Day: April 29, 2025

  • Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air

    Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air

    Grupi i famshëm i hakerëve “Stormous” deklaroi se ka sulmuar sistemet e kompanisë Wizz Air, duke njoftuar se ka rrëmbyer rreth 22 GB të dhëna të ndjeshme që përfshijnë informacione të kompanisë, punonjësve dhe klientëve.
    Përmes kanaleve të tyre online, Stormous publikoi disa mostra të materialeve të vjedhura, të cilat përfshijnë raporte të brendshme të kompanisë, dokumente operacionale, certifikata të operatorëve ajrorë për punonjësit dhe palët e tjera të lidhura me operacionet e tyre.

    Postimi

    Në përmbajtjen e publikuar përfshihen gjithashtu të dhëna personale të stafit dhe klientëve të linjës ajrore. Deri më tani, Wizz Air nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këto pretendime. Stormous është një grup hakerësh i njohur për sulme të profilit të lartë dhe ka qenë më herët i lidhur me incidente të tjera të ngjashme në sektorë të ndryshëm./skyweb.al

  • “Kurti po imponohet me dhunë”, Çitaku: Albulena figurë përçarëse, për zgjedhjet duhet marrëveshje

    “Kurti po imponohet me dhunë”, Çitaku: Albulena figurë përçarëse, për zgjedhjet duhet marrëveshje

    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka kthyer Kuvendin në një cirk me seancat për konstituimin e këtij institucioni që po mbahen çdo 48 orë.
    Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN, Çitaku u shpreh se Kuvendi është nder dhe përgjegjësi në të cilën janë marr vendimet më të rëndësishme deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.
    “Me thënë të drejtën jo vetëm e turpshme por edhe e dhimbshme të shohim se ku ka degraduar Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe e dhimbshme të jesh dëshmitar çdo 48 orë i një përpjekje të një grupacioni politik për ta kthyer Kuvendin e Republikës së Kosovës në cirk”, tha Çitaku.
    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara tha se votimi nuk bëhet me diktat dhe se nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Republikës së Kosovës që një parti dhunshëm të mundohet të imponojë një kandidat.
    “Askush nuk po ia konteston të drejtën Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryekuvendar mirëpo është obligim i gruapcionit të parë politik që të ndërtojë konsesusin e domosdoshëm për të kaluar kandidaturën e tyre”, vijoi ajo në A2 CNN.
    Çitaku tha se se problemi nuk është te mungesa e numrave por te mungesa e vullnetit politik nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke mohuar se partitë që deri dje ishin në opozitë po i mbajnë lojën Vetëvendosjes duke shtyrë konstituimin e Kuvendit.
    “Zoteri Kurti ka frikë që mos përmes dialogut dhe marrëveshjeve po i cenohet statura që ai mundohet ta mirëmbajë për vete, si një njeri luan që nuk bën marrëveshje, jo në politikë, në demokraci, duhet të bësh marrëveshje”, tha Çitaku.
    Çitaku gjithashtu mohoi se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut janë për shkak se është grua duke thënë se si PDK kanë mbështetur shumë femra në poste të rëndësishme shtetërore.
    “Zonja Haxhiu ka një trashëgimi politike shumë polarizuese dhe shumë përçarëse, e tërë karriera e saj politike, i tëri profili i saj politik është i ndërtuar me akuza të vrazhda karshi secilit që nuk mendon si lideri suprem i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë rast për ne është e papranueshme. Në rast se kanë ndonjë kandidat tjetër ne jemi parti politike serioze do të ulemi dhe do ta shqyrtojmë”, tha ajo duke refuzuar të përmend emra që do të ishin të përshtatshëm për PDK.
    Çitaku deklaroi se kryetari i partisë Memli Krasniqi së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza kanë pasur takime me liderët e partive të tjera dhe tha se ka vullnet politik për një qeveri me partitë që kishin qenë në opozitë mandatin e kaluar.
    Ndërsa tha se “ftesë as nuk kanë pranuar dhe as nuk kanë dërguar” për Lëvizjen Vetëvendosje jo vetëm për shkak të gjuhës së Kurtit por edhe për mënyrën “se si e konceptojmë qeverisjen, mënyrën se si ndërtohen aleancat dhe si e përjetojnë Kosovën”.
    PDK është shprehur e gatshme edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme por që kërkon marrëveshje politike paraprakisht.

