Day: April 29, 2025

  • Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

    Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

    Komuna e Mitrovicës Veriore me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë fundjavës kanë kryer kontrollin e disa objekteve gastronomike.
    Sipas një njoftimi të komunës, aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.
    “Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve.
    Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore

    Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore

    Kompania serbe “Elektrosever” ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
    Madje nga kjo kompani kanë thënë se as nuk planifikojnë shtrenjtim të çmimit të rrymës.
    “Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë thënë nga Elektrosever për “KoSSev”
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditë më parë ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%. Ky vendim është përcjellë me reagime e kritika të shumta, derisa janë organizuar edhe protesta. Ndërkohë efektet e para të rritjes së çmimit të rrymës kanë nisur të vërehen me shtrentjim të çmimeve nëpër kafiteri dhe furra të bukës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës kapi në Vushtrri një kilogram marihuanë dhe arrestoi të dyshuarin.
    Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.
    Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.
    Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.
    Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një kilogram.
    Njësitë policore kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

    “ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

    ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re.
    Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë diagnoza të gabuara, shkruan nypost.
    E dëshpëruar, amerikania nga North Carolina iu drejtua ChatGPT-së, i cili sugjeroi se mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos — një sëmundje autoimune që sulmon tiroiden.
    Pavarësisht skepticizmit të mjekëve, ajo këmbënguli për një ekzaminim të tiroides — dhe u diagnostikua me kancer.
    Bannon beson se, pa ndihmën e ChatGPT-së, gjendja e saj dhe kanceri do të kishin mbetur të pazbuluar.
    Ajo tani përballet me monitorim dhe rehabilitim të përjetshëm.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Dhimbja e kockave, si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

    Dhimbja e kockave, si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

    Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit tek të rriturit dhe zakonisht tek moshat e moshuara.Veçanërisht osteoartriti i gjurit prek rreth 13% të njerzve mbi moshën 60 vjeç.
    Kjo shifër vjen duke u rritur me 40%në mosha më të mëdha. Duke qënë një problem që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje, për pjesën më të madhe të njerzve zgjidhja e parë është operimi.
    Studime të reja kanë treguar se egzistojnë edhe mënyra më të lehta se si mund të kujdeseni për mos degradimin e osteoartritit.
    Për të mos i’u drejtuar operacioneve dhe qetësuesve të fortë mjafton të rrisni pak kohën që kaloni duke kryer aktivitete. Ekspertët thonë se aktiviteti i lehtë fizik si ecjet e shpejta të paktën një orë në javë mund të përmirësojnë simptomat e kësaj sëmundje.
    Studimi
    Studimi ku morën pjesë 1500 të rritur të cilët vuanin nga osteoartirti i gjurit zgjati për një periudhë 4 vjeçare. Gjatë kësaj kohe u mblodhën të dhena për aktivitetin e përditshëm të çdo pacienti.

    U vu re një përmirësim tek personat që kishin aktivitet gjatë ditës. Ecja për një orë në javë mund të ulë dhimbjen e kockave dhe simptomat e osteoartritit të gjurit me 85%.

    Të gjithë pjesëmarrësit në studim nuk kishin simptoma të degaduara të sëmundjes gjatë gjithë studimit.  Me praktikimin e një orë ecje në javë, ata arritën të mbanin nën kontroll sëmundjen duke pakësuar edhe dhimbjen.
    Ndërsa pjesa e pjesëmarrësve që nuk zhvilluan asnjë aktivitet fizik patën probleme më serioze me osteoartritin gjatë viteve. Një orë aktivitet sportiv në javë ju jep mundësinë të përmirësoni jetesën tuaj me këtë sëmundje.
    Ekspertët thonë se ky zbulim i ri do të ndikojë edhe në jetën tuaj të përditshme. Duke filluar që nga e ecura në shtëpi, deri tek shëtitjet apo qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë. Zgjidhni të ecni 1 orë në javë apo 15 minuta çdo ditë, kjo mënyrë do t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të osteoartritit.

