Day: April 29, 2025

  • PSG fiton në “Emirates” dhe është me një këmbë drejt finales, por “qan” Ousmane Dembele-n (video)

    PSG fiton në “Emirates” dhe është me një këmbë drejt finales, por “qan” Ousmane Dembele-n (video)

    U luajt sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së, ku kampionët e Francës fituan me rezultatin minimal 0-1.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve në minutën e 3-të, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me Mikel Merino, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.  Vendimi ishte i drejtë, siç duket dhe në pamjen më poshtë.

    Në minutën e 55-të, Arsenali pati shansin e artë të barazonte shifrat, por goditja e Leandro Trossard u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Gigio Donnarumma, një pritje e jashtëzakonshme italianit. SHIKORASTIN
    Në minutën e 70-të, Ousmane Dembele lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij futet Bradley Barcola. Ende nuk dihet sa serioz është dëmtimi i Dembele, por sigurisht që e ka bërë Luis Enriuque-n me dhimbje koke. Sulmuesi francez po kalonte një super formë, gjë që e tregoi edhe sonte për aq sa luajti, ky dëmtim mund t’i kushtojë shumë në Champions League, pasi gara për titull në Francë është mbyllur.
    Në minutën e 84-të, Goncalo Ramos i future në fushë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë godet traversën. SHIKORASTIN Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. PSG fiton 0-1.
     

  • Lobimi 6 mln $ i PD, Duka: Mua s’më ka pyetur njeri, nëse nuk është ligjore t’i penalizojë drejtësia

    Lobimi 6 mln $ i PD, Duka: Mua s’më ka pyetur njeri, nëse nuk është ligjore t’i penalizojë drejtësia

    Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, zhurmën e krijuar rreth kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, që kap vlerën e 6 milionë dollarëve.
    I pyetur për reagimin e kryeministrit Edi Rama rreth kësaj çështje, Duka tha se ai nuk ka dijeni mbi kontratën e firmosur nga aleatët e PAA-së, por bën thirrje për transparencë financiare dhe shprehet se drejtësisë i takon të zbardhë këtë.
    “S’e kam idenë fare! Bën shumë mirë që kërkon transparencë. Gjithsesi do të ishte më mirë të rrinte indiferent për këtë punë, por ata që merren, drejtësia, natyrisht duhet të kërkojë transparencë. Nëse është ligjore, ok, nëse nuk është personat që janë përgjegjës natyrisht që të penalizohen për këtë punë”, tha Duka.
    Sakaq, analisti Lutfi Dervishi tha se PD i ka bërë një dhuratë kryeministrit Rama që do ta shfrytëzojë në diskursin e tij gjatë 10 ditëve të mbetura të fushatës elektorale.
    “Sigurisht kjo është një dhuratë për kryeministrin që të krijojë një agjendë dhe narrativë tjetër, agjendë tjetër dhe të flasë i shqetësuar për transparencën financiare. Si me LaCivitan si strateg, si me kontratën e lobimit duhet ndjekur parimi i transparencës, çështja nga vijnë paratë, si përdoren etj… Ka një raportim të gabuar, se thuhet 6 milionë dollarë sikur këto ekzistojnë dhe janë paguar, ndërkohë që kjo është një kontratë publike. KQZ tha se presim të bëhet deklarimi siç është legjislacioni në fuqi për transparencën financiare. Përtej kësaj është një dhuratë për të mos folur për zgjedhjet në një kohë që praktikisht, PD duhet ti kishte paraprirë kësaj, duke dalë në një deklaratë shtypi, pa pritur që ta nxirrte media e të bëhej çështje”, tha Dervishi.

  • Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

    Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Pyetja për perceptimi publik për Edi Ramën ishte si më poshtë:
    Pëlqehet: 51.8%/ Pëlqehet shumë: 31.3%/ Pëlqehet disi: 20.5%/ Nuk pëlqehet: 45.9%/ Nuk pëlqehet shumë: 12.8%/ Aspak i pëlqyer: 33.1%/ Pa mendim: 1.8%/ I panjohur për mua: 0.3%/ Refuzoi të përgjigjet: 0.1%
    Pas këtyre rezultateve të sondazhit, i ftuar këtë mbrëmje në panelin e Top Story, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh:
    Rama në mënyrë të çuditshme dhe surprizuese ka një pëlqyeshmëri, pas 12 vitesh në pushtet, mbi gjysmën e shqiptarëve. Sa për meritë të tij, unë besoj edhe për dobësi të kundërshtarit, diferenca e tij me Berishën paracakton dhe trendin.
    Ndërkohë Alban Dudushi e komentoi këtë rezultat kështu: Gjatë kësaj periudhë ne kemi pasur disa ngjarje që ndoshta kanë ndikuar në këtë %, një prej tyre mbase dhe arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që nuk ka lëvizur ndonjë të madhe, por mund të ketë ndikuar. Si një ndër arsyet.

