Day: April 29, 2025

  • PS ka 12 vite në qeverisje, por sërish del fituese në sondazhe? Tabaku: Janë larg perceptimit të qytetarëve

    PS ka 12 vite në qeverisje, por sërish del fituese në sondazhe? Tabaku: Janë larg perceptimit të qytetarëve

    Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkune  Tiranës, Jorida Tabaku e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për zgjedhjet e 11 majit dhe fushatën elektorale.
    E pyetur nga moderatorja Borakaj se si ka mundësi që PS edhe pse në 12 vite qeverisje në kurriz sërish del fituese në sondazhe, Tabaku tha se kjo nuk ka lidhje me perceptimin qytetar.
    Sipas saj qytetarët janë kudnër kësaj qeverie dhe duan rotacionin.

    Pjesë nga intervista:
    Borakaj: PD duhet të kishte më shumë gra?
    Tabaku: Një çështje që unë mendoj që patjetër duhet të kishte drejtuese qarku, por mos bëjmë sikur jemi në Suedi. Sot u gjuajtja me armë në një zyrë elektorale. Zonjat dhe gratë duhet të kenë më shumë vend në PD. Nëse i duan gratë dhe vajzat siç i do PS për numër, më vjen keq por kjo nuk ndodh.
    Borakaj: Një pjesë e tyre janë ministre, janë në lista të sigurta.
    Tabaku: Shiko, gjërat e bukura fitohen vetë. Kanë ndryshuar 6 ministre Financash, mban mend ndonjërën. Meqenëse ishet zonja Denaj këtu, mban mend ndonjë gjë. Po ashtu me ministritë e tjera. Unë do i kisha mbajtur mend nëse do kishin një shembull të mirë. Nëse do më kishin mbrojtur mua për inceneratorin atëherë po do kishin mertia. Unë do flas për gratë dhe zonjat.
    Borakaj: Ju flisni për disa sektorë që kanë dështuar. Si e shpjegoni që sondazhet nxjerrin PS, fituese. Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës është në burg tahmë, për incenetratorin, 5D etj.
    Tabaku: Unë nuk i kam ndjekur të plota ato. Por është komplet ndryshe nga perceptimi i qytetarëve, është shumë larg realitetit të qytetarëve. Edhe të majtë nuk ka të kënaqur. Sot dhe të mahtët thonë ka ardhur koha për ndryshim. Unë se di cila është metodologjia, si realizohen. Mbështetja më e madhe kanë qenë gratë dhe vajzat në këtë fushatë. Më vjen çudi si janë prodhuar ato, t’ia lëmë ditës së zgjedhjeve ato. Unë i kam thënë stafit të bëjmë 10 herë më shumë.

  • Tabaku: Meritoja të isha në listat e mbyllura, ja çfarë më penalizoi

    Tabaku: Meritoja të isha në listat e mbyllura, ja çfarë më penalizoi

    Kandidatja e e PD në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se meritonte të ishte në listë të mbyllur jo në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit.
    Ajo u shpreh se kishte pasur një diskutim të gjatë me liderin e opozitës Sali Berishën, dhe se e dinte që do të ishte në listë të hapur, nuk ishte surprizë për të.
    Kandidatja demokrate hodhi edhe dyshimet se e gjitha kjo, mund të jetë një strategji politike, duke theksuar se ajo ishte më e votuara në primare dhe kjo do të sillte më shumë vota në opozitë.

