Day: April 29, 2025

  • Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Jemi gati për bisedime më SHBA-në për sanksione të reja ndaj Moskës

    Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Jemi gati për bisedime më SHBA-në për sanksione të reja ndaj Moskës

    Ukraina është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për të ushtruar presion mbi Moskën që t’i japë fund luftës, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    “Ne po zgjedhim pikat e dhimbshme të Rusisë që do ta inkurajojnë më shumë Moskën të angazhohet në diplomaci. Ata duhet të ndërmarrin hapa të qartë për t’i dhënë fund luftës dhe ne këmbëngulim që një armëpushim i pakushtëzuar dhe i plotë duhet të jetë i pari. Rusia duhet ta bëjë këtë”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm.
    Pas takimit me Zelenskyn në Vatikan para funeralit të Papa Françeskut të shtunën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi ​​një kritikë ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin.
    “Nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”, shkroi Trump në TruthSocial. Në javën para funeralit të Papës, Rusia nisi sulmin më vdekjeprurës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që nga vera e kaluar.
    “Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, thjesht po më shtyn mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘Bankimit’ apo ‘Sanksioneve Dytësore?’ Shumë njerëz po vdesin!!!”, tha Trump.
    Zelensky nuk dha detaje të mëtejshme rreth kohës kur do të zhvillohen bisedimet me zyrtarët amerikanë, apo fushëveprimit të sanksioneve të reja të mundshme. Por komentet e tij ofrojnë prova të mëtejshme se SHBA-të mund të jenë duke menduar të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës sesa bënë për pjesën më të madhe të 100 ditëve të para të mandatit të dytë të Trump.

    Top Channel

  • Incidenti në afërsi të zyrës elektorale të PSD, dalin pamjet e autorit me armë në dorë! Zbardhet konflikti

    Incidenti në afërsi të zyrës elektorale të PSD, dalin pamjet e autorit me armë në dorë! Zbardhet konflikti

    Zbardhen detaje nga incidenti i ndodhur sot në Tiranë, pranë zyrave të PSD.

    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, që kanë fiksuar këtë moment kur Arjan Telhallari i armatosur ka shkuar në drejtim të zyrës elektorale të PSD pranë të cilave ndodhej Ledi Palaj.

    Sipas informacioneve, thuhet se me Palaj, i biri dyshohet se kishte konflikte për shkak të borxheve.
    Nga incidenti nuk pati të lënduar, ndëra PSD në një reagim bëri me dije se konflikti nuk ka lidhje me zyrën apo personat që janë pjesë e partisë.

    Top Channel

  • Top Story/ Sondazhi i dytë nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, ja kë preferojnë shqiptarët për kryeministër

    Top Story/ Sondazhi i dytë nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, ja kë preferojnë shqiptarët për kryeministër

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Sondazhi i Top Channel është në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetjes se kë do të preferonit për kryeministër, rezultatet ishin si më poshtë:
    Edi Rama 49.2%
    Sali Berisha 33.6%
    Agron Shehaj 6.6%
    Adriatik Lapaj 5.3%
    Refuzoj 5.2%

    Top Channel

  • Sondazhi i kompanisë amerikane për TCH, rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehajn! McLaughlin: Shkojnë nga PD tek Shehaj

    Sondazhi i kompanisë amerikane për TCH, rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehajn! McLaughlin: Shkojnë nga PD tek Shehaj

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
    Në analizën e McLaughlin për Top Channel, shpjegohet se partitë e vogla po marrin vota nga ata që nuk pëlqejnë Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
    “Është një rritje e ndjeshme por kjo ndodh sepse Berisha po sulmon Ramën dhe Rama po i përgjigjet zjarrit me zjarr, duke e sulmuar Berishën. Personat që nuk e pëlqejnë Berishën por nuk duan të votojnë as Ramën janë favorizues të Shehajt. Sepse nuk duan të votojnë për Berishën si një alternativë ndaj Ramës, ndaj shkojnë të një alternativë e tretë”, thotë McLaughlin për Top Story.
    Pyetja: Perceptimi publik për Agron Shehajn?
    Pëlqehet – 37.3%
    Pëlqehet shumë – 13.2%
    Pëlqehet disi – 24.1%
    Nuk pëlqehet – 41.4%
    Nuk pëlqehet shumë 16.3%
    Aspak i pëlqyer – 25.1%
    Pa mendim – 15.7%
    I panjohur për mua – 4.1%
    Refuzoi të përgjigjet – 1.5%
    Krahasimi me sondazhin e parë:

