Day: April 29, 2025

  • “Hyrja në BE do të sjellë barazinë para ligjit”, Rama: Paga minimale 650 euro

    “Hyrja në BE do të sjellë barazinë para ligjit”, Rama: Paga minimale 650 euro

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të tij, Rama premtoi se në Shqipërinë 2030, paga minimale do të jetë 650 euro.
    “Paga minimale sot është 400 euro, në janar të 2026 do jetë 500 euro. Objektivi është që në Shqipërinë 2030, paga minimale do jetë 650 euro. Paga mesatare në sektorin publik ishte 320 euro në 2013, sot është 848 euro, me të dhënat e fundit, paga mesatare 2.6 herë më e lartë. Bizneset e vogla, deri në 100 mijë euro, taksë zero. 66 milionë euro i merrte shteti, duke i bërë uljen e taksës dhe TVSH në zero, këto 66 milionë euro në vit janë shpërndarë nga bizneset. Për bizneset deri në 140 mijë euro, edhe për to, 58 milionë euro në vit, nuk i ka marrë shteti, por ua ka lënë atyre”, tha Rama.

    Më tej ai foli për hyrjen në Bashkimin Evropian, si një përpjekje për vendosjen e barazisë para ligjit.
    “Hyrja në Bashkimi Evropian do t’i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare. Përpjekja jonë për të vendosur në këtë vend barazinë para ligjit, do të jetë e pakthyeshme”, shtoi kryeministri.

  • Çmimet e apartamenteve në rritje: 10 mijë euro metri në 10 vitet e ardhshme

    Çmimet e apartamenteve në rritje: 10 mijë euro metri në 10 vitet e ardhshme

    Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja në kryeqytet po orientojnë tregun drejt çmimeve gjithnjë e më të larta, sidomos në projektet elitare.
    “Ato çmime që i kemi parë dhe lexuar janë kryesisht për rezidenca, kulla elitare, të cilat kanë një kategori premium klientësh. Jo të gjithë kullat në Tiranë kanë këtë buxhet. Mund të ketë kulla që shkojnë deri në këtë çmim, por në fazën që do fillojnë të bëhen të banuesheme. Do të kenë pishina, tjetër standart, kualitet dhe do të jenë për një cilësi shumë elitare kilentësh”, tha Orgest Beti, Agjent Imobiliar.
    Beti thekson se edhe pse çmimet janë të larta, kërkesa mbetet e lartë jo vetëm nga të huajt, por edhe nga diaspora shqiptare.

    “Nuk janë vetëm shtetasit e huaj, ne kemi shqiptarë, diasporën, emigrantët që kanë interes për të blerë. Vëmë re jo në kullat, por dhe në kërkesat që ne kemi për apatamentet normale apo dhe për shtëpitë e pushimit në bregdet”, shtoi ai.
    Aktualisht në Tiranë çmimet për metër kator të një banese, nisin nga 2000 euro deri në 6000 euro. Por në vitet në vijim, kjo shifër pritet të shkojë deri në 10 mijë euro. Megjithatë bëhet fjalë për ndërtesat që ende nuk janë ndërtuar dhe do të jenë gati në 10 vitet e ardhshme.
    “Kemi një shprehje që e përdorim shpesh: ‘Momenti më i mirë për të blerë, ishte dje’. Tregu po njeh një rritje progresive të kërkesës, e nxitur nga turizmi dhe investimet nga jashtë, që e shohin Shqipërinë si një mundësi jo vetëm për të jetuar, por pse jo dhe për të gjeneruar të ardhura”, thekson Orgest Beti.
    Ndërtimet e mëdha që pritet të nisin në 2025, mund të zgjasin deri në 5-6 vite për t’u përfunduar, duke e ndryshuar rrënjësisht panoramën urbane të kryeqytetit në dekadën që vjen.

  • ‘Krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana’, Bardhi publikon videon nga Fieri: Balluku gënjen veten

    ‘Krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana’, Bardhi publikon videon nga Fieri: Balluku gënjen veten

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka publikuar një video në të cilën tregon autobusë të mbushur me njerëz që dyshohet se janë sjellë nga Tirana për të marrë pjesë në takimin elektoral të Partisë Socialiste në Roskovec.
    Bardhi i ka quajtur këta njerëz “krushq” të sjellë për të mbushur takimet elektorale në qytete të vogla, duke ironizuar kështu Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
    Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thekson: “Të shkosh për takim elektoral në Roskovec, Fier apo Patos me krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana, kjo mund t’i ndodh vetëm Edi Ramës dhe Belinda Ballukut! Gënjeni veten edhe 12 ditë, se që jeni të mbaruar e ka marrë vesh gjithë Shqipëria! Në 11 Maj qytetarët e kanë ndarë mendjen, votojnë nr.1.”

