Day: April 29, 2025

  • Cilat janë bindjet e votuesve shqiptarë? Zbulohen rezultatet e sondazhit të dytë nga McLaughlin

    Cilat janë bindjet e votuesve shqiptarë? Zbulohen rezultatet e sondazhit të dytë nga McLaughlin

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë se si është bindja e të anketuarve, majtas, djathtas apo në qendër.
    Në krahasim me sondazhin e bërë në shkurt, ideologjia e majtë, shumë majtas, djathtas, disi djathtas dhe shumë djathtas kanë pësuar rënie, ndërsa rritje kanë pasur disi majtas dhe qendra.
    Sondazhi i Top Channel është në bashkëpunim me John McLaughlin.

  • Pas PS, edhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania postare ka shkelur protokollin

    Pas PS, edhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania postare ka shkelur protokollin

    Partia Demokratike ka depozituar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit të votimit nga jashtë vendit. Në dokumentin e dorëzuar, PD pretendon se protokolli i nënshkruar ndërmjet KQZ-së, partive politike dhe kompanisë postare DHL nuk është zbatuar.
    Sipas PD në disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar personalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firmë nga zgjedhësit.
    Nga ana tjetër ankesa përfshin edhe raste kur zarfet janë lënë në hyrje banesash apo në kuti postare.
    PD sjell në vëmendje disa raste të ndodhura në Greqi, ku shtetas të ndryshëm thuhet se kanë tërhequr zarfet për të gjithë votuesit e zonës, në emër të një subjekti politik.
    PD shprehet se kërkon sqarim nga KQZ dhe DHL, si dhe nisjen e një hetimi nga SPAK për të verifikuar rregullshmërinë e procesit dhe identifikimin e përgjegjësve.
    Kërkesa ka ardhur disa ditë mbasi PS ka depozituar një ankesë për të njëjtën problematik.
    Ankesa e PD në KQZ
    Protokolli i dakordësuar ndërmjet partive politike, KQZ-së dhe operatorit të shërbimit postar DHL parashikonte që çdo zgjedhës nga Diaspora do të merrte njoftim nëpërmjet email/sms për mbërritjen e zarfit me materialet zgjedhore. Zgjedhësi zgjidhte mënyrën e tërheqjes së zarfit duke u paraqitur fizikisht në pikën më të afërt të DHL ose duke ardhur postieri për t’ia sjellë në shtëpi. Dorëzimi i zarfit i bëhej personalisht zgjedhësit pasi identifikohej me mjetin e identifikimit dhe nënshkruante.
    Nga informacionet e marra nga ana jonë rezulton se ky protokoll nuk është respektuar, pasi zarfet me materialet zgjedhore i janë dorëzuar një përfaqësuesi të familjes apo edhe personave të tjerë të paautorizuar, pa u identifikuar me mjet identifikimi zyrtar dhe pa nënshkruar zgjedhësi personalisht marrjen e zarfit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kthimin mbrapsht të zarfit me fletën e votimit. Në raste të tjera zarfi është lënë në hyrje të pallatit, apartamentit apo në kutinë postare, pa u marrë në dorëzim nga askush. Këto problematika janë konstatuar kryesisht dhe masivisht në Greqi.
    Një nga rastet konkrete është ai i përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Kretë, shtetasve Afrim Avdiaj, Tajar Osmanaj, Marg Gega dhe Arben Haveri, të cilët janë paraqitur në pikën e shërbimit postar Courier (i nënkontraktuar nga DHL) dhe kanë tërhequr të gjitha zarfet e zgjedhësve të zonës. E njëjta praktikë është përsëritur nga shtetasi Genci Hymetllari në zonën e Kavallës.
    Thyerja e këtij protokolli ka krijuar kushtet dhe rrethanat për shkeljen e fshehtësisë së votimit dhe votimit më shumë se një herë të dyja këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal shqiptar. Kjo veprimtari e paligjshme është tërësisht përgjegjësi e KQZ-së dhe operatorit postar DHL, të cilat në shkelje të detyrimeve të tyre nuk kanë marrë të gjitha masat për të garantuar fshehtësinë e votës dhe mosvotimin më shumë se një herë të çdo zgjedhësi.
    Përveç këtyre problematikave, ky proces është shoqëruar edhe me probleme të tjera si mosmbërritja e zarfit me materialet zgjedhore, mospërgjigja e operatorëve postar DHL për marrjen mbrapsht të zarfeve, mosgjetja e fletës së votimit në zarfin “A”, gjetja e dy fletëve të votimit në të njëjtin zarf “B”, gjetja e fletëve të votimit të pavulosura. Të gjitha këto problematika janë adresuar nga përfaqësuesit ligjorë të PD-së pranë KQZ-së dhe DHL-së, por nuk kanë marrë përgjigje. Kjo sjellje dhe mënyrë veprimi e KQZ-së dhe DHL-së ka vënë seriozisht në rrezik procesin zgjedhor të votuesve nga Diaspora, duke rrezikuar pavlefshmërinë e të gjithë procesit për shkak të parregullsive të konstatuara.
    Prandaj, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga KQZ dhe DHL për sqarimin e situatës, ndërkohë kërkojnë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion fillimin e një hetimi të menjëhershëm për të zbuluar veprimtaritë e paligjshme, identifikuar personat përgjegjës dhe procedimin e tyre penal. Çdo patronazhist po monitorohet nga ana jonë dhe i sigurojmë se çdo veprim i paligjshëm do të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.
    Ne nuk do të lejojmë që vullneti i zgjedhësve shqiptarë nga Diaspora të manipulohet, vidhet apo tjetërsohet me mekanizmat kriminalë që regjimi i Edi Ramës ka vendosur në punë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