    Top Channel

  • PËRGJIMET/ Suel Çela emëronte drejtorë në institucione publike, Luan Tabaku e shpërblente me tendera

    PËRGJIMET/ Suel Çela emëronte drejtorë në institucione publike, Luan Tabaku e shpërblente me tendera

    Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur dosjen e SPAK për Suel Çelën, i cili ndikonte për emërimin e drejtuesve të institucioneve. Nga hetimet e SPAK del se Suel Çela përdorte emra të tjerë për të fshehur pasurinë e tij.

    Një qytet, që shpesh është tronditur nga atentate mafioze me viktima të shumtë, midis tyre edhe të pafajshëm.

    Një qytet plumbash dhe gëzhojash, që kanë lënë shenjën e tyre traumatike te banorët e tij, që të vetmin kujdes kanë sigurimin e përditshmërisë së tyre.

    Ky është Elbasani, qyteti në kërthi të Shqipërisë, një koridor që ka ndërthurur gjithmonë interesa të rëndësishme të grupeve të krimit të organizuar.

    Ku ndër vite një nga bandat që jo vetëm sundoi qytetin por edhe organizoi jetën e tij politike ishte edhe ajo e Suel Çelës.

    Që krahas përplasjeve të forta që pati me armiqtë e tij, një ndër ta edhe Ardian Çapja, shtriu duart edhe në emërimet në krye të aparatit shtetëror në Elbasan.

    Duke vendosur për qëllime të veta se kush do të jetë në krye të institucioneve, kjo më qëllim për të siguruar jo vetëm pushtet politik por edhe ekonomik.

    Suel Çela një figurë dominante e krimit të organizuar në qytet që kishte vendosur jo vetëm të sfidonte hapur rivalët e tij, por po kështu të ishte vetë shteti në Elbasan.

    Ashtu siç në fakt ka bërë në disa emërime të njerëzve të tij të besuar në pozicione kyçe në administratë.

    Një prej tyre edhe Luan Tabaku i cili del se është emëruar në vitin 2022 në detyrën e Administratorit të Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, falë ndikimit të drejtëpërdrejtë nga banda e Suel Çelës.

    Të dhëna të cilat grupi hetues i përftoi jo vetëm pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc midis anëtarëve të organizatës kriminale.

    Por edhe midis vetë kreut të kësaj bande Suel Çela dhe ushtarëve të tij. Të cilët në vitin 2020, filluan nga puna për të lëvizur Luan Tabakun, në këtë kohë zv.drejtor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, në pozicionin e Administratorit të UKT Elbasan.

    Gjë të cilën ia dalin ta bëjnë vetëm pas disa kohësh, duke siguruar edhe mbështetjen e tij në disa tendera të rëndësishëm, që u përfituan nga organizata në vazhdim.

    Ka të dhëna se emërimi i shtetasit Luan Tabaku në detyrën e Zv-drejtorit në ASHK Elbasan, është kryer në ndikimin e drejtëpërdrejtë dhe influencës së shtetasit Suel Çela (Marjus Lulaj). Por si arriti grupi hetues në këtë përfundim dhe përse ata ngritën dyshimin e arsyeshëm se Luan Tabaku është një nomenklaturë e grupit kriminal të Suel Çelës.

    Çfarë zbuluan bisedat në Sky Ecc midis pjesëtarëve të grupit, që bindën prokurorët që të urdhëronin kontroll jo vetëm në banesën e Luan Tabakut, por edhe të disa biznesmenëve të tjerë në qytet, të dyshuar si lidhje të Suel Çelës. Si e takuan ata privatisht Luan Tabakun, duke i kërkuar apo urdhëruar që ta pranonte detyrën e titullarit në postin që ata i kishin caktuar?

    Gjë që del edhe në një nga bisedat me një nga anëtarët e grupit të tij kriminal.