  • ‘11 maji, mundësia për ndryshim’, Pampuri: Programi ynë mbështet familjen, të rinjtë dhe studentët

    ‘11 maji, mundësia për ndryshim’, Pampuri: Programi ynë mbështet familjen, të rinjtë dhe studentët

    Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik, ka publikuar një video-mesazh ku i bën thirrje qytetarëve të reflektojnë për rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë datë si një “mundësi për ndryshim të vërtetë”.
    Në mesazhin e saj, Pampuri vë theksin te nevoja urgjente për të krijuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe studentët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen nga vendi, por të kenë alternativa reale për punësim dhe jetë cilësore në Shqipëri.
    “Që të rinjtë të mos largohen dhe studentët të kenë mundësi punësimi. Që të mos dëgjojmë ankesa pas 11 majit, duhet të votojmë Koalicionin Euroatlantik,” shprehet Pampuri.
    Ajo thekson se ky koalicion ka prezantuar një program të mirëstrukturuar dhe të fokusuar në mbështetje të shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare: familjes, të rinjve dhe studentëve.
    Postim i plotë:
    “11 Maji është mundësia për ndryshim.Që të rinjtë të mos largohen dhe studentët të kenë mundësi punësimi.Që të mos dëgjojmë ankesa pas 11 majit, duhet të votojmë Koalicionin Euroatlantik, i cili prezanton një program të shkëlqyer në mbështetje të familjes, të të rinjve dhe studentëve.”

  • ‘6 mln dollarë nuk janë paguar nga PD’, Këlliçi:  Nuk ka prova që vërtetojnë transaksionin

    ‘6 mln dollarë nuk janë paguar nga PD’, Këlliçi: Nuk ka prova që vërtetojnë transaksionin

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj akuzave të fundit për një pagesë prej 6 milionë dollarësh, duke i hedhur poshtë këto akuza dhe duke sqaruar se nuk ekziston asnjë provë për një transaksion të tillë nga PD.
    Në një intervistë televizive, Këlliçi ka theksuar se kontrata e lidhur, e cila ka filluar më 4 prill 2025, ka një pagesë fikse mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë 24-mujore. Ai shpjegoi gjithashtu se kontrata parashikon mundësinë e ndalimit të shërbimit pas muajit të tretë.
    “Nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimet për pagesa të 6 milionë dollarëve. Logjika e kontratës është e thjeshtë dhe e publikuar për çdo person që dëshiron ta shqyrtojë,” tha Këlliçi, duke shtuar se shuma e paguar për tre muaj është në përputhje me ato që janë parashikuar në marrëveshje.
    Këlliçi shpjegoi se pagesat janë realizuar nga fondacioni “Make Albania Great Again”, i cili ka për qëllim lobimin dhe mbështetje për zhvillimin e vendit. Ai siguroi se këto pagesa janë të ligjshme dhe përputhen me praktikat e zakonshme të lobimit në SHBA.
    Në fund, ai bëri një krahasim mes shumës së paguar për tre muaj dhe kostos së një inceneratori që nuk ekziston, duke e barazuar atë me një pagesë prej 88 euro në ditë, ose me një kuti verë “Romano Conti”, që sipas tij, kryeministri Edi Rama e konsumon çdo drekë.

  • Si grupi i Suel Çelës ndoqi “këmbë pas këmbe” në Belgjikë “kasafortën” e grupit të Ardian Çapajt dhe e ekzekutoi

    Si grupi i Suel Çelës ndoqi “këmbë pas këmbe” në Belgjikë “kasafortën” e grupit të Ardian Çapajt dhe e ekzekutoi

    Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje se si 5 vite më parë grupi i Sulee Çelës ndoqi njeriun e Ardian Çapjas, i njohur si “kasaforta” e tij dhe më pas e ekzekutoi.
    Janë zbardhur komunikimet mes Suel Çelës dhe K. M.
    25 Qershor 2020
    Suel Çela i shkruan Klaus Matishit
    ‘Lepri’ nuk po del. Unë se shikoj ‘Leprin’ aq të dobishëm sa ‘Gollo’’. Sipas bisedave të zbardhura në Sky Eç, grupi shkon deri aty, sa inskenon edhe situata provokative, me qëllim që të fusë në kurth Bledar Muçën.  Por mesa duket ky i fundit nuk bie pre kaq kollaj e këtyre pritave.
    Gjatë kësaj kohe grupi i vendos edhe një çmim kokës së Bledar Muçës.
    Madje duke paguar edhe njerëz pranë tij.
    Ndërsa kërkimet për gjuajtës shkojnë deri në Kosovë, te shoqata e veteranëve të luftës.
    Por edhe pse tentativat për elemiminin e Bledar Muçës në vitin 2020 dështuan, ai u ekzekutua vetëm 2 vite më pas në Belgjikë.
    Për ekzekutimin e Bledar Muçës, duket se kishte interes edhe një tjetër grup kriminal që operonte në Elbasan, ai i dtejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, organizata e të cilëve u godit nga SPAK verën e 2024.
    Po për t’u kthyer tek vrasja e Bledar Muçës. ‘Gollo’ ishte kasaforta e Ardian Çapjas.
    Ai zotëronte dhjetra pamje filmike të atentateve të kryera ndaj shefit të tij, dinte emra dhe detaje, të dhëna të tjera tronditëse për klanet kundërshtare.  Të dhëna që diku i ka dorëzuar apo rrëfyer dhe ndoshta një ditë do të dalin në dritë për të sqaruar njëherë e përgjithmonë përse nisi konflikti midis grupeve Çela dhe Çapja.