  • Kur ka zgjedhje në Shqipëri, sa % e qytetarëve votojnë? Ja shifrat e sondazhit të dytë nga “McLaughlin and Asociated”

    Kur ka zgjedhje në Shqipëri, sa % e qytetarëve votojnë? Ja shifrat e sondazhit të dytë nga “McLaughlin and Asociated”

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetja e parë: Në përgjithësi, kur ka zgjedhje në Shqipëri a votoni?
    Përgjigjet në këtë sondazh janë: Gjithmonë 66.4%
    Pothuajse gjithmonë: 25%
    Shumicën e herëve: 3%
    Votues për herë të parë: 5%
    Ndonjëherë: 0.6%

  • “Mother Jones”: Përballë akuzave për korrupsion, Sali Berisha punëson ekip lobimi të lidhur me Trump

    “Mother Jones”: Përballë akuzave për korrupsion, Sali Berisha punëson ekip lobimi të lidhur me Trump

    Nga Dan Friedman, Mother Jones
    Sali Berisha — udhëheqësi i supozuar si i korruptuar i partisë opozitare të Shqipërisë — kërkon ndihmë nga Donald Trump. Dhe Berisha, apo dikush që e mbështet atë, po paguan shuma të mëdha parash për ta arritur këtë.
    Berisha po kërkon heqjen e një përcaktimi si “persona non grata” të vendosur nga qeveria e SHBA-së, për shkak të asaj që Departamenti i Shtetit gjatë administratës Biden e cilësoi si përfshirje të tij në “akte korrupsioni.” Partia Demokratike e Shqipërisë, një parti e djathta ka punësuar së fundmi kompaninë “Continental Strategy”, me seli në Florida, për të lobuar pranë administratës Trump në bazë të një kontrate që do t’i sjellë firmës më shumë se 6 milionë dollarë gjatë dy viteve. Edhe pse formularët e deklarimit të lobimit të dorëzuar nga Continental nuk e përmendin specifikisht sanksionin ndaj Berishës, ato tregojnë se firma tashmë ka pasur kontakte me Departamentin e Shtetit në emër të partisë së Berishës.
    Continental punësoi një listë lobistësh me lidhje në botën e Trumpit, përfshirë Katie Wiles, nëna e së cilës është Shefja e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Sipas Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSh), fatura e majme për punën e Continental-it po paguhet nga “Fondacioni Make Albania Great Again” — një organizatë e sapokrijuar nga një kontraktor në New Jersey dhe e regjistruar në një adresë banimi periferike.
    Berisha punëson veçmas edhe Chris LaCivita, i cili, bashkë me Susie Wiles, drejtoi fushatën e Trump-it në 2024. LaCivita thotë se është angazhuar për të ofruar këshillim elektoral për zgjedhjet parlamentare të muajit tjetër në Shqipëri dhe se nuk lobon për Berishën në Shtetet e Bashkuara. Operatori politik veteran ka ndihmuar Berishën të paraqitet në Shqipëri si kandidati që mund të punojë me Trump-in. LaCivita ka refuzuar të tregojë sesi paguhet. (Trump-i, i cili zakonisht komenton për zgjedhjet e huaja, nuk ka shprehur qëndrim për garën në Shqipëri apo për çështjet ligjore të Berishës.)
    Në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Berishën, bashkë me gruan, djalin dhe vajzën e tij, “persona të padëshiruar” nën një ligj kundër kleptokracisë, që ndalon hyrjen në SHBA të zyrtarëve dhe familjarëve të tyre të dyshuar për korrupsion.
