Day: April 29, 2025

  • Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”

    Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”

    Zegjine Çaushi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Roskovec, ku në prani të kryeministrit Edi Rama ka lëshuar akuza të ashpra dhe thumbime të drejtpërdrejta ndaj kandidatit të PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Gjatë fjalës së saj, Çaushi e quajti Bardhin “balerin dhe spiun”, duke e portretizuar atë si të pabesë dhe të papërshtatshëm për lidership politik. Ajo theksoi se vetëm ajo e mbështet Bardhin, në përpjekje për të nënvizuar mungesën e përkrahjes që sipas saj ai gëzon në Fier.

    Në vijim të deklaratave, Çaushi paralajmëroi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans për fitore në këtë qark, duke shtuar se Partia Socialiste ka një mbështetje shumë më të gjerë dhe të qëndrueshme. Sipas saj, Bardhi përfaqëson një figurë të dobët dhe pa ndikim real në elektorat.

    Ky qëndrim i ashpër nga Zegjine Çaushi duket se ka thelluar përplasjet politike në prag të zgjedhjeve, duke dhënë sinjale të qarta për një garë të tensionuar në qarkun e Fierit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Fier – 9 shtetas të proceduar penalisht, 1 i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

    Fier – 9 shtetas të proceduar penalisht, 1 i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë proceduar penalisht 9 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale të ndodhura në Fier, Lushnjë dhe Divjakë.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Në Fier, një 37-vjeçar nga Lushnja, J. K., është proceduar pasi me automjetin që drejtonte përplasi një këmbësore 73-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Gjithashtu:

    A. H., 50 vjeç, është proceduar për vjedhje në ambientet e jashtme të një banese;

    L. A., 45 vjeç, nga fshati Cakran, është shpallur në kërkim për kanosje ndaj një të moshuari me qëllim tërheqjen e një kallëzimi për aksident;

    Është regjistruar një procedim penal pas kallëzimit të një administratoreje marketi, për vjedhje parash nga çantat e punonjëseve.

    Në Lushnjë: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    E. Sh., 38 vjeç, dhe J. Gj., 39 vjeç, janë proceduar për dhunë në familje ndaj motrës dhe vëllait respektivisht.

    Në Divjakë:

    Shtetasja Sh. H., nga fshati Gërmenjë, është proceduar për prerje të paligjshme ullinjsh;

    G. H., 21 vjeç dhe një 17-vjeçar, janë proceduar për goditje ndaj dy vëllezërve për motive të dobëta.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti”, Rama përgëzon kryebashkiaken e Roskovecit për ndryshimet: Nuk rrija dot pa e thënë! 

    “Një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti”, Rama përgëzon kryebashkiaken e Roskovecit për ndryshimet: Nuk rrija dot pa e thënë! 

    Kreu i Partisë Socialiste ishte sot në Roskovec, ku kërkoi mbështetje për 11 majin, duke votuar kështu PS që sipas tij Shqipëria të futet në BE.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Rama ka përgëzuar kryetaren e kësaj bashkie, duke thënë se ka bërë ndryshime të mëdha, teksa me humor e quajtur ‘shtriga që i duhej qytetit’.

    “Do t’u lutesha që deri në 11 maj të bëni çdo përpjekje, me të gjitha shoqet, krushkat, të njohurat, koleget, që gratë dhe vajzat shqiptare në radhë të parë ta marrin të tërin në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe të marrin përdore të gjithë burrat dhe djemtë dhe një shumicë më e madhe se asnjëherë tjetër të vendosë për një Shqipëri Europiane

    Edhe një herë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë suaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, sa po të shohësh nëpër qytet ndryshimet që janë bërë, vetëm një shtrigë mund t’i bënte, se nuk rrija dot pa e thënë”, tha Rama. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tiranë – Incident i rëndë në zyrën elektorale të PSD-së në rrugën “Ali Demi”

    Tiranë – Incident i rëndë në zyrën elektorale të PSD-së në rrugën “Ali Demi”

    Një konflikt i dhunshëm është shënuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme në ambientet e zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën “Ali Demi”, Tiranë.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Sipas burimeve zyrtare, disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike në ambientet e zyrës, ku është dëmtuar xhami i godinës, dyshohet me sende të forta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, forcat e policisë kanë gjetur edhe dy fishekë luftarak, çka ngre dyshime për përdorim të armëve të zjarrit gjatë incidentit.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje, të cilët janë larguar me një automjet.