  • “Nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin sot, cilën parti do votonit?”/ Ja çfarë tregon sondazhi i McLaughlin

    “Nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin sot, cilën parti do votonit?”/ Ja çfarë tregon sondazhi i McLaughlin

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
    Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
    PS – 48.9%
    PD – 34.4%
    Koalicioni Euroatlantik – 0.9%
    PSD – 2.9%
    Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%
    Lëvizja Bashkë – 1.1%
    Mundësia – 5%
    Partitë e tjera – 0.4%
    Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%
    Krahasimi me sondazhin e parë:

  • Nga ekonomia te emigrimi, cilat janë çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

    Nga ekonomia te emigrimi, cilat janë çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
    Në kampionimin e fundit, janë zbuluar dhe cilat janë problematikat më të mëdha të shqiptarëve, ku vendin e parë e mban ekonomia.
    Vendin e dytë e mban papunësia dhe më pas vijnë emigrimi, çmimet e rritura, ndërsa korrupsioni plotëson pesçen e parë.
    Pyetja e katërt ishte: Cili mendoni se është problemi më i madh në Shqipëri, apo çështja që i zemëron dhe shqetëson njerëzit më shumë?
    Ekonomia – 21.3%
    Papunësia – 15.4%
    Emigrimi – 11.2%
    Çmimet e rritura – 10.0%
    Korrupsioni – 8.5%
    Pensionet e ulëta – 6.2%
    Pagat e ulëta – 5.3%
    Varfëria – 2.9%
    Asgjë – 2.5%
    Shëndetësia – 2.1%
    Politika dhe politikanët – 1.9%
    Siguria publike dhe krimi – 1.7%
    Edukimi – 1.3%
    Infrastruktura – 1.3%
    Gjithçka – 1.2%
    Sistemi i drejtësisë – 1.2%
    Legalizimet dhe çështjet e pronës – 0.9%
    Të tjera – 4.6%
    Nuk e di/ refuzoj – 0.6%

  • Rubio: SHBA-ja do të tërhiqet nëse s’ka propozime konkrete nga Ukraina dhe Rusia

    Rubio: SHBA-ja do të tërhiqet nëse s’ka propozime konkrete nga Ukraina dhe Rusia

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të martën se tashmë ka ardhur koha për propozime konkrete nga Rusia dhe Ukraina për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    Ai paralajmëroi se nëse nuk ka përparim në negociata, SHBA-ja do të tërhiqet si ndërmjetësuese, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
    “Tani jemi në një moment kur dy palët duhet të paraqesin propozime konkrete për mënyrën se si të përfundojë ky konflikt”, tha Bruce, duke cituar një deklaratë të Rubios.
    “Se si do të veprohet më tej është tashmë një vendim që i përket Presidentit. Nëse nuk ka përparim, ne do të tërhiqemi si ndërmjetësues në këtë proces”, shtoi ajo.
    Kjo deklaratë vjen në të njëjtën ditë kur Kremlini refuzoi propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor në vend të armëpushimit të propozuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për tre ditët kur shënohet Dita e Fitores në Rusi, nga 8 deri më 10 maj.
    Përpjekjet për të arritur një armëpushim dypalësh ose një marrëveshje më të gjerë paqeje u përshpejtuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve.
    Paraardhësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime të thella me Moskën për aq kohë sa pushtimi vazhdon.
    Megjithëse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.
    Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dy palët kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën. Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar përparësinë, si në numër njerëzish ashtu edhe në armatim, për të lodhur trupat e Ukrainës.
    Putin ka deklaruar më parë, gjatë negociatave mbi propozimin amerikan, se plani i armëpushimit duhet të përmbajë klauzola që ia ndalojnë Ukrainës ta përdorë pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u armatosur, si dhe ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Kievin. Ai nuk ka ofruar asnjë kompromis nga ana e Rusisë në këmbim.
    Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Zelenskyn që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale dështuan mes tensioneve.
    Trump tha se takimi kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë të Ukrainës te Rusia si një kompromis – diçka që udhëheqësi ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë.
    Më vonë, Trump i bëri thirrje Putinit të “ndalojë të shtënat” dhe të pranojë një marrëveshje paqeje./REL

  • Zgjedhjet në Kanada, SHBA: Nuk ndikojnë në planet e Trump për shtetin e 51-të

    Zgjedhjet në Kanada, SHBA: Nuk ndikojnë në planet e Trump për shtetin e 51-të

    Kryeministri Mark Carney mund të jetë zgjedhur për t’i bërë ballë Presidentit amerikan Donald Trump – por në jug të kufirit, fitorja e tij nuk ka shkaktuar ndonjë shqetësim.
    Trump ka thënë disa herë se do të donte ta bënte Kanadanë “shtetin e 51-të”.
    Ndërsa kanadezët shkuan në zgjedhje të hënën, Trump po shkruante në rrjetet sociale se ata duhet të votonin për të, megjithëse ai natyrisht nuk ishte në fletën e votimit.
    “Zgjidhni njeriun që ka forcën dhe mençurinë t’ju përgjysmojë taksat, t’ju rrisë fuqinë ushtarake, falas, në nivelin më të lartë në botë, të bëjë që makinat, çeliku, alumini, druri, energjia dhe të gjitha bizneset e tjera tuaja të KATËRFISHOHEN në madhësi, PA ASNJË TAKSË OSE TARIFË, nëse Kanadaja bëhet shteti i dashur i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha ai.
    Të martën, Shtëpia e Bardhë komentoi për fitoren e Carney-t, dhe zëvendëssekretarja për shtyp, Anna Kelly, tha: “Zgjedhjet nuk ndikojnë në planin e Presidentit Trump për ta bërë Kanadanë shtetin e dashur të 51-të të Amerikës.”
    Trump gjithashtu u pyet për bisedimet tregtare me Kanadanë, por refuzoi të jepte një përditësim.