    Në shpalljen e sanksioneve, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Berisha – i cili ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në vitet 1990 dhe nga 2005 deri më 2013 – ishte “i përfshirë në akte korrupsioni, si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike për përfitime personale dhe për pasurimin e aleatëve të tij politikë dhe të familjes, në dëm të besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve dhe zyrtarëve të tyre.”
    Në 2023, Parlamenti i Shqipërisë hoqi imunitetin ligjor të Berishës. Vitin e kaluar, prokuroria e akuzoi atë për ndihmë të dhëndrit të tij në privatizimin korruptiv të një toke publike për ndërtimin e 17 pallateve në Tiranë. Berisha duket se shpreson që një fitore në zgjedhjet e muajit tjetër, së bashku me ndihmën e mundshme nga Uashingtoni, do ta ndihmojnë të pastrojë problemet e tij ligjore – një kthesë tipike në stilin Trump.
    Krahasimi me Trump-in është diçka që Berisha e ka inkurajuar. Ai ka fajësuar ndjekjen e tij penale ndaj kryeministrit Edi Rama, lideri i Partisë Socialiste, si dhe ndaj një “konspiracioni ndërkombëtar të majtë” të udhëhequr nga George Soros.
    Continental Strategy ka lidhje të forta me figura të administratës Trump, përfshirë Senatorin Marco Rubio, i cili mund të ndikojë për të hequr sanksionet ndaj Berishës. Përveç Katie Wiles – të cilën Continental e promovoi si drejtuese të zyrave të saj të lobimit në Uashington dhe Jacksonville pasi Trump-i emëroi nënën e saj Shefe Kabineti – firma punëson edhe Alberto Martinez, ish-shef kabineti i Rubio-s. Themeluesi i Continental-it, Carlos Trujillo, është ish-kongresmen i Floridës, i zgjedhur nga Trump-i si ambasador në Organizatën e Shteteve të Amerikës Latine.
    Në një regjistrim të FARA-s të paraqitur javën e kaluar, Continental dha një përshkrim standard të planeve të saj të lobimit, duke thënë se përfshin “krijimin e marrëdhënieve me faktorë kyç në ekzekutiv dhe në Kongres për të ndihmuar zhvillimin e politikave.”
    Megjithatë, Continental duket se ka nisur menjëherë të përdorë lidhjet e saj për të kontaktuar Departamentin e Shtetit, që ka autoritetin për të hequr sanksionet ndaj Berishës. Regjistrimi FARA përmend një telefonatë më 17 prill me Dan Holler, zëvendës-shefin e kabinetit të Rubio-s në Departamentin e Shtetit.
    Partia Demokratike ka punësuar gjithashtu një studio ligjore tjetër të drejtuar nga Trujillo, Continental PLLC, për të punuar në mbrojtjen ligjore të Berishës. Shërbimet ligjore zakonisht janë të përjashtuara nga detyrimi për t’u regjistruar në FARA.
    Zëdhënësja e Continental-it, Melissa Stone, tha se firma “po mbështet Berishën përmes ekipeve të saj ligjore dhe të lobimit, dhe gjithçka është plotësisht e zbuluar sipas ligjit.” Stone theksoi se Katie Wiles nuk është vetë e regjistruar për lobim për Partinë Demokratike.
    Kontrata e Continental-it parashikon pagesën 250,000 dollarë në muaj për dy vjet. Por nuk është vetë PDSh që po e paguan këtë shumë.
