Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar sot testimin operacional të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 11 majit 2025. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi në rrjetet sociale se për këtë proces u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të simuluar procedurat e hapjes, votimit, mbylljes dhe transmetimit të rezultatit, për të verifikuar përputhshmërinë me kritere të përcaktuara nga KQZ.
Celibashi theksoi se pajisjet sigurojnë 100% fshehtësinë e votës dhe se nuk ka mundësi që vota e qytetarëve të identifikohet. Ai gjithashtu shtoi se për të familjarizuar qytetarët me teknologjinë e votimit elektronik, janë vendosur Qendra Informimi në zonat ku do të aplikohet ky sistem, për të mundësuar testimin e pajisjeve nga qytetarët.
Testimi u zhvillua në praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias, duke siguruar një proces të hapur dhe transparent. Pajisjet do të përdoren në 44 qendra votimi në Bashkinë Vorë dhe 31 qendra në Njësinë Administrative nr. 10 të Tiranës.
Day: April 29, 2025
-

Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve teston 3% të pajisjeve
-

‘Më 11 maj, asnjë parti nuk merr mbi 70 mandate’, Shabani: Nuk bëjmë koalicion me…
Bashkëthemeluesi i partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani, ka deklaruar në një emision televiziv se asnjë parti politike nuk do të marrë më shumë se 70 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Shabani theksoi se, në përputhje me sistemin proporcional, partitë mund të kenë mbetje votash që mund t’i kalojnë partive të tjera, duke shtuar se edhe votat e fundit të PS dhe PD mund të shkojnë për Nismën Thurrje.
Ai përmendi se pavarësisht se Nisma nuk pritet të dalë si parti e dytë, ajo ka arritur të bëjë një fushatë të fortë, duke u konsideruar pozitivisht nga një pjesë e votuesve të PS dhe PD. Sipas tij, shumë persona nga këto dy parti janë nën hetim nga SPAK, dhe kjo ka krijuar zhgënjim tek qytetarët. Ai gjithashtu theksoi se sondazhi më i mirë është data 11 maj, dhe se as PS dhe PD nuk kanë mundësi të formojnë një qeveri pa koalicion.
Në lidhje me mundësinë e krijimit të koalicioneve, Shabani bëri të qartë se nuk do të ketë bashkëpunim me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke pohuar se Nisma Shqipëria Bëhet do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të pavarur. -

Dhunohet një person në Sarandë/ Policia shoqëron një nga autorët, tjetri shpallet në kërkim
Një ngjarje dhune ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, ku shtetasi O.B. është dhunuar nga dy persona. Sipas informacioneve të para, Brehama dyshohet se është goditur me një dërrasë dhe dorezë.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm të ndodhur më 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, ku pati përplasje të dhunshme dhe përdorim arme mes disa personave.
Policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin A.N., dhe po punohet për kapjen e personit të dytë. Ndërkohë, shtetasi O.B. është dërguar në urgjencën e Sarandës për të marrë ndihmën e parë. -

Çitaku: Albulena figurë përçarëse, për zgjedhjet duhet marrëveshje
Kosova E Martë, 29 Prill 2025 20:52
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka kthyer Kuvendin në një cirk me seancat për konstituimin e këtij institucioni që po mbahen çdo 48 orë. ”Më thënë të drejtën jo vetëm e turpshme por edhe e dhimbshme të shohim se ku ka degraduar Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe e dhimbshme të jesh dëshmitar çdo 48 orë i një përpjekje të një grupacioni politik për ta kthyer Kuvendin e Republikës së Kosovës në cirk”, tha Çitaku.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara tha se votimi nuk bëhet me diktat dhe se nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Republikës së Kosovës që një parti dhunshëm të mundohet të imponojë një kandidat. ”Askush nuk po ia konteston të drejtën Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryekuvendar mirëpo është obligim i gruapcionit të parë politik që të ndërtojë konsesusin e domosdoshëm për të kaluar kandidaturën e tyre”.Çitaku tha se se problemi nuk është te mungesa e numrave por te mungesa e vullnetit politik nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke mohuar se partitë që deri dje ishin në opozitë po i mbajnë lojën Vetëvendosjes duke shtyrë konstituimin e Kuvendit. Çitaku gjithashtu mohoi se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut janë për shkak se është grua duke thënë se si PDK kanë mbështetur shumë femra në poste të rëndësishme shtetërore.
”Zonja Haxhiu ka një trashëgimi politike shumë polarizuese dhe shumë përçarëse, e tërë karriera e saj politike, i tëri profili i saj politik është i ndërtuar me akuza të vrazhda karshi secilit që nuk mendon si lideri suprem i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë rast për ne është e papranueshme. Në rast se kanë ndonjë kandidat tjetër ne jemi parti politike serioze do të ulemi dhe do ta shqyrtojmë”, tha ajo duke refuzuar të përmend emra që do të ishin të përshtatshëm për PDK. -