    Bisedë e zhvilluar në vitin 2020, ku edhe pse në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën kishte pllakosur pandemia, Suel Çela e urdhëron atë që të takojë Luan Tabakun, dhe ky i fundit të pranojë atë punën e nëndrejtorit. Duke iu referuar kështu pozicionit të zëvendësit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan. I gjithë qëllimi i organizatës është që jo vetëm Luan Tabaku të jetë njeriu i tyre në poste kyçe, por siç ata shprehen në komunikimet në Sky Ecc, edhe të thajnë ndonjë fond.

    Synim personal që e kanë edhe anëtarët e bandës që shikojnë në perspektivë te figura e Luanin si drejtor, mundësinë e pasurimit nëpërmjet ndonjë tenderi.

    Por grupi kriminal i Suel Çelës, kishin mendime të qarta në lidhje me Luan Tabakun dhe të ardhmen e tij.

    Gjë që e shpreh edhe vetë Suel Çela, që po punonte ndërkohë që Tabaku të ngrihej fillimisht në detyrën e nëndrejtorit të ASHK-së në Elbasan.

    Gjë për të cilën ai urdhëron anëtarin e bandës së tij që të takojë Luanin dhe ta pranojë detyrën e lartë shtetërore që banda i ngarkonte ta përmbushte me dinjitet dhe profesionalizëm. Suel Çela gjatë një bisede me Bruno Hazizollin i kërkon këtij të fundit që të takojë pak Luan Tabakun dhe ta pranojë atë punën e nëndrejtorit.

    Ajo që vihet re gjatë bisedës është se Suel Çela kur jep urdhëra i drejtohet vetvetes në vetën e tretë, si Ai.

    Gjë që e bën edhe në rastin kur i komunikon Bruno Hazizollit porosinë që ky i fundit duhet t’i japë Luan Tabakut.

    Vetëm një muaj pasi ka dhënë këtë porosi, duket se puna e Luan Tabakut është e bitisur. Dhe banda është e sigurtë se Luani tashmë do bëhet nëndrejtor, edhe pse ata vetë i atribuohen si drejtor. Gjë që e konfirmon në një bisedë me Klaus Matishin, ushtarin e tij, edhe vetë Suel Çela.

    Që kujdeset posaçërisht për çdo punë në organizatë. Suel Çela që i tregon Matishit se ‘Luanin do e bëjmë drejtor’. Vendim që ka sjellë gëzim edhe te pjesa tjetër e bandës. Që në Sky Ecc flasin lirshëm mbi këtë emërim, që për ta është i sigurtë që do jetë shumë i suksesshëm. Suel Çela në korrik të 2020 informon mikun e tij Klaus Matishin duke i thënë: ‘Do e bëjmë drejtor Luanin’.

    Pasi e kanë vendosur në vendin e duhur, çunat siç duket edhe në bisedat e mëposhtme ruajnë një vlerësim të veçantë për Luan Tabakun. Ata madje e cilësojnë atë edhe si përfaqësuesin e tyre me kollare dhe shprehen tepër të kënaqur nga performanca e tij në punë.

    Bisedë ku ata rrëfejnë edhe si Lani, siç ata e quajnë në mënyrë të përzemërt Luan Tabakun, po u bën më shumë punë se edhe ca të tjerë që ata njohin.

    Si dhe po i ndihmon me drejtorin e AKU-së

    Bisedat në Sky Ecc

    Xhino Roka teksa bisedon me Klaus Matishin i thotë ndër të tjera se po fliste me Lanin (Luanin).

    Gjatë bisedës Xhino ruan një konsideratë të thellë për Luanin, për seriozitetin që ai paraqet në punë.

    ‘Zjarr është. Është për mashallah, u rri punëve te koka. Shyqyr që e kemi zemra, duhet te ai vendi ai. Përfaqësues me kollare…. Ne e sistemuam në punë dhe ai po na ndihmon tani.

    Në një tjetër bisedë që i përket muajit gusht të vitit 2020, Suel Çela del vetë në komunikimet e Sky Ecc teksa flet me një nga anëtarët e grupit të tij kriminal, i identifikuar si Klaus Matishi.

