Day: April 29, 2025

  • Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të

    Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të

    Interi nuk ka më mundësi ta fitojë tripletën sezonale, pas eliminimit nga Kupa e Italisë në duart e Milanit, në gjysmëfinale. Tani rrezikon edhe të mos fitojë kampionatin, duke qenë 3 pikë prapa Napolit, 4 javë para fundit. I fundit që ka fituar tre trofe në të njëjtin sezon me zikaltrit ka qenë presidenti historik Massimo Moratti, i cili foli për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss”:
    “Ditën e tripletës isha shumë entuziast, por ndjeva gjithashtu që ajo ndjesi ishte ndryshe nga ajo që prisja. Arritja e një rezultati, që e imagjinoja si shumë më të vështirë, ia lë vendin direkt diçkaje tjetër. Sapo fiton, duhet të mendosh menjëherë për atë që vjen më pas. Të arrish të pamundurën, të heq pak nga lumturia”.
    Ish-presidenti i Interit u ndal edhe te gara për titullin mes Interit të tij dhe Napolit, këtë sezon: “Kush do ta fitojë titullin? Mua më është dukur e çuditshme që flitej shumë për tripletën tek Interi kohët e fundit. Në kohën time, nuk u fol kurrë për tripletën.
    Vetëm pasi e fituam, kuptuam që ishte tripletë. Nuk ishte një obsesion. Eliminimi nga Kupa e Italisë krijoi zhgënjim tek Interi i Inzaghit, pësoi një ngatërresë objektivash. Skuadra është pak e lodhur. Mendoj se Napoli ka më shumë mundësi, edhe për shkak të Contes”.

  • Lobimi i PD, Rakipi: Paguajnë emigrantët apo oligarkët? Dyrnjaja: Garantori, si Ver Llapa!

    Lobimi i PD, Rakipi: Paguajnë emigrantët apo oligarkët? Dyrnjaja: Garantori, si Ver Llapa!

    Ditët e fundit është zbuluar një kontratë lobimi 6 milionë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA. Kjo parti pretendon se paratë janë paguar nga emigrantë shqiptarë përmes një fondacioni.
    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për këtë çështje dhe për burimin e parave.
    Ylli Rakipi pyeti nëse këto para i kanë paguar emigrantët apo oligarkët. Ndërkohë Denis Dyrnjaja tha se garantori i kontratës, i ngjan me “Ver Llapën”.
    Biseda: 
    Ylli Rakipi: Këto 6 milionë dollarë i japin emigrantët, apo oligarkët? Se po qe se 6 milionë i japin emigrantët, paskemi emigrantë të pasur ne.
    Denis Dyrnjaja: Kemi filantropin Nuredin…
    Ylli Rakipi: Ja ky po… Seçi
    Enton Abilekaj: Nuk luhet me të pavërteta. Ky është garantori. Ne mund të themi se është garant, ka qenë te VATRA dhe është futur te MAGA dhe ka dalë garantues. Çfarë, duhet të jetë miliarder ky? Ne nuk e dimë. Por nuk e denigrojmë dot një njeri se ka vënë një firmë.
    Denis Dyrnjaja: Sikur të nxirrte Soros, Ver llapën, garantues. Ky është si Ver llapa…
    Enton Abilekaj: Ky ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës. Pse e urren njeriun që firmos pro Berishës?
    Denis Dyrnjaja: Është qesharake.
    Enton Abilekaj: Ti urren njeriun që firmos pro Berishës. Mos të nisemi nga premisa të pavërteta.
    Denis Dyrnjaja: Ti pranoje por unë nuk e pranoj dot, më fyen inteligjencën. Është sikur Soros të merrte Ver llapën.
    Preç Zogaj: Ka institucione për këtë. Po hymë ne opinione kjo bie. Ata që I kanë hyrë kësaj pune, organet janë në detyrën e tyre ta shikojnë.