Marsela Topi: “Sot më shumë se kurrë e kam dashur Fierin!”
Gazetarja Marsela Topi ka ndarë një reflektim personal mbi atmosferën pozitive që përjetoi në sheshin “Europa” në Fier gjatë një dite fushate, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ajo përshkruan ndjesinë e një qyteti të transformuar, me investime që kanë ndryshuar imazhin e Fierit dhe me një energji të re mes fëmijëve, artit dhe gjallërisë qytetare.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Në postimin e saj, Topi vlerëson mënyrën se si Kryeministri Rama ndërveproi me qytetarët, si dhe rolin e Drejtueses Politike të Qarkut Fier, Belinda Balluku, e cila sipas saj “e tundi Fierin” me angazhimin e saj. Ajo kritikon opozitën për përpjekjen për të deformuar momentin, duke e cilësuar reagimin e Gazment Bardhit si një përpjekje të dështuar për të krijuar perceptime politike të pavërteta.
“Po jo mo Gazi, më beso mua, nuk jam kandidate për deputete, as andej nga krahu jot, as nga krahu i Ramës,” shkruan Topi, duke theksuar se qëndrimi i saj vjen nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë dhe profesional i të gjitha zhvillimeve të fushatës.
Ajo e mbyll reagimin me një mesazh të fortë: “Belinda Balluku si drejtuese politike e tundi Fierin, ndërsa Gaz Bardhi vijon të merret me cic-mice… ose e thënë ashtu popullorçe fare: Pirdh, pirdh se lirohesh Gazi!” Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
-

Kardinali tërhiqet nga Konklava, Françesku e kishte përjashtuar
Bota E Martë, 29 Prill 2025 20:20
Kardinali italian Angelo Becciu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e ndërmori një veprim të tillë për të mirën e Kishës.
Becciu dikur një shef i stafit me ndikim i Vatikanit, ishte vetë një nga pretendentët kryesorë për papë.Gjithçka ndryshoi në vitin 2020 kur Françesku e detyroi të jepte dorëheqjen nga puna e tij si kreu i zyrës së shenjtërimit të Vatikanit dhe të drejtat e tij si kardinal për shkak të akuzave për keqpërdorim financiar.
Pas kësaj kishte thënë se nuk do të merrte pjesë në asnjë konklavë të ardhshme. Ditët e fundit ai kishte pohuar se kishte të drejtë të hynte në Kapelën Sistine me kardinalë të tjerë më 7 maj. -

Foto e ditës nga Rama me 5 djem të rinj: Qarku Fier sot ishte flakë
Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi sot në Fier një takim me të rinj në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi me pesë të rinj të këtij qarku, që kanë krijuar numrin 5 me duar, simbolin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. ”Ata ishin pesë. Këtej nga qarku Fier sot ishte flakë”, shkruan Rama. Në takimin me të rinjtë Rama theksoi rëndësinë e veçantë të zgjedhjeve të 11 majit, veçanërisht për votuesit e rinj që marrin pjesë për herë të parë në procesin zgjedhor.
-

Më pak aksidente, por më shumë viktima në 3 muaj
301 aksidente kanël ndodhur në 3 muaj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i ngjarjeve rrugore është në ulje, por është rritur numri i viktimave.
Bie numri i aksidenteve, por rritet ndjeshëm i viktimave. Në 3 muajt e parë të vitit Policia e Shtetit dhe INSTAT konfirmojnë 301 aksidente, nga 377 të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Por nëse vitin e kaluar nga janari në mars 34 persona humbën jetën rrugëve të vendit, këtë vit janë 52 viktima. Shkak për aksidentet janë disa faktorë.Nuk mungojnë as rastet kur shkaktarë kanë qenë edhe këmbësorët. Sipas të dhënave, numri më i lartë i aksidenteve është shënuar gjatë mesditës dhe kryesisht ditën e hënë e më pak të enjteve. Ndërsa shkaktarët e këtyre ngjarjeve rrugore më së shumti janë të moshës 35 deri në 44 vjeç.
-

