Day: April 29, 2025

  • Cili është perceptimi i shqiptarëve për Ramën? Sondazhi nga kompania amerikane: 51.8% pëlqehet

    Cili është perceptimi i shqiptarëve për Ramën? Sondazhi nga kompania amerikane: 51.8% pëlqehet

    Kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” bashkë me Top Channel”, kanë zbuluar sonte në ”Top Story” të dhënat e sondazhit të dytë. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetja e pestë: Perceptimi publik për Edi Ramën?

    Pëlqehet: 51.8%Pëlqehet shumë: 31.3%Pëlqehet disi: 20.5%Nuk pëlqehet: 45.9%Nuk pëlqehet shumë: 12.8%Aspak i pëlqyer: 33.1%Pa mendim: 1.8%I panjohur për mua: 0.3%Refuzoi të përgjigjet: 0.1%

    Dallimi sondazhi i parë dhe i dyti për Ramën

  • Sondazhi nga kompania amerikane ”McLaughlin and Asociated”: Kur ka zgjedhje, sa % e qytetarëve votojnë?

    Sondazhi nga kompania amerikane ”McLaughlin and Asociated”: Kur ka zgjedhje, sa % e qytetarëve votojnë?

    Kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel, sonte tregon të dhënat e sondazhit të dytë. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetja e parë: Në përgjithësi, kur ka zgjedhje në Shqipëri a votoni?

    Përgjigjet në këtë sondazh janë: Gjithmonë 66.4%
    Pothuajse gjithmonë: 25%
    Shumicën e herëve: 3%
    Votues për herë të parë: 5%
    Ndonjëherë: 0.6%

  • Ç’mendojnë shqiptarët për drejtimin e Shqipërisë? 51.5% shprehen për mirë

    Ç’mendojnë shqiptarët për drejtimin e Shqipërisë? 51.5% shprehen për mirë

    Sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me kompaninë amerikane ”John McLaughlin” është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në mbarë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetja e tretë është: Ç’mendojnë shqiptarët për drejtimin e Shqipërisë?

    Drejtim i mirë: 51.5%
    Drejtim fort i duhur: 12.6%
    Disi drejtim i duhur: 38.9%
    Drejtim i gabuar: 47.1%
    Disi drejtim i gabuar: 19.5%
    Drejtim fort i gabuar: 27.6%
    Asnjëra/ të dyja: 1.4%
    Nuk e di/ refuzoj: 0.1%

  • Problemi më i madh? Ja çështja që i shqetëson më shumë shqiptarët

    Problemi më i madh? Ja çështja që i shqetëson më shumë shqiptarët

    Në kampionimin e fundit nga kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” me Top Channel, janë zbuluar dhe cilat janë problematikat më të mëdha të shqiptarëve, ku vendin e parë e mban ekonomia. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Në kampionimin e fundit, janë zbuluar dhe cilat janë problematikat më të mëdha të shqiptarëve, ku vendin e parë e mban ekonomia.
    Pyetja e katërt ishte: Cili mendoni se është problemi më i madh në Shqipëri, apo çështja që i zemëron dhe shqetëson njerëzit më shumë?

    Ekonomia-21.3%
    Papunësia-15.4%
    Emigrimi-11.2%
    Çmimet e rritura-10.0%
    Korrupsioni-8.5%
    Pensionet e ulëta-6.2%
    Pagat e ulëta-5.3%
    Varfëria-2.9%
    Asgjë-2.5%
    Shëndetësia-2.1%
    Politika dhe politikanët-1.9%
    Siguria publike dhe krimi-1.7%
    Edukimi-1.3%
    Infrastruktura-1.3%
    Gjithçka-1.2%
    Sistemi i drejtësisë-1.2%
    Legalizimet dhe çështjet e pronës-0.9%
    Të tjera-4.6%
    Nuk e di/ refuzo-0.6%