  • Aksident në Tiranë/ Po kalonte trafik-ndarësen, i moshuari përplaset nga një automjet dhe humb jetën

    Aksident në Tiranë/ Po kalonte trafik-ndarësen, i moshuari përplaset nga një automjet dhe humb jetën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “29 Nëntori” në kryeqytet.
    Një 70-vjeçar është përplasur nga një automjet ndërsa ishte duke kaluar trafik-ndarësen
    Për pasojë i moshuari, i cili sipas policisë nuk është identifikuar ende, ka humbur jetën.
     
    Njoftimi:
    Tiranë/Informacion paraprak
     
    Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

  • Hëna e re sfidon shenjat, por Afërdita ndez flakët e dashurisë në fund të Prillit

    Hëna e re sfidon shenjat, por Afërdita ndez flakët e dashurisë në fund të Prillit

    Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin e klimës së javës së fundit të muajit Prill, për 12-të shenjat e horoskopit. Hëna e re në Dem, sipas Meri Shehut do të jetë një Hënë shumë e vështirë, e cila do të sprovojë shenjat, por Afërdita në shenjën e Dashit në datën 30 do e mbyllë këtë muaj me shuma takime romantike.
    Data 30 do të jetë dita më e rëndësishme e kësaj jave, prandaj shenjat duhet të jenë të kujdesshme në hapat dhe veprimet që ndërmarrin. Meri Shehu vlerësoi shenjat me yje në bazë të favorizimeve që do të kenë. Për këtë javë kurorën e merr Demi.
    “Është Hëna e re në Dem që ka filluar dje dhe është një Hënë shumë e fuqishme. Hëna e re përballet me dy planetë të fuqishëm, Ujorin dhe Plutonin në Dem. Kemi fillime të reja, prandaj dhe duhet që ta marrim me optimizëm këtë javë. Gjithashtu në datën 30 Afërdita ndryshon pozicion dhe futet në Dash. Një Afërditë në Dash mund të mos bëjë shumë lekë dhe shumë gjëra të tjera, ama një erotizëm të madh e sjell. Edhe një buxhet të madh e hedh direkt”, tha astrologia Meri Shehu.
    Dashi, 2 yje: Hëna e re në Dem i trondit në çështjet ekonomike, u sjell me shumë vështirësi ekonomike, por do fillojnë që të qetësohen nga mesi i javës. Futet Afërdita në Dash, por do takojë Neptunin. Prandaj të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës së Dashit duhet të kenë kujdes nga zhgënjim erotik ose ekonomik shumë i fortë.
    Demi, 5 yje: Kemi Hënën e re në Dem, është një fillim i ri. Pas shumë lodhjesh dhe përpjekjesh dhe një përballje e madhe tani duhet të durohet nga Demët. Hëna e re ka filluar që dje mund të vazhdojë dhe në dy ditët në vazhdim, prandaj do e kenë dhe një përballje. Por, Hëna e re në shenjën e tyre premton shumë, do marrin disa lekë dhe mundësi. Do të bëjnë disa marrëveshje të fshehta.
    Binjakët, 1 yll: Hëna e re në shtëpinë e 12-të për Binjakët është e vështirë. Puna, fillime të reja të vështira, atje ku e shikoni rrugën e shtruar me lule fillojnë të dalin “ferrat”. Shumë Binjakë do të ndeshen me këtë situatë. Mos u trembni, Afërdita në Dash do bëjë disa gjëra të mira dhe për ju. Kujdes duhet të bëjnë të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës nga ndonjë zhgënjim.
    Gaforrja, 3 yje: Hënën e re në Dem e kanë aleate. Pavarësisht vështirësive të mëdha do marrin një ndryshim pozitiv në njohje të reja, strategji të reja, madje edhe ndonjë njohje erotike pse jo. Por, Afërdita në Dash mund t’i zhgënjejë Gaforret e lindura në 10 ditëshin e parë në lidhje me karrierën, punën dhe jetën personale. Prandaj kujdes duhet të bëjnë vetëm Gaforret e lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës së tyre për këtë javë.
