Mediat italiane kanë ngritur dyshime mbi emigrantët në kampin e Gjadrit, i cili po luan rolin e një CPR-je, pra akomodimin e atyre që iu janë refuzuar kërkesat për azil dhe do të rikthehen në vendin e origjinës. Në kamp u strehuan 41 nga emigrantët e paligjshëm që i ishte refuzuar azili dhe do të riktheshin në vendet e tyre të origjinës. Pak ditë pas sjelljes në Shqipëri, njëri prej tyre u transferua sërish në Itali dhe më pas u rikthye në vendin e tij.
Sipas mediave italiane bëhej fjalë për një bangladeshas. Por La Stampa, referuar një denoncimi të Partisë Demokratike të Italisë, shkruan se në kamp janë 25 emigrantë, çka do të thotë se mungojnë 15, nga numri total që u sollën 41, bashkë me bangladeshasin e rikthyer në vendin e tij. Nuk dihet nëse 15 emigrantët janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që para dy javëve që këta të fundit bënë në kampin e Gjadrit. Ndërkohë, një tjetër problem me emigrantët e ardhur nga Italia dhe që ka hapur një diskurs më vete është fakti nëse një i tillë kërkon azil kur ndodhet në Gjadër, pasi procedura rinis nga e para, teksa emigranti duhet të rikthehet menjëherë në Itali.
Reagojnë mediat gjermane
Ndërkohë edhe mediat gjermane kanë reaguar më herët për emigrantët në Gjadër. “Qeveria e djathtë italiane po përpiqet sërish të mbushë kampet e saj të dëbimit në Shqipëri. Në vend të refugjatëve me varka, Roma tani ka dërguar edhe emigrantë kriminelë”, kështu e nis artikullin e saj gazeta gjermane “Der Standard”. Duke shtuar më tej se emigrantët të cilët prekën tokën shqiptare nuk ishin në dijeni se do të depërtoheshin nga Italia në Shqipëri. Sipas kësaj gazete, emigrantët u arrestuan papritur dhe u transferuan në portin e Brindisit e më pas me anije u sollën në Shëngjin dhe në Gjadër. “Shumica e emigrantëve nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte me ta. Ata u zgjuan në qeli natën mes së enjtes dhe të premtes. U vunë në pranga dhe u transportuan me autobus për në qytetin portual të Brindisit në jug të Italisë. Vetëm në port ndoshta e kuptuan se tani do të dërgoheshin në kampet italiane të dëbimit në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht kjo ajo që ndodhi.
Ata u dërguan me anijen e marinës “Libra” në portin e Shëngjinit dhe prej andej në kampin e dëbimit të Gjadrit, rreth 20 kilometra më larg. Sipas mediave italiane, të dëbuarit e transferuar në Shqipëri nga autoritetet italiane ishin emigrantë nga Maroku, Tunizia, Algjeria, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Moldavia. Para se të transferoheshin në Shqipëri, 40 emigrantët u ishin internuar në kampe të ndryshme deportimi në të gjithë Italinë. Disa prej tyre kishin kryer më parë edhe vepra penale. 5 ishin dënuar për vepra seksuale, 1 për vrasje në tentativë dhe disa të tjerë për vjedhje, vepra të tjera kundër pronës dhe rezistencë ndaj autoritetit shtetëror”, shkruhet në këtë artikull, duke theksuar më tej se ky transferim është pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e kampeve të dëbimit jashtë territorit italian, që kanë kushtuar rreth një miliardë euro.
Day: April 29, 2025
-

Plas skandali në Gjadër, mediat italiane ngrejnë alarmin dhe zbulojnë se janë “zhdukur” 15 emigrantë, ja detajet
-