  • Çmimi i rrymës për bizneset pritet të rritet deri në 30 për qind

    Çmimi i rrymës për bizneset pritet të rritet deri në 30 për qind

    Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
    Këto kompani aktualisht kanë shtuar përpjekjet për sigurimin e energjisë, në prag të nisjes së procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.
    Çfarë do të thotë liberalizimi i tregut të energjisë?
    Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim.
    Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.
    Tashmë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha – konkretisht ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Sipas ZRRE-së, numri i tyre është mbi 1.000.
    Aktualisht, këto biznese furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar për energji me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.
    Ndërsa nga 1 qershori, kompanitë e mëdha duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.
    Aktualisht, në tregun e lirë të Kosovës janë të licencuara 18 kompani që ofrojnë furnizim me energji elektrike, shumica prej të cilave janë nga Kosova, por ka edhe kompani nga rajoni.
    Disa prej tyre kanë nisur negociatat me prodhues të energjisë në rajon për të siguruar kapacitetet e nevojshme për furnizimin e klientëve të rinj.
    Ndërkohë, disa biznese, si Frutex në Suharekë, po kërkojnë kompani vendore për të negociuar çmimin për rrymën.
    Bizneset përballë zgjedhjes së furnizuesve të rinj

    Drilon Brahimi, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Tredint Group L.L.C, e cila u licencua për furnizim me energji elektrike në fund të vitit të kaluar, thotë se janë në fazën e hulumtimit të tregut për të siguruar çmime më të volitshme, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me kompani prodhuese nga rajoni.
    “Shumë kompani vendore, konkretisht ato prodhuese, kanë filluar të na dërgojnë profilin vjetor të konsumit energjetik dhe po kërkojnë informacione rreth çmimit. Ne jemi në fazën e përgatitjes së ofertave. Përgjigjja konkrete për secilën pritet t’iu dërgohet në fillim të majit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
    Megjithatë, Brahimi thekson se çmimi për muajt e parë pritet të jetë deri në 30 për qind më i lartë se tarifat aktuale të energjisë.
    Aktualisht, për konsumatorët e amvisërisë dhe ata komercialë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 13.29 centësh.
    Nga 1 maji hyjnë në fuqi tarifat e reja, me një rritje prej 16.1 për qind, por ato nuk do të zbatohen për bizneset me mbi 50 punëtorë.
    Rritjen prej 30 për qind për kompanitë e mëdha e paralajmëron edhe Diamant Dalladaku nga kompania Enerco LLC.
    Edhe ai thotë se ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë me kompani të huaja dhe se janë në proces të hulumtimit të tregut.
    “Liberalizimi i tregut të energjisë është një proces i ri dhe gjatë zbatimit po paraqiten sfida. Si problem në kohën e përgatitjes është mungesa e informacioneve për energjinë që shpenzojnë bizneset, të cilat po dalin në tregun e hapur”, thotë Dalladaku për Radion Evropa e Lirë.
    Në raportin vjetor të ZRRE-së thuhet se vitin e kaluar mbi 5.400 gigavatë në orë (GWh) ka qenë sasia e përgjithshme e energjisë së shitur te të gjithë konsumatorët në Kosovë. Nga kjo sasi, 3.156 GWh apo 58.4 për qind janë shpenzuar nga konsumatorët familjarë, kurse pjesa tjetër, 2.041 apo mbi 37 për qind, është shpenzuar nga konsumatorët jofamiljarë dhe në këtë kategori përfshihen të gjitha bizneset.
    Palushi: Ende nuk kemi oferta konkrete për energjinë
    Kompania për prodhimin e lëngjeve Frutex në Suharekë është një nga kompanitë që nga qershori do gjejë vetë kompaninë furnizuese për rrymë.
    Pronari i saj, Shaqir Palushi, thotë se kanë dërguar kërkesë për takim në të gjitha kompanitë e licencuara për furnizim me energji, në mënyrë që të negociojnë për çmimin. Megjithatë, Palushi ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga to.
    “Po pres në ditët në vazhdim… por, nuk besoj se ato janë të përgatitura për këtë proces, sidomos në kushtet e turbulencës që kanë mbizotëruar vitet e fundit lidhur me çmimet e energjisë elektrike”, thekson ai.
    Palushi tregon se për një muaj shpenzon energji në vlerë deri në 40 mijë euro. Në rast të rritjes së çmimit për 30 për qind, për sasinë e njëjtë të shpenzuar ai do të paguante mbi 52 mijë euro.
    “Sigurisht se kjo do të rrisë shpenzimet operative, por ne do të bëjmë përpjekje që fillimisht të ketë ndikim në uljen e profitit të kompanisë dhe jo të rrisim çmimet”, thotë ai.
    Kompanitë e licencuara, të papërgatitura?