    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të përfshirëve apo nëse ka persona të lënduar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ngjarja ndodh në një kohë të ndjeshme politike, duke rritur shqetësimet për sigurinë gjatë fushatës elektorale.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Nuk mund ta humbim trenin e historisë”, Edi Rama nga Patosi: Më 11 maj do marrim fitore rekord në Qarkun e Fierit

    “Nuk mund ta humbim trenin e historisë”, Edi Rama nga Patosi: Më 11 maj do marrim fitore rekord në Qarkun e Fierit

    Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme mbajti takimin e radhës elektoral me banorët e Patosit në Fier. Rama në fjalën e tij përpara mbështetësve u shpreh se populli më 11 maj do zgjedhë mes së mirës së përbashkët dhe interesit personal të Berishës, që sipas tij do të bëjë vendin çorap.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Kryeministri më tej u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë në BE, që sipas tij është një profeci e Skënderbeut të cilën rilindasit e lanë të shkruar.

    Ai shtoi se pasaporta europiane nuk do jetë thjesht një mjet udhëtimi, por një status i ri që i bën shqiptarët të barabartë me të gjithë qytetarët e BE-së.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Fjala e plotë e Ramës në Patos:

    Kijeni mirë parasysh se këtë kohë e kemi sjellë me shumë përpjekje, por e ka sjellë dhe fati evropian i shqiptarëve. nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por është dhe BE që do që Shqipëria të hyjë në shtëpinë e tij. 11 maji nuk është dita e zgjedhjes së radhës. Ndonjëherë ndodh që zgjedhjet nuk janë thjeshtë ballafaqim mes forcave politike, por janë si këto, takim me historinë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Sepse më 11 maj, Shqipëria nuk do zgjedhë mes forcash politike, por mes vendit të saj në BE dhe alternativës tjetër të kthimit prapa. Do zgjedhë mes të mirës së përbashkët të një populli dhe interesi të një 80 e kusur vjeçari, që do të bëjë çorap Shqipërinë. Kam besim se shqiptarët këto ditë, do ta ndjejnë peshën e përgjegjësisë së 11 majit. Nuk do e harrojnë se kur Gjergj Kastrioti vuri barrikadën për të mbajtur anën e Europës nuk kishte BE, por si profet vuri fatin e kombit tonë me Europën dhe jo me Azinë. Rilindasit e lanë të shkruar këtë profeci si amanet. Pastaj në gjithë këto vite shqiptarët u munduan ti bashkohen Europës duke shkuar në Europë.

    Shumë shqiptarë janë integruar atje. është koha që Shqipëria e tëra të bëjë këtë gjë. Koha që çdo shqiptar të marrë përsipër fatin europian të Shqipërisë, duke bërë zgjedhjen e duhur të vendosë se cili dhe cila të kenë pasaportën europiane. Pasaporta që është statusi i ri i shqiptarëve si qytetarë të barabartë me bashkëqytetarët europianë. Status që i jep fund atij korridorit të veçantë. Ku na mbajnë me radhë dhe na kontrollojnë me policë pasaportën. Me pasaportë do hymë në Europë njësoj si ju nga Patosi hyni në Tiranë. Hyrja përveçse status është një fuqi e re për Shqipërinë. Fuqi morale, politike dhe ekonomike. Me hyrjen Shqipëria do përfitojë një buxhet të ri.