Hetimi i SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD/ Lala paralajmëron: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për verifikimin që SPAK ka nisur lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me një vlerë 6 milionë dollarë për dy vite. Lala tha se SPAK po verifikon disa aspekte për të kuptuar nëse ka dyshime për vepër penale, ndërkohë që shtoi se nëse paratë do të konsiderohen si donacion i huaj, Flamur Noka, firmëtar i kontratës, përfundon në pranga.
“SPAK ditën e djeshme ka deklauar zyrtarisht, që ka nisur verifikimet për kontratën e PD me një kompani lobuese në SHBA.
Duhet theksuar, ligjërisht, kontratat për lobim janë të ligjshme. Në rastin konkret janë dy problematika. Bëhet fjalë për kontratë me afat 24 mujor. Prokurorët do të shohin, se cilat janë të ardhurat e përdorura për të paguar kompaninë lobuese. Është deklaruar se bëhet fjalë për një fondacion, MAGA, të financuar nga shqiptarë të Amerikës, por nuk është hetuar ende nga prokuroria. Duhet që prokuroria amerikane, të hetojë për shkeljet e ligjit atje. Por mënyra e financimit është pika e parë që do të hetohet nga prokurorët këtu.
Pika e dytë, objekti i kontratës. Ligji për partitë politike dhe ligji për fushatën zgjedhore, ndalon financimet nga jashtë dhe lobimin për arsye elektorale. Përmbajtja është rindërtimi i marrëdhënieve mes administratës së SHBA dhe PD. Por, kontrata mund të ketë shtojca ose anekse që mund të japin panoramë tjetër. Me fjalë të thjeshta, kontratat lobuese janë të ligjshme. Këto kontrata sipas ligjeve në SHBA, deklarohen atje. Por interes për prokurorinë shqiptare, bën burimi i parave. Kush është personi ndërmjetës dhe garant? Deklarohet Nuredin Seçi, çfarë përfaqëson dhe pse është garant. Është si kredimarrje, me garantor. Seçi ka hyrë garantor nëse nuk paguhen paratë.
Nuk është një hetim i zakonshëm. Prokurorët do të thërrasin zotin Noka, për të dhënë shpjegime. Nëse konstatojnë indicie për shkelje penale, mund ti kërkohet kontrata zotit Noka. Nëse nuk sigurohet, kërkohet përmes letërporosisë SHBA-ve. Nuk mendoj se do të ketë histori hetimi penal me rezultate të shpejta, sepse duhet marrë kontrata dhe të shiheni donatorët, shqiptaro-amerikanët që kanë hedhur para, interesi i tyre, a kanë të ardhura të ligjshme e me rradhë.
A duhet ta deklaronte PD këtë kontratë?
Duke qenë kontratë shërbimi, PD është brenda afateve ligjore për ta deklaruar, pra nuk ka dyshim të arsyeshëm që PD e ka fshehur kontratën. SPAK po kryen verifikime. Nëse do të ishte donacion i huaj, zoti Noka do të ishte me pranga. Procesi i verifikimit po vijon. Dy momente po hetohen.
Për aspektin politik nuk jap argumenta, nuk marr përsipër të bëj analizë. Për procedurën ligjore, dy janë momente, cilët janë njerëzit që kanë bërë donacione dhe a lejohet kjo. Nëse ka elementë të veprës penale, regjistrohet procedim penal. Mund të ketë edhe vepër penale por jo në kompetencë të SPAK. SPAK ka procedurë të çelur mbi bazën e të dhënave të bëra publike në media. Çfarë do të japë hetimi, mbetet këtu”, tha Lala. -

Banka Botërore: Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë
Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të pranverës për Rajonin e Ballkanit.
Në Shqipëri, p.sh, koeficienti GINI që mat treguesin e pabarazisë është 36.0 ( ku 0 kupton barazi totale, ku të gjithë kanë të njëjtat të ardhura deri në 100 pabarazi maksimale, ku një person i vetëm zotëron gjithçka), por 82.2% e qytetarëve perceptojnë pabarazi të lartë e cila po vjen në rritje.
Në Kosovë, koeficienti GINI është 29.0, ndërsa 54.8% e popullsisë percepton një pabarazi të lartë.
Në Mal të Zi, matja objektive është 34.4, por perceptimi i pabarazisë arrin 49.6%. Në Maqedoninë e Veriut, matja është 33.6, ndërsa perceptimi arrin 82.9%. Në Serbi, indeksi GINI është 33.1, ndërsa 67% e popullsisë ndjejnë se pabarazia është rritur. Në Bosnjë dhe Hercegovinë indeksi GINI është 28.8, ndërsa perceptimi është 64.4%.
Banka sheh me shqetësim faktin se, perceptimi i pabarazisë jo vetëm që mbetet i lartë, por besohet se po përkeqësohet. Rreth dy të tretat e popullsisë në rajon mendojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është rritur gjatë katër viteve të fundit. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 80% e të anketuarve ndajnë këtë bindje.
Faktorë si pasiguria në rritje në tregun e punës, përhapja e formave joligjore të punësimit, polarizimi i tregut të punës dhe pabarazitë mes brezave, ku të rinjtë përballen me sfida më të mëdha po ndikojnë në rritjen e pabarazisë.
Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, një përqindje relativisht e lartë e të anketuarve në vendet rajonit janë të gatshëm të kontribuojnë financiarisht për ngushtimin e këtij hendeku.
Pabarazitë ekonomike perceptohen në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), edhe pse nivelet e varfërisë janë në rënie. Ka një perceptim të përhapur mes qytetarëve se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh dhe duhet të zvogëlohet.
Perceptimi i qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për pabarazinë bie në kontrast me koeficientin GINI i cili është përgjithësisht 40, një nivel që, sipas Bankës Botërore, nuk klasifikohet si pabarazi e lartë sipas standardeve ndërkombëtare.
Vendet e rajonit dhe sidomos Shqipëria dominohen nga stabiliteti ekonomik, me rritje të qëndrueshme, ulje te deficiteve fiskale, borxhit publik etj, por nga ana tjetër zhvillimet në ekonominë reale tregojnë një shpërndarje jo të barabartë të rritjes ekonomike.
Teksa ekonomia rritet, numri i personave që vuan nga një formë e varfërisë relativë dhe përjashtimit social në Shqipëri përfshin gati gjysmën e popullsisë./Monitor -