    Të cilit i tregon jo vetëm që është takuar me Luanin, por edhe se si e mban të fshehur pas në makinë që të mos e shikojnë të tjerët. Ajo që vihet re në këtë bisedë është se Suel Çela, e trajton pa ndonjë shenjë respekti të veçantë përfaqësuesin e tij me kollare në krye të institucionit ku e ka vendosur.

    Të cilin diku në bisedë e cilëson edhe si bythëgrisur që hapet bythësh dhe që duhet mbajtur në kontroll.

    Biseda gjatë të cilave, Suel Çela tregon ndër të tjera edhe se si po e përdor Luan Tabakun për gjëra madhore.

    Në një nga bisedat që Suel Çela bën me Klaus Matishin, ai i tregon këtij se ishte në kafe me Luanin, të cilit i kishte bërë llafe se përse nuk e kishte pyetur për lokalin. ‘Luanin e kam futur dhe po merret me gjëra të mëdha, duhet ta ruajmë shumë tani. Po mundohem ta mbaj në shina, po vjen dy herë në javë këtu me makina të ndryshme, ulet mbrapa që të mos e shohin. Mundohu të flasësh në telefon me të sa më pak’.

    Ai iu thotë anëtarëve të grupit të tij që duhet ta ruajnë Luanin dhe të mos e djegin për gjëra të vogla.

    ‘E kam futur, po takohet me njerëz të rëndësishëm. I thashë ti pse nuk më pyet mua’.

    Mesa duket Luan Tabaku është i pranishëm me ndihmën e tij të vyer në shërbim të grupit kriminal të Suel Çelës, përgjatë gjithë vitit 2020.

    Që nga koha kur organizata u investua që ai të merrte postin e nëndrejtorit të ASHK-së në Elbasan. Ku duket se ndër më aktivët në komunikimin me të janë Xhino Roka dhe Klaus Matishi. Ata vazhdojnë të mbajnë lidhjen midis Suel Çelës dhe Luan Tabakut, Sikurse është edhe kjo bisedë që mban datën 9 Dhjetor 2020, ku Xhino Roka gjatë një bisede me Klaus Matishin, i thotë këtij të fundit se pasi Lani është treguar i zellshëm të vihet në shërbimet e tyre për gjithçka që atyre u nevojitet, ata do ta ngrejnë Luanin në një detyrë ku ti dojë atij ajo… ‘Luanin do e bëjmë ku ti dojë qejfi…sepse mikun e mirë e kemi prej Luanit. Ja thashë edhe Ss, Luanit i kemi borxh shumë gjëra, na ka ndihmuar se s’ka…

    Do të ishin këto biseda të zhvilluara në Sky Ecc, përgjatë vitit 2020, që çuan grupin hetues edhe në një investigim më të hollësishëm se si Luan Tabaku ishte emëruar në krye të Autoritetit të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan gjatë vitit 2022.

    Dhe nëse këto biseda përkonin me kryqëzimin e fakteve në terren.

    Nga ku doli se në periudhën kur zhvillohen bisedat midis grupit kriminal të Suel Çelës dhe Luan Tabakut, ky i fundit ka qenë i punësuar pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Elbasan. Detyrë të cilën e ka mbuluar nga muaji Korrik i vitit 2020 deri në muajin Nëntor të vitit 2021. Ndërsa më tej Tabaku del se ka qenë i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, në cilësinë e administratorit të kësaj shoqërie.

    Por ajo që do të përforconte edhe më shumë njohjen e ngushtë apo lidhjen me grupin e Suel Çelës dhe Luan Tabakut, në krahun tjetër, do të ishin vetë lidhja e tyre miqësore.

    E cila në fakt del se ishte shumë më e hershme, se koha kur organizata kriminale dhe kreu i saj interesohen që Tabaku të emërohet në krye të punëve të ASHK-së, apo më vonë të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan.

    Konkretisht rezulton se në periudhën korrik të vitit 2020 deri në nëntor të vitit 2021 Luan Tabaku ka qenë i punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan. Referuar dokumentave rezulton se prej shtatorit 2022 dhe në vijim ai është punësuar si Administrator pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a.

