Month: April 2025

  • Policia njofton se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje

    Policia njofton se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje

    Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit në trafik përmes dronit.
    Gjobat janë dërguar në adresë të pronarit të automjetit.
    “Identifikimi i kundërvajtjeve përmes DRONIT “Mos respektimi i shenjave të trafikut” dhe dërgimi i gjobave në adresë të pronarit të automjetit! Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • E pazakontë në Pukë/ “Zhduket” kontejneri i policisë, përfundon në strukturë turistike

    E pazakontë në Pukë/ “Zhduket” kontejneri i policisë, përfundon në strukturë turistike

    Në një rast të pazakontë në Pukë, një strukturë kontenier e instaluar më parë si vendqëndrim policor në Qafë Shllakë, është zhdukur nga inventari i Policisë së Shtetit dhe është zbuluar si pjesë e një strukture turistike në periferi të qytetit.
    Kontenieri, i vendosur në këtë zonë pas trazirave dhe grabitjeve të ndodhura përgjatë aksit Fushë Arrëz-Kukës, ishte pjesë e pajisjeve në pronësi të Policisë Lokale të Pukës. Zhdukja e tij u zbulua pas emërimit të drejtuesit të ri të kësaj strukture dhe kryerjes së një inspektimi të inventarit, ku u konstatua mungesa fizike e kontenierit.
    Pas verifikimeve, Policia nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit P. L., 60 vjeç, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “përvetësim prone”.
    I proceduari është justifikuar duke deklaruar se kontenieri i ishte dhënë me fjalë nga një prej ish-drejtuesve të Policisë së Pukës. Megjithatë, nga verifikimet paraprake, rezulton se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që mbështet këtë pretendim. Si pjesë e hetimeve pritet të thirret edhe ish-zyrtari i policisë që përmendet në dëshminë e të proceduarit.

  • Lidhjet me grupin e Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Lidhjet me grupin e Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec.
    Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë si nga GJKKO po ashtu edhe nga Apeli, duke mbetur në qeli.
    Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.
    Ajo dyshohet se ka dhënë vendime apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.
    Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”.
    Pajtime Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

  • Vrasja e Antonio Karafilit/ Gjykata shpalli në kërkim Kejsi Spahillarin, nëna e saj: Sajesë! Vajza më mori në telefon me ulërima

    Vrasja e Antonio Karafilit/ Gjykata shpalli në kërkim Kejsi Spahillarin, nëna e saj: Sajesë! Vajza më mori në telefon me ulërima

    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë në Voskopojë.
    Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe u hetua fillimisht si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimet duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari, dhe të riun tjetër, Rexhep Vathi.

    Ana Spahillari, nëna e Kejsi Spahillarit në një prononcim për News24 ka deklaruar se nuk është e vërtetë që e bija është vrasëse.
    Ajo ka kërkuar nga policia që të bëjë punën dhe të zbulojë të vërtetën, ndërsa ka këmbëngulur se gjithçka është një sajesë.
    “Çdo gjë është sajesë historia ka qenë komplet ndryshe që në fillim. Jam shumë e shokuar. Nuk e njoh fare personin në fjalë. Nuk ka mundësi që pa pasur një gjë konkrete të shpiket kjo histori. Në tërë këto vite policia të mos zbardhë ngjarjen por të bazohet në sajesa.Kejsi e gjeti bashkë me të ëmën, e kanë prekur çarçafin dhe e kanë prerë. Edhe unë e kam prekur çarçafin kur e sollën në shtëpi.Kejsi nuk kishte asnjë arsye se përse ta bënte një gjë të tillë.Kanë nisur një luftë si me mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet. Të bëhesh vrasës për asnjë provë…Kejsi nuk ka asnjë lidhje. Kejsi ishte në Korçë kishin një zënkë ishin ngjitur në Voskopojë. Pas grindjes ai nuk donte të zbriste. Kësi kishte marrë mamanë dhe vëllanë.Ato që thanë atë natë kur Kejsi më mori në telefon duke ulërirë, ata nuk thanë që ishe i shtrirë si e gjetën, por e ëma tha e ngritëm peshë. Pas një muaji e gjysmë e nisëm këtë sajesë. Kërkoj nga policia drejtësi të bëjnë punën të zbulohet e vërteta, mëkat të bësh vrasës një person që nuk është”, tha ajo.

  • Zbulohet një “vatër” prostitucioni tek ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet, nën hetim 4 spanjolle

    Zbulohet një “vatër” prostitucioni tek ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet, nën hetim 4 spanjolle

    Policia e Tiranë kla zbuluar një “vatër” prostitucioni në kryeqytet, i cili ushtrohej nga shtetase spanjolle në një apartament me qira tek “Rruga e Kavajës”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar shuma parash të dyshuara si të fituara nga aktiviteti kriminal, si dhe një sasi të vogël cannabis.
    Policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
    Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme
    Njoftimi
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.” – njofton Policia.