Lobimi i PD-së në SHBA, Balla për median greke: Non grata, njollë që nuk hiqet kurrë
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, u ndal tek lobimi prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA në një intervistë për mediet në Greqi. Sipas Ballës, lobimi bëhet për të hequr një njollë që, sipas tij, nuk mund të zhduket kurrë. Në intervistën për mediet nga sheshi “Omonia” në Athinë, Balla ngriti pyetjen se ku i gjen Sali Berisha 6 milionë dollarë për të paguar për të hequr ‘njollën’.
“Si ka mundësi që një politikan që është nën akuzë për korrupsion, SHBA e shpallën non grata pikërisht për korrupsionin në shuma të mëdha dhe në sabotimin e demokracisë, sot ky njeri, pa asnjë lloj shpjegimi nxjerr 6 milionë dollarë. Ku i gjeti këto para, për të hequr këtë njollë të zezë, edhe pse ju e dini fare mirë që kjo lloj njolle nuk hiqet kurrë”, u shpreh ai.Balla theksoi lidhjen e fortë që PS ka pasur gjithmonë me diasporën dhe rolin e shqiptarëve të Greqisë në rrëzimin e Berishës. “PS është e vetmja parti që ka pasur një kontakt të vazhdueshëm me diasporën në Greqi. Në 2013-ën, diaspora pati rol të rëndësishëm në atë fitore historike të PS-së për të rrëzuar regjimin e Sali Berishës në atë kohë”, tha Balla.
Balla u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Greqi dhe më gjerë që të votojnë më 11 maj për të përmbyllur rrugëtimin europian të Shqipërisë. “Prej sheshit Omonia i drejtohem të gjithë bashkatdhetarëve tanë, jo vetëm këtu në Athinë, por në të gjithë Greqinë dhe botën, që sot kemi arritur në finishin e asaj që kemi nisur. E nisëm për ta kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa dhe vota juaj më 11 maj është pikërisht vota që do t’i bëjë shqiptarët krenarë për ta parë flamurin tonë kuqezi në mes të Brukselit”, tha Balla. -

Duka: SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin, duhet rezultat para 11 majit
Shkëputje të politikës me krimin dhe mospërdorim të administratës në fushatë, kërkon kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Për të SPAK duhet të japë rezultat para zgjedhjeve të 11 majit dhe jo të shërbejë si OSBE ODIHR.
”Jam i kënaqur që SPAK ka dalë në terren dhe nëse kap elementë të veçantë, atëherë i them bravo i qoftë, por nëse bën punën e OSBE ODIHR që ka bërë 34 vjet. Deri tani thuhet që ka pasur disa ankimime. Pritet të ketë prapë. Puna e SPAK duhet të jetë shkëputja e politikës me krimin dhe përdorimi i shtetit në favor të partive politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Shkëputja me njerëzit me rekorde kriminale. Në Durrës ka elementë të tillë që janë ende në fushatë.Të shohim nëse do kapë gjë atje, nëse jo nuk ka bërë punë. Të kapë para zgjedhjeve, sidomos në këto dy drejtime dhe e rëndësishme është që administrata të lihet mënjanë dhe të fusin duart njerëzit me rekorde kriminale”,-tha Duka. Ai e konsideron të pamoralshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë dhe thotë se tensionet nuk janë vetëm mes palëve, por brenda llojit.
”Gjuha e përdorur ka ardhur duke agravuar sidomos nga Rama. Bën vaki dhe e marrin për të mbledh vota, por mua më duket e pamoralshme mënyra e tij. Tensione politike ka pas gjithmonë, kur ka pas zgjedhje. Përveçse ka një luftë ka edhe brenda llojit se i tillë është sistemi një sistem i përçudnuar se këta përveç luftës me kundërshtarët kanë dhe luftë brenda llojit. Është bërë kakofoni e tmerrshme për sa i përket tensionit politik se nuk janë mes palëve, por brenda llojit. Në sistemin mazhoritar lufta ishte e ashpër mes individëve kurse tani rëndësi të madhe kanë kryetarët e partive”.