    Por ajo që duket se e komplikoi edhe më shumë situatën e Luan Tabakut përballë drejtësisë, ishte fakti që në 10 vitet e fundit ka pasur jo vetëm kontakte të vazhdueshme me eksponentë të familjes Çela, por edhe ka udhëtuar me automjetet e tyre jashtë Shqipërisë.

    Çka në thelb tregonin për afërsinë e ngushtë që ai kishte me këtë familje dhe kreun e kësaj organizate, Suel Çela. Hetuesit kanë zbuluar nga verifikimet në sistemin TIMS se Luan Tabaku ka udhëtuar përgjatë viteve 2010-2025 me disa mjete.

    Një prej këtyre makinave është në pronësi të subjektit tregtar ‘Çela’ Shpk, në pronësi të Petrit Çelës, babai shtetasit Suel Çela. Hetuesit kanë zbuluar se me të njëjtin automjet ka udhëtuar gjatë vitit 2024 edhe bashkëshortja e Luan Tabakut.

    Sipas të dhënave të analizuara nga sistemi TIMS rezulton se Luan Tabaku gjatë vitit 2021, ka udhëtuar me një automjet me të cilin kanë udhëtuar edhe shtetasit Sergej Hasanpapaj dhe Endri Çopja, të të dyshuar si anëtar të organizatës kriminale të drejtuar nga shtetasi Suel Çela. Të dy rezultojnë me precedent të theksuar kriminalë.

    Por pikërisht ajo që duket se ka fundosur apo ka nxjerrë zbuluar lidhjen e ngushtë midis Luan Tabakut dhe organizatës kriminale të Suel Çelës, është korespondimi i bisedave në Sky Ecc, midis tij dhe bandës, dhe emërimit si titullar fillimisht në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe më pas si Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan.

    Aty ku del se Luan Tabaku ka shpërblyer organizatën e Suel Çelës me disa tendera të rëndësishëm. Arsyeja madhore siç ata thonë në bisedat midis tyre për të cilën ata vendosën njeriun e tyre të besuar në krye të këtyre dy institucioneve. Tendera që mesa duket kishin lidhje me sigurinë fizike të objekteve në administrim nga shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, që drejtohej nga Luan Tabaku. Por që pas emrit të subjektit fshihej organizata e Suel Çelës.

    Luan Tabaku, u emërua administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan falë ndikimeve kriminale

    Gjatë vitit 2020, Luan Tabaku ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe në vijim atë të Administratorit te SH.A. Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.

    Nga ku rezulton që në cilësinë e Administratorit, të ketë dhënë disa procedura publike prokurimi, kryesisht ato që kanë të bëjnë me shërbimin e ruajtjes me roje fizike të objekteve të SH.A Ujësjellës Kanalizime Elbasan, subjektit tregtar UEVI 2015.

    Nga ku rezulton se administratore e kësaj shoqërie është Fatbardha Roka, e ëma e vëllezërve Xhino dhe Marsel Roka, të arrestuar si pjesë e organizatës së Suel Çelës. Po kështu grupi hetues ka dyshime të forta se organizata kriminale e Suel Çelës ka shtrirë duart edhe në futbollin vendas, konkretisht në ekipin Akademia Futbollit ‘Elbasani’.

    Ekip që sot garon në Ligën kryesore të Futbollit në Shqipëri, pas vitesh të gjata lëngimi në kategoritë inferiore të futbollit në vend. Nga ku edhe këtu del se Luan Tabaku jo vetëm ka lidhje të ngushta me Mariglen Çokun, administratorin i AF Elbasani, por edhe ky i fundit është vetë lidhje e Suel Çelës.

    Ashtu sikurse del të jetë në fakt edhe Luan Tabaku.

    Hetimet kanë zbuluar se lidhje e ngushtë e Suel Çelës është edhe Mariglen Çoku, administrator i ‘AF Elbasani’. I cili gjatë një kontrolli të ushtruar më datë 25 Nëntor 2024 në ambientet e brendshme të Tregut AgroUshqimor në Elbasan, në pronësi të familjes Çela, u gjet aty i vetëm.

    Hetimet kanë zbuluar se Marenglen Çoku shoqërohet dhe mban komunikime me Suel Çelën. Luan Tabaku nga ana tjetër rezulton se është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të AF Elbasani.