    Tabaku deklaroi në Quo Vadis se Partinë Demokratike nuk do t’a ndryshonte për asnjë kah tjetër politik.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Prisnit të ishit në listë të hapur, kur ishit më e votuara në primare?
    Tabaku: Unë mendoj që meritoja të isha në listat e mbyllura, edhe për profilin që kam, për votat në primare, edhe për performancën time në opozitë. Fakti që jam në listat e hapura po më nxjerr mua një anë tjetër luftarake, që jo shumë njerëz e kanë parë. Unë kam punuar njësoj në fushatë, si në listë të hapur, si në të mbyllur. Kush është në PD e di se si unë punoj.
    Borakaj: Çfarë ju penalizoi?
    Tabaku: Nuk më penalizoi asgjë. Mund të ishte edhe strategji elektorale. Ndoshta unë mund të jem një person që tërheq vota.
    Borakaj: T’u dha një shpjegim?
    Tabaku: Patëm një diskutim të gjatë me z. Berishën. Unë e dija këtë para se të ndodhte. Nuk ishte surprizë për mua.
    Borakaj: Mendoni që po ta mbështesnit që në fillim Berishën, do ishit në listë të mbyllur?
    Tabaku: Nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka lidhje as me angazhimin. Nuk besoj se Partia Demokratike është kjo. PD është zgjedhja ime e vetme, nuk e ndryshoj. Një force politike u duhen të gjithë. Në PD ka vend për të gjithë.
    /vizionplus.tv

  • Fitorja e liberalëve në Kanada, reagon me ironi Shtëpia e Bardhë: Zgjedhjet nuk ndikojnë në planet e Trump për shtetin e 51-të

    Fitorja e liberalëve në Kanada, reagon me ironi Shtëpia e Bardhë: Zgjedhjet nuk ndikojnë në planet e Trump për shtetin e 51-të

    Kryeministri Mark Carney mund të jetë zgjedhur për t’i bërë ballë Presidentit amerikan Donald Trump – por në jug të kufirit, fitorja e tij nuk ka shkaktuar ndonjë shqetësim.

    Trump ka thënë disa herë se do të donte ta bënte Kanadanë “shtetin e 51-të”.
    Ndërsa kanadezët shkuan në zgjedhje të hënën, Trump po shkruante në rrjetet sociale se ata duhet të votonin për të, megjithëse ai natyrisht nuk ishte në fletën e votimit.
    “Zgjidhni njeriun që ka forcën dhe mençurinë t’ju përgjysmojë taksat, t’ju rrisë fuqinë ushtarake, falas, në nivelin më të lartë në botë, të bëjë që makinat, çeliku, alumini, druri, energjia dhe të gjitha bizneset e tjera tuaja të KATËRFISHOHEN në madhësi, PA ASNJË TAKSË OSE TARIFË, nëse Kanadaja bëhet shteti i dashur i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha ai.
    Të martën, Shtëpia e Bardhë komentoi për fitoren e Carney-t, dhe zëvendëssekretarja për shtyp, Anna Kelly, tha: “Zgjedhjet nuk ndikojnë në planin e Presidentit Trump për ta bërë Kanadanë shtetin e dashur të 51-të të Amerikës.”
    Trump gjithashtu u pyet për bisedimet tregtare me Kanadanë, por refuzoi të jepte një përditësim.

    Top Channel

  • Aksident ajror në aeroportin e Mançesterit, dy persona në plagosur rëndë

    Aksident ajror në aeroportin e Mançesterit, dy persona në plagosur rëndë

    Një avion u rrëzua të martën në aeroportin e Burtonit, duke plagosur rëndë dy persona, njëri prej të cilëve po lufton për jetën.

    Policia dhe ekipet e shpëtimit nxituan në aeroport rreth orës 17:30 me orën lokale.
    Raportet fillestare tregojnë se avioni u rrëzua pasi motori u fik në fund të pistës. Dëshmitarët okularë thonë se avioni është përmbysur dhe ka rrjedhje karburanti.
    Manchester Evening News raporton se njëri nga dy të plagosurit është në gjendje të rënduar në spital.

    Top Channel

  • Tragjedi në Berlin, dy të rinj humbin jetën duke bërë “sërf” mbi tren

    Tragjedi në Berlin, dy të rinj humbin jetën duke bërë “sërf” mbi tren

    Dy të rinj, të moshës 17 dhe 18 vjeç, humbën jetën tragjikisht dje në Berlinin jugperëndimor, teksa ishin ngjitur në çatinë e një treni të linjës S-Bahn S1. Ata nuk arritën të shmangnin një urë të ulët, duke u përplasur fatalisht gjatë lëvizjes së trenit me shpejtësi prej 60 km/h.

