Day: April 29, 2025

  • Tre të vrarë nga një sulm i armatosur në Suedi

    Tre të vrarë nga një sulm i armatosur në Suedi

    Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin suedez të Uppsalas të martën. Lajmin e ka konfirmuar policia lokale, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për këto të shtëna.
    Policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i vrasjeve, raportoi agjencia e lajmeve TT.
    Më herët, policia suedeze kishte deklaruar se kishte marrë telefonata nga qytetarë që kishin dëgjuar të shtëna armësh në qendër të qytetit, dhe thanë se shërbimet e emergjencës ishin nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

    “Tre persona janë konfirmuar të vdekur pas të shtënave… Policia po e heton ngjarjen si vrasje”, thanë hetuesit në një deklaratë.
    Dëshmitarë thanë për transmetuesin suedez SVT se kishin dëgjuar pesë të shtëna dhe kishin parë njerëz në zonë që po vraponin për të gjetur strehë.
    Dhjetë persona u vranë në shkurt në qytetin suedez të Orebros në masakrën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në vend, në të cilën një 35-vjeçar i papunë hapi zjarr ndaj studentëve dhe mësuesve në një qendër arsimore për të rritur.
    Suedia ka vuajtur që më shumë se një dekadë nga një valë dhune e lidhur me banda, që ka përfshirë edhe një epidemi të përdorimit të armëve të zjarrit.
    Qeveria e djathtë minoritare e vendit nordik erdhi në pushtet në vitin 2022 me premtimin për të luftuar dhunën e lidhur me bandat.
    Ajo ka ashpërsuar ligjet dhe i ka dhënë më shumë kompetenca policisë, dhe pas masakrës në Orebro deklaroi se do të synojë të forcojë edhe më tej ligjet për armët. /REL

  • Trafikonin drogë në Greqi, arrestohet 30-vjeçari shqiptar bashkë me nënën

    Trafikonin drogë në Greqi, arrestohet 30-vjeçari shqiptar bashkë me nënën

    Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit, i riu u la në paraburgim, ndërsa nëna e tij u lirua me kusht.
    Sipas mediave greke, hetimi filloi pas një informacioni anonim të marrë nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Rodos, sipas të cilit 30-vjeçari, i njohur për autoritetet nga një rast i mëparshëm trafikimi droge për të cilin ai ishte lënë më parë në paraburgim dhe ishte liruar me kushte kufizuese, ishte rikthyer në trafikimin aktiv të kokainës.
    Siç u vërtetua që në ditët e para të mbikëqyrjes, i riushqiptar mbante një apartament në katin përdhes në një pallat në Ialyssos, ndërsa për udhëtimet e tij përdorte një automjet që i përkiste një personi tjetër, pikërisht për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

    Aktiviteti i tij ishte shumë i dyshimtë: kryesisht në orët e pasdites dhe të natës, 30-vjeçari dilte nga shtëpia dhe hipte në automjet, duke kryer manovra të shumta kundërvëzhgimi, ndryshime të papritura drejtimi, kthesa në rrugë me një drejtim, me sa duket duke u përpjekur të dallonte çdo oficer policie që e ndiqte.
    Pavarësisht vështirësive, autoritetet arritën ta gjurmonin atë.
    Operacioni i kapjes
    Mëngjesin e 26 prillit 2025, u organizua një operacion policor. Në orën 09:10, 30-vjeçari u pa duke dalë nga shtëpia e tij. Nën mbikëqyrjen e autoritetit gjyqësor, u krye një kontroll trupor pa gjetur asgjë dhe më pas u krye një kontroll në banesën e tij, gjithashtu pa rezultate të menjëhershme.
    Për shkak të indikacioneve, policia kontrolloi edhe apartamentin në katin e sipërm, ku jetonte nëna e tij, me të cilën 30-vjeçari kishte akses dhe çelësa çdo ditë. Atje, me ndihmën e një qeni të trajnuar posaçërisht për zbulimin e drogës nga policia, një qese plastike që përmbante 12 pako kokainë me një peshë totale bruto prej 882.6 gramësh u gjet në dollapin e një dhome gjum . Në të njëjtën kohë, u gjet edhe një peshore elektronike precize.
    Hetimi policor zbuloi se përfitimi financiar i paligjshëm që 30-vjeçari mund të kishte nxjerrë nga trafikimi i sasisë së sekuestruar të kokainës arrinte në afërsisht 88,260 euro, duke marrë parasysh se çmimi i shitjes në Rodos është rreth 100 euro për gram.
    Duke dhënë një dëshmi para hetuesit, ai mori përgjegjësinë, duke thënë se kishte një borxh prej rreth 18,000 eurosh ndaj një rrjeti trafikimi kokaine nga një rast i mëparshëm i posedimit të 220 gramëve për të cilin ishte ndaluar përkohësisht, dhe se iu kërkua urgjentisht të shlyente borxhin pas lirimit të tij, dhe për këtë arsye ai mori përsipër sasinë specifike pa dijeninë e nënës së tij. Nëna e tij, nga ana tjetër, deklaroi se nuk e kishte idenë për aktivitretin kriminal të të birit.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Denaj: Qytetarët dhe BE janë fokusi kryesor i PS