  • “Ali Demi” shumë pranë përgjakjes/ Autori me “Skorpions” të zi në dorë, momenti kur futet në zyrat elektorale (FOTO)

    “Ali Demi” shumë pranë përgjakjes/ Autori me “Skorpions” të zi në dorë, momenti kur futet në zyrat elektorale (FOTO)

    Zbulohet foto ekskluzive të njeriut që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
    Gazetari i Ora News Elton Qyno, ka siguruar foton ku duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.
    Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpions” të zi.
    Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.
    Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive.
    Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpions”.
    Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë.

    Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
    Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë.
    Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari.
    Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.

  • Dhunuan një qytetar në Sarandë, arrestohet një nga autorit, tjetri ende në kërkim

    Dhunuan një qytetar në Sarandë, arrestohet një nga autorit, tjetri ende në kërkim

    Dhunohet nga dy persona me sende të forta një qytetar në Sarandë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë ku shtetasi Orgito Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.
    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash. Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai. Po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.Ngjarja në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.
    Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.
    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.
    Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai.
    Po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.

  • “Alarm” dëmtimesh, dy lojtarë të Real Madrid mbyllin sezonin

    “Alarm” dëmtimesh, dy lojtarë të Real Madrid mbyllin sezonin

    Nuk kanë fund problemet për Real Madrid. Sikur të mos mjaftonin rezultatet, madrilenët tani përballen edhe me dëmtimet e lojtarëve.
    Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka humbur dy mbrojtësa për pjesën e mbetur të sezonit.
    Bëhet fjalë për Antonio Rudiger dhe Ferland Mendy. Rudiger iu nënshtrua operacionit pas këputjes së meniskut në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për të paktën dy muaj.
    Mendy, i dëmtuar gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të jetë jashtë deri në muajin Korrik, duke humbur Botërorin e Klubeve.
    Jashtë për shkak dëmtimi janë gjithashtu edhe Dani Carvajal e Eder Militao të dëmtuar në fillim të sezonit.

  • Arsenal-PSG nis direkt me gol, Dembele kalon në avantazh francezët (video)

    Arsenal-PSG nis direkt me gol, Dembele kalon në avantazh francezët (video)

    29 Prill 2025

    21:10

    Telesport

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur. SHIKOGOLIN
    Një gol i shpejtë i francezëve që i ka zënë në befasi “Topçinjtë”, të cilët do të kërkojnë me patjetër golin e barazimit, për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Në anën tjetër, parizienët janë më të qetë në fushë dhe do kërkojnë të “godasin” sërish kundërshtarin me kundërsulmet e tyre që janë vërtet shumë të rrezikshme.

  • “Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

    “Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

     

    Nje sukses tjeter i madh i filmit kosovar ne Arenen Nderkombetare.

    Filmi i shkurter artistik THIRRJA ne regji te Mirak Zymberaj dhe skenar te Mentor Zymberaj perzgjedhet te merre pjese ne nje Festival te rendesishem te filmit te shkurter artistik ne bote – Aleksandria Short Film Festival ne Egjipt, i cili Festival eshte Festival i Kualifikimeve per OSKAR. Pos suksesit artistik te filmit edhe selektimi dhe prezantimi i filmit ne nje konkurence te madhe boterore eshte nje sukses i madh i filmit i cili perfaqeson dhe promovon Kosoven.
    Pas Premieres se Filmit ne korrik te vitit 2024 ku filmi THIRRJA u selektua ne Festivalin – IN PALACE International Short Film Festival i cili poashtu i takon kategorise me te larte artistike te Kualifikimeve per OSKAR, ky Festival eshte i dyti me radhe qe selekton filmin THIRRJA te jete ne mesin e filmave me te mire boteror te Kualifikimeve per OSKAR.Ketij suksesi te madhe ia bashkangjesim edhe ÇMIMIN E DYTE te Festivalit Green Montenegro International Festival 2024 te cilin e fitoi regjisori i filmit Mirak Zymberaj.Filmi THIRRJA realizim i Shtepise Teatrore Filmike AKT do te vazhdoj rrugetimin artistik edhe ne Festivale tjera me renome boterore.