    Veç emërimeve të të besuarve të tij në pozicione kyçe me qëllim përfitimin e tenderave apo punëve publike, Suel Çela dyshohet se ka përdorur emra të personave të tretë për të fshehur pasuritë e tij.

    Dyshohet se Suel Çela pasuritë që rrjedhin nga aktivitetit kriminal i tij, i ka fshehur në shoqërinë e futbollit AF ‘Elbasani’, por edhe nëpërmjet shoqërive apo personave të tjerë që janë aktualisht në hetim. Siç është edhe subjekti tregtar ‘Bajrami-N’, në pronësi të Nazif Bajramit.

    Nga zbërthimi i komunikimeve ai rezulton se një prej anëtarëve të grupit të tij kriminal e informon se makinën do e vendosë në emër të Zifit, që sipas hetuesve nënkupton Nazif Bajramin.

    Nga hetimet rezultoi se makina në emër të Nazif Bajramit, u gjet në banesën e Mario Çelës, vëllai i Suel Çelës gjatë kontrolleve të kryera në 2024.

    Edhe ky sot në hetim si pjesë e organizatës kriminale dhe që ndodhet i arrestuar në Belgjikë, në kuadër të hetimit të hapur kundrejt kësaj strukture të krimit të organizuar me bazë në Elbasan dhe në disa vende të Evropës. Nisur nga të dhënat e siguruara, SPAK urdhëroi kontroll në zyrën dhe banesën e Tabakut, të biznesmenit Nazif Bajrami si dhe Mariglen Çoku, administrator i ‘AF Elbasani’.

  • Kinë/ Shpërthen zjarri në një restorant në Liaoning, të paktën 22 persona humbin jetën

    Kinë/ Shpërthen zjarri në një restorant në Liaoning, të paktën 22 persona humbin jetën

    Një zjarr në një restorant në Kinën verilindore ka marrë jetën e të paktën 22 personave ditën e sotme.

    Presidenti Xi Jinping e quajti atë ‘një mësim thellësisht të kthjellët’ dhe u bëri thirrje zyrtarëve lokalë që të trajtojnë shpejt të plagosurit, të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi flakët dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që janë përgjegjës.

    Sipas burimeve lokale, zjarri shpërtheu pasditen e stome në një restorant në një zonë banimi të qytetit Liaoyang të provincës Liaoning, tha transmetuesi shtetëror CCTV.

  • Bullgaria do të bëhet vendi i parë evropian që do të përdorë reaktorin bërthamor amerikan

    Bullgaria do të bëhet vendi i parë evropian që do të përdorë reaktorin bërthamor amerikan

    Bullgaria ka konfirmuar se do të vendosë në funksion një reaktor bërthamor të llojit AP1000, duke u bërë vendi i parë në Evropë që përdor këtë teknologji të avancuar amerikane. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Energjisë Zetso Stankov gjatë një konference të organizuar nga kompania amerikane Westinghouse në Sofje.

    Ministri Stankov njoftoi se vendi tashmë ka miratuar një vendndodhje për ndërtimin e reaktorit dhe ka përfunduar Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM). Ai theksoi se aktualisht po punohet për të siguruar financimin e projektit dhe për të koordinuar hapat e mëtejshëm me Komisionin Evropian.

    Në një deklaratë tjetër të rëndësishme, Stankov tha se kishte zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Chris Wright, lidhur me mundësitë e investimit në njësitë e reja të termocentralit bërthamor Kozloduy. Ai nënvizoi rëndësinë strategjike të projekteve të reja energjetike si njësitë 7 dhe 8 të këtij termocentrali dhe theksoi se kompanitë bullgare duhet të jenë pjesë aktive e procesit.

    “Ky është projekti më i madh i dekadës, ndoshta edhe i së ardhmes,” tha Stankov, duke përshëndetur nënshkrimin e disa memorandumeve që u japin bizneseve vendase mundësinë për të kontribuar në ndërtimin dhe operimin e reaktorit të ri.