    Dua tju them se çdo njeri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit, do ja bëjë qepalla Europës dhe do lërë pas hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekuj. Hyrja në BE do i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë, për të vendosur barazinë para ligjit do jetë e pakthyeshme përgjithmonë.

    11 maji është i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë. U votua PD jo se ishin me PD por duhej mbyllur një histori dhe hapur një histori e re. Nuk mund ta humbim trenin e historisë. Nuk mund ta lëmë derën e hapur të BE-së të na mbyllet para syve. Duhet të vendosim të gjithë besimin dhe kurajon që Shqipëria e 2030 të jetë një Shqipëri europiane dhe ky flamur të ngjitet aty. Më 11 maj do marrim një fitore rekord këtu në Fier, në kryeqytetin e socialistëve.

  • Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti s’ka lidhje me zyrën tonë elektorale, asnjë nga anëtarët tonë i përfshirë

    Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti s’ka lidhje me zyrën tonë elektorale, asnjë nga anëtarët tonë i përfshirë

    Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka ardhur një reagim sqarues nga vetë kjo parti politike.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Ata shprehen se konflikti ka ndodhur pranë ambjenteve të zyrës elektorale, por nuk ka lidhje me partinë dhe asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve të partisë nuk është përfshirë në konflikt.

    Reagimi i PSD:

    Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. 

    Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Siç duket nga pamjet e siguruara dera prej xhami e zyrës elektorale është dëmtuar dhe sipas policisë, dyshohet se është thyer me sende të forta.

    Gjithashtu, raportohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

  • Edi Rama inspekton punimet në lumin Gjanica: Nga “gangrenë mjedisore” në oaz të gjelbër për Fierin

    Edi Rama inspekton punimet në lumin Gjanica: Nga “gangrenë mjedisore” në oaz të gjelbër për Fierin

    Fier, 29 prill 2025 – Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica, ku vlerësoi progresin e dukshëm të këtij projekti madhor që po transformon një nga zonat më problematike të qytetit.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Gjatë vizitës në kantierin e lotit të tretë të punimeve, Rama e cilësoi Gjanicën si një simbol të rilindjes urbane të Fierit. Ai theksoi se për vite me radhë lumi ishte një “gangrenë mjedisore”, që ndoste rëndë të gjithë rajonin, ndërsa sot është kthyer në një shëtitore të bukur dhe një oaz të gjelbër në zemër të qytetit.

    “Deri dje një gangrenë mjedisore e mbindotur në tërë gjatësinë e saj, ndërsa sot një nga shëtitoret më të bukura, e gjitha një oaz i gjelbër për qytetin, që plotëson më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në Fierin e rilindur,” shkroi Rama në rrjetet sociale.

    Projekti i rehabilitimit të lumit Gjanica përfshin sistemimin e shtratit, krijimin e hapësirave publike, shtigjeve për këmbësorë dhe gjelbërimit, duke sjellë përfitime të mëdha për mjedisin dhe cilësinë e jetës së banorëve të Fierit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ylli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë dollarë për non grata-n e Berishës, tani po paguajnë 6 milionë për t’ia hequr

    Ylli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë dollarë për non grata-n e Berishës, tani po paguajnë 6 milionë për t’ia hequr