    Njëri prej tyre vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Sipas autoriteteve, të rinjtë, të cilët po bënin të ashtuquajturin “surf të trenit”, kishin gabuar në vlerësimin e distancës dhe nuk patën kohë të hidheshin apo të shtriheshin në mënyrë që të shmangnin goditjen me urën, pika më e ulët e së cilës ndodhej vetëm 30 centimetra mbi nivelin e trenit.
    Një zëdhënës i Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn) u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe rikujtoi rreziqet ekstreme të kësaj praktike. “Sërfimi i trenit është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i ndaluar rreptësisht. Pavarësisht rregullave të qarta dhe shenjave paralajmëruese, njerëz të të gjitha moshave vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve me sjellje të pamatura”, theksoi ai.
    Deutsche Bahn ka vite që zbaton programe informimi dhe parandalimi në shkolla, kopshte dhe stacione treni. Gjithashtu, video informuese shpërndahen në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin. Hekurudhat paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun e lartë të goditjeve elektrike nga linjat me tension të lartë pranë shinave, që mbajnë 750 volt.
    Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në Berlin. Në shkurt 2024, një djalë 12-vjeçar u plagos rëndë pas një goditjeje me një urë, ndërsa në gusht të po atij viti, një 19-vjeçar plagosi një grua në platformë pasi u hodh nga çatia e një treni.
    Të gjitha incidentet kanë ndodhur në të njëjtën linjë – S1 – që lidh pjesën veriperëndimore me atë jugperëndimore të kryeqytetit gjerman.
    Sërfimi i trenave është një praktikë jashtëzakonisht e rrezikshme që përfshin ngjitjen në çatinë apo anët e jashtme të trenave në lëvizje, zakonisht për adrenalinë, për të shmangur pagesën e biletës ose për të ndarë eksperiencën në rrjetet sociale. Praktika ka shkaktuar qindra viktima në mbarë botën, sidomos në vende si Afrika e Jugut, Brazili, Rusia dhe Gjermania. Në vende të tjera, si SHBA apo pjesë të tjera të Evropës, fenomeni është më pak i përhapur, por gjithsesi mbetet shqetësues.

    Top Channel

  • Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të

    Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të

    Shpallen emrat që do të përbëjnë jurinë e Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë. Artistët e përzgjedhur që do të vlerësojnë 21 projekte filmike që konkurrojnë për çmimin e lakmuar Palme d’Or përfaqësojnë një gamë të gjerë profesionistësh, si para ashtu edhe pas kameras.

    Juria do të përfshijë aktoren dhe regjisoren amerikane, fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, regjisoren dhe skenaristen indiane Payal Kapadia, aktoren italiane Alba Rohrwacher dhe shkrimtaren me prejardhje franceze dhe marokene, fituese e çmimeve, Leila Slimani.
    Gjithashtu përfshihen regjisori dhe producenti kongolez Diedo Hamadi, regjisori dhe skenaristi i njohur korean Hong Sang-soo, aktori i njohur Jeremy Strong dhe regjisori, skenaristi dhe producenti meksikan Carlos Reygadas. Sipas IndieWire, festivali i filmit do të zhvillohet nga 13 deri më 24 maj. Në krye të jurisë, siç është njoftuar më parë, do të jetë Juliette Binoche.
    Nën kryesimin e saj, komiteti do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e fituesit të Palmës së Artë, si dhe të çmimeve të tjera në seksionin e konkursit. Vlen të përmendet se kompania e prodhimit Neon ka prodhuar gjashtë fituesit e mëparshëm të Palmës së Artë radhazi, ku suksesi më i fundit është filmi i Sean Baker “Anora”, i cili fitoi edhe çmimin Oscar për Filmin më të Mirë.
    Filmi debutues si regjisor i Amelie Bonan, “Leave One Day”, do të hapë festivalin, duke bërë histori si filmi i parë nga një regjisore debutuese që hap Festivalin e Kanës në 78 vitet e institucionit.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Jozefina Topalli: Vota e diasporës do të bëjë ndryshimin historik

    Zgjedhjet e 11 majit/ Jozefina Topalli: Vota e diasporës do të bëjë ndryshimin historik

    Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka shprehur besimin e saj të fortë se diaspora do të japë një goditje të fuqishme keqqeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se kjo është edhe arsyeja që shumë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria.