    Ai shtoi se ky projekt do të krijojë kushte për kthimin në atdhe të shumë specialistëve bullgarë me përvojë ndërkombëtare në industrinë bërthamore. Në fazën e plotë të funksionimit, pritet që termocentrali të punësojë rreth 10,000 persona.

    Vendosja e reaktorit AP1000, e projektuar nga Westinghouse, përfaqëson një hap të rëndësishëm për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe për fuqizimin e sigurisë energjetike në rajon. Teknologjia AP1000 është vlerësuar për standardet e saj të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Syri.net-Protothema

  • Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal, dy persona shpëtojnë 17-vjeçarin që po mbytej

    Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal, dy persona shpëtojnë 17-vjeçarin që po mbytej

    Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

    Ngjarja në rrugën që lidh qytetin e Lushnjes me autostradën. Dy persona që e kanë parë ngjarjen kanë ndaluar mjetin me të cilin udhëtonin vetë dhe e kanë ndihmuar të aksidentuarin i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit.

    Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i dëmtuari që u nxorr nga kanali nga persona që ishin kalimtarë u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. 17 vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi.

    Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut. Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili është i mbushur me ujë.

  • “Vota e zonave të tilla rurale ka nji randsi të veçantë”, Marjana Koçeku: Sepse vjen nga njerëz heronj…

    “Vota e zonave të tilla rurale ka nji randsi të veçantë”, Marjana Koçeku: Sepse vjen nga njerëz heronj…

    Shkruan në Facebook Marjana Koçeku, kryesuese e listës së mballur të kandidatëve për deputetë të PS- së për qarkun Shkodër: Cep m’cep e skut m’skut me njerz qe se braktisen kurr kyt vend por qindrunen me dinjitet ne kushtet ma te veshtira. Per mue meritojne vemendje te veçante kta njerez, banoret e fshatnave qe prodhojne e jane kaq fort te lidhun me token.
    Ndrysh prej disa te tjereve, qe shkojne e kerkojne politika matane oqeanit e ktu bien kopje t’dobta e jo reale, ne jena rrit mes ktyne njerzve, ne jena vete kta njerez. Politikat e zhvillimit te origjinalitetit te fshatit shqiptar nuk mund te jete njisoj me ato te New Yorkut. Duhet te jena realist, shpresa e zhvillimit te Shqipnise varet prej nesh, ma shum se askujt tjeter.
    Mendoj se vota e zonave te tilla rurale ka nji randsi te veçante sepse vjen nga njerez heronj!
    Po perpjekena me ndertu ne Shqipni nji model qe nuk asht konsumist e qe nuk i mungon rrâja. Mund ta krahasojme Shqipnine me vendet e medha vetem ne nji pike, ne jena ala origjinal, ne ala mund te ofrojme zhvillim te qendrushem e turizem te ngadalt (slow) qe te bahet ftyra ma e mire e nji shteti qe mbeshtetet tek historia, resurset e komunitetet e veta. Politikat i ndertojme kshtu e jo tuj pru fotokopje t’dobta prej jashte!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SONDAZHI AMERIKAN – Në Shkodër PD- 5, PS- 5, PSD- 1 por për 234 vota lëviz një mandat deputeti

    SONDAZHI AMERIKAN – Në Shkodër PD- 5, PS- 5, PSD- 1 por për 234 vota lëviz një mandat deputeti

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
    Pyetja: Sondazhi për Shkodrën/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për kë parti do votonit?
    Partia Socialiste – 36.1%Partia Demokratike/ASHM – 43.1%Koalicioni Euroatlantik – 1.6%PSD – 11.1%Shqipëria Bëhet – 2.5%Lëvizja Bashkë – 0.3%Partia Mundësia – 0.7%Të tjerët – 0.1%Të pavendosur – 3.3%Nuk do të votoj – 0.6%Nuk e di/Refuzoj – 0.7%
    Të konvertuara në mandate sipas formulës së Kodit Zgjedhor, 5 mandate shkojnë për PD, 5 mandate për PS dhe 1 për PSD. Por për vetëm 234 vota PD merr mandatin e 6- të në dëm të PS- së. Ndërkohë, nga Diaspora në këtë qark janë regjistruar 17 mijë votues dhe tashmë kanë votuar 4000 mijë zgjedhës.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!