Day: April 29, 2025

  • ‘Koalicioni Euroatlantik, surprizë e këtyre zgjedhjeve’/ Endri Hasa: Qytetarët do të zgjedhin burg për korrupsionin

    ‘Koalicioni Euroatlantik, surprizë e këtyre zgjedhjeve’/ Endri Hasa: Qytetarët do të zgjedhin burg për korrupsionin

    Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa shprehet se Koalicioni Euroatlantik do të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve.
    Sipas Hasës, vota për Koalicionin Euroatlantik është një bast publik për drejtësi dhe një Shqipëri të pastër nga korrupsioni.
    “Jam i bindur se qytetarët do zgjedhin t’i çojnë në burg, jo në Parlament, Ramën dhe shokët e tij të 313,” deklaroi Hasa, duke iu referuar simbolikisht burgut famëkeq të Tiranës.
    Ai thekson se politika e vjetër ka përfunduar dhe se vendi ka nevojë për njerëz të rinj, të ndershëm, që e duan Shqipërinë dhe punojnë për të ardhmen e saj euroatlantike.
    Postimi i plotë:
    “Bast publik për votat e Koalicionit Euroatlantik.Pse besoj se do jemi surprizë në këtë zgjedhje?Sepse jam i bindur se qytetarët do zgjedhin t’i çojnë në burg, jo në Parlament, Ramën dhe shokët e tij të 313!Sepse besoj se politika e vjetër e ka vendin në shtëpi dhe në krye të shtetit duhen njerëz që e duan këtë vend.”

  • Ekzekutimi i Renato Hoxhajt/ Policia shoqëron një person, dyshohet autori

    Ekzekutimi i Renato Hoxhajt/ Policia shoqëron një person, dyshohet autori

    Policia ka arrestuar në Tiranë një person me inicialet E. M., i cili dyshohet si autor i ekzekutimit të 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.
    Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë banesës së viktimës, teksa ai po kthehej në shtëpi. Hoxhaj u qëllua me katër plumba me armë zjarri dhe humbi jetën në vend. Ai kishte punuar më parë si roje në një objekt ndërtimi, por punën e kishte lënë prej një viti.
    Sipas hetimeve paraprake, një kamera sigurie ka kapur autorin e maskuar me kapele dhe shall, që i është afruar viktimës duke zbritur nga kodra mbi banesën e tij, e më pas është larguar përmes një shtegu të mbuluar nga bimësia në drejtim të kodrës “Kusum Baba”, një vend i shenjtë i komunitetit bektashi.

  • PSG-ja ka gjetur formulën për të mposhtur ekipet angleze, mund edhe Arsenalin në Londër

    PSG-ja ka gjetur formulën për të mposhtur ekipet angleze, mund edhe Arsenalin në Londër

    Në Londër festojnë francezët. PSG-ja ka mposhtur Arsenalin me rezultatin minimal 0-1. Fati i ka përplasur kampionët e Francës për të tretën herë radhazi me në ekip anglez. Pas Liverpulit dhe Aston Vilës, PSG-ja ka matur forcat me Arsenalin. Por duket se Luis Enrikja e ka gjetur formulën për të mposhtur ekipet angleze.
    Goli i Dembelesë që në minutën e 4-t i mjaftoi parisienëve për të marrë fitoren, e cila pritet t’u japë më tepër qetësi për ndeshjen e kthimit. Ballafaqimi i dytë mes Arsenalit dhe PSG-së do të luhet një javë më vonë, në Paris./Sport Ekspres/

  • Cili është perceptimi i shqiptarëve për Berishën? Sondazhi nga kompania amerikane: 60% nuk e pëlqejnë

    Cili është perceptimi i shqiptarëve për Berishën? Sondazhi nga kompania amerikane: 60% nuk e pëlqejnë

    Kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” bashkë me Top Channel”, kanë zbuluar sonte në ”Top Story” të dhënat e sondazhit të dytë. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Nga anketimi i radhës, shihet një rënie e pëlqyeshmërisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe një rritje e papëlqyeshmërisë nga sondazhi i parë.