    Ylli Manjani ka komentuar kontratën e fundit të Partisë Demokratike, për heqjen e non gratas së Sali Berishës.
    Sipas tij, këta që deri dje thoshin se janë paguar 200 mijë dollarë për të shpallur non grata Sali Berishën, tani po paguajnë 6 milionë dollarë për t’ja hequr.
    Postimi i Manjanit
    “Ore se janë disa që më thonë se “përse krahasoj rastin Mekgonigal me këtë të financimit të PD”?
    Tani, përveç faktit se më do qejfi, po ju sjell në vemendje dy fakte të tjera që lidhen me njëra-tjetrën:
    Së pari, nga hetimi amerikan i Mekgonigal kemi mësuar se Agron Neza i dha atij 200 000 dollarë si hua.
    Këtu tek ne kjo u shit nga PD se ato pare janë dhënë për llogari të Edi Ramës që Mekgonigal të bënte Berishën non grata. Apo s’është kështu?!
    Së dyti, këto kohë na doli një Nuredin Seci që për llogari të PD paguan 6 milionë dollarë për ta hequr nongratën e Berishës.
    Dhe këtë nuk e thonë kundërshtarët e Berishës këtu, por kontrata që ka nënshkruar zyrtarisht Flamur Noka.
    Pra, në finale u dhanë 200 000 për t’ja vënë dhe po jepen 6 milionë për t’ja hequr.
    A janë fakte këto, apo po i shpik unë?!
    Nuk u pëlqejnë?
    Dakord, po s’është faji im.
    Jalla..
    P.S. Nëse sjellja në vemendje e këtyre fakteve publike më bën me Ramën, megjithëse nuk votoj as atë, atëherë me Ramën qofsha mo! Ç’a është ky muhabet kalamajsh?!

  • Jorida Tabaku poston fotot: Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin

    Jorida Tabaku poston fotot: Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin

    Kandidatja e PD-së për deputete, Jorida Tabaku e cila është në listën e hapur në qarkun Tiranë, ka ndarë foto nga Diaspora. Në këto fotot shihet mbështetja për Tabakun. ”Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin”,-shkruan Tabaku.  Më pas ka postuar fotot nga takimet në zonat rurale të Tiranës. ”Nga depot e ujit, realiteti është i njëjtë: premtime të pambajtura dhe shërbime që nuk përmbushin nevojat bazë. Qytetarët meritojnë standarde, shërbime dhe respekt. Më 11 maj, voto për ndryshim të vërtetë”,-shkruan Tabaku.
    Postimi

    -Ulje taksash për familjet dhe biznesin e vogël-Rritje të pensioneve dhe mbështetje për shtresat në nevojë-Shërbime më të mira në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë-Mundësi për të rinjtë dhe për ata që duan të ndërtojnë këtu jetën e tyre-Voto për një Tiranë që mban fjalën.-Voto Partinë Demokratike për ndryshim që ndjehet!

  • ”Koha e Ramës ka përfunduar”, Berisha nga Valencia: Zëri i opozitës tani ushton fuqishëm në kancelaritë e BE dhe Uashington

    ”Koha e Ramës ka përfunduar”, Berisha nga Valencia: Zëri i opozitës tani ushton fuqishëm në kancelaritë e BE dhe Uashington

    “Koha e Edi Ramës ka përfunduar”, tha Sali Berisha nga Valencia, ku po merr pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Popullore Europiane (PPE). Sipas kreut demokrat opozita shqiptare edhe pse është në një sulm frontal, ka tashmë një zë të fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe SHBA-së.
    “Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Amerikë. Të themi të vërtetën. Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës”.

    Sipas Berishës fjalimi i tij para mbi 2000 zyrtarëve të lartë të qendrës së djathtë europiane shërbeu si një paraqitje e drejtpërdrejtë e realitetit të “narkoshtetit” shqiptar. Ai theksoi se mesazhet e tij u mbështetën nga liderë politikë europianë, përfshirë edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
    ”Opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshme që Shqipëria të progresojë drejt BE-së”.
    Nga ana tjetër, theksoi rikthimin e plotë të PD-së në komunikim me PPE dhe me aleatë ndërkombëtarë, duke përmendur mbështetjen që partia ka marrë edhe nga qendra Ndërkombëtare Demokrate. Për të kjo mbështetje ka “tmerruar Edi Ramën dhe megafonët e tij”, ndërsa opozita është në një “sulm të plotë, total, frontal” për të mbrojtur votën e lirë dhe për të larguar regjimin aktual.