  • Manchester United arrin marrëveshje verbale me sulmuesin brazilian që po shkëlqen në Premier

    Manchester United arrin marrëveshje verbale me sulmuesin brazilian që po shkëlqen në Premier

    29 Prill 2025

    8:45

    Telesport

    Manchester United po shijon nënshkrimin e sulmuesit brazilian Matheus Cunha. “Djajtë e kuq” janë favoritët për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit. Lojtari i Wolves ka një klauzolë lirimi me vlerë rreth 73 milionë euro, pasi nënshkroi një kontratë të re me në fillim të këtij viti.
    “Football Insider” sqaron se gjigantët e “Old Trafford” kanë arritur një marrëveshje verbale. Sulmuesi brazilian ka shënuar 15 gola në Premier League këtë sezon, por Manchester United planifikon ta përdorë atë në një pozicion më të gjerë nëse arrin një marrëveshje transferimi.
    Trajneri Ruben Amorim, kohët e fundit i ka aktivizuar Bruno Fernandes dhe Alejandro Garnacho si mesfushorë sulmues pas një sulmuesi qendror, dhe Cunha pritet të luajë në atë rol nën drejtimin e portugezit. Matheus Cunha ka luajtur si qendërsulmues, sulmues i dytë dhe mesfushor sulmues për Wolves.
    Ruben Amorim sqaroi: “Ka shumë lojtarë që duan të luajnë për klubin tonë. Nëse e shikoni klubin tonë në këtë moment, me të gjitha problemet, duket pak e komplikuar, por ne kemi një ide të qartë dhe kjo është pjesa më e lehtë për t’ia shpjeguar një lojtari”.

  • “Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama-qytetarit: Nuk jam i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë

    “Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama-qytetarit: Nuk jam i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, në rubrikën e tij onlinë “Sy m’sy”, u është përgjigjur komenteve të qytetareve në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    Një pyetje ishte “A nuk u mërzite për 12 vjet?”, duke i kërkuar kryeministrit në një lloj forme largimin e tij nga gara e zgjedhjeve parlamentare.
    Rama u shpreh se nuk është çështje gëzimi apo mërzie gara për kryeministër, por një mision për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Ai shtoi se ka dy mënyra për t’u larguar nga qeverisja, kur jep dorëheqjen vetë sepse s’mund të bësh më gjë, e në rastin kur nuk votohesh nga populli. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes së qytetarit, Rama tha se ai nuk është personi që përpiqen të pikturojnë kundërshtarët politikë.
    Pyetja e qytetarit: A nuk u mërzite për 12 vjet? Ske ça të bësh më shumë, më mirë mbylle me faqe të bardhë.
    Edi Rama: I dashur, nuk është çështje gëzimi apo mërzie, por misioni. Është çështje misioni, përgjegjësie, do të thotë kemi ende për të bërë. Jemi afër finishit por nuk jemi në finish. Sprinti drejt finishit është për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ka kaq shumë për të bërë, ndaj e unë nuk krenohem dot. Ka dy mënyra për të ikur një kryeministër në një vend demokratik. Njëra mënyrë është kur nuk e ndjen zjarrin brenda, e një mënyrë është kur ti e ndjen zjarrin brenda, por të thonë ik. Këto dy mënyra janë, ose ikën vetë, ose të largojnë. Nuk jam fare i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh, ata të cilët nuk kanë asnjë aftësi tjetër për të konkuruar denjësisht.
    Mundësia për të bërë histori, tanimë është në dorën tonë. Më 11 Maj, mundësia për të bërë histori.
    Ti thua ik me faqen e bardhë, unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sa përpiqen të ma nxijnë. Koha do i vë në vend të gjitha. Në fund të ditës, qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara, në fund është rruga ajo që do mbetet.

  • PD, lobim 6 mln $ në SHBA, Rama: “Patriotike”! U paguan për të pastruar damkën e bufit

    PD, lobim 6 mln $ në SHBA, Rama: “Patriotike”! U paguan për të pastruar damkën e bufit

    Rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale këtë të martë, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke komentuar kontratën 6 mln dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.
    Për Ramën, 6 milionë dollarë janë paguar për të hequr non gratën. “Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të ShBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazmë.
    Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.”, u shpreh Rama.