    Odat ekonomike në Kosovë kanë kërkuar shtyrjen e këtij vendimi, pasi sipas tyre, edhe pse kompanitë janë të licencuara, shumica prej tyre nuk kanë pasur klientë fundorë dhe kanë ekzistuar vetëm “në letër”, pa veprimtari reale tregtare.
    Ky tranzicion, sipas tyre, do të destabilizojë furnizimin dhe do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
    Për këtë arsye, më 21 mars, Oda Ekonomike e Kosovës kërkoi nga Avokati i Popullit që të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojë pezullimin e vendimit për të paktën një vit.
    Avokati i Popullit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar ankesën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe është duke e shqyrtuar.
    “Për Avokatin e Popullit kjo është një situatë komplekse për faktin se këto zhvillime janë bërë në kohën kur institucionet kryesore janë në krijim e sipër”, thuhet në përgjigje, ku shtohet se shtrenjtimi i tarifave të rrymës do të ketë pasoja në të drejtat socio-ekonomike për qytetarët.
    Megjithatë, ZRRE-ja përsëriti se kapacitetet ekzistuese janë të mjaftueshme për t’i furnizuar bizneset me energji pas liberalizimit të tregut.
    “Shumica e furnizuesve janë duke bërë përgatitjet e nevojshme teknike dhe administrative për të qenë funksionalë në treg”, thuhet në një përgjigje që ZRRE-ja i dërgoi Radios Evropa e Lirë.
    ZRRE-ja thotë se është duke zhvilluar takime të rregullta dhe informuese me të gjithë furnizuesit e licencuar me qëllim që të informohen në mënyrë sa më të qartë rreth hapave dhe mundësive që ofron liberalizimi i tregut.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Sherri tek PSD, autori me “Skorpions” të zi në dorë. Konflikti dyshohet për bastet sportive

    Sherri tek PSD, autori me “Skorpions” të zi në dorë. Konflikti dyshohet për bastet sportive

    Zbulohet foto ekskluzive të njeriut që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
    Ora News ka publikuar foton ku duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.
    Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpions” të zi.
    Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.
    Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive.
    Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpions”.
    Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë.
    Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
    Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë.
    Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari.
    Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.

    /Ora News/

  • 15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës/ Skema

    15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës/ Skema

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për përfitimin e paligjshëm të banesave sociale në qytetin e Durrësit.

    Ata premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt pagimit të shumave monetare që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 euro.
    Hetimi nisi mbi dy vite më parë  pas investigimit të emisiont Fiks Fare, i cili zbuloi, një rrjet individësh që kërkonin shuma të mëdha parash për të siguruar një banesë sociale, pa ndjekur kriteret ligjore. Në qendër të skemës ishte një person që prezantohej si “shef i Task-Forcës së Ujësjellësit”, i cili premtonte përfitimin e banesës kundrejt pagesës, duke përfshirë edhe ndërhyrje në dokumentacionin zyrtar.
    Personat që ishin të interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake dhe ‘kafes’, do t’u dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve. Hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.
    Bashkëpunëtorët e Fiksit bëjnë dy takime me një person V.K që prezantohet si shef i Task-Forcës së UK, ku shprehet se ka njohje për të përfituar kundrejt 15 mijë eurove banesë sociale. Në bisedë ai tregon se në këtë mënyrë ka përfituar vëllai i tij ndaj del garant për t’i takuar me personin e duhur.
    Edhe në takimin e dytë ai qetëson bashkëpuntorët e Fiksit se nuk ka problem se ku e kanë pashaportizimin, mjaftojnë lekët dhe gjithçka kopsitet. Takimi tjetër bëhet me G.G që tregon se skema funksionon shumë mirë dhe se ai personalisht ua ka bërë disa personave të tjerë.
    “Çdo gjë o vëlla e ke pa merak. Unë kam marrë, çuni i xhajës, ja kam marrë motrës time. Unë i kam pleqtë, të dy pleqtë i kam ndarë dhe i kam futur e kanë marrë 2 plus 1. Tani dozohen letrat ça ka folur V.  Pas një muaji të vjen  mesazhi  ty apo në emër kujt do e vihet që jeni përfitues. Ose të marrin në telefon ose të vjen mesazhi se jeni përfitues i kësaj. Pasi je përfitues të thotë që do të njoftoheni edhe për letrat tjera  se do të dorëzosh edhe ca dokumentet të tjera pastaj.
    Do dorëzosh që nuk ke biznes, nuk ke tatime tek taksat e këto…. Në tetor, o në mes të tetorit e futesh brenda. Për momentin pagua diku tek  73 – 74 mijë  (lekë të vjetra) në muaj. Sipas metrave katrorë paguhet edhe shtëpia. Pastaj për 3-4 vjet e paguan totalisht e kalon në emrin tënd”, sqaron personi i dytë duke theksuar se të gjitha këto bëhen vetëm pas një pagese prej 15 mijë eurosh.
    Pas investigimit të Fiksit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi hetimet në 31 dhjetor të vitit 2024 dhe çoi çështjen në gjykatë. 8 të pandehurit u akuzuan për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1 të Kodit Penal.
    Ndërkohë që dje Gjykata e Posaçme  për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka shpallur  vendimin për 8 të pandehurit, duke i shpallur ata fajtor për skemën e mashtrimit . Ku në bashkëpunim  me njëri- tjetrin  nën petkun e  punonjësve të administratës, u premtonin qytetarëve banesave sociale  kundrejt parave .
     Në vendimin e GJKOO-s të pandehurit u  dënuan me:
    -G. S është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dënimi me 2 vite e 4 muaj burgim.
    -V. K është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
    -V.M është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.
    -B. L është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim në dy raste, për të cilat është dënuar në bashkim të dënimeve, me një masë të vetme prej 3 vite burgim.
    -E.Ç është shpallur fajtore  për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dy herë. U dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burgim.
    Gjykata vendosi dënime me burg për pjesën më të madhe të të akuzuarve, ndërsa 3 prej tyre u dënuan me shërbim prove.
    Ky rast konsiderohet një sukses i bashkëpunimit mes gazetarisë investigative dhe institucioneve të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit në sektorët socialë./TCH

