Day: April 29, 2025

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 29 prill 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 29 prill 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e martë, 29 prill 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 29 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 29 prill 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me idiell në pjesën më të madhe të territorit por nuk përjashtohen dhe vranësira deri mesatare kryesisht në jug kryesisht nga orët e mesditës, më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.
    Era me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

    Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

    Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International (AI), të publikuar më 29 prill.
    “Secila prej këtyre çështjeve përballet me përkeqësim të mëtejshëm në një vit të trazuar si 2025, nëse nuk arrihet një kthesë globale”, tha AI.
    Raporti vjetor i Amnesty International – që tregon se sa po respektohen të drejtat e njeriut nëpër botë – përmendi mosmiratimin e Ligjit për fertilizimin e asistuar dhe shëndetin riprodhues (IVF) dhe Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës.
    “Qasja në IVF vazhdoi të jetë e qasshme vetëm në klinika private, pas një tjetër tentimi të dështuar në parlament për ta kaluar ligjin për shëndetin riprodhues që do ta mundësonte shërbimin e IVF-it në spitale publike”, thuhet në raportin vjetor të AI.
    Aty gjithashtu thuhet se debati në Parlament është ndjekur me “dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes ndaj grave beqare nga disa deputetë”.
    Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për deputetët të cilët e kishin kundërshtuar këtë ligj, duke u thirrur në besimin e tyre se kështu e mbrojnë “familjen si institucion” dhe se se IVF-ja duhet të jetë opsion vetëm për çiftet e martuara heteroseksuale.
    Të njëjtit deputetë – bashkë me disa të tjerë – kanë kundërshtuar edhe kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës – i cili megjithatë nuk është sjellë për miratim në Kuvend që nga viti 2022.
    Mospajtimet e deputetëve lidheshin me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
    Përpos dështimit të kalimit të Kodit Civil, Amnesty International, në raportin vjetor, theksoi se të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gej, biseksual, transgjinorë, ndërgjinorë, etj) “nuk kanë ende qasje në strehimore të specializuara”.
    REL-i në të kaluarën ka raportuar edhe për këtë problem, që ndër vite ka detyruar të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin këtij komuniteti të largohen nga Kosova për t’u shtrehuar në Tiranë të Shqipërisë.
    Në pjesën për Kosovën të këtij raporti përmendet edhe dështimi në tentimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, tentimet për të hetuar dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës, miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave – që megjithatë javën e kaluar u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, dhe marrëveshja me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë./REL

  • Arbjan Mazniku dëshmon për 4 orë në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre dhe asfalt elektoral, Këlliçi akuzon…

    Arbjan Mazniku dëshmon për 4 orë në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre dhe asfalt elektoral, Këlliçi akuzon…