    Zgjedhjet e 11 majit/ Denaj: Qytetarët dhe BE janë fokusi kryesor i PS

    Ministrja e Bujqësisë, aktualisht kandidate në listën e hapur të PS në qarkun e Tiranës, Anila Denaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për zgjedhjet e 11 majit dhe takimet me qytetarët.
    Ajo theksoi se çdo ditë ka biseda me qytetarë në zona të ndryshme të Tiranës dhe shpesh ka biseda të vështira, për shkak të problematikave të pazgjidhura.
    Denaj theksoi se kryefjalë e saj në takimet me qytetarët janë programi ekonomik i PS dhe integrimi në BE.

    Pjesë nga intervista:
    Borakaj: Është e vështirë të riktheheni në Qarkune  Tiranës aps njëmnadati të plotë në Vlorë, në një lsitë të fortë, si është për ju beteja në Tiranë?
    Denaj: Në Tiranë është një sfidë për të fituar besimin e qytetarve për një mandat të katërt qeverisës. Unë e kam të qartë në takimet me qytetarët se çfarë transmetoj, programin ekonomik dhe BE-në, si dhe arritjet në tre mandatet e tjera. Duke qenë në një mandat të parë në qarkun e Vlorës kuptova çfarë është mandati i deputetit. Në Tiranë po transmetoj atë që mësova duke qendruar pranë qytetarëve. Këtë bëj në gjithë procesin tim të komunikimit me gjithë qytetarët, Tirana është gjysma e Shqipërisë, është më impenjative dhe beteja për të marrë më shumë mandate është e të gjithë neve.
    Borakaj: Prisnit të ishit kandidate në Tiranë?
    Denaj: Kam vendosur mos surprizohem më. Të gjithë jemi në një proces. Unë jam anëtare e kryesisë së Partisë dhe shkoj ku është e nevojshme. Unë e bëra një mandat që më dha shumë, më dha votëbesimin në 2021. Unë të paktën dy herë në muaj kam qenë në qarkun e Vlorës për tu qendruar bashkë të katër bashkive. Dhe besoj se sinergjia në këto katër vite ishte një eksperiencë e pashoq. Jam shumë e vlerësuar që jam sërish kandiate si deputete. Unë mendoj që puna e deputetit është që të duash terrenin, të dëgjosh qytetarët.
    Borakaj: Si ja dilni ju tani të bëni dy role deri në 11 maj?
    Denaj: Impenjimi ëhstë maksimal, dhe nuk jam vetëm unë në listë të hapur, dhe të gjithë po kujdesim që asgjë të mos mungojë dhe të jemi në krye të punëve. Ne nuk vijmë në një terren të panjohur. PS është një familje e madhe.
    Borakaj: Ku jeni e deleguar?
    Denaj: Në disa zona, dhe unë ndjek nga afër problematikat e qytetarëve ndërkohë është gjithë qarku në proces kandidimi. Ndryshe nga profili im i ministrit më çliron shumë roli i deputetetit. E kam kënaqësi të bashkërendoj me qytetarët. Unë vij nga terreni tani, kam qenë në dia familje, jo të lehta disa biseda sidomos kur ka problematike të pazgjidhura, por ëprpiqemi të japim mesazhin që kemi bërë në 12 vite. Unë kam kontribuar në 12 vite në mënyrë të drejtpërdrejtë si Minsitre Financash, tërmeti pandemia kërkuan një pjesë të rëndësishme të buxheteve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kaluam dy kriza në kohën time si Minsitre, edhe kriza pas pandemisë që ndikoi në rrijten e çmimeve. Edhe infastruktura është zgjeruar, flasim për aerpoporte të reja, rrugë të reja, që lidhin zona rurale. Për mua si ministri Bujqësie ëhstë lam i mirë si pjesë e portofolit që unë përfaqësoj. Duhet velërsuar ajo që ëhstë bërë për bujqësinë, si në ujësjellsat dhe kanaldet vaditëse ku nuk ishte vënë dorë. Kemi investuar në hidrovore që parandalojnë përmbytjet. Janë 270 milionë euro që nuk mund të bëheshin pa mbështetjen e qeverisë. E nis nga infrastruktura se ëhstë e rëndësihme.
    Borakaj: Buxheti nga opozita ëhstë konsideruar nga më i ulëti?
    Denaj: Sikur të kishim opozitën do ti thosha sikur të ishte relevanca e krahasimit do ti thoja sa % buxhet kishte subvencioni në kohën e tyre ishte 10%, sot e kemi 45%. Në vlerë absolute në kohën e tyre ishte më pak se 1 milionë euro, flasim për 52 milionë euro nga ne vitin e shkuar.
     