  • Mposhtja e organizatave të Soros dhe integrimi”, Berisha takim me kryeministrin Mickoski në Kongresin e PPE

    Mposhtja e organizatave të Soros dhe integrimi”, Berisha takim me kryeministrin Mickoski në Kongresin e PPE

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Çfarë ju premton qytetarëve? Denaj zbulon në Quo Vadis bisedën më të vështirë me zgjedhësit

    Çfarë ju premton qytetarëve? Denaj zbulon në Quo Vadis bisedën më të vështirë me zgjedhësit

    Kandidatja e PS në Qarkun e Tiranës, Anila Denaj e ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, foli për takimet me qytetarët dhe bisedat që zhcvillon me ta në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
    Denaj tha se ajo të vetmen gjë që ju premton qytetarëve është se do të jetë gjithmonë pranë tyre dhe do të ndjekë sëbashku me ta problemet që i shqetësojnë.
    E pyetur nga moderatorja Borakaj se cila është biseda më e vështirë, Denaj tha se janë bisedat që lidhen me pronësinë.

    Pjesë nga intervista: 
    Borakaj: A e ndieni ju presionin në listë?
    Denaj: Ne nuk shkojmë si ministra në zonat tona, shkojmë për t’i marrë besimin qytetarit. Nuk e lidh në Tiranë këdo me Bujqësinë. Unë shkoj si kandidate për deputete për një hall që mund të ketë me bashkinë. Unë as në 2021 nuk kam bërë premtime elektorale.
    Borakaj: Çfarë premton?
    Denaj: Që të jem aty bashkë me të dhe të ndjekim bashkë problemin.
    Borakaj: Ju marrin ata në telefon?
    Denaj: Unë vazhdoj marr telefonata. Unë katër vjeçarin që shkoi e kam parë si detyrim ndaj vetëbesimit të 2021. Më shumë se 6500 vota të marra në qarkun e Vlorës, çdo dy javë herë vetë makinës, herë me ndonjë familjar shkoja në zonë. Kjo është një detyrë që lind me detyrimin për votëbesimin. Të gjithë senatorët janë njësoj para qytetarëve. Duhet të kesh dhe imazh në komunikimin me qytetarët, që të kthehesh jo vetëm kur ka fushatë. Unë nuk dua të më thonë që tani erdhe në fushatë.
    Borakaj: Ju thoni që herë aps here ka biseda të vështira, sila ëhstë më e vështira?
    Denaj: Biseda që lidhen me pronësinë dhe legalizimet.

  • 11 maji/ Tabaku: Zgjedhjet më të vështira që kam parë, betejë me kundërshtarin, garë me njëri-tjetrin

    11 maji/ Tabaku: Zgjedhjet më të vështira që kam parë, betejë me kundërshtarin, garë me njëri-tjetrin

    Kandidatja e e PD në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të vështirat që ka përjetuar ndonjëherë.
    E ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Tabaku tha se në këto zgjedhje përveç betejës me kundërshtarin ka dhe një garë brenda llojit. Ajo tha se shpesh ka edhe shkelje rregullash.
    Pjesë nga intervista:

    Borakaj: Beteja është shumë e fortë, jo vetëm me kundërshtarin por dhe brenda familjes tuaj?
    Tabaku: Me kundërshtarin është betejë, brenda familjes garë.
    Borakaj: Janë këto zgjedhjet më të vështira?
    Tabaku: Janë zgjedhjet më të vështira jo vetëm për përballjen politike, por janë të vështira dhe për faktin se ne kemi garë dhe me njëri-tjetrin, nuk ka më rreugulla në kufirin gjeografik. Është e nevojshme të kesh një shtrirje tnë të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Janë atletet që nuk ndahen nga këmba, pasi kjo fushatë është vetëm ecje.
    Borakaj: Është e vështira gara brenda kolaicionit?
    Tabaku: Sa kohë që përpjekja e secilit është votë për PD është në rregull, por ka raste që shkelim në territorin e tjetrit.
    Borakaj: Keni ju ndarje?
    Tabaku: Unë kam zonën 2 dhe 12. Është e nevojshme që ti të zgjerosh fokusin e votave, të dalësh përtej zonës dhe të kërkosh vota të tjera.
    Borakaj: Çfarë i thoni ju elektoratit gri?
    Tabaku: Ka diskutime të gjatë, për opozitën, a është e gatshme PD të qeverisë, ka diskutime për programin, për ekonominë.
    Borakaj: Duket sikur qytetari është indiferent për programin.
    Tabaku: Qytetarët mbi 35-vjeç janë shumë të interesuar për programin. Shoh qetësi tek rinia.