Sinjalizuesit godasin korrupsionin, 12 raste nën hetim në 2024, privati më aktiv se shteti
Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Në raportin vjetor të këtij Inspektorati analizohet se pjesa më e madhe e sinjalizimeve vijnë nga privati dhe konkretisht nga një kompani kurse dy të tjera përfshijnë institucione publike. Sipas ligjit të vitit 2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar, detyrimin për të përcaktuar një person përgjegjës e ka çdo institucion publik me 80 të punësuar dhe çdo institucion privat me 100 të punësuar. ILDKPKI raportoi se në analizim të raporteve të paraqitura të sektorit publik, në total 182 raporte vjetore konstatohet se, në 2 njësi përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste, në kuadër të ligjit.
E para Ministria e Drejtësisë: Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Ministrisë së Drejtësisë raporton se gjatë vitit 2024 ka regjistruar dhe trajtuar 1 rast sinjalizimi dhe kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja. I dyti Autoriteti i Mediave Audiovizive: Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive raporton se gjatë vitit 2024 ka regjistruar dhe trajtuar 1 rast sinjalizimi. Në përfundim të hetimit administrativ nuk ka rezultuar të jenë kryer shkelje ligjore. Ndërkohë në lidhje me Njësitë Përgjegjëse pranë sektorit privat, janë marrë dhe administruar 258 raporte sinjalizimi, nga të cilat rezulton se 234 Njësi Përgjegjëse kanë paraqitur raportet brenda afateve ligjore.
“Në analizim të raporteve të paraqitura, konstatohet se në 1 Njësi Përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste sinjalizimi. Bëhet fjalë për kompaninë “Sisal Albania” sh.p.k. Gjatë vitit 2024 raportohet të ketë pasur 10 raste sinjalizimi, nga të cilat, për 3 prej tyre ka përfunduar hetimi administrativ, ndërsa 7 raste janë ende në proces hetimi” thuhet në raportin e ILDKPKI. Sipas institucionit në përfundim të hetimeve administrative, për procedurat të cilat kanë rezultuar të kryera në shkelje të kuadrit ligjor të zbatueshëm, është aplikuar masë administrative “gjobë”, ku për periudhën 2017 – 2024, në total, janë marrë 13 masa administrative, si dhe në çdo rast është kërkuar ndaj titullarit të institucionit, marrja e masave për zgjidhjen e situatave të paligjshmërisë. -

Zgjedhjet parlamentare/ Naim Meta: 11 Maji, dita për të rikthyer shpresën në Elbasan
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Naim Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe shpresë të re. Në një deklaratë publike, ai thekson rëndësinë e kësaj date si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas Metës, qarku i Elbasanit ka qenë ndër më të goditurit nga keqqeverisja dhe padrejtësitë e viteve të fundit. Ai shprehet se është koha për të ndëshkuar neglizhencën dhe për t’i dhënë fund pushtetit që, sipas tij, i shërben një pakice të korruptuar.
Në fund të deklaratës, Naim Meta i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë për një vizion të ri dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Deklarata e plotë e Naim Metës:
“Ndërsa afrohet data 11 Maj, çdo qytetar ka në dorë fatin e vendit dhe të brezave që vijnë. Është momenti për të zgjedhur jo thjesht një emër, por një vizion të ri për Shqipërinë, për një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për oligarkët. Qarku i Elbasanit, një nga më të goditurit nga keqqeverisja, ka vuajtur padrejtësitë dhe neglizhencën e një pushteti që i shërben vetëm një pakice të korruptuar.
Por ky 11 Maj nuk është thjesht një datë, është një mundësi për ndryshim. Populli i Elbasanit është i mençur dhe i vendosur që me votën e tij të ndëshkojë padrejtësinë dhe të hapë një kapitull të ri. Koalicioni EuroAtlantik ‘Kolona 4’, me Naim Metën si përfaqësues, është alternativa që ofron shpresë, zhvillim dhe drejtësi. Votoni për ata që duan të ndërtojnë, jo të shkatërrojnë. Votoni për të ardhmen.
VOTO KOALICIONIN EUROATLANTIK ‘KOLONA 4’ – VOTO NAIM METËNMiqësisht,Naim Meta” -

