Day: April 29, 2025

  • Po kalonte trafikndarësen/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

    Po kalonte trafikndarësen/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

    Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
    Mësohet se rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

  • Lobimi 6 mln dollarë për PD/Rama:U paguan për të pastruar damkën e bufit të kënetës!

    Lobimi 6 mln dollarë për PD/Rama:U paguan për të pastruar damkën e bufit të kënetës!

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar kontratën 6 milion dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.
    Në komunikimin “Sy m’sy” në rrjete sociale, Rama thekson se 6 milionë dollarë janë paguar për të hequr non gratën e Berishës ose siç e ka quajtur ai ‘për të pastruar damkën e bufit të kënetës’.
    ”Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të ShBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA?
    Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazmë.
    Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar”, u shpreh Rama.

  • “Veliaj në burg, jep dorëheqjen”/ Rama: Këneta shpreson se SPAK do të shkrijë PS

    “Veliaj në burg, jep dorëheqjen”/ Rama: Këneta shpreson se SPAK do të shkrijë PS

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është në burg”.
    Gjatë rubrikës Sy m’Sy, Rama u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionon.
    Sipas tij, proceset hetimore janë shpresa e vetme e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla.
    Ai theksoi se opozita atë që nuk e realizon dot në fushën e ballafaqimit elektoral, mendon se mund ta realizojë duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.
    “Ku i ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla.
    Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.
    Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej.
    Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit”, tha Rama.

  • Konklava për zgjedhjen e Papës të ri fillon më 7 maj

    Konklava për zgjedhjen e Papës të ri fillon më 7 maj

    Vatikani njoftoi se konklava për zgjedhjen e Papës të ri do të fillojë më 7 maj.
    Gjatë kësaj kohe kontakti me botën e jashtme është rreptësisht i ndaluar.
    Pas vdekjes së Papa Françeskut, duhet të zgjidhet një Papë i ri. E ashtuquajtura konklavë, nga radhët e së cilës zhvillohet zgjedhja, është planifikuar të fillojë më 7 maj.
    Sikurse njoftoi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, koha deri atëherë do të përdoret intensivisht nga kardinalët në Romë.
    Kardinalët e caktuan datën në një takim me dyer të mbyllura, që zhvilluan pas funeralit të Françeskut. Brenda pak më shumë se një jave, kardinalët me të drejtë vote nga e gjithë bota do të mblidhen në Kapelën Sistine, në konklavën që do të zgjedhë Papa i ri.
    Në vitet 2005 dhe 2013, konklavat zgjatën nga dy ditë. Gjatë kësaj kohe kontakti me botën e jashtme është rreptësisht i ndaluar.
    Rreth 135 kardinalë kanë të drejtë të votojnë
    Të drejtë vote kanë të gjithë kardinalët që në ditën e vdekjes së Papa Françeskut nuk e kishin mbushur moshën 80 vjeç. Nga 252 kardinalët aktualë, këtë kriter e plotësojnë rreth 135 syresh. Se sa prej tyre do të marrin vërtet pjesë është ende e paqartë.
    Me votat e tyre kardinalët vendosin jo vetëm për udhëheqësin e ri fetar të katolikëve, por edhe për kursin e Kishës. Shumë kardinalë kanë shprehur dëshirën që të vazhdojnë të ndjekin fokusin e Françeskut duke u angazhuar për njerëzit në skajet e shoqërisë dhe për drejtësi sociale.
    Por midis konservatorëve ka disa që duan që kisha të ndjekë sërish më qartë mësimet thelbësore të katolicizimit, që ishin në fokus edhe nën papët e mëparshëm Gjon Pali II dhe Benedikti XVI./DW

  • “Ne ishim në luftë”, Meghan Markle rrëfen përvojën tronditëse me familjen mbretërore

    “Ne ishim në luftë”, Meghan Markle rrëfen përvojën tronditëse me familjen mbretërore

    Meghan Markle tregoi rreth familjes mbretërore, duke iu referuar drejtpërdrejt përvojës së saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe foli për fillimin e marrëdhënies së saj me Princin Harry. Dukesha e Sussex shpjegoi se si ajo dhe burri i saj u gjendën në luftë pothuajse menjëherë pasi u takuan. Konkretisht, ajo ka përmendur se situata është vështirësuar shumë shpejt, gjë që nuk i ka lënë të shijojnë fillimin e lidhjes së tyre.
    “Aty ku në fillim ishin të gjitha “flutura”, menjëherë u gjendëm në luftë së bashku. Që në fillim, pas gjashtë muajsh takim, ne ishim në luftë,” theksoi ajo, duke folur në podcast të Jamie Kern Lima.
    Dukesha e Sussex vazhdoi të përshkruajë fillimin e vështirë të marrëdhënies së tyre, duke theksuar se ju dilni nga porta pas gjashtë muajsh dhe jeni drejtpërdrejt në luftë.