    Luani, 1 yll: Nuk është e mirë Hëna e re në Dem për Luanët. Ka të bëjë me marrëdhënie pune dhe karriere, prandaj është shumë e vështirë. Marsi që është në Luan u përball me Plutonin në Ujor shumë fuqishëm. Do jetë sot dhe nesër, prandaj nuk i dihet se çfarë mund të dëgjohet. Luanët do e kenë ndryshime kryesisht tek çështja e punës, një ndryshim në punë do të vijë me shumë vështirësi.
    Virgjëresha, 3 yje: Janë pak më komodë. Kjo Hënë e re në Dem është e vështirë, nuk është e lehtë. Por, Virgjëreshët duke qenë se janë një shenjë toke do e marrin personalisht më mirë, pavarësisht atyre prapaskenave në punë që janë bërë, komplotet që janë thurur. Nëse nuk keni kuptuar gjë deri tani, jeni në rregull, e keni kapërcyer.
    Peshorja, 2 yje: Shkon Afërdita përballë shenjës së tyre dhe kalon në Dash në datën 30. Kjo do të thotë që gjërat do të fillojnë të marrin “superxhiro” në jetën e tyre. Do fillojnë të kërkojnë fejesa, martesa, para, por me nxitim. Nuk do të jetë më ajo Peshorja e balancuar që njohim dhe që kërkon t’i bëjë gjërat me qetësi. Kujdes Peshoret e lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës, sepse atje mund të ketë një zhgënjim qoftë në martesë, qoftë në partnerin që do zgjedhin.
    Akrepi, 4 yje: Afërdita në Dash i ëmbëlton ditët e tyre. Por, dhe Hëna e re në Dem është shumë e vështirë. Megjithëse katërkëndëshi Akrep-Ujor-Dem-Luan është më i vështiri në këtë periudhë, përsëri Hëna e re do u japë një stimul, një punë të re dhe një avantazh të ri pas shumë vështirësish. Vështirësi kanë vetëm Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë.
    Shigjetari, 2 yje: Do kënaqen me Afërditën në Dash. Shumë Shigjetarë do duket sikur kanë gjetur të bukurën dhe dashurinë e tyre, pastaj të tjerët do të pleksen shumë në çështje pune dhe shëndetësore. Sidomos ata të lindurit 10 ditëshin e parë të kenë kujdes dhe në çështjet ekonomike.
    Bricjapi, 3 yje: Shenjat e tokës kanë një mbarësi më shumë. Hëna e re në Dem është Hënë përfundimtare, shkon drejt fundit të marrëdhënieve toksike ose që nuk japin më, përsëri tek Bricjapi detyrimisht do të nxjerrë një avantazh pozitiv. Çështjet familjare do të marrin një pozitivitet me Afërditën në Dash, por do të kenë shumë shpenzime.
    Ujori, 3 yje: Ujorët janë një nga shenjat e fuqishme që përballen me Hënën e re në Dem sidomos në çështje familjare, ndryshime shtëpie, vendi apo qyteti. Por, mos harrojmë që Plutoni në Ujor është vetë ai që kundërshton Marsin në Luan dhe Hënën në Dem dhe mesa duket Ujorët duan të bëjnë një gjë shumë të madhe, por me një lodhje shumë të madhe. Megjithatë kemi një ndryshim të mirë dhe për Ujorët në këtë periudhë.
    Peshqit, 2 yje: Duhet të pretendojnë që Afërdita në Dash që do të futet në datën 30 mos t’i humbë përfundimisht në disa çështje ekonomike ose disa ëndrra të tyre sidomos të Peshqve të lindur në 10 ditëshin e parë. Por, sa të kalojë kjo tendencë, pastaj javën e parë të Majit do fillojnë të çlirohen ekonomikisht. Megjithatë pikërisht tani përjetojnë një zhgënjim.