  • “Jep dorëheqjen për Veliajn”, Rama: Kjo është shpresa e kënetës, që SPAK-u të shkrijë PS-në…

    “Jep dorëheqjen për Veliajn”, Rama: Kjo është shpresa e kënetës, që SPAK-u të shkrijë PS-në…

    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, iu është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”.
    Kreu i qeverisë u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin.
    Ai ironizoi opozitën duke theksuar se proceset hetimore janë shpresa e vetme e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla.
    “Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS”, deklaroi Rama.
    Edi Rama: Ku u ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla.
    Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.
    Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit.

  • “Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga!”/ Lala për hetimin ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD

    “Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga!”/ Lala për hetimin ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për verifikimin që SPAK ka nisur lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me një vlerë 6 milionë dollarë për dy vite.
    Lala tha se SPAK po verifikon disa aspekte për të kuptuar nëse ka dyshime për vepër penale, ndërkohë që shtoi se nëse paratë do të konsiderohen si donacion i huaj, Flamur Noka, firmëtar i kontratës, përfundon në pranga.
    “SPAK ditën e djeshme ka deklauar zyrtarisht, që ka nisur verifikimet për kontratën e PD me një kompani lobuese në SHBA.
    Duhet theksuar, ligjërisht, kontratat për lobim janë të ligjshme. Në rastin konkret janë dy problematika. Bëhet fjalë për kontratë me afat 24 mujor. Prokurorët do të shohin, se cilat janë të ardhurat e përdorura për të paguar kompaninë lobuese. Është deklaruar se bëhet fjalë për një fondacion, MAGA, të financuar nga shqiptarë të Amerikës, por nuk është hetuar ende nga prokuroria. Duhet që prokuroria amerikane, të hetojë për shkeljet e ligjit atje. Por mënyra e financimit është pika e parë që do të hetohet nga prokurorët këtu.
    Pika e dytë, objekti i kontratës. Ligji për partitë politike dhe ligji për fushatën zgjedhore, ndalon financimet nga jashtë dhe lobimin për arsye elektorale. Përmbajtja është rindërtimi i marrëdhënieve mes administratës së SHBA dhe PD. Por, kontrata mund të ketë shtojca ose anekse që mund të japin panoramë tjetër. Me fjalë të thjeshta, kontratat lobuese janë të ligjshme. Këto kontrata sipas ligjeve në SHBA, deklarohen atje. Por interes për prokurorinë shqiptare, bën burimi i parave. Kush është personi ndërmjetës dhe garant? Deklarohet Nuredin Seçi, çfarë përfaqëson dhe pse është garant. Është si kredimarrje, me garantor. Seçi ka hyrë garantor nëse nuk paguhen paratë.
    Nuk është një hetim i zakonshëm. Prokurorët do të thërrasin zotin Noka, për të dhënë shpjegime. Nëse konstatojnë indicie për shkelje penale, mund ti kërkohet kontrata zotit Noka. Nëse nuk sigurohet, kërkohet përmes letërporosisë SHBA-ve. Nuk mendoj se do të ketë histori hetimi penal me rezultate të shpejta, sepse duhet marrë kontrata dhe të shiheni donatorët, shqiptaro-amerikanët që kanë hedhur para, interesi i tyre, a kanë të ardhura të ligjshme e me rradhë.
    A duhet ta deklaronte PD këtë kontratë?
    Duke qenë kontratë shërbimi, PD është brenda afateve ligjore për ta deklaruar, pra nuk ka dyshim të arsyeshëm që PD e ka fshehur kontratën. SPAK po kryen verifikime. Nëse do të ishte donacion i huaj, zoti Noka do të ishte me pranga. Procesi i verifikimit po vijon. Dy momente po hetohen.
    Për aspektin politik nuk jap argumenta, nuk marr përsipër të bëj analizë. Për procedurën ligjore, dy janë momente, cilët janë njerëzit që kanë bërë donacione dhe a lejohet kjo. Nëse ka elementë të veprës penale, regjistrohet procedim penal.
    Mund të ketë edhe vepër penale por jo në kompetencë të SPAK. SPAK ka procedurë të çelur mbi bazën e të dhënave të bëra publike në media. Çfarë do të japë hetimi, mbetet këtu”, tha Lala.