  • “SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin”, Duka: Duhet rezultat para 11 majit

    “SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin”, Duka: Duhet rezultat para 11 majit

    Shkëputje të politikës me krimin dhe mospërdorim të administratës në fushatë, kërkon kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiëprinë Madhështore. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, ai thekson se SPAK duhet të japë rezultat para zgjedhjeve të 11 majit dhe jo të shërbejë si OSBE ODIHR.
    “Jam i kënaqur që SPAK ka dalë në terren dhe nëse kap elementë të veçantë, atëherë i them bravo i qoftë, por nëse bën punën e OSBE ODIHR që ka bërë 34 vjet. Deri tani thuhet që ka pasur disa ankimime. Pritet të ketë prapë. Puna e SPAK duhet të jetë shkëputja e politikës me krimin dhe përdorimi i shtetit në favor të partive politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Dhe shkëputja me njerëzit me rekorde kriminale. Në Durrës ka elementë të tillë që janë ende në fushatë. Të shohim nëse do kapë gjë atje, nëse jo nuk ka bërë punë. Të kapë para zgjedhjeve, sidomos në këto dy drejtime dhe e rëndësishme është që administrata të lihet mënjanë dhe të fusin duart njerëzit me rekorde kriminale”.
    Duka e konsideron të pamoralshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë dhe thotë se tensionet nuk janë vetëm mes palëve, por brenda llojit.
    “Gjuha e përdorur ka ardhur duke agravuar sidomos nga Rama. Bën vaki dhe e marrin për të mbledh vota, por mua më duket e pamoralshme mënyra e tij. Tensione politike ka pas gjithmonë, kur ka pas zgjedhje. Përveçse ka një luftë ka edhe brenda llojit se i tillë është sistemi një sistem i përçudnuar se këta përveç luftës me kundërshtarët kanë dhe luftë brenda llojit. Është bërë kakofoni e tmerrshme për sa i përket tensionit politik se nuk janë mes palëve, por brenda llojit. Në sistemin mazhoritar lufta ishte e ashpër mes individëve kurse tani rëndësi të madhe kanë kryetarët e partive”.

  • Arsenal-PSG, francezët tërbohen me arbitrin! Pretendojnë penallti për ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelia-s (video)

    Arsenal-PSG, francezët tërbohen me arbitrin! Pretendojnë penallti për ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelia-s (video)

    29 Prill 2025

    21:36

    Telesport

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN

  • Pjesa e dytë nis direkt me gol, Merinooooooo ngre në këmbë “Emirates”, por VAR prish gëzimin dhe festën e vendasve

    Pjesa e dytë nis direkt me gol, Merinooooooo ngre në këmbë “Emirates”, por VAR prish gëzimin dhe festën e vendasve

    29 Prill 2025

    22:12

    Telesport

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me golin e Mikel Merino-s, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran he anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.  Vendimi ishte i drejtë, siç duket dhe në pamjen më poshtë. Rezulati vazhdon 0-1.