    Në vend të kësaj, punën duket se po e financon një kontraktor shqiptar-amerikan 73-vjeçar nga New Jersey, Nuredin Seci. Një kontratë në regjistrimin FARA e liston Secin si “garant.” (Top Channel ka raportuar se Seci është anëtar i Vatrës, një organizatë e diasporës shqiptaro-amerikane.)
    PDSH ka deklaruar për gazetarët në Shqipëri se Continental do të paguhet nga një fondacion jofitimprurës i quajtur “Make Albania Great Again Foundation”, i financuar sipas tyre nga shqiptarët e Amerikës. Ky fondacion është regjistruar më 27 mars 2025 në një shtëpi në Woodcliff Lake, New Jersey, në pronësi të vajzës dhe dhëndrit të Secit. Fondacioni nuk ka një faqe interneti ose prani publike dhe nuk shfaqet në regjistrat publikë të OJQ-ve.
    Skema e errët e financimit ka tërhequr kritika nga kryeministri Rama dhe, sipas raporteve, vëmendjen e një njësie shqiptare antikorrupsion. Media shqiptare ka ngritur gjithashtu pyetje mbi burimin e fondeve që po merr Continental.
    Disa media shqiptare e kanë krahasuar këtë skemë financimi me kontratën e lobimit të PD-së në vitin 2017, kur ajo siguroi 500,000 dollarë për lobim në administratën e parë Trump, duke çuar në akuza penale ndaj ish-kreut të partisë (por pa dënim).
    Mother Jones raportoi në 2018 se fondet e përpjekjeve të PD-së në 2017 duket se vinin nga Rusia, përmes disa kompanive fiktive. Dhe në 2023, Departamenti i Shtetit publikoi një përmbledhje të një analize të inteligjencës amerikane që tregonte se Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të ndikuar në politikën shqiptare në favor të saj. PD e ka mohuar se ka marrë mbështetje ruse.
    Në 2017, kreu i PD-së u përpoq të afrohej me Trump-in, duke adoptuar sloganin “Make Albania Great Again.” Në 2025, Berisha po ndjek të njëjtën strategji, duke u mburrur për lidhjet e tij me rrethin e Trump-it.
    LaCivita ka deklaruar se nuk lobon për Berishën në SHBA, por vetëm këshillon për zgjedhjet. Megjithatë, ai ka ndihmuar shumë Berishën për ta paraqitur veten si aleat i Trump-it.
    Në një konferencë për shtyp në Tiranë në shkurt, LaCivita tha:
    “Dëshirojmë të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump.” Ai quajti Ramën një “kukull të George Soros-it.”
    Ekipi i LaCivitës që këshillon Berishën përfshin edhe ish-këshilltarin e Trump-it, Paul Manafort – i dënuar në vitin 2018 për krime përfshirë lobim të fshehtë për një president pro-rus të Ukrainës – si dhe sondazhistin veteran të Trump-it Tony Fabrizio. Trump-i e fali Manafortin në vitin 2020.
    LaCivita, me rreth 75,000 ndjekës në platformën X, ka publikuar vazhdimisht mbështetje për Berishën dhe sulme ndaj Ramës. Ai ka amplifikuar akuzat e Berishës kundër sanksioneve të vendosura nga Blinken.
    Në shkurt, drejtori i komunikimit i PD-së botoi një editorial në Washington Examiner, duke i bërë thirrje Rubio-s të heqë sanksionet ndaj Berishës, duke fajësuar Soros-in dhe djalin e tij, Alex Soros.
    Ndërkohë, aleati i Berishës, Fatmir Mediu, ka zhvilluar takime këtë muaj me senatorët republikanë Mike Lee dhe John Cornyn.
    LaCivita e ka përmbledhur qartë misionin:
    “Po eksportoj MAGA. Make Albania Great Again!” – i tha ai New York Times në shkurt.