    “Kështu që tani shtatë vjet më vonë, kur kemi një dhomë frymëmarrjeje, ne mund të shijojmë njëri-tjetrin në një mënyrë të re. Dhe kjo është arsyeja pse ndihem sikur është më shumë një periudhë muaji mjalti për ne”, shtoi ajo.
    Duke iu referuar përvojave të saj si anëtare e familjes mbretërore, Meghan Markle tha: Si amerikane, u befasova vërtet nga formaliteti i jetës në MB. Jeta atje ishte një tronditje për sistemin.
    Ajo gjithashtu e përshkroi takimin me Mbretëreshën Elizabeth për herë të parë si një përvojë që e “tronditi”. Konkretisht, ai zbuloi: Mendova se ishte qesharake kur Harry më tha se duhej të përkulesha.
    Megjithatë, ajo nuk ka munguar të përmendë sërish vështirësitë me të cilat ka hasur për shkak të paragjykimeve rreth emrit, profesionit dhe origjinës së saj: Sjellja raciste dhe paragjykimi i pavetëdijshëm që përjetova ishte tronditëse. Këto paragjykime ishin diçka që më bënte të ndihesha e izoluar dhe e paaftë për t’u përshtatur me normat strikte shoqërore të jetës mbretërore.
    “Përshtatja me jetën mbretërore ishte e vështirë dhe ajo ndjeu se ishte shumë ndryshe nga jeta që kishte në Amerikë. Mënyra se si duheshin ndjekur traditat strikte të familjes mbretërore e bëri atë të ndihej e izoluar. Unë u befasova nga gjithë kjo ashpërsi dhe formalitet,” tha ajo ku gjithashtu theksoi ndryshimin midis jetës së saj në Britani të Madhe dhe Amerikë, duke thënë se i duhej të përkulej dhe të ndiqte rregullat që nuk i kuptonte.
    Duke folur për trajtimin e saj nga familja mbretërore, Meghan Markle shpjegoi se nuk e priste kurrë një sjellje të tillë.
    “Nuk mund ta besoja që më është dashur të kaloj nëpër situata të tilla,” tha ajo, duke iu referuar kohërave të vështira që përjetoi gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe padrejtësive që ndjente se po i bëheshin.
    Së fundmi, Meghan Markle këmbënguli se nuk është e interesuar të ndjekë ndonjë detyrë mbretërore, duke u përgjigjur: Jo. O Zot i madh. Jo, nuk jam e interesuar për këtë.

  • Mark Carney fiton zgjedhjet, kryeministri i ri: Kanadaja nuk duhet ta harrojë kurrë tradhtinë amerikane

    Mark Carney fiton zgjedhjet, kryeministri i ri: Kanadaja nuk duhet ta harrojë kurrë tradhtinë amerikane

    Partia Liberale e Mark Carney-t ka fituar zgjedhjet në Kanada. Kryeministri Mark Carney, udhëheqësi aktual i Partisë Liberale, e shpalli votimin në mars, menjëherë pasi mori detyrën nga ish-kryeministri Justin Trudeau. Kundërshtari i tij kryesor në garë ishte udhëheqësi konservator Pierre Poilievre. Tani parashikohet që Carney të ketë fituar një mandat të katërt për partinë.
    Mark Carney tha sot se vendi i tij nuk duhet ta harrojë kurrë “tradhtinë” amerikane, gjatë fjalimit të fitores që mbajti para mbështetësve në Ottawa.
    “Marrëdhënia jonë e vjetër me Shtetet e Bashkuara ka mbaruar” sepse “Presidenti Trump po përpiqet të na shpërblejë në mënyrë që të na ketë në dispozicion”, tha ai, duke i bërë thirrje vendit të bashkohet për “muajt e vështirë që na presin, të cilët do të kërkojnë sakrifica”.