    Ne film moren pjese aktoret: Mentor Zymberaj, Albina Osmani, Miran Zymberaj, Art Pasha; DOP Blerim Gjinovci, Montazha Ermal Duli, Muzika Memli Kelmendi; Skenografia Zeni Ballazhi, Kostumet Mrike Zymberaj& Monda Beqiri; Audio Muha Veseli; Color Joni Mithi&Lorena Sopi, Fotograf Dardan Kabashi; Asistent Regjie Granit Dragaj; Skenari Mentor Zymberaj; Regjisor Mirak Zymberaj
     

  • LaCivita braktisi Berishën? Juristi: Ka marrë një detyrë tjetër lobimi 2-vjeçar në SHBA! Pikat e dyshimta të kontratës së PD

    LaCivita braktisi Berishën? Juristi: Ka marrë një detyrë tjetër lobimi 2-vjeçar në SHBA! Pikat e dyshimta të kontratës së PD

    “Chris Lacivita ka ikur, nuk është më me këta”. Lajmin e ka dhënë në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, juristi Edmond Petraj, sipas të cilit strategu i fushatës së PD-së ka marrë një detyrë tjetër në SHBA. Këtë lajm ai e bazon në faktin që sipas tij fushatat e opozitës nuk e kanë më shkëlqimin e fillimit të tyre.
    “Është larguar strategjia e laCivita në Shqipëri, ai ikur nga këta dhe ka marrë një detyrë tjetër të lobimit dyvjeçar në SHBA. Nuk po e shoh më në pjesën e fushatës, nuk është më ai shkëlqimi i mitingjeve që u bënë ditët e para edhe në prezencën e tij. Ai ndoshta është një personazh që do të përdorë njohjet që ka”.
    Në studion e A2 CNN ai foli edhe për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA dhe tha se Berisha ka bërë autogol me të. Sipas juristit Petraj, pikat e dyshimta janë financimi dhe pjesët teknike.
    “Ka disa elementë që i prek pjesa e kontratës. Personi duhet të jetë subjekt i interesuar i forcës që ka objekt. Lë dyshim pjesa që është përfaqësues i koalicioni dhe jo si sekretar i PD-së dhe kjo ngel nul. Pjesa tjetër teknike është pjesa e fondacionit që ka lidhur marrëveshjen dhe e ka nënshruar kontratën 1 javë pasi u themelua. Problemi kryesor me këtë kontratë është financimi dhe pjesët teknike të cilat pjesa e kontratës i ka me gabime teknike, adresa dhe Flamur Noka. Nëse është fondacion i ngritur për donatorë për PD vetëm 90% kanë të drejtë të paguhen. Amerika nuk të fal edhe për 50 mijë dollarë. Janë dënuar senatorë për përfitime 50 mijë dollarë”.
    Duke e krahasuar me kontratën e PD-së me atë të ish-kreyministrit maqedonss Nikolla Gruevski për lobim 1 milion dollarë në SHBA, juristi tha se SPAK duhet të nisë hetim për burimin e këtyre financimeve.
    “Në momente që jemi SPAK është në moment verifikimi. Ka edhe elementë që mund ta përfshijë si pjesë të ndikimit në zgjedhje. Ka filluar hetimi se kush del garant me 6 milionë dollarë? Problemi këtu. Kjo është paralele me një ngjarje që ka ndodhur me Gruevskin i cili ka bërë një lobim kur drejtonte Vmro Dpmne 1 mln dollarësh për takime me kongresmenë e senatorë e personazhe të rëndësisë së veçantë dhe kjo kapi në një ngërç mosdeklarimi. Gruevski është dënuar dhe nisën dy hetime paralele”.

  • SPAK nis hetimet për kontratën e PD/ Beqiri: Skandal i madh! Seci, Noka dhe Berisha rrezikojnë dënim të rëndë

    SPAK nis hetimet për kontratën e PD/ Beqiri: Skandal i madh! Seci, Noka dhe Berisha rrezikojnë dënim të rëndë