  • Saliba ëndërron Champions-in: Çdo gjë po shkon mirë, mungojnë vetëm trofetë

    Saliba ëndërron Champions-in: Çdo gjë po shkon mirë, mungojnë vetëm trofetë

    29 Prill 2025

    8:36

    Alfred Lleshi

    William Saliba ka ëndrra të mëdha. Edhe pse Arsenali ka dështuar përsëri në fitimin e Premier League, tani mund të ngushëllohet me ëndrrën europiane, duke nisur aktin e parë të gjysmëfinaleve të Champions League kundër PSG-së.
    Mbrojtësi i Arsenalit, në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s, nënvizoi: “Jam rritur duke parë video të Henry. Kam parë më shumë video sesa ndeshje të plota, sepse nuk kishim kanale që transmetonin Premier League.
    Ndonjëherë kam pasur fatin ta shoh Arsenalin duke luajtur në Champions League. Aty filloi gjithçka dhe aty nisa të ndjej simpati për këtë klub. Të luaja për Arsenalin ishte diçka që as nuk e kisha menduar, por ndonjëherë fati është i tillë”.
    Me mbi 120 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, mbrojtësi francez ka regjistruar edhe 19 paraqitje në Champions League: “Kam punuar shumë, kam kaluar periudha mjaft të vështira, por sot jam shumë i lumtur. E shijoj çdo ndeshje dhe e dua këtë klub”.
    Kapitulli i ardhshëm në këtë histori që mund të ketë një fund të lumtur mund të jetë pikërisht trofeu i parë i Champions-it për Arsenalin: “Çdo gjë po shkon mirë, por mungojnë vetëm trofetë. Janë trofetë, ato që të bëjnë të paharrueshëm edhe pas 20 vitesh”.

  • Kvaratskhelia zbulon pse zgjodhi PSG, mes shumë ofertave: Më donin vërtet, këtu mund të fitoj gjithçka

    Kvaratskhelia zbulon pse zgjodhi PSG, mes shumë ofertave: Më donin vërtet, këtu mund të fitoj gjithçka

    Khvicha Kvaratskhelia ka “pushtuar” Parisin. Gjeorgjiani u bë pjesë e PSG-së në janar, pas pagimit të rreth 70 milionë eurove për kartonin e tij te Napoli. Në sezonin e tij të parë në Ligue 1, ai ka fituar tashmë titullin kampion dhe pret shijen e lavdisë të mëtejshme në Champions League, me gjysmëfinalen kundër Arsenalit si mundësinë e artë për të arritur në finale.
    Lidhur me përshtatjen e tij të shpejtë në Francë, që i ka mundësuar të realizojë 4 gola dhe po aq asistime midis kampionatit e Europës, talenti gjeorgjian ka folur për kanalet zyrtare të klubit parizien: “Gjëja më e vështirë për një lojtar është transferimi në merkaton e dimrit.
    Kjo lloj lëvizjeje mund të jetë e komplikuar edhe për trajnerin, sepse shkon në një ekip që është në gjysmë të sezonit. Koha për t’u adaptuar është e shkurtër, por mendoj se kam arritur të përshtatem mjaft mirë, falë presidentit, stafit, trajnerit, klubit dhe, natyrisht, lojtarëve që më kanë pritur shumë ngrohtësisht. Të gjithë më bënë të ndihem shumë mirë këtu. Kjo mbështetje më ndihmon të jem më performues në fushë”.
    Mbi vendimin për ta lënë Napolin në mes të sezonit dhe për të firmosur me PSG-në: “Në fillim kishte oferta nga shumë klube për mua, por faktor shumë i rëndësishëm ishte se PSG kishte treguar interes edhe vitin e kaluar.
    Kam biseduar me presidentin (Al Khelaifi), drejtorin sportiv (Luís Campos) dhe trajnerin (Luis Enrique), dëshira e tyre për të më parë të luaja në Paris ishte ndoshta faktori më vendimtar në zgjedhjen time.
    Kuptova që klubi më donte vërtet, kishte besim të madh te vetja, prandaj vendosa të vija këtu. Po ashtu, fakti që ka lojtarë të mëdhenj këtu dhe se me ta mund të fitohet gjithçka, ka luajtur një rol të rëndësishëm”.