    “Diaspora do të bëjë rrotacionin e madh, ndryshimin historik, në një akt të thellë drejtësie ndaj vetes dhe kombit. Shqiptarët po votojnë masivisht, dhe kjo duket nga mesazhet që ata dërgojnë. Po e themi se viti i diasporës është më shumë se një thënie, sepse ata do të bëjnë ndryshimin e thellë,” –  tha Topalli.

    Topalli shprehu disa shqetësime të ngritura nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe bëri thirrje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të veprojë menjëherë për t’u dhënë mundësi atyre që të ushtrojnë të drejtën e votës.

    Ajo theksoi se disa shqiptarë jashtë Shqipërisë kanë marrë zarfe nga DHL për t’i dorëzuar votat, por logjistika e dorëzimit ka dështuar në disa raste, duke penguar procesin.

    “Kërkoj që KQZ të kërkojë nga DHL të përmbushë kriteret ligjore dhe logjistike, pasi mosrespektimi i afateve dhe thyerja e ligjit cënon rëndë të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë,” – tha ajo.

    Topalli theksoi se diaspora është një faktor kyç në ndryshimin politik në Shqipëri, duke pritur një angazhim të fortë nga ata që do të ndikojnë në rezultatet zgjedhore të ardhshme.

  • Këto janë mënyrat më të mira për të forcuar imunitetin

    Këto janë mënyrat më të mira për të forcuar imunitetin

    Imuniteti është një sistem mbrojtës natyror që na mbron nga sëmundjet dhe infeksionet.

    Një sistem imunitar i shëndetshëm është çelësi për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Edhe pse ka shumë faktorë që ndikojnë në fuqinë e imunitetit, ushqimi luan një nga rolet kryesore.

    Një dietë e duhur dhe e ekuilibruar mund të forcojë ndjeshëm sistemin imunitar, të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve dhe të përshpejtojë shërimin nga infeksionet.

    Ekspertët këshillojnë disa ndryshime të thjeshta dietike që mund të ndikojnë pozitivisht në imunitetin. Ja si mund ta forconi imunitetin tuaj me zakone të thjeshta diete.

    Hani më shumë fruta dhe perime të pasura me vitamina dhe minerale

    Frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë që janë thelbësorë për ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar. Veçanërisht të rëndësishme janë vitaminat si vitaminat C, A dhe E, të cilat ndihmojnë në forcimin e funksionit imunitar. Vitamina C është e njohur për rolin e saj në stimulimin e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

    Agrumet si portokalli, limoni dhe grejpfruti janë të pasura me vitaminë C. Perimet me gjethe jeshile si lakra jeshile, spinaqi dhe brokoli janë gjithashtu të pasura me vitaminë C, ndërsa specat e kuq dhe të verdhë ofrojnë një dozë shtesë antioksidantësh. Frutat si boronicat, dredhëzat dhe kivi janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe mineraleve që promovojnë shëndetin e sistemit imunitar.

    Rritni marrjen e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3.

    Acidet yndyrore omega-3 kanë veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup dhe në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar. Inflamacioni mund të dobësojë imunitetin dhe reduktimi i inflamacionit kronik mund të ndihmojë trupin të luftojë më mirë patogjenët, shkruan Index.hr.

    Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet, skumbri dhe toni janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Nëse nuk hani peshk, mund t’i drejtoheni burimeve me bazë bimore të omega-3, si farat e lirit, farat chia, arrat dhe kërpin.