  • Nipi 8-vjeçar i Trump luan kompozimin e tij të parë për piano në Shtëpinë e Bardhë, gjyshi i tij ndjek performancën

    Nipi 8-vjeçar i Trump luan kompozimin e tij të parë për piano në Shtëpinë e Bardhë, gjyshi i tij ndjek performancën

    Nipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri paraqitjen e tij të parë në piano në Shtëpinë e Bardhë, duke prezantuar kompozimin e tij të parë.

    Momenti kur 8-vjeçari Theodore Kushner luajti në piano për gjyshin e tij u kap në video, të cilën Ivanka Trump e ndau me ndjekësit e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Videoja tregon nipin duke luajtur në piano me shumë përqendrim, ndërsa Donald Trump që sheh performancën e tij.

    Theo debuting his first original composition for Grandpa last night at The White House 🥰 pic.twitter.com/D6L4wQaH2V
    — Ivanka Trump (@IvankaTrump) April 29, 2025

    “Theo performoi kompozimin e tij të parë për gjyshin e tij në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë”, shkroi Ivanka Trump në Twitter.
    Ivanka Trump ka tre fëmijë me Jared Kushner: Arabella, 13 vjeç, Joseph, 10 vjeç dhe Theodore, 8 vjeç.

    Top Channel

  • FOTO/ Sherri te zyrat e PSD- Autori shkoi me armë në dorë bashkë me djalin

    FOTO/ Sherri te zyrat e PSD- Autori shkoi me armë në dorë bashkë me djalin

    Publikohet një foto e personit që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë këtë të martë. Syri ka siguruar foton e autorit, shihet qartë autori i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.

    Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpions” të zi. Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.

    Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive. Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpions”.

    Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë. Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

    Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari. Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.

  • A mund të ftoheni nëse qëndroni në shi, shkencëtarët shpjegojnë mitin e famshëm

    A mund të ftoheni nëse qëndroni në shi, shkencëtarët shpjegojnë mitin e famshëm

    Është një keqkuptim i zakonshëm të mendosh se lagia nga shiu të bën të sëmurësh. Vetë shiu nuk të sëmur.

    Qëndrimi i lagur dhe në të ftohtë për periudha të gjata mund ta ulë temperaturën e trupit dhe të dobësojë sistemin imunitar. Një sistem imunitar i dobët rrit rrezikun për t’u prekur nga një virus si i ftohti ose gripi.

    A të sëmur shiu në të vërtetë?

    Nëse ngelesh në shi ose vrapon në shi, nuk do të sëmuresh, sepse shiu nuk transmeton viruse.

    Kërkimet tregojnë se viruset e ftohjes dhe gripit përhapen më shumë në kushte të ftohta dhe të thata. Ato nuk përhapen mirë në kushte të lagështa dhe me lagështi, si ato që sjell shiu.

    Pra, nuk sëmuresh nga shiu vetë, por nëse qëndron i lagur për një kohë të gjatë, kjo mund të ulë temperaturën trupore dhe të dobësojë reagimin imunitar.

    Qëndrimi në të ftohtë gjithashtu mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjakut në hundë, duke penguar qarkullimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë mikrobet.

    Çfarë shkakton të ftohtin?

    Viruset që shkaktojnë të ftohtin dhe gripin përhapen përmes lëngjeve trupore të një personi të infektuar.

    Ato përhapen më shumë kur jemi në kontakt të ngushtë me njerëz të sëmurë apo sipërfaqe të ndotura.

    Më shumë njerëz sëmuren gjatë stinëve të ftohta dhe me shi, por kjo nuk është për shkak të shiut vetë, por sepse njerëzit qëndrojnë më shumë brenda në ambiente të mbyllura, ku viruset përhapen më lehtë.