  • Rrëqethëse! Vrau partnerin me të dashurin dhe sajoi alibinë perfekte

    Rrëqethëse! Vrau partnerin me të dashurin dhe sajoi alibinë perfekte

    Ajo tregoi, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios. Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.
    Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. Ajo që dukej qartë, se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje, u mbyll si çështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi.
    Provat dhe detajet e sjella nga “Stop”, provuan dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta nga partnerja e tij Kejsi Spaillari dhe i dashuri i saj, bletërritësi 65-vjeçar Rexhep Vathi.
    Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi, se 18-vjeçari nuk mund të ishte varur, sot edhe organi i akuzës zbardhi të vërtetën, për të sjellë sadopak paqe në shpirtrat e prindërve të të riut./tvklan.al

  • Tezja dhunon mbesën e mitur për sherr prone, si u manipulua ngjarja

    Tezja dhunon mbesën e mitur për sherr prone, si u manipulua ngjarja

    Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast në Sarandë. Në vitin 2023 një e mitur 13-vjeçare u dhunua nga tezja e saj, pas një konflikti pronësie mes kësaj të fundit dhe të motrës, nënës së vajzës.
    Sipas informacioneve të para të policisë, tezja dhunuese u shoqërua atë ditë për agresionin ndaj mbesës së mitur. Por, zyrtarisht në Policinë e Sarandës tezja rezulton kallëzuese, sikur ajo u dhunua nga motra dhe mbesa e saj. Denoncimi i minorenes u mor në darkë vonë, me justifikimin se nuk punonin kompjuterët.
    Pasi çështja u ndryshua në polici, ajo kaloi në prokurori ku sipas dëshmive, OPGJ Jonida Zhupa është parë e afërt dhe e ulur në kafe me tezen e akuzuar, në kohën kur po merreshin deklarimet e ngjarjes, ditë më vonë. Pas marrjes në pyetje, 13-vjeçarja u shtrua në Spitalin e Sarandës, ku qëndroi një ditë e shtruar dhe çdo dëmtim u pasqyrua në kartelën e saj mjekësore dhe më pas në akt-ekspertim.Por, OPGJ dhe prokurorja Esmeralda Basho nuk e kanë shoqëruar me foto të dhunës dosjen e ngjarjes. Ish-Drejtori Policisë Shkencore Vladimir Ikonomi shpjegoi, se çdo akt ekspertimi i çdo lloj natyre duhet të jetë i shoqëruar me foto.Menjëherë pas transmetimit të këtij rasti, prokurorja Esmeralda Basho e dërgon në gjyq çështjen, pa mbyllur mirë hetimet. Nga verifikimet e emisionit “Stop”rezulton se kjo prokurore nuk është e specializuar për çështjet me të mitur, në një kohë, që ka të tjerë prokurorë në Sarandë të specializuar në këto raste.
    “Por, shumë e rëndësishme është një akt ekspertimi që të jetë i besueshëm, që të jetë konkret për palët që do e marrin prokurorin, gjyqtarin apo avokatin duhet që rezultati të konkretizohet tek tabela fotografike. Në rastet kur nuk e ka këtë konkretizim tek tabela fotografike, që konkretizon punën e ekspertit, mungon lënda e parë. Nuk mund të kryejmë një riinspektim kur mungon lënda e parë”, tha eksperti.
    Nga ana tjetër, prokurorja Basho ka eliminuar edhe dëshmitarët. Për një zonjë dëshmitare okulare në ngjarje, prokurorja deklaron në gjyq se ky person nuk figuron apo ekziston fare, person që është gjetur nga emisioni “Stop”.
    Gazetari: Ju jeni dëshmitare okulare në një ngjarje, por prokuroria thotë që nuk ekzistoni fare si person.
    Dëshmitarja okulare, Aida Shaga: Nuk di gjë fare unë…
    Gazetari: E di që nuk dini gjë se nuk iu ka njoftuar njeri.

  • Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

    Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

    Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të tyre në të gjitha ngjarjet përkatëse të konkursit, duke ndaluar në mënyrë flamujt LGBTQ+.
    Kjo politikë, e përcaktuar nga transmetuesi zviceran SRG SSR në bashkëpunim me EBU-në, zbatohet për vende të tilla si Skena Kryesore, Dhoma e Gjelbër dhe Ceremonia e Hapjes.
    Ky vendim prek veçanërisht pjesëmarrësit LGBTQ+ në konkursin e këtij viti, siç janë maltezja Miriana Conte, austriaket JJ dhe finlandezja Erika Vikman, të cilat nuk do të jenë në gjendje të shfaqin asnjë flamur që lidhet me komunitetin e Pride gjatë performancave të tyre.
    Kujtojmë se në konkursin e vitit të kaluar, fituesi zviceran, Nemo, i cili identifikohet si jo-binar, zbuloi se i ishte ndaluar të ngrinte flamurin jo-binar në skenë. “Më është dashur ta fus fshehurazi sepse Eurovision tha jo, dhe unë e bëra gjithsesi.” “Shpresoj që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë,” tha ai në atë kohë.
    Këtë vit, në “paradën e flamurit”, pjesëmarrësve do t’u lejohet të mbajnë vetëm flamurin kombëtar të ofruar nga transmetuesi publik zviceran SRG SSR. Përveç kësaj, atyre u ndalohet të mbajnë flamuj të vendeve të tjera si shenjë solidariteti, siç është, për shembull, Ukraina.
    Edhe pse EBU (Unioni Evropian i Transmetimeve), i cili koordinon konkursin, refuzoi të specifikojë se cilat do të jenë pasojat për shkelësit, raportohet ne rregulloren e re.
    Një zëdhënës i konkursit, duke iu përgjigjur PinkNews, shpjegoi: “Politika zyrtare e flamurit të Eurovision 2025 u hartua nga transmetuesi zviceran SRG SSR, me kontribut nga EBU, kryesisht për vendet zyrtare të konkursit, për të ofruar qartësi për audiencën dhe misionet. Së bashku u përpoqëm të gjenim një ekuilibër që do t’u lejonte artistëve dhe audiencës të shprehnin entuziazmin dhe identitetin e tyre, duke ofruar njëkohësisht qartësi më të madhe me misionet në lidhje me hapësirat zyrtare. “Në përputhje me atë që vlen për konkurset e tjera ndërkombëtare, në vendet zyrtare, skenën, Dhomën e Gjelbër, skenën e Fshatit të Eurovision dhe Qilimin Turquoise, lejohet të përdoret vetëm një flamur kombëtar.”
    Megjithatë, jashtë këtyre hapësirave zyrtare, misionet i nënshtrohen të njëjtave rregulla si publiku, që do të thotë se ata mund të përdorin çdo flamur të lejuar nga ligji zviceran, i cili ofron mundësi për shprehjen e identiteteve. Edhe pse rregullat për pjesëmarrësit po bëhen më të rrepta, kufizimet për spektatorët po lehtësohen. Ata që e ndjekin nga afër Eurovision 2025, përfshirë gjysmëfinalet dhe finalen që do të zhvillohen në St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës, do të jenë në gjendje të shfaqin “të gjithë flamujt dhe banderolat” për sa kohë që ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë ose prodhimin dhe janë në përputhje me ligjet e vendit. Prandaj, flamujt me përmbajtje raciste ose fyese, simbolet e urrejtjes ose diasporës, si dhe ato që lidhen me organizatat terroriste, janë të ndaluara.
    Çështja e flamujve ishte subjekt i polemikave të forta vitin e kaluar, pasi lejoheshin vetëm flamujt e 37 vendeve konkurruese dhe flamuri shumëngjyrësh i “Krenarisë”. Shumë spektatorë u ankuan se u ishte mohuar hyrja në arenën e Malmö-s në Suedi me flamuj që përfaqësonin identitetet individuale LGBTQI+, ndërsa pati edhe ankesa për vështirësi në hyrje me flamurin e Bashkimit Evropian.
    Flamuri palestinez ishte ndaluar gjithashtu, për shkak të vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit pavarësisht luftës në Gaza. Megjithatë, sipas DR, flamuri palestinez do të lejohet brenda arenës në vitin 2025. Gjysmëfinalet e Eurovisionit do të mbahen më 13 dhe 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 17 maj, në Bazel të Zvicrës.
     

  • Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

    Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

    Kostoja mesatare e riparimit të një makine është 718 euro, sipas analizës vjetore të CarGarantie. Është hera e parë që çmimi mesatar në Evropë tejkaloi 700 euro, kur në vitin 2022 çmimi mesatar i riparimit ishte 600 euro.
    Motori është përgjegjës për dëmin më të shtrenjtë tek makinat e përdorura, duke përfaqësuar 26% të kostos (25.9% vitin e kaluar). Sistemi i karburantit, përfshirë turbokompresorin, përbënte 17.7% (nga 17.6%), i ndjekur nga sistemi elektrik (12.9% nga 13.4%).
    Tek makinat e reja, prishjet janë kryesisht të ngjashme, ku motori përbën 18.4% të kostove të riparimit (nga 20.4% vitin e kaluar). Kjo u pasua nga sistemi elektrik me 17.8% (nga 14.7%) dhe sistemi i karburantit (15.5%).
    Në makinat e përdorura, sistemi elektrik mbetet komponenti më i prekshëm, përgjegjës për 21.5% të defekteve (vitin e kaluar ishte 22.1%). Kjo u pasua nga sistemi i karburantit me 18.2% dhe motori me 13.5%.
    Në makinat e reja, defektet e sistemit elektrik u rritën në 26.1%, krahasuar me 20.2% në vitin 2022.
    Vitin e kaluar, 27.6% e dëmeve të makinave të përdorura ndodhën në 5,000 kilometrat e parë, ndërsa 21% e dëmeve ndodhën pas 25,000 kilometrave. Sa i përket kohës, shumica (25.8%) e dëmeve të makinave të përdorura ndodhën vetëm pas më shumë se 360 ​​ditësh.