“Sollën “Latifin” t’i vënë kapelën në kokë “Bufit”/ Kryeministri Rama ironizon PD, në Sy m’sy: 6 mln dollarët, kanë…
Kryeministri Rama vijon diskutimet e hapura me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetin social facebook. Kryesocialisti nuk ka kursyer ironitë për PD, dhe Kreun e saj Berisha.
“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?
Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.
Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it,. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha Rama. -

KSHZ urdhëron mbylljen e zyrave zgjedhore të disa subjekteve, në kundërshtim me ligjin
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi dje administrativisht kërkesën nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spotit/reklamës të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, shqyrtimi do të vijojë në seancën e radhës pas administrimit të provave.
Në seancën e sotme KSHZ shqyrtoi edhe 21 raportet e shkeljeve të depozituara nga monitoruesit e fushatës zgjedhore për periudhën 24-28 prill 2025.
Në kundërshtim me nenin 5, pika 1 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ, subjektet zgjedhore: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë hapur zyra zgjedhore në bashkitë Dibër, Fier, Kamzë, Këlcyrë, Korçë, Përmet, Pukë dhe Tiranë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Partia Mundësia, ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Kukës dhe Gjirokastër.
“Koalicioni Euroatlantik” ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Gjirokastër, Kamzë dhe Tiranë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë” ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Tiranë dhe Kamzë.
Komisioneri u la afat subjekteve 24 orë për mbylljen e zyrave zgjedhore, ndërkohë subjekteve zgjedhore “Partia Mundësia dhe “Koalicioni Euroatlantik” u la kohë të depozitojnë prova/dokumente të cilat vërtetojnë që janë selitë e degëve të partive të tyre dhe jo zyra zgjedhore.
Gjithashtu u shqyrtua denoncimi nr. 137 ID/2025, ku në Bashkinë Durrës, njësia administrative Fllakë, janë identifikuar materiale propagandistike të Koalicionit “PD-ASHM”, të afishuara në shtyllat elektrike, në kundërshtim të nenit 3, pika 2 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021, të KSHZ.
U kërkua heqja e materialeve propagandistike nga shtyllat elektrike të lartëpërmendura.
Gjithashtu, u shqyrtua raporti i Autoritetit të Medias Audiovizive të pasqyrimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të, për periudhën 17-23 Prill 2025”.
AMA konstaton Bulevard Tv dhe 6+1 TV, kanë transmetuar reklama jashtë fashave orare të lejuara, ndërsa Shijak TV në emisionet mbi procesin zgjedhor ka aplikuar ndarjen e ekranit gjatë transmetimit dhe në një prej ndarjeve ka vendosur në mënyrë të pandërprerë postera të kandidatëve për deputet.
Komisioneri kërkoi të administrohen pretendimet e OSHMA, për të vijuar me vendimmarrjen në seancën e radhës.
-