    A mund të shkaktojë shiu hipotermi?

    Qëndrimi jashtë në temperatura të ftohta – me ose pa shi – mund të çojë në hipotermi, një gjendje kur temperatura e trupit bie në mënyrë të rrezikshme.

    Hipotermia ndodh kur trupi humbet më shumë nxehtësi sesa mund të prodhojë. Edhe temperatura mbi 4.4°C (40°F) mund të shkaktojë hipotermi nëse trupi laget nga shiu ose djersa.

    Hipotermia është shumë e rrezikshme dhe mund të jetë fatale. Simptomat përfshijnë:

    Konfuzion

    Përgjumje

    Lodhje ekstreme

    Humbje koordinimi

    Humbje kujtese

    Dridhje

    Të folur të pakuptimtë ose të ngadalësuar

    Hipotermia ndikon edhe në funksionin e trurit, kështu që personi mund të mos kuptojë që është në një gjendje urgjente.

    Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë nëse dikush shfaq këto simptoma pas qëndrimit në shi. 

     

  • Ndalimi i delegacioneve franceze në Izrael/ Franca: Vendimi, i papranueshëm!

    Ndalimi i delegacioneve franceze në Izrael/ Franca: Vendimi, i papranueshëm!

    Ministria e Jashtme e Francës akuzoi ambasadën e Izraelit për sjellje “të papranueshme” të martën, pasi ajo ndaloi dy grupe franceze, përfshirë zyrtarë të zgjedhur, të vizitonin Izraelin dhe pretendoi se grupet ishin të lidhura me një organizatë terroriste.

    Në një deklaratë të hënën, ambasada e Izraelit tha se nuk do të lejonte asnjë individ ose delegacion të lidhur me Rrjetin e Bashkëpunimit të Decentralizuar për Palestinën ose Shoqatën e Solidaritetit Francë-Palestinë (AFPS) të hynte në vend, sepse ata ishin të lidhur me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës. PFLP është përcaktuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Delegacionet dhe shoqatat e prekura nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për komente.

    Ministria e Jashtme e Francës tha se vendimi i Izraelit për të revokuar autorizimet e udhëtimit për dy delegacionet, të cilat përfshinin zyrtarë të zgjedhur francezë, ishte për të ardhur keq, kundërproduktiv dhe dëmtues për marrëdhëniet franko-izraelite.

    “Akuzat publike nga Ambasada Izraelite në Francë që pretendojnë lidhje midis këtyre shoqatave dhe organizatave terroriste, janë të papranueshme”, tha ministria e jashtme.

    Ajo i bëri thirrje Izraelit të tërheqë vendimin e saj.

    Marrëdhëniet franko-izraelite janë komplikuar në muajt e fundit, për shkak të luftës në Gaza dhe shqetësimit në rritje në Paris, për mënyrën se si Izraeli e ka trajtuar konfliktin.

    Më herët në prill, Presidenti Emmanuel Macron sugjeroi që Parisi mund të njihte një shtet palestinez më vonë këtë vit në varësi të një numri kushtesh, duke shkaktuar zemërimin e zyrtarëve izraelitë.

    “Izraeli po vepron brenda të drejtës së tij, sipas ligjit vendas dhe ndërkombëtar, për të parandaluar hyrjen në territorin e tij të delegacioneve, të përbëra nga organizata që kërkojnë të delegjitimojnë ekzistencën e tij dhe të minojnë sigurinë e tij”, tha ambasada.

    “Ne inkurajojmë çdo anëtar të delegacionit që dëshiron të udhëtojë në Izrael të kontaktojë Ambasadën Izraelite për të rregulluar një vizitë, që nuk do të menaxhohet nga një organizatë që mbështet terrorizmin”, tha ajo./ Reuters.

  • EMRI/ Dy persona dhunojnë me sende të forta një qytetar, shoqërohet një nga të dyshuarit. Shkak një konflikt i vjetër

    EMRI/ Dy persona dhunojnë me sende të forta një qytetar, shoqërohet një nga të dyshuarit. Shkak një konflikt i vjetër

    Dhunohet nga dy persona me sende të forta një qytetar në Sarandë. Ngjarja ndodhi në rrugën  “Gjergj Araniti” në Sarandë ku shtetasi Orgito Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.

    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë  një konflikt i mbartur prej datës  2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash. Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një  prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai. Po punohet për  kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.Ngjarja në rrugën  “Gjergj Araniti” në Sarandë.

    Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.

    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë  një konflikt i mbartur prej datës  2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.

    Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një  prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai.

    Po punohet për  kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.

  • ‘E vërteta nuk blihet me 6 milionë $’, Basha reagon për lobimin e Berishës: Sot opozita do ishte në pushtet

    ‘E vërteta nuk blihet me 6 milionë $’, Basha reagon për lobimin e Berishës: Sot opozita do ishte në pushtet

    Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi Sali Berishë”. Në përgjigje, Basha theksoi se nuk ka tradhëtuar asnjëherë Partinë Demokratike, duke shtuar se ka kontribuar në mënyrë vendimtare për forcimin e saj. Ai përmendi sukseset e tij, si fitimi i 7 mandateve në 2005 dhe 2009, dhe angazhimin e tij në betejën kundër Edi Ramës. Sipas tij, sakrificat për PD kanë qenë të mëdha dhe ka marrë vendime të vështira për të mbrojtur interesat e demokratëve, siç ishte edhe vendimi i vitit 2021 për të qëndruar në krah të SHBA-së.
    Sipas tij, Sali Berisha sot paguan 6 milion dollarë për një vizë për të shkuar në Amerikë, ndërkohë që po të kishte ndjekur rrugën që vetë e premtoi të mospërfshirjes së PD në konfliktin me SHBA, sot do ishte në pushtet.
    Basha gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes për marrëdhënien e tij me Edi Ramën. Ai theksoi se kryeministri është përfshirë në një skandal me McGonigal, i cili është dënuar për korrupsion. Sipas tij, Rama ka përdorur gjithçka për të luftuar opozitën, ndërkohë që ai vetë ka qëndruar i pastër dhe pa kompromentuar parimet dhe interesat e qytetarëve.
    Basha tha se, kush është në krah të Ramës e tregoi votimi për amnistinë penale, për të cilën ai vet u shpreh kundër, ndërsa një pjesë e deputetëve demokratë votuan për të mbështetur të korruptuarit e Ramës. Ai bëri thirrje që në 11 maj, vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është një mundësi për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.Pjesë nga bashkëbisedimi:
    Gjovalin Kolndrekaj: Na e thuj të drejtën, si ka mundësi dhe një arsye të vetme, pse tradhëtove ata që të mbanin në krye, Sali Berishën?
    Basha: Gjovalin, ta marrim me rradhë se ke dy pyetje:

    Ta dish mirë që kryet e mi, s’i ka bërë Sali Berisha, i ka bërë nëna dhe baba im. Kështu që, nëse e ke fjalën për kontributin në partinë demokratike, pa kontributin tim, Sali Berisha nuk kishte për të ngritur krye aty ku ishte në 2005 apo në 2009 kur solla 7 mandate nga Elbasani, apo në betejën e drejtëpërdrejtë me Edi Ramën, në 2011. Mos i harro këto, Gjovalin. E ta dish mirë, jo vetëm që nuk e kam tradhëtuar sakrificën tuaj, mundin tuaj, por pikërisht për të shpëtuar atë sakrificë kam marrë vendimet më të vështira edhe ndaj vetes time se lidershipi I vërtetë është kur sakrifikon veten dhe jo të tjerët. Të sakrifikosh partinë demokratike dhe demokratët për hallin tënd e pastaj të pretendosh se je shpëtimtar ky është mashtrim. Çfarë bëra unë? Kërkova që partia demokratike, demokratët të vazhdonin të ishin në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse vetëm kështu mund të garantohej një përballje e suksesshme me regjimin e Edi Ramës dhe një fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sali Berisha ju tha se kjo s’është e vërtetë por sot paguan 6 milion dollarë për një vizë Gjovalin, ndërkohë që po të kishte ndjekur rrugën që vetë e premtoi të mospërfshirjes së partisë demokratike në konfliktin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të lejimit të partisë demokratike të vazhdonte përpara, përballjen me Edi Ramën, partia demokratike do të ishte në pushtet apo shumë afër pushtetit dhe hallet e tij nuk do të kishin nevojë për fatura të kripura, 6 milion dollarë për një vizë amerikane. Kjo, është e vërteta Gjovalin.
    Pyetja tjetër: Pse ruan kaq miqësi e konfidencë me Edi Ramën?
    Basha: Gjovalin, Edi Rama është kapur me presh në duar me mikun e tij McGonigal, duke u përpjekur me m’bë gropën mua, kryetarit të opozitës. Kjo është e faktuar sot. Kjo është e faktuar nga drejtësia amerikane. Gjovalin, McGonigal është në burg, i dënuar për korrupsion për atë që bëri kundër kryetarit të opozitës, kundër rivalit për kryeministër Lulzim Bashës. Kjo është e vërteta për konfidencialitetin tim me Edi Ramën. Gjatë gjithë kohës, ka bërë gjithçka për të më luftuar me mjetet më të pista, ndërsa unë, kam vazhduar t’ju shërbej ju pa kompromentuar asnjë minutë të vetëm, asnjë nga parimet, apo vlerat apo interesat tuaja, për interesa personale. Se kush bashkëpunon me Edi Ramën për interesa personale, kundër interesave tuaja, e tregoi vota në parlament për të liruar të korruptuarit, ndërkohë që mbaheshin akoma në burg apo në ndjekje penale protestuesit e partisë demokratike. Dhe ky, nuk isha unë Gjovalin, e di shumë mirë ti se kush ishte. Se kush bashkoi votat për të mbyllur listat e për të pamundësuar që të çonit në parlament atë që doni ju, e jo kështu që këdo që votoni ju, shkon në parlament Ilir Meta, Elvis Roshi me shokë, e di fare mirë se nga kush e ke peshqesh. Kështu që kthjellohu, shkundu, thirri mendjes, bëji sytë 4, dhe më 11 Maj, voto numrin 4, aty I shokët e vërtetë të sakrificave dhe jo ata që kanë bërë pazare me sakrificat, mundin dhe djersën tënde.