  • Parashikimi i motit për sot, 29 prill 2025

    Parashikimi i motit për sot, 29 prill 2025

    Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zona të ulëta.
    Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.
    Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie nëvlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C, vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
    Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë, brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

  • Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

    Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

    Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të njëjtin ritëm.
    Bosnja dhe Hercegovina kishte diferencën më të madhe paga-produktivitet, ndërsa Serbia më të ulëtën, pasi rritja e pagave shoqërua me një rritje të ngjashme të produktivitetit prej 7%, sipas një analize të fundit të Bankës Botërore në raportin e fundit ekonomik për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
    Që nga janari i vitit 2025, rritja më e madhe në rajon e pagës minimale u vu re në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH), ku paga minimale u rrit me 60% në 892.3 euro.
    Në Republikën Srpska, paga minimale arriti 1,023.5 euro nga rreth 687.4 euro që ishte më parë, pavarësisht nga niveli arsimor i punonjësve.
    Si pjesë e indeksimit të rregullt, pagat minimale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut u rritën me përkatësisht 13.2 dhe 8.1% për vitin 2025. Paga minimale më e lartë në rajon mbetet në Mal të Zi pas rritjes së vitit të kaluar, e cila gjithashtu i diferencon punonjësit bazuar në nivelin e tyre të arsimit.
    Ndërkohë, paga minimale në Shqipëri mbeti e pandryshuar në rreth 404 euro, ndërsa paga minimale e Kosovës, me 350 euro me diferencë të larta nga rajoni.
    Serbia regjistroi rritjen më të lartë mesatare të pagave reale në vitin 2024, me 9.1%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 9.0%. Shqipëria, dhe Bosnja dhe Hercegovina regjistruan një rritje mesatare të pagave reale prej rreth 8%, ndërsa Mali i Zi pasoi me një rritje prej 6.9%.
    Rritja e pagave ishte të paktën dyfishi i rritjes së produktivitetit në shumicën e ekonomive të Rajonit.
    Banka Botërore sugjeron se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor mund të rrisin perspektivat e tyre duke përshpejtuar zbatimin e reformave strukturore. Vendet vazhdojnë të përballen me sfida të konsiderueshme, të tilla si pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e larta të informalitetit dhe rritja e ngadaltë e produktivitetit.
    Këto çështje pengojnë progresin ekonomik dhe kufizojnë potencialin për zhvillim të qëndrueshëm.
    Zhvillimi i sektorit privat vendas është thelbësor për gjenerimin e mundësive të punësimit dhe nxitjen e inovacionit, të cilat janë thelbësore për rritjen afatgjatë.
    Pavarësisht progresit në uljen e papunësisë gjatë dekadës së fundit, rajoni ende përballet me sfida të rëndësishme strukturore.
    Në vitin 2024, papunësia ishte mesatarisht 10.1%, me ndryshime të dukshme midis vendeve (duke filluar nga 8.6% në Shqipëri dhe Serbi, në 12.6% në Bosnjë dhe Hercegovinë.
    Punësimi i të rinjve mbetet një shqetësim kritik, me një shkallë mesatare papunësie prej 25%, ndërsa pjesëmarrja e femrave në fuqinë punëtore është vetëm 45%, krahasuar me 64.2% për meshkujt. Inaktiviteti arrin mesatarisht 45.4% të popullsisë në moshë pune.
    Shkallët e larta të informalitetit dhe emigrimi i jashtë i punëtorëve të kualifikuar kufizojnë më tej perspektivat e rritjes.
    Rritja e rreziqeve nga moti, siç janë nxehtësia ekstreme, thatësira, përmbytjet dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve zvogëlojnë më tej produktivitetin e punonjësve, rrisin rreziqet e shëndetit në punë, dëmtojnë asetet prodhuese dhe prishin sektorët kryesorë ekonomikë që varen nga kushtet e qëndrueshme të motit, siç janë bujqësia, ndërtimi dhe turizmi./Monitor