    Avokati Idajet Beqiri tha për ‘Tirana Live’ se kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës është një skandal i madh. Sipas tij, SPAK u tregua i përgjegjshëm dhe nisi procedimin penal ndërkohë që me emrin e Trump është abuzuar dhe ka qenë më e thjeshtë të bëhet kontrata.
    “Ky është një skandal i madh që tregon se ne nuk kemi institucione shteti që nga SHISH dhe organet e akuzës nuk janë në rolin e tyre që një person i inkriminuar që nuk ka lënë asgjë pa bërë, tolerohet për gjëra madhore dhe të dukshme.
    Unë konstatova që SPAK u tregua i përgjegjshëm dhe të nesërmen pas bërjes publike, SPAK e nisi procedimin penal. Nuk është e ligjshme kjo kontratë në disa aspekte sepse në rradhë të parë ka të bëjë me shuma të tilla, dhe në SHBA ata që bëjnë kontrata janë të detyruar të bëjnë ligjin atje. Do ta hetojnë dhe do tu dalin edhe nga kontraktuesit Nuredin Seci, Noka dhe Berisha por dhe të tjerët që kanë firmosur dhe janë pjesë e administratës së Trump.Kanë abuzuar dhe shfrytëzuar emrin e Trump dhe në bazë të autoritetit të tyre, kontrata ka qenë e thjeshtë të bëhet. Është pranuar një lobim që është i kundërligjshëm sepse nuk mund të pranosh lobim kur DASH ka shpallur non grata për krim madhor kundër demokracisë.”
    Beqiri tha se kemi të bëjmë me dy vepra penale, atë të pastrimit të parave dhe të krimit zgjedhor.
    Më tej, ai shtoi se rrezikohet dënim i madh për Berishën, familjen e tij si dhe për Flamur Nokën.
    “Kemi kontratën dhe kodin zgjedhor, ligjin për partitë politke.SPAKut i duhen 3 muaj dhe akuzat që do ngrihen janë krim zgjedhor dhe pastrim parave të pista ndaj Berishës dhe familjes së tij, ndaj Flamur Nokës. Rrezikojnë dënim të rëndë. Kush është fondacioni i Nuredin Secit djali dhe gruaja e tij?
    Këta janë njerëz të Liri Berishës, djali i Secit ka një filial të fondacionit të Liri Berishës.”

  • Rama në Patos: 11 Maji është si 22 Marsi i ’92-it!Derdhuni lumë në kutitë e votimit!

    Rama në Patos: 11 Maji është si 22 Marsi i ’92-it!Derdhuni lumë në kutitë e votimit!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Patos, ku po mban takimin e radhës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kryesocialisti e nisi fjalën e tij duke thënë se mbështetja për PS-në këtë qytet nuk ka munguar ndonjëherë, por këtë vit sipas tij është akoma më e “zjarrtë”.
    “Patosi nuk na e ka kursyer asnjëherë mbështetjen, por asnjëherë si këtë herë gratë dhe burrat, vajzat e djemtë nuk janë mbledhur kaq të shumtë në këtë shesh për të na pritur dhe për të na mbushur me energji që deri më 11 Maj të krijojmë forcën më të madhe që PS ka pasur qysh se ne kemi nisur sëbashku këtë rrugëtim.”
    Ritheksoi takimin historik të vendit tonë me Bashkimin Evropian, i cili mundësohet sipas kryesocialistit vetëm me votën për numrin 5.
    “Këtë kohë e ka sjellë edhe fati europian i shqiptarëve. Bashkimi Evropian do që Shqipëria të hyjë në shtëpinë e tij! Është koha që çdo shqiptar brenda ose jashtë kufijve, të marrë përsipër më 11 Maj fatin europian të Shqipërisë duke bërë zgjedhjen e duhur. Të vendosë që secili dhe secila të kenë pasaportën europiane! Nuk është një dokument tjetër udhëtimi, por status i ri i shqiptarëve si të barabartë me bashkëqytetarët europianë. E mbyll njëherë e përgjithmonë atë korridorin e veçantë ku na mbajnë në radhë e na kontrollojnë me policë. Do hyjmë në Europë njësoj siç ju nga Patosi hyni në Tiranë!”, deklaroi ai.11 Majin e krahasoi me 22 Marsin e vitit 1992, kohë kur u ndryshua sistemi politik në vend.
    “Bëni çmos që sëbashku me kë të mundni, të derdheni lumë në kutitë e votimit! Bëni çmos të bindni edhe demokratët se 11 Maji është shumë i ngjashëm me 22 Marsin ku shumica e shqiptarëve votuan PD-në për të hapur një kapitull të ri të historisë. Do marrim një fitore rekord në qarkun e Fierit, në kryeqytetin e socialistëve”, ishte thirrja e tij për qytetarët.