  • ‘Ujë 24 orë vetëm në premtime’, Karabina: Edi Rama, propagandë dhe korrupsion

    ‘Ujë 24 orë vetëm në premtime’, Karabina: Edi Rama, propagandë dhe korrupsion

    Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të forta ndaj gjendjes së ujësjellësit në qytetin e Elbasanit dhe ka denoncuar publikisht dështimin e premtimit qeveritar për furnizim me ujë 24 orë.
    Sipas Karabinës, ky premtim i bërë nga kryeministri Edi Rama, Ministria e Infrastrukturës, deputetët dhe Bashkia e Elbasanit ka rezultuar të jetë një “mashtrim i pastër elektoral”, pasi punimet nuk janë kryer sipas standardeve të duhura dhe situata në qytet është përkeqësuar.
    “Elbasani nuk mund të ketë ujë 24 orë! Pasi sipas inxhinierëve dhe specialistëve të fushës, punimet nuk janë kryer në investimet e mëparshme të ujësjellësit, por janë ndërhyrje të pjesshme që nuk adresojnë dhe zgjidhin problemin në rrënjë,” thekson kandidatja në deklaratën e saj.
    Ajo shton se qyteti është kthyer në një kantier të pakoordinuar ndërtimi, me rrugë të çara, bllokime trafiku, pluhur dhe rrëmujë që e bëjnë më të vështirë jetën e përditshme për qytetarët dhe bizneset.
    Karabina ka bërë të ditur se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Bashkia Elbasan, pasi ka dorëzuar një kërkesë për informacion në lidhje me tenderin për ujësjellësin. Ajo kërkon transparencë të plotë dhe mbajtje përgjegjësie për mashtrimin që, sipas saj, i është bërë publikut.
    Postim i plotë:
    “Elbasani nuk mund të ketë ujë 24 orë!Pasi sipas inxhinierëve dhe specialistëve të fushës, punimet nuk janë kryer në investimet e mëparshme të ujësjellësit por janë kryer ndërhyrje të pjesshme që nuk adresojnë dhe zgjidhin problemin në rrënjë.Rezultati i këtij projekti është kosto e lartë financiare, ujë 24 orë jo dhe qyteti është kthyer në një kantier i pakoordinuar ndërtimi: rruge të çara, bllokime trafiku, pluhur dhe rrëmujë, duke vështirësuar jetën e qytetarëve dhe të biznesit çdo ditë.Në pritje të përgjigjes nga Bashkia Elbasan, ku kam paraqitur kërkesë për informacion zyrtar lidhur me tenderin e Ujësjellës-Kanalizimeve, si kandidate e Qarkut Elbasan kërkoj:• Transparencë të plotë mbi procedurat dhe shpenzimet.• Përgjegjësi ligjore dhe morale për mashtrimin ndaj qytetarëve.Elbasani meriton më shumë!Qytetarët nuk duhet të pranojnë që jeta e tyre të bëhet peng i propagandës dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.Beso te Shqipëria, beso te Elbasani!”