  • Vodhi shtëpinë e një gruaje, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Saranda

    Vodhi shtëpinë e një gruaje, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Saranda

    Një 48-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në fshatin Halo.Ngjarja ka ndodhur në banesën e një shtetaseje, nga ku janë marrë një shumë parash dhe disa produkte ushqimore.
    Blutë deklaruan se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Njoftim:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa produkte ushqimore në banesën e një shtetaseje, në fshatin Halo, Finiq. Punohet për kapjen e tij.
    Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

  • Nis puna për rrugën e re, Kumbaro në Zagori: Brenda mandatit të katër përfundon plotësisht Unaza e Çajupit

    Nis puna për rrugën e re, Kumbaro në Zagori: Brenda mandatit të katër përfundon plotësisht Unaza e Çajupit

    Nga Sheperi i Zagorisë, në eventin e organizuar në përkujtim të 81-vjetorit të Brigadës së VIII sulmuese, deputetja Mirela Kumbaro njoftoi se brenda mandatit të katërt do të përfundojë Unaza e Çajupit, që bashkon fshatrat e Zagorisë me ato të Pogonit dhe Dropullit.
    “Nderim dëshmorëve të atdheut nga Sheperi i Zagorisë ku rikthehem sërish me ftesën e Organizatës së Veteranëve Gjirokastër-Libohovë dhe zagoritë të tjerë për të rikujtuar 81-vjetorin e Brigadës së VIII Sulmuese në një ngjarje që na bën krenarë për të shkuarën antifashiste, por na krijon po aq mundësi për të ardhmen, për ta kthyer historinë në një atraksion turistik e për të tërhequr më shumë vizitorë. Me rrugën e re që po ndërtohet, ku fshatrat e Zagorisë afrohen me Gjirokastrën e Libohovën, do të jemi edhe më të shumtë në këtë trevë bashkë më turistë e vizitorë që do të mund t’i falen kësaj bukurie të natyrës, për të sjellë mirëqenie për banorët duke krijuar zinxhirin e ekonomisë së turizmit përmes bujtinave, agroturizmeve dhe eventeve turistike”, u shpreh Kumbaro.

  • Ndalohen eskortat spanjolle në Tiranë, dyshohet se ushtronin prostitucion

    Ndalohen eskortat spanjolle në Tiranë, dyshohet se ushtronin prostitucion

    Katër turiste spanjolle janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës.
    Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetaset me iniciale A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe.
    Ndërkohë, gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion.
    Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.

  • Vrasja e studentes shqiptare në Itali, flet autori: Isha lodhur duke e pritur, ajo kërkonte të tjerë për t’u lidhur

    Vrasja e studentes shqiptare në Itali, flet autori: Isha lodhur duke e pritur, ajo kërkonte të tjerë për t’u lidhur

    Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen e vrasjes së Shqiptares Ilaria Sula, autori Mark Samson shpjegoi versionin e tij të ngjarjes. Ai ka shkruar se nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folën për marrëdhënien e tyre.
    Ai shtonn se ishte lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo, sipas tij, kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Mark Samson shkruna se teksa bëhej vonë Ilaria e pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë e tij. Autori thotë se i dha disa pizhama që të flinte rehat dhe më pas u shtrinë dhe filluan të flasim për gjërat e mira që kishin përjetuar së bashku.
    “Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”, ka shkruar ai.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj. 23-vjeçari filipinas ka rrëfyer se i mori jetën Ilarias në shtëpinë e tij dhe më pas e futi trupin e pajetë në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.

  • Arkëtimet e bashkive në 2024 / Klosi, Lezha dhe Tepelena me rritjen më të madhe të të ardhurave

    Arkëtimet e bashkive në 2024 / Klosi, Lezha dhe Tepelena me rritjen më të madhe të të ardhurave

    Gjatë vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, bashkitë e Klosit, Lezhës, Tepelenës, Fushë-Arrëzit, Roskovecit dhe Kurbinit kishin rritjen më të lartë të të ardhurave të veta vendore, ndërsa në anën tjetër, bashkitë e Pustecit, Poliçanit, Rrogozhinës, Këlcyrës, Përmetit dhe Dropullit kishin rënien më të madhe të hyrjeve nga taksat vendore në krahasim me vitin 2023.
    Klosi, edhe pse një bashki e vogël me një program të ardhurash vendore rreth 70 milionë lekë për vitin 2024, raportohet se kishte rritjen më të madhe të arkëtimeve nga taksat e veta.
    Bashkia e Lezhës është e dyta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore nga burimet e veta, me gati 80 për qind më shumë se në vitin 2023. Në këtë rritje ka ndikuar pozitivisht shtimi i strukturave akomoduese në bregdetin e Shëngjinit.
    Bashkia e Tepelenës u rendit e treta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore me rreth 78 për qind në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023.
    Nga të 61 bashkitë, në 49 prej tyre u rritën të ardhurat, ndërsa 12 pësuan rënie. Performancën më të dobët fiskale në 2024 e kishte bashkia e Pustecit me rënie të arkëtimeve nga burimet e veta me 7 për qind.
    E dyta për rënien më të madhe të të ardhurave ishte bashkia e Poliçanit, e ndjekur nga Rrogozhina.
    Në bashkitë e mëdha me qendër qarku, të ardhurat u rritën ndjeshëm të ndikuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
    Në bashkinë e Tiranës të ardhurat nga burimet e veta në vitin 2024 u rritën 31 për qind në krahasim me vitin 2023; në bashkinë e Durrësit me 28 për qind; në Elbasan me 26 për qind dhe në bashkinë e Shkodrës me 21 për qind.
    Bashkitë në të gjithë vendin grumbulluan nga të ardhurat e veta 44,4 miliardë lekë në vitin 2024 ose 27 për qind më shumë se në vitin 2023.
    Në vitin 2024 treguesi i autonomisë financiare në pushtetin vendor arriti në 60 për qind nga 51 për qind që ishte në vitin 2023.