    Probiotikë për shëndetin e zorrëve

    Shëndeti i zorrëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në imunitetin tonë. Rreth 70 për qind e sistemit imunitar ndodhet në traktin tretës dhe flora e shëndetshme e zorrëve mund të ndihmojë në ruajtjen e imunitetit të fortë. Probiotikët janë baktere të gjalla që mbështesin ekuilibrin në zorrë dhe përmirësojnë funksionin imunitar.

    Probiotikët gjenden në ushqimet e fermentuara si kos, kefiri dhe lakra turshi. Këto ushqime përmbajnë baktere të dobishme që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës së zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar.

    Mos harroni për zinkun dhe hekurin

    Zinku dhe hekuri janë minerale të rëndësishme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Zinku ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe luan një rol në luftimin e infeksioneve. Hekuri është i rëndësishëm për transportin e oksigjenit në trup, i cili është vendimtar për funksionin energjetik të qelizave imune.

    Zinkun mund ta gjeni te arrat, farat e kungujve, fasulet dhe drithërat. Hekuri është i pranishëm në mishin e kuq, pulën, peshkun dhe perimet jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile

    Hidratimi është çelësi

    Hidratimi është një element bazë për funksionimin e duhur të të gjitha sistemeve në trup, përfshirë sistemin imunitar. Uji ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese dhe largimin e toksinave nga trupi, dhe gjithashtu ruan funksionin optimal të qelizave që përbëjnë sistemin tonë imunitar.

    Rekomandohet të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, dhe përveç kësaj, mund të përfshini çajra ose ujë të mbushur me fruta për hidratim shtesë. Frutat dhe perimet e freskëta si kastravecat, shalqiri dhe portokalli gjithashtu kontribuojnë në hidratim.

     

  • OKB thirrje për dialog Pakistanit dhe Indisë, ‘një përplasje do të sillte probleme për rajonin’

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar me forcë sulmin terrorist të ndodhur më 22 prill në Jammu dhe Kashmir, përgjatë bisedave telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Mohammad Shahbaz Sharif, dhe ministrin e jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

    Guterres theksoi rëndësinë e hetimeve të plota dhe kërkimit të drejtësisë për autorët e sulmit nëpërmjet mjeteve ligjore dhe transparente.

    Ai nënvizoi gjithashtu shqetësimin e tij të thellë për tensionet në rritje mes dy fuqive bërthamore dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm.

    Në këtë kuadër, kreu i OKB-së ofroi shërbimet e tij në mbështetje të çdo përpjekjeje për dialog dhe qetësim të situatës mes dy vendeve, duke theksuar se një përplasje e re do të kishte pasoja tragjike për të gjithë rajonin. Syri.net-Protothema

  • Turqi/ Arrestohen 76 persona për arsye se bënë thirrje për demonstratën më 1 maj

    Turqi/ Arrestohen 76 persona për arsye se bënë thirrje për demonstratën më 1 maj

    Autoritetet turke arrestuan dhjetëra persona të dyshuar për thirrje për demonstrata në Sheshin Taksim në Stamboll, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit.

    Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, 76 persona janë arrestuar deri tani, ndërsa 84 të dyshuar të tjerë janë në kërkim.

    Të ndaluarit akuzohen për përfshirje në organizata të ekstremit të majtë, për përpjekje për të organizuar protesta të ndaluara.

    Pas protestave të Parkut Gezi në vitin 2013, të cilat filluan në Sheshin Taksim dhe u kthyen në një valë të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë, autoritetet kanë ndaluar çdo tubim opozitar në këtë zonë të ndjeshme.

    Në vitet e kaluara, 1 Maji ka qenë shpesh i shoqëruar me përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë, me shumë arrestime dhe përplasje të dhunshme.

    Sheshi Taksim mbetet një pikë simbolike për sindikatat dhe opozitën në Turqi. Ata kërkojnë të përkujtojnë ngjarjen tragjike të 1 Majit 1977, kur snajperë hapën zjarr ndaj një tubimi masiv prej afro 500,000 vetash, duke vrarë shumë pjesëmarrës. Syri.net-Protothema