  • “Dikush tha që nuk arrinim dot as 4-shen e Italisë, tani garojmë për çdo titull”, Inzagi: Kemi bëra gjëra të jashtëzakonshme në këto 4 vite

    “Dikush tha që nuk arrinim dot as 4-shen e Italisë, tani garojmë për çdo titull”, Inzagi: Kemi bëra gjëra të jashtëzakonshme në këto 4 vite

    Interin e pret nesër një nga sfidat më të vështira të këtij sezoni. Zikaltrit do të sfidojnë Barcelonën në transfertë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Simone Inzagi ka deklaruar në konferencë për shtyp se rezultatet negative të javës së fundit nuk mund të fshijnë të gjithë arritjet e bëra në këto 4 vite nga skuadra e tij.
    “Jam këtu prej 4 vitesh dhe djemtë kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Java e fundit nuk e fshin dot punën e bërë me kaq shumë pengesa. Po garojmë për çdo titull, kur dikush tha 4 vite më parë se ne nuk do të arrinim as në 4 vendet e para në Itali.
    Jamali? Duhet të përgëzojmë Barcelonën dhe punën që ata bëjnë me sektorin e të rinjve. Këta talente të mëdhenj janë duke u rritur. Jamali është një talent unik në botë. Ai bën lojra të shkëlqyera, por gjithashtu është shumë i dobishëm për ekipin. Nuk luan vetëm individualisht”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

  • Sondazhi i dytë nga ”McLaughlin”, shqiptarët do të votojnë 46.3% majtas në zgjedhje

    Sondazhi i dytë nga ”McLaughlin”, shqiptarët do të votojnë 46.3% majtas në zgjedhje

    Sonte në ”Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” me Top Channel. Pyetur se si do të votojnë shqiptarët, ja si janë përgjigjur! Edhe në këtë sondazh të dytë, majtas kanë pohuar 46.3%. Në krahasim me sondazhin e bërë në shkurt, ideologjia e majtë, shumë majtas, djathtas, disi djathtas dhe shumë djathtas kanë pësuar rënie, ndërsa rritje kanë pasur disi majtas dhe qendra.

  • Drejtuesi i fushatës së demokratëve, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

    Drejtuesi i fushatës së demokratëve, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

    Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita ka zhvilluar gjatë ditës një takim me të gjithë kandidatët dhe shtabet e fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
    Takimi mes Lacivita dhe kandidatëve është zhvilluar online, ku u ka dhënë porosi se çfarë mesazhesh duhet të përcjellin te elektorati. Strategu i fushatës mësohet të ketë udhëzuar kandidatët që të vijojnë me prezantimin e programit dhe të shtojnë takimet në terren.

    Në një kohë që në Tiranë kandidatët merrnin udhëzime nga strategu i fushatës, Sali Berisha ndodhej në Valencia ku po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane.

  • Duka: SPAK të këpusë lidhjen e politikës me kri*in, duhet rezultat para 11 majit

    Duka: SPAK të këpusë lidhjen e politikës me kri*in, duhet rezultat para 11 majit

    Shkëputje të politikës me krimin dhe mospërdorim të administratës në fushatë, kërkon kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Për të SPAK duhet të japë rezultat para zgjedhjeve të 11 majit dhe jo të shërbejë si OSBE ODIHR.
    ”Jam i kënaqur që SPAK ka dalë në terren dhe nëse kap elementë të veçantë, atëherë i them bravo i qoftë, por nëse bën punën e OSBE ODIHR që ka bërë 34 vjet. Deri tani thuhet që ka pasur disa ankimime. Pritet të ketë prapë. Puna e SPAK duhet të jetë shkëputja e politikës me krimin dhe përdorimi i shtetit në favor të partive politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Shkëputja me njerëzit me rekorde kriminale. Në Durrës ka elementë të tillë që janë ende në fushatë.

    Të shohim nëse do kapë gjë atje, nëse jo nuk ka bërë punë. Të kapë para zgjedhjeve, sidomos në këto dy drejtime dhe e rëndësishme është që administrata të lihet mënjanë dhe të fusin duart njerëzit me rekorde kriminale”,-tha Duka. Ai e konsideron të pamoralshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë dhe thotë se tensionet nuk janë vetëm mes palëve, por brenda llojit.
    ”Gjuha e përdorur ka ardhur duke agravuar sidomos nga Rama. Bën vaki dhe e marrin për të mbledh vota, por mua më duket e pamoralshme mënyra e tij. Tensione politike ka pas gjithmonë, kur ka pas zgjedhje. Përveçse ka një luftë ka edhe brenda llojit se i tillë është sistemi një sistem i përçudnuar se këta përveç luftës me kundërshtarët kanë dhe luftë brenda llojit. Është bërë kakofoni e tmerrshme për sa i përket tensionit politik se nuk janë mes palëve, por brenda llojit. Në sistemin mazhoritar lufta ishte e ashpër mes individëve kurse tani rëndësi të madhe kanë kryetarët e partive”.