit të kafshatës i japim fund.
    Jo vetëm me këto, përkundrazi të gjithë këtyre do u japim kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit do të thotë që ata ushqimet do i blejnë 20 përqind më lirë se sa të tjerët me rroga të mesme dhe të larta.
    Të gjithë këtyre do u rimbursohen 100 përqind ilaçet.
    Pensionistët do kenë të drejtë të bëjnë analiza të plota falas 2 herë në vit.
    Lista e barnave do të jetë identike, 1 për 1 me Italinë. Nuk matemi ne me Italinë, por në ilaçe do matemi. I sëmuri në Shqipëri do mjekohet po me ato ilaçe që mjekohet italiani në Itali.
    Pra, do vendosim disa standarde të tjera sepse është krijuar një hendek i tmerrshëm midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.
    Rroga të ulëta në Shqipëri nuk do të ketë në asnjë rrethanë nën 500 euro.
    Garantoj sipërmarrësit se do t’u kompensohet me ulje taksash rritja e rrogave në 500 euro të punonjësve.
    Ekziston një e drejtë, e cila duhet të respektohet.
    Rroga mesatare do jetë 1200 euro.
    Mësuesit do arrijnë në rrogën 1500 euro gjersa ata të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan.
    Energjia, bizneseve do t’u shitet me 6 lekë nga 18 që u shitet sot. Familjarëve do u shitet me 7 lekë.
    Tarifa e ujit do përgjysmohet.
    Pra, me këto masa ne besojmë se e lehtësojmë në një shkallë ët caktuar jetën e qytetarëve tanë që janë në nevojë.
    Dhe ne do kemi një ndryshim rrënjësor në qëndrimin ndaj tyre.
    Nuk ka të varfër nga dembelizmi. Të varfrit i ka bërë politika të varfër dhe ne këtë politikë do e ndryshojmë.
    Miqtë e mi, nuk ka rreth, nuk ka qytet, nuk ka qark që mund të bëhet më madhështor se qarku i Fierit, se rrethi i Lushnjes.
    Gjithçka në këtë rreteh natyra e ka bërë madhështore.
    Lushnja ka potenciale të jashtëzakonshme bujqësore.
    Lushnja ka fermerë të mrekullueshëm, njerëz të zotë të punës, të djersës.
    Lushnja ka brigjet turistike ndër më të bukurat.
    Ka çdo potencial.
    Pra, Made in Lushnja, Made in Albania, krenari kombëtare, krenari lushnjare.
    Miqtë e mi, askush nuk mund të prodhojë më shumë se fermeri lushnjar në qoftë se ti i largon atij të këqijat që i ka berë regjimi.
    Në qoftë se ti i garanton atij kushtet që djersa e tij të japë prodhimet, suksesin që meriton. Dhe ne këtë do bëjmë.
    Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë.
    Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti.
    Po, atëherë të maten fermerët e tjerë me fermerin e Lushnjes dhe të shohin kush prodhon më shumë dhe më lirë.
    Sot, ky regjim për t’i hapur dyert shkatërrimit të prodhimit bujqësor, ka vendosur TVSH-në asimetrike te grumbulluesit dhe përpunuesit e prodhimeve.
    Unë iu jap fjalën ju se tre muajt e parë do vendoset taksa simetrike, e cila bën që përpunuesi t’i kthejë fermerit, të marrë ai TVSH-në 20 përqind për prodhimet që shet.
    Ballkani i Hapur, kjo marrëveshje që shkatërroi me mijëra ferma, që solli vërshimin e prodhimeve të subvencionuara 8 herë më shumë se prodhimet në Shqipëri për shkak të vëllazërisë Rama-Vuçiç, do hidhet në kosh të plehrave javën e parë të qeverisjes së PD.
    Linjë krediti të butë, në të cilën qeveria do paguajë 80 përqind të interesit, do u ofrohet fermerëve të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë.
    Nuk ka tokë më pjellore se toka shqiptare askund. Ky vend nuk ka asnjë pëllëmbë tokë pa frut.
    Lushnjes po i kripëzohen tokat se nuk ka investime në asgjë.
    Vaditja, kullimi dhe mbrojtja e tokës do jenë tre përparësi madhore të qeverisë së ardhshme.
    Kudo në botë që ndodh mbiprodhimi, ndodh që fatkqësitë dëmtojnë. Edhe tani më informuan se janë dëmtua prodhimet.
    Qeveria do ketë fondin e kompensimit me çmimin bazë të të gjithë dëmtimeve që vijnë nga faktorë natyrorë ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre.
    Ndonëse u them këtu, e deklaroj këtu botërisht se do mbrojmë në çdo sezon prodhimet tuaja.
    Çdo vend e bën këtë, përveç Shqipërisë sot.
    Po, do t’i mbrojmë ato. Çdo vend i mbron. Përveç Edi Ramës që i shkatërroi prodhimet. 2 mijë ton patate iu kalbën një fermeri në Pogradec për shkak të Ballkanit të Hapur. Mijëra ferma falimentuan.
    Kjo merr fund.

  • Paga mestare në krye të fushatës. Njëra 1 mijë euro, tjetra 1200 euro

    Paga mestare në krye të fushatës. Njëra 1 mijë euro, tjetra 1200 euro

    Paga mesatare po bëhet një “mollë sherri” mes partive politike në këtë fushatë elektorale. PS premton që pagën mesatare në mandatin e katërt ta çojë në 1 mijë euro. PD premton rritjen e pagës në 1200 euro, nëse fiton një mandat qeverisës në 11 maj. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen më 11 maj, dhe kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të katër në qeverisje.