    LIVE: Thank you, Canada • EN DIRECT : Merci Canada https://t.co/E4uJHXmF1c

    — Mark Carney (@MarkJCarney) April 29, 2025

    Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, i cili pranoi humbjen, premtoi të bashkëpunojë me kryeministrin liberal Carney për të mbrojtur interesat e Kanadasë kundër sulmeve të Donald Trump.
    “Konservatorët do të punojnë me kryeministrin dhe të gjitha partitë për të mbrojtur interesat e Kanadasë dhe për të arritur një marrëveshje të re tregtare që do të lërë mënjanë tarifat, duke mbrojtur sovranitetin tonë”, tha Pierre Poilièvre, duke iu drejtuar mbështetësve të mbledhur në Ottawa për natën e zgjedhjeve.
    Liberalët e kryeministrit kanadez Mark Carney e ruajtën pushtetin në zgjedhjet e djeshme, por duket se nuk do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri shumice, gjë që Carney e donte në mënyrë që të negocionte më mirë tarifat me Presidentin e SHBA-së Trump.
    Liberalët janë përpara ose kanë fituar në 167 zona zgjedhore (vende) dhe Konservatorët vijnë pas me 145, ndërsa numërimi i votave vazhdon.
    Liberalëve u duhen 172 vende në Dhomën e Komunave (nga 343 gjithsej) për të pasur shumicën, gjë që do t’u lejonte atyre të qeverisin pa mbështetjen e një partie më të vogël./vizionplus.tv

  • Lobimi i PD në SHBA, Rama: Kontratë lebetitëse! Sollën “Latifin” t’i vërë në kokë kapelen bufit, versioni më qesharak i Trump

    Lobimi i PD në SHBA, Rama: Kontratë lebetitëse! Sollën “Latifin” t’i vërë në kokë kapelen bufit, versioni më qesharak i Trump

    Kryeministri i vendit, Edi Rama në rubrikën e sotme “Sy m sy” u ndal te hetimi i nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.
    Kreu i qeverisë e quajti kontratë “lebetitëse”, ndërsa ironizoi edhe LaCivita, strategun e fushatës së PD. Kreu i qeverisë tha se LaCivita ka marrë pjesën e tij të parave për të vënë në kokën e Berishës një kapele e cila e ka shndërruar në “versionin më qesharak të Trump”.
    Rama: Kemi për të folur për atë kontratën patriotike që u shfaq si një ndihmë e çmua për të gjithë ata që s’kanë dashur të shikojnë, dëgjojnë dhe kuptojnë. Tani e kanë para syve një shëmbëlltyrë të të gjithë përrallave që kanë dëgjuar dhe kanë dashur të besojnë. Një kontratë patriotike.

    Janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
    Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?
    Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.
    Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë./vizionplus.tv

  • “Jep dorëheqjen se ke Veliajn në burg, skandal”, Rama: Këto teori nuk funksionojnë! PS rezultat historik më 11 maj

    “Jep dorëheqjen se ke Veliajn në burg, skandal”, Rama: Këto teori nuk funksionojnë! PS rezultat historik më 11 maj

    Një nga qytetarët, të cilëve kryeministri Rama vendosi t’i përgjigjej në rubrikën e sotme “Sy m sy”, i kërkoi kryesocialistit të japë dorëheqjen, pas arrestimit të kryebashkiakut të bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj.
    Por kryeministri Rama tha se Reforma në Drejtësi po funksionon vetëm falë PS-së dhe për këtë aryse, socialistët do të marrin rezultat historik më 11 maj. Kryeministri theksoi se për herë të parë populli po shikon përpjekje serioze për të vendosur barazinë para ligjit.
    “Deri kur ne bëmë Reformën në Drejtësi, askush nuk bëri asnjë hap për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e pushtetit politik”, tha Rama ndër të tjera.

    -Jep dorëheqjen, ke kryetarin e bashkisë në burg, skandal.
    Rama: Unë e di që këto procest hetimore janë shpresa e vetme e kënetës dhe moçaleve të vogla. Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë nga një anë duke nxitur SPAK dhe duke menduar se SPAK dop shkrijë PS dhe nga ana tjetër duke bërë këtë presionin qesharak, “ja si mund të votohen këta, kanë gjysmën e partisë në burg”. Pikërisht se populli është një shkallë më lart nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë dhe bën një arysetim. Pse nuk ndodhën përpara këto procese? Pse nuk ndodhi më parë që një person me pushtet të hetohej, të ndalohej, të dënohej? Pse ndodh sot? Ndodh për shkakun tënd apo për shkakun e kënetës ku pllaquritesh edhe ti me të tjerët? Kjo teoria jep dorëheqjen se është ky në burg dhe është ai në burg nuk funksionon. Një nga aryset që PS do marrë rezultatin më të mirë historik nën drejtimin tim është fakti që populli po shikon për herë të parë përpjekje serioze për të vendosur barazinë para ligjit./vizionplus.tv 

  • “U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgënjeshtrojë kënetën”, Rama: Bufi 80-vjeçar e ka ndarë mendjen të bëjë çorap Shqipërinë

    “U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgënjeshtrojë kënetën”, Rama: Bufi 80-vjeçar e ka ndarë mendjen të bëjë çorap Shqipërinë

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme deklaratat e bëra nga PD se ai mungoi në funeralin e Papës ditën e shtunë, pasi kishte planifikuar për të udhëtuar në drejtim të Beogradid, ku do të takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe djalin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
    Gjatë rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale Rama tha se kjo që ka bërë PD i ka kaluar kufijtë, aq sa për këtë ka reaguar edhe vetë djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr.
    Rama akuzoi kreun e PD-së, Sali Berisha, të cilin e quan buf, se po kërkon të bëjë Shqipërinë çorap.