  • Muzika klasike shqiptare dhe spanjolle takohen në Almeria

    Muzika klasike shqiptare dhe spanjolle takohen në Almeria

    Një ngjarje e veçantë muzikore do të zhvillohet më 29 dhe 30 prill në qytetin bregdetar të Almerias, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër një Duo Recital për violonçel dhe piano, me pjesëmarrjen e Prof. Pjetër Guralumit, një prej violonçelistëve më të njohur shqiptarë, dhe pianistes Laura Lila, e afirmuar në skena të ndryshme evropiane.Koncerti sjell një program të kuruar me kujdes, ku ndërthuren vepra nga kompozitorë shqiptarë të traditës si Tonin Harapi dhe Çesk Zadeja, me krijime të kompozitorëve bashkëkohorë akademikë si Vasil S. Tole dhe Rauf Dhomi. Po ashtu, do të interpretohen edhe pjesë nga repertori spanjoll, përfshirë veprat e Albeniz dhe Cassadó, në një përballje të natyrshme stilistike mes jugut ballkanik dhe jugut iberik.Ngjarja nuk ndalet vetëm te interpretimi. Më 1 maj, në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, do të organizohet edhe një Master Class për studentët e Universitetit të Almerias, i cili pritet të krijojë ura të reja ndërmjet artistëve shqiptarë dhe komunitetit muzikor akademik spanjoll.Ky aktivitet vjen si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të promovuar muzikën shqiptare jashtë kufijve dhe për të ndërtuar dialog kulturor përmes artit. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një ngjarje e veçantë muzikore do të zhvillohet më 29 dhe 30 prill në qytetin bregdetar të Almerias, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër një Duo Recital për violonçel dhe piano, me pjesëmarrjen e Prof. Pjetër Guralumit, një prej violonçelistëve më të njohur shqiptarë, dhe pianistes Laura Lila, e afirmuar në skena të ndryshme evropiane.Koncerti sjell një program të kuruar me kujdes, ku ndërthuren vepra nga kompozitorë shqiptarë të traditës si Tonin Harapi dhe Çesk Zadeja, me krijime të kompozitorëve bashkëkohorë akademikë si Vasil S. Tole dhe Rauf Dhomi. Po ashtu, do të interpretohen edhe pjesë nga repertori spanjoll, përfshirë veprat e Albeniz dhe Cassadó, në një përballje të natyrshme stilistike mes jugut ballkanik dhe jugut iberik.Ngjarja nuk ndalet vetëm te interpretimi. Më 1 maj, në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, do të organizohet edhe një Master Class për studentët e Universitetit të Almerias, i cili pritet të krijojë ura të reja ndërmjet artistëve shqiptarë dhe komunitetit muzikor akademik spanjoll.Ky aktivitet vjen si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të promovuar muzikën shqiptare jashtë kufijve dhe për të ndërtuar dialog kulturor përmes artit. 

  • Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

    Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

    Ish-kapiteni i Interit dhe zëvendëspresidenti aktual, Javier Zanetti, ka folur me emocion për raportin e tij me José Mourinhon, 15 vjet pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.
    Në dokumentarin e BBC-së “Si të fitosh Champions League: José Mourinho”, Zanetti tregoi për lidhjen e veçantë që tekniku portugez kishte krijuar me skuadrën.
    “Ai arriti të krijonte një familje. Ne kishim ndërtuar këtë grup gjatë javës, kur organizonim ‘barbecue’, që i pëlqenin shumë edhe Mourinhos.

    Ishin momente uniteti, momente familjare”, tha Zanetti.
    Kapiteni legjendar shprehu edhe besimin e pakushtëzuar që kishte tek trajneri: Një herë thashë se do të isha hedhur në zjarr për José Mourinhon.
    Marrëdhënia jonë nuk ishte vetëm mes një lojtari dhe një trajneri, apo mes kapitenit dhe trajnerit – ishte shumë më tepër. Ishte një lidhje njerëzore shumë e fortë dhe do të mbetet e tillë përherë.”
    Zanetti përfundoi duke theksuar rëndësinë e asaj periudhe historike:
    “Ato dy vite ishin shumë domethënëse si për mua, ashtu edhe për Mourinhon. Do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
    Na mësoi shumë dhe na bëri të besonim se mund të shkruanim historinë – dhe ia dolëm.”