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025
Showbiz E Martë, 29 Prill 2025 08:54
DashiFinanciarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron shpenzime të kujdesshme, veçanërisht për artikujt luksozë. Në punë, bëni durim; shmangni lëvizjet impulsive në karrierë ose përballjet në zyrë. Çështjet e dashurisë përfitojnë nga Jupiteri dhe Hëna duke krijuar ngrohtësi dhe sinqeritet në dialogun romantik.
DemiFinanciarisht, parashikohen shkëmbime të dobishme monetare. Në punë, shmangni ndarjen e planeve konfidenciale para kohe. Jeta dashurore lulëzon; gjeste romantike priten gjatë ditës.BinjakëtMerkuri, planeti juaj sundues ofron qartësi intelektuale dhe mendim strategjik, veçanërisht të dobishëm në vendimet për karrierën. Financiarisht, shmangni blerjet impulsive. Në aspektin profesional mund të lindë një mundësi interesante, megjithëse mund të kërkojë shqyrtim të kujdesshëm.
GaforrjaFinanciarisht, parashikohen fitime të mundshme përmes lidhjeve shoqërore ose aktiviteteve në grup. Në punë, Saturni dhe Venusi inkurajojnë planifikimin e zellshëm dhe ekzekutimin e disiplinuar të detyrave. Çështjet e dashurisë ndikohen pozitivisht nga aftësitë e qarta të komunikimit, duke e bërë këtë një ditë të mirë për biseda kuptimplote.
LuaniDielli ndriçon rrugën tuaj me optimizëm dhe perspektivë. Financiarisht, sugjerohet kujdes me burimet dhe investimet e përbashkëta. Në punë, bëni kujdes me vendimet ose konfrontimet impulsive; diplomacia është çelësi.
VirgjëreshaMerkuri, planeti juaj sundues, rrit aftësinë tuaj për të komunikuar në mënyrë efektive në partneritete. Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme përmes arsimit ose aktiviteteve të lidhura me udhëtimet. Në punë, Saturni inkurajon durim dhe negociata të kujdesshme.
PeshorjaVenusi, planeti juaj sundues, inkurajon harmoninë dhe diplomacinë në marrëdhëniet profesionale dhe personale. Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme monetare të lidhura me karrierën, megjithëse shpenzimet impulsive duhet të shmangen. Në punë, këshillohet kujdes në trajtimin e burimeve të përbashkëta ose informacionit konfidencial.
AkrepiMarsi shtyn ambiciet tuaja dhe inkurajon eksplorimin e guximshëm. Financiarisht, sugjerohet kërkim i plotë është thelbësor para një vendimi të rëndësishëm me të cilin mund të përballeni. Jeta dashurore ndikohet pozitivisht nga Venusi, duke mirëpritur gjestet romantike.
ShigjetariJupiteri ofron optimizëm dhe qëndrueshmëri emocionale, veçanërisht të dobishme për kapërcimin e sfidave. Financiarisht, parashikohen fitime të mundshme përmes pronës ose lidhjeve familjare. Jeta dashurore përfiton nga komunikimi i qartë. Sa i përket shëndetit sugjerohet rutine e ekuilibruar dhe vëmendje ndaj mirëqenies emocionale.
BricjapiSaturni, planeti juaj sundues, inkurajon komunikimin e disiplinuar dhe planifikimin metodik. Financiarisht parashikohen fitime të mundshme monetare përmes aktiviteteve krijuese. Në punë mund të zhvilloni negociata të kujdesshme në partneritete ose kontrata.
UjoriNë punë, vendimet impulsive duhet të shmangen. Në jetën tuaj në çift parashikohet një ditë mjaft e veçantë, por nuk përjashtohet mundësia e disa keqkuptimeve të vogla. Një udhëtim i mundshëm mund të jetë pjesë e agjendës suaj.
PeshqitPritet të jetë një ditë me sharm, qartësi dhe komunikim efektiv. Jeta dashurore lulëzon nën ndikimin e Jupiterit dhe Hënës, duke i bërë bisedat e përzemërta por edhe të dobishme. Sa i përket shëndetit, sugjerohen ushtrime të lehta fizike për të ruajtur mirëqenien. -

Kryeministri: Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi Dumanin dhe familjen e tij. Që kur erdhi ai në krye të SPAK…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.
“Populli është minimalisht një shkallë më lart dhe më i zgjuar se më i miri dhe më i bukuri nga ju dhe nuk i beson gënjeshtrat me gjysmën e qeverisë në burg. Populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë, në kohën e kënetës ku pllaquritesh ti.Kështu që kjo teoria jep dorëheqjen nuk funksionon. Ndaj PS do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse populli sheh përpjekjen më serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me të gjithë problematikat që ka. Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet. Që kur erdhi në krye të SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër, Ky është fakt dhe nuk kemi se çfarë i themi. Por Dumani nuk erdhi as nga hëna as e sollën me avion apo anije nga një shtet tjetër.Ishte prokuror prej vitesh, por nuk e kishit dëgjuar. Këneta është përpjekur që atij dhe familjes së tij ti hedhë llumin e saj në kokë.Si ka mundësi se nuk kishte thirrur më parë një politikan apo një figurë të lartë zyrtare. Ka pasur frikë? Nuk mendoj. Nuk kishte frikë se ishte i çarmatosur, ai dhe ata në sistem që nuk ishin pjesë e llumit që pastroi vettingu apo atij pak llumi që ka mbetur.Asnjë herë askush nuk ka bërë asnjë hap për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e pushtetit.Shpata e ndëshkimit ka qenë në këto zyra që nga 1912”, tha ai.
-

Reagon Rama për lobimin e PD-së 6 milionë dollarë: Kontratë lebetitëse!
Në rubrikët e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy”, ka komentuar kontratën 6 milionë të lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.
“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA-së për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?
Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.
Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha Rama.