    Rama: Si është e mundur që ju besimtarët e kënetës jeni të gatshëm të thithni çdo lloj uji të ndotur që iu hedhin në fyt dhe ta merrni për shampanjë, redbull dhe ujë mineral. Siç morët për shampanjë ardhjen e Trump si shpëtimtar i kënetës, e patë dje ça ndodhi me zëdhënësin e bufit me një kukumjaçkë të bufit që doli edhe tha se Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiç, dhe aty te aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trump.
    U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgenjeshtrojë kënetën. E kuptoni se në çfarë marrëzie iu ka futur bufi 80 e kusur vjeçar që flet përçart dhe që e ka ndarë mendjen se do të bëjë çorap nga e para Shqipërinë. Më thoshte dje një i njohuri i tij se s’ja përmend dot emrin, kur njeriu është i fiksuar nuk ka rëndësi fare mosha. Hiç! Ecën përpara në fiksimin e tij dhe pavarësisht se sa shumë rrjedh vazhdon vendosshmërisht. Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje.
    Godasin dhe krijojnë një thashethem absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se prisja nga vllau jem në Beograd, se më shkrijnë edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me Vuçiç, më shkrijnë fare me këto teori.
    Pra unë nuk vajta te funerali se prisja Vuçiç që të merrte në Beograd dhe të takoja si rastësisht djalin e Trump dhe këtë do ta bënte Grennell, që është person i respektuar me të cilin kam njohje dhe miqësi krejt normale por që kurrën e kurrën as s’do tia kërkoja një gjë të tillë. Pse duhet të shkoja në Beograd apo ku të doni që të takoj çunin e presidentit, apo kështu funksionon te këneta me çunin e babit. U detyruan ata edhe ambasadori, edhe çuni që të përgenjeshtrojnë kënetën që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shpia e Trump. Na sollën edhe Laten, 6 mln dollarë Latifi mund të shkojë nuk e di se ku. Përse? Për të marrë 6 mln dollarë kot lëviz Tifja ku të duash ti. Çfarë lidhje ka kjo me Amerikën dhe politikën amerikane./vizionplus.tv 

  • Mark Carney i mbyll derën Trump? Kryeministri i ri: Kanadaja e tronditur nga tradhtia amerikane, marrëdhënia me SHBA-në ka marrë fund

    Mark Carney i mbyll derën Trump? Kryeministri i ri: Kanadaja e tronditur nga tradhtia amerikane, marrëdhënia me SHBA-në ka marrë fund

    Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, bëri deklarata të forta në natën e zgjedhjeve, duke shpallur fundin e epokës së afërsisë strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe duke përshkruar marrëdhëniet me fqinjin jugor si një “tragjedi kombëtare”.

    “Kanadaja tani e gjen veten në një moment kyç të historisë,” tha Carney, duke folur para mbështetësve të tij në selinë e Partisë Liberale në Ottawa.
    Në një deklaratë që sinjalizon një ndryshim të thellë në politikën e jashtme kanadeze, Carney shpalli fundin e asaj që e quajti integrimi historik me SHBA-në:
    “Marrëdhënia jonë e vjetër e integrimit me SHBA-në tani ka mbaruar. E kemi kapërcyer tronditjen e tradhtisë amerikane. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
    Këto komente vijnë në një klimë të tensionuar mes dy vendeve, pas disa përplasjesh publike dhe politike mes Carney dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët gjatë fushatës zgjedhore kanadeze u akuzua nga Carney për “përpjekje për të shkatërruar Kanadanë për ta sunduar atë.”
    “Kjo është një tragjedi, por ne nuk do të qëndrojmë të pambrojtur. Do të mbrohemi me vendosmëri dhe do të rindërtojmë lidhjet tona me botën, në bazë të dinjitetit dhe respektit reciprok, jo dominimit,” tha ai në përfundim të fjalimit.
    Deklaratat e Carney-t pritet të ndikojnë ndjeshëm në kursin diplomatik të Kanadasë dhe të formësojnë një politikë të jashtme më të pavarur, ndërsa ai përpiqet të konsolidojë një qeveri minoritare dhe të përballet me sfida të mëdha gjeopolitike.

    Top Channel