    Pyetja e gjashtë: Perceptimi publik për Sali Berishën?
    Pëlqehet – 37.5%
    Pëlqehet shumë – 23.2%
    Pëlqehet disi – 14.3%
    Nuk pëlqehet – 60%
    Nuk pëlqehet shumë 18.3%
    Aspak i pëlqyer – 41.7%
    Pa mendim – 2.2%
    I panjohur për mua – 0.3%
    Refuzoi të përgjigjet – 0%

  • PSG fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Arsenalit, vendos super goli i Dembele

    PSG fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Arsenalit, vendos super goli i Dembele

    Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në stadiumin “Emirates”, duke u afruar drejt finales që do të luhet në Mynih.
    Sfida u vendos që në minutën e 4-t, kur Ousmane Dembélé realizoi një gol fantastik me të djathtën, pas një asisti të bukur nga Khvicha Kvaratskhelia. Goditja e tij u ndihmua edhe nga shtylla për të kaluar portierin Raya.

    Arsenali mendoi se kishte barazuar me Merinon, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në krahun tjetër, portieri italian Gianluigi Donnarumma ishte vendimtar për PSG, duke bërë të paktën dy pritje që ruajtën portën e paprekur.

  • Berisha në kongresin e PPE në Valencia, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

    Berisha në kongresin e PPE në Valencia, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

    Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita, ka zhvilluar gjatë ditës një takim me të gjithë kandidatët dhe shtabet e fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
    Takimi mes Lacivita dhe kandidatëve është zhvilluar online, ku u ka dhënë porosi se çfarë mesazhesh duhet të përcjellin te elektorati. Strategu i fushatës mësohet të ketë udhëzuar kandidatët që të vijojnë me prezantimin e programit dhe të shtojnë takimet në terren.
    Ndërkohë që Tiranë kandidatët merrnin udhëzime nga strategu i fushatës, lideri i opozitës Sali Berisha ndodhej në Valencia ku po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane.

  • PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli i DHL, SPAK të hetojë

    PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli i DHL, SPAK të hetojë

    Partia Demokratike ka depozituar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit të votimit nga jashtë vendit. Në dokumentin e dorëzuar, PD pretendon se protokolli i nënshkruar ndërmjet KQZ-së, partive politike dhe kompanisë postare DHL nuk është zbatuar.
    Sipas PD në disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar personalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firmë nga zgjedhësit.
    Nga ana tjetër ankesa përfshin edhe raste kur zarfet janë lënë në hyrje banesash apo në kuti postare. PD sjell në vëmendje disa raste të ndodhura në Greqi, ku shtetas të ndryshëm thuhet se kanë tërhequr zarfet për të gjithë votuesit e zonës, në emër të një subjekti politik.
    PD shprehet se kërkon sqarim nga KQZ dhe DHL, si dhe nisjen e një hetimi nga SPAK për të verifikuar rregullshmërinë e procesit dhe identifikimin e përgjegjësve. Kërkesa ka ardhur disa ditë mbasi PS ka depozituar një ankesë për të njëjtën problematik.
    Ankesa e PD në KQZ
    Protokolli i dakordësuar ndërmjet partive politike, KQZ-së dhe operatorit të shërbimit postar DHL parashikonte që çdo zgjedhës nga Diaspora do të merrte njoftim nëpërmjet email/sms për mbërritjen e zarfit me materialet zgjedhore. Zgjedhësi zgjidhte mënyrën e tërheqjes së zarfit duke u paraqitur fizikisht në pikën më të afërt të DHL ose duke ardhur postieri për t’ia sjellë në shtëpi. Dorëzimi i zarfit i bëhej personalisht zgjedhësit pasi identifikohej me mjetin e identifikimit dhe nënshkruante. Nga informacionet e marra nga ana jonë rezulton se ky protokoll nuk është respektuar, pasi zarfet me materialet zgjedhore i janë dorëzuar një përfaqësuesi të familjes apo edhe personave të tjerë të paautorizuar, pa u identifikuar me mjet identifikimi zyrtar dhe pa nënshkruar zgjedhësi personalisht marrjen e zarfit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kthimin mbrapsht të zarfit me fletën e votimit. Në raste të tjera zarfi është lënë në hyrje të pallatit, apartamentit apo në kutinë postare, pa u marrë në dorëzim nga askush. Këto problematika janë konstatuar kryesisht dhe masivisht në Greqi. Një nga rastet konkrete është ai i përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Kretë, shtetasve Afrim Avdiaj, Tajar Osmanaj, Marg Gega dhe Arben Haveri, të cilët janë paraqitur në pikën e shërbimit postar Courier (i nënkontraktuar nga DHL) dhe kanë tërhequr të gjitha zarfet e zgjedhësve të zonës. E njëjta praktikë është përsëritur nga shtetasi Genci Hymetllari në zonën e Kavallës.
    Thyerja e këtij protokolli ka krijuar kushtet dhe rrethanat për shkeljen e fshehtësisë së votimit dhe votimit më shumë se një herë të dyja këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal shqiptar. Kjo veprimtari e paligjshme është tërësisht përgjegjësi e KQZ-së dhe operatorit postar DHL, të cilat në shkelje të detyrimeve të tyre nuk kanë marrë të gjitha masat për të garantuar fshehtësinë e votës dhe mosvotimin më shumë se një herë të çdo zgjedhësi. Përveç këtyre problematikave, ky proces është shoqëruar edhe me probleme të tjera si mosmbërritja e zarfit me materialet zgjedhore, mospërgjigja e operatorëve postar DHL për marrjen mbrapsht të zarfeve, mosgjetja e fletës së votimit në zarfin “A”, gjetja e dy fletëve të votimit në të njëjtin zarf “B”, gjetja e fletëve të votimit të pavulosura. Të gjitha këto problematika janë adresuar nga përfaqësuesit ligjorë të PD-së pranë KQZ-së dhe DHL-së, por nuk kanë marrë përgjigje. Kjo sjellje dhe mënyrë veprimi e KQZ-së dhe DHL-së ka vënë seriozisht në rrezik procesin zgjedhor të votuesve nga Diaspora, duke rrezikuar pavlefshmërinë e të gjithë procesit për shkak të parregullsive të konstatuara. Prandaj, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga KQZ dhe DHL për sqarimin e situatës, ndërkohë kërkojnë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion fillimin e një hetimi të menjëhershëm për të zbuluar veprimtaritë e paligjshme, identifikuar personat përgjegjës dhe procedimin e tyre penal. Çdo patronazhist po monitorohet nga ana jonë dhe i sigurojmë se çdo veprim i paligjshëm do të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor. Ne nuk do të lejojmë që vullneti i zgjedhësve shqiptarë nga Diaspora të manipulohet, vidhet apo tjetërsohet me mekanizmat kriminalë që regjimi i Edi Ramës ka vendosur në punë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