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njëherazi drejtuesi politik i Qarkut Elbasan ka dhënë dje shpjegime për më shumë se 4 orë në prokurorinë e Tiranës, lidhur me një hetim që po kryhet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dosja penale është çelur nga organi i akuzës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Belind Këlliçi, në kohën kur garonte për kryetar Bashkie i Tiranës, përballe Erion Veliaj. Pas denoncimit, tenderi fiktiv u anulua, ndërsa në prokurorinë e Tiranës u kallëzua Erion Veliaj, me detyrë kryetar Bashkie.
    Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Arbjan Mazniku atë kohë në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, ishte në cilësinë e autoritetit kontraktor. Për këtë arsye, ai është thirrur në prokurori për dëshminë e tij. Burime pranë prokurorinë thanë se janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK, pasi ka të dhëna dhe indicie për kryerjen e veprave penale.
    Reagon Këlliçi
    Belind Këlliçi thotë se Arbjan Mazniku është “arkitekti i aferës korruptive 5D”. Ai shprehet se po tentohet që Mazniku të amnistohet, por thekson se fundi i tij dihet. “Disa javë më parë jam paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegimet e mia si kallëzues i një afere flagrante korruptive, të denoncuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2023. Bëhet fjalë për rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi”, gjatë orëve të vona të natës, nga punonjësit dhe mjetet e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që vijontë të qëndronte e hapur procedura tenderuese për shtrimin e kësaj rruge. Informacionet që erdhën në rrugë informale, tregonin përgatitjen e një masakre elektorale, ku parashikohej shtrimi i dhjetra rrugicave me asfalt elektoral gjatë zgjedhjeve, kryerja e procedurave fiktive tenderuese për këto punë, pagesa fiktive e kompanive për punët e pakryera dhe përdorimi i lekëve të buxhetit të Bashkisë Tiranë, për blerjen masive të votave në zgjedhje.
    Sigurisht që pas denoncimit tim live në media dhe kapjes në flagrancë të punonjësve të Bashkisë Tiranë, me mjetet dhe asetet e bashkisë, ky tender ANULLOHET brenda 48 orësh. Menjëherë ne depozituam kallëzimin penal pranë SPAK, për këtë aferë korruptive të paprecedentë dhe të pa dëgjuar më parë. Afërmendsh SPAK këtë dosje, edhe pse implikonte titullarët më të lartë të Bashkisë Tiranë, vendosi t’ia delegonte Prokurorisë së Tiranës, për moskompetencë! Marrja në pyetje e një prej arkitektëve të skemës korruptive 5D, tregon dhe njëherë se kallëzimi ynë është i bazuar në fakte dhe se dirigjenti i të gjithë asfaltit korruptiv në Bashkinë Tiranë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2023, mban emrin dhe firmën e Biftek Maznikut! SPAK u kujdes të fshinte firmat e Maznikut në pjesën më të madhe të tenderave të dhëna për kompaninë e 5 Drejtorëve. U mundua gjithashtu të fshehë firmat e Maznikut tek asfalti elektoral.
    U mundua të fshehë përgjegjësitë e tij për Inceneratorin e Tiranës, Tirana DC dhe dhjetra milionë euro të tjera të vjedhura në Bashkinë Tiranë. Sot gjej rastin sërish ti drejtoj një thirrje publike SPAK, për të mos pluhurosur dosjet e korrupsionit madhor të Bashkisë Tiranë. Sado të përpiqeni ta amnistoni Biftekun, fundi i tij dihet! Njëlloj siç u gjend Nesti Angoni për likujdimin juridik të Erion Veliajt, do të gjendet dhe një Nest tjetër, sapo Mazniku të mbarojë shërbimin elektoral në qarkun Elbasan! Partia shtet tashmë e ka marrë vendimin. Është thjeshtë çështje kohe!”, u shpreh ai.

  • Dielli ndriçon rrugën tuaj me optimizëm dhe…/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për shenjën tuaj

    Dielli ndriçon rrugën tuaj me optimizëm dhe…/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për shenjën tuaj

    DashiFinanciarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron shpenzime të kujdesshme, veçanërisht për artikujt luksozë. Në punë, bëni durim; shmangni lëvizjet impulsive në karrierë ose përballjet në zyrë. Çështjet e dashurisë përfitojnë nga Jupiteri dhe Hëna duke krijuar ngrohtësi dhe sinqeritet në dialogun romantik.
    DemiFinanciarisht, parashikohen shkëmbime të dobishme monetare. Në punë, shmangni ndarjen e planeve konfidenciale para kohe. Jeta dashurore lulëzon; gjeste romantike priten gjatë ditës.
    Binjakët
    Merkuri, planeti juaj sundues ofron qartësi intelektuale dhe mendim strategjik, veçanërisht të dobishëm në vendimet për karrierën. Financiarisht, shmangni blerjet impulsive. Në aspektin profesional mund të lindë një mundësi interesante, megjithëse mund të kërkojë shqyrtim të kujdesshëm.
    Gaforrja
    Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme përmes lidhjeve shoqërore ose aktiviteteve në grup. Në punë, Saturni dhe Venusi inkurajojnë planifikimin e zellshëm dhe ekzekutimin e disiplinuar të detyrave. Çështjet e dashurisë ndikohen pozitivisht nga aftësitë e qarta të komunikimit, duke e bërë këtë një ditë të mirë për biseda kuptimplote.
    Luani
    Dielli ndriçon rrugën tuaj me optimizëm dhe perspektivë. Financiarisht, sugjerohet kujdes me burimet dhe investimet e përbashkëta. Në punë, bëni kujdes me vendimet ose konfrontimet impulsive; diplomacia është çelësi.
    Virgjëresha
    Merkuri, planeti juaj sundues, rrit aftësinë tuaj për të komunikuar në mënyrë efektive në partneritete. Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme përmes arsimit ose aktiviteteve të lidhura me udhëtimet. Në punë, Saturni inkurajon durim dhe negociata të kujdesshme.
    Peshorja
    Venusi, planeti juaj sundues, inkurajon harmoninë dhe diplomacinë në marrëdhëniet profesionale dhe personale. Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme monetare të lidhura me karrierën, megjithëse shpenzimet impulsive duhet të shmangen. Në punë, këshillohet kujdes në trajtimin e burimeve të përbashkëta ose informacionit konfidencial.
    Akrepi
    Marsi shtyn ambiciet tuaja dhe inkurajon eksplorimin e guximshëm. Financiarisht, sugjerohet kërkim i plotë është thelbësor para një vendimi të rëndësishëm me të cilin mund të përballeni. Jeta dashurore ndikohet pozitivisht nga Venusi, duke mirëpritur gjestet romantike.
    Shigjetari
    Jupiteri ofron optimizëm dhe qëndrueshmëri emocionale, veçanërisht të dobishme për kapërcimin e sfidave. Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme përmes pronës ose lidhjeve familjare. Jeta dashurore përfiton nga komunikimi i qartë. Sa i përket shëndetit sugjerohet rutine e ekuilibruar dhe vëmendje ndaj mirëqenies emocionale.
    Bricjapi
    Saturni, planeti juaj sundues, inkurajon komunikimin e disiplinuar dhe planifikimin metodik. Financiarisht parashikohen fitime të mundshme monetare përmes aktiviteteve krijuese. Në punë mund të zhvilloni negociata të kujdesshme në partneritete ose kontrata.
    Ujori
    Në punë, vendimet impulsive duhet të shmangen. Në jetën tuaj në çift parashikohet një ditë mjaft e veçantë, por nuk përjashtohet mundësia e disa keqkuptimeve të vogla. Një udhëtim i mundshëm mund të jetë pjesë e agjendës suaj.
    Peshqit
    Pritet të jetë një ditë me sharm, qartësi dhe komunikim efektiv. Jeta dashurore lulëzon nën ndikimin e Jupiterit dhe Hënës, duke i bërë bisedat e përzemërta por edhe të dobishme. Sa i përket shëndetit, sugjerohen ushtrime të lehta fizike për të ruajtur mirëqenien.

  • Me sa blihen e shiten dollari dhe euro…?/ Këmbimi valutor sot

    Me sa blihen e shiten dollari dhe euro…?/ Këmbimi valutor sot

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.3 lekë dhe do shitet me 87.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë.
    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.3 lekë dhe do shitet me 116.5 lekë.

  • Aksident në orët e para të mëngjesit/ Po kalonte trafik-ndarësen, 70-vjeçari përplaset nga një automjet dhe humb jetën

    Aksident në orët e para të mëngjesit/ Po kalonte trafik-ndarësen, 70-vjeçari përplaset nga një automjet dhe humb jetën

    Tiranë/Informacion paraprak
    Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.
     

     
     

  • Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit në 2025, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

    Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit në 2025, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

    Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më të njëjtin ritëm.
    Bosnja dhe Hercegovina kishte diferencën më të madhe paga-produktivitet, ndërsa Serbia më të ulëtën, pasi rritja e pagave shoqërua me një rritje të ngjashme të produktivitetit prej 7 për qind, sipas një analize të fundit të Bankës Botërore në raportin e fundit ekonomik për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
    Që nga janari i vitit 2025, rritja më e madhe në rajon e pagës minimale u vu re në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH), ku paga minimale u rrit me 60 për qind në 892.3 euro.
     