  • Horoskopi 29 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 29 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    DASHI
    Energjia është në anën tuaj, por kini kujdes me impulset tuaja: rrezikoni të thoni diçka shumë pa kuptim. Në punë ju dalin sfida të vogla që mund t’i ktheni në mundësi nëse qëndroni të qetë. Në dashuri, shkëndija të vogla… por edhe pasione të mëdha.
    DEMI

    Është një ditë e shkëlqyer për t’u kujdesur për çështje praktike dhe për të menduar për investimet e ardhshme. Nëse dikush ju kërkon këshilla, dëgjoni me kujdes: ju mund të jeni zëri i mençur që ata kanë nevojë. Në dashuri, ëmbëlsia duhet të matet me durim.
    BINJAKËT
    Takimet, mesazhet dhe telefonatat shumëfishohen. Vetëm kini kujdes që të mos humbni shumë energji në një mijë fronte. Nëse mund ta fokusoni muhabetin tuaj në projekte konkrete, do të keni rezultate të shkëlqyera. Flirtimi dhe miqësitë në lëvizje të plotë!
    GAFORRJA
    Zemra juaj po rreh shpejt. Gjestet e vogla të përditshme ju prekin më shumë se zakonisht. Është një kohë e mirë për të ushqyer marrëdhëniet familjare ose për të zgjidhur një çështje shtëpiake që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Një kujtim mund të rishfaqet: merre atë si një sinjal, jo si melankoli.
    LUANI
    Përfitoni nga ky moment shikueshmërie për të realizuar një projekt personal. Jeni të frymëzuar dhe bindës, por mbani mend: ata përreth jush duhet të angazhohen, jo vetëm të admirohen. Në dashuri, koha e përsosur për të deklaruar atë që ndjeni.
    VIRGJËRESHA
    Virgjëreshë e dashur, detaje të vogla për t’u përshtatur, por saktësia juaj është një superfuqi. Mos humb kohë me papërsosmëritë, shiko pamjen e përgjithshme. Nëse keni një negociatë ose marrëveshje në proces, përpiquni ta mbyllni atë sot: keni një mendje të kthjellët dhe praktike.
    PESHORJA
    Kërkoni ekuilibrin në marrëdhënie, edhe me çmimin e ndonjë kompromisi. Takime pozitive në nivel social dhe profesional, veçanërisht nëse tregoheni autentik. Nëse keni dyshime në dashuri, flisni për këtë: transparenca do t’ju bëjë të ndiheni më të lehtë.
    AKREPI
    Ju mendoni se ka diçka që dëshiron të dalë nga pavetëdija juaj: mos e injoroni. Është një kohë ideale për t’u përballur me një të vërtetë ose për të hequr qafe një barrë emocionale. Në dashuri dhe miqësi, ju preferoni marrëdhënie të pakta, por të vërteta: ndiqni këtë instinkt.
    SHIGJETARI
    Ndiheni gati për të provuar diçka të re, edhe nëse është thjesht një ide tjetër. Në punë mund të merrni një propozim të papritur: vlerësoni pa nxitim. Në dashuri, një ditë e shkujdesur plot me mundësi… veçanërisht nëse ndaloni së planifikuari gjithçka.
    BRICJAPI
    Çdo hap i vogël ka rëndësi, ndaj mos nxitoni. Nëse përballeni me një zgjedhje të vështirë, mbështetuni në përvojën tuaj: ju e dini më mirë se kushdo se ku dëshironi të shkoni. Në dashuri, gjestet konkrete janë më të rëndësishme se fjalët.
    UJORI
    Kjo është një kohë e shkëlqyer për t’u çliruar nga modelet mendore që nuk ju shërbejnë më. Në punë dhe në marrëdhënie, guxoni më shumë: njerëzit janë gati të ndjekin idetë tuaja origjinale. Dashuria e shkëlqyeshme, nëse lini vend edhe për të papriturat.
    PESHQIT
    Mos kini frikë të jeni të ndjeshëm: nga këtu vjen forca juaj. Kreativiteti po rritet, përfitoni prej tij për të shkruar, vizatuar, ëndërruar. Nëse diçka ju lëndon, merrni një moment për t’u shëruar: mirësia ndaj vetes bën mrekulli sot.