  • “Ta marrim Kosovën me forcë”, Profesori në Serbi ngre alarmin për qëllimet e Beogradit

    “Ta marrim Kosovën me forcë”, Profesori në Serbi ngre alarmin për qëllimet e Beogradit

    Ivan Videnoviç, profesor i së drejtës në Universitetin e Beogradit dhe kritikues i njohur i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka ngritur alarmin për ndikimin e thelluar të Kishës Ortodokse Serbe në politikën shtetërore dhe për afërsinë e rrezikshme të Serbisë me Rusinë.
    Në një reagim publik, Videnoviç ka kritikuar ashpër takimin e fundit mes patriarkut serb Porfirije dhe Presidentit rus Vladimir Putin, në Kremlin.
    Ai e ka cilësuar këtë si shenjë të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Kishës Ortodokse Serbe në orientimin gjeopolitik të vendit, në dëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.
    Videnoviç komentoi gjithashtu disa imazhe të publikuara rishtazi në Serbi, mes të cilave njëra ku shihet harta e Kosovës, e mbuluar me flamurin serb dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
    Sipas profesorit serb, mesazhi i fotos është: “Ta marrim Kosovën me forcë dhe të përfundojmë genocidin e filluar”.

  • Pjesa e dytë nis direkt me gol, Merino ngre në këmbë “Emirates”, por VAR prish gëzimin dhe festën e vendasve

    Pjesa e dytë nis direkt me gol, Merino ngre në këmbë “Emirates”, por VAR prish gëzimin dhe festën e vendasve

    29 Prill 2025

    22:12

    Telesport

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me golin e Mikel Merino-s, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran he anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.  Vendimi ishte i drejtë, siç duket dhe në pamjen më poshtë. Rezulati vazhdon 0-1.

  • Donnarumma, a je normal? Italiani bën pritjen e “pamundur” dhe mban PSG-në në avantazh (video)

    Donnarumma, a je normal? Italiani bën pritjen e “pamundur” dhe mban PSG-në në avantazh (video)

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me golin e Mikel Merino-s, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran he anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.
    Në minutën e 55-të, Arsenali pati shansin e artë të barazonte shifrat, por goditja e Leandro Trossard u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Gigio Donnarumma, një pritje e jashtëzakonshme italianit. SHIKORASTIN