    Në Republikën Srpska, paga minimale arriti 1,023.5 euro nga rreth 687.4 euro që ishte më parë, pavarësisht nga niveli arsimor i punonjësve
    Si pjesë e indeksimit të rregullt, pagat minimale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut u rritën me përkatësisht 13.2 dhe 8.1 për qind për vitin 2025. Paga minimale më e lartë në rajon mbetet në Mal të Zi pas rritjes së vitit të kaluar, e cila gjithashtu i diferencon punonjësit bazuar në nivelin e tyre të arsimit.
    Ndërkohë, paga minimale në Shqipëri mbeti e pandryshuar në rreth 404 euro, ndërsa paga minimale e Kosovës, me 350 euro me diferencë të larta nga rajoni.
     
    Serbia regjistroi rritjen më të lartë mesatare të pagave reale në vitin 2024, me 9.1 për qind, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 9.0 për qind. Shqipëria, dhe Bosnja dhe Hercegovina regjistruan një rritje mesatare të pagave reale prej rreth 8 për qind, ndërsa Mali i Zi pasoi me një rritje prej 6.9 për qind.
     
    Rritja e pagave ishte të paktën dyfishi i rritjes së produktivitetit në shumicën e ekonomive të Rajonit.

  • Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

    Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “29 nëntori” në kryeqytet.
    Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga policia e shtetit, mjeti i drejtuar nga 35 vjeçari J.M. ka përplasur një person të moshuar që po kalonte rrugën, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
    I moshuari po kalonte trafikndarësen në momentin e aksidentit dhe për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

  • Kanada / Fiton partia Liberale, Mark Carney: Nëse SHBA s’do më ta udhëheqë botën, do ta bëjmë ne!

    Kanada / Fiton partia Liberale, Mark Carney: Nëse SHBA s’do më ta udhëheqë botën, do ta bëjmë ne!

    Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se “Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, vendin tonë – por kjo nuk do të ndodhë kurrë”.
    Duke folur përpara mbështetësve të entuziazmuar, Carney theksoi se përulësia – një nga tri vlerat që ai ka shpallur si bazë të qeverisjes së tij – nënkupton bashkëpunim me të gjitha partitë politike, provincat dhe popullsitë indigjene. Ai u shpreh se synon të bashkojë punëtorët, biznesin dhe shoqërinë civile, ndërsa paralajmëroi se qeveria duhet të përgatitet për skenarët më të vështirë.
    Në një deklaratë që ngriti në këmbë sallën, Carney akuzoi SHBA për përpjekje që “ta shkatërrojë Kanadanë, në mënyrë që të na zotërojnë”. Ai theksoi se marrëdhënia tradicionale e integrimit me SHBA-në ka përfunduar dhe e cilësoi këtë si një “tragjedi historike”.
    “Kemi kapërcyer tronditjen e tradhtisë amerikane. Tani, më shumë se kurrë, duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin,” u shpreh Carney, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe në historinë kanadeze.
    Ai konfirmoi se do të takohet me presidentin Trump në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen e dy kombeve sovrane dhe të pavarura, ndërsa shtoi se qeveria liberale do të thellojë partneritetet me vendet e Evropës dhe aleatë të tjerë globalë.
    “Nëse SHBA nuk dëshiron më të udhëheqë botën, Kanadaja do ta bëjë,” tha ai mes brohoritjeve të audiencës.
    Carney pranoi se sfidat që e presin vendin janë të mëdha dhe se ndryshimi i thellë mund të jetë shqetësues, por u shpreh i bindur në fuqinë dhe unitetin e kombit. “Kanadaja nuk është thjesht një vend, është një federatë. Nuk jemi gjithmonë të përsosur, por përpiqemi të jemi të drejtë.”
    Ai përmbylli fjalimin me një mesazh shprese dhe ambicie, duke deklaruar se Kanadaja do të bëhet një superfuqi energjetike dhe do të krijojë vende të forta pune: “Kjo është Kanadaja. Ne vendosim çfarë ndodh këtu.”