Day: April 29, 2025

  • “Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam

    “Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam

    PSG-ja ka kryer me sukses pjesën e parë të misionit në Ligën e Kampionëve. Parisienët kanë marrë një fitore 0-1 në transfertën ndaj Arsenalit. Por Luis Enrike ka qendruar me këmbë në tokë dhe ka theksuar në konferencë për shtyp se ky rezultat ende nuk u ka siguruar asgjë. Madje ka risjellë në kujtesë përballjen kundër Liverpulit. Të kuqtë fituan 0-1 në Paris, por humbën në “Enfild” dhe u eleminuan nga Liga e Kampionëve.
    “Ishte një atmosferë e pabesueshme në stadium. Ishte një zhurmë shurdhuese në stadium. Goli na dha vetëbesim në pjesën e parë, të cilën e kontrolluam mirë. Mund të ishte më mirë, mund të ishte më keq. Tashmë të presim ndeshjen e kthimit. Mund të humbasim, mund të fitojmë, por garojmë në fushë. E pamundur të vish e të luash ndaj Arsenalit, një ekip të këtij niveli, dhe të jesh hezitues. Ne dhamë gjithçka, si kur kishim topin, edhe kur nuk e kishim topin. Nuk mund të mbrosh ndaj Sakasë, Martinelit apo Odegardit nëse nuk kthehen të gjithë pas për të mbrojtur.
    Objektivi i parë i ndeshjes së parë është arritur. Ky është rezultati, nuk mund ta ndërrojë askush. Duhet të fitojmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi. Ata mund të shënojnë një gol dhe mund të kthehet loja në barazim. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Kur luajtëm me Liverpulin, ata fituan 0-1, por ne nuk u dorëzuam. Kështu që asgjë nuk është siguruar. Ndeshja e kthimit do të jetë mjaft e bukur për tifozët, por me vuajtje për ne trajnerët”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar në Shkodër, po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

    Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar në Shkodër, po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

    ‘Kohë interesante, kohë dinamike dhe kohë ndryshimesh të mëdha’.
    Kështu u shpreh kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.
    Spahia ka denoncuar situatën e nderë dhe atë që po ndodh në Shkodër gjatë ditëve të fundit.

    Në bisedë me Adi Krastën, Saphia u shpreh se, bandat kanë nisur sërish që të kërcënojnë qytetarët në Shkodër, me anë të telefonatave dhe takimeve. Sipas tij, po kërcënohen gjithashtu edhe njerëzit e PD-së në këtë qytet, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjera.
    ‘Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend.
    Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.
    Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve.
    Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.
    Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj.
    E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.
    Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD’, tha ndër të tjera, Bardh Spahia në SYRI TV.

  • Përplasja te PSD-ja në “Ali Demi”, autori filmohet me armë “Scorpion” të zi në dorë! Kë kishte objektiv?

    Përplasja te PSD-ja në “Ali Demi”, autori filmohet me armë “Scorpion” të zi në dorë! Kë kishte objektiv?

    Zbulohet foto ekskluzive të njeriut që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
    Gazetari Elton Qyno, ka publikuar foton ku duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.
    Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpion” të zi.
    Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.
    Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive.
    Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpion”.
    Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë, raporton gazetari i Ora News, Qyno.
    Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
    Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë.
    Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari.
    Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.

  • Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, arrestohet njëri prej autorëve. Një tjetër dyshohet se ka ikur jashtë vendit

    Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, arrestohet njëri prej autorëve. Një tjetër dyshohet se ka ikur jashtë vendit

    Në Ksamil është arrestuar mbëmjen e sotme një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, pak ditë më parë.
    Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit.
    Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.
    Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë.

  • Champions League/ PSG një hap larg finales, fiton aktin e parë me Arsenal

    Champions League/ PSG një hap larg finales, fiton aktin e parë me Arsenal

    PSG ka hedhur një hap drejt finales së Champions League, pasi ka fituar aktin e parë përball Arsenal në stadiumin “Emirates”, me rezultatin 1-0.
    Francezët u treguan të aftë të shënonin që në minutat e parë me Dembele dhe më pas përfituan nga tronditja e vendasve për të kontrolluar lojën dhe për të rrezikuar disa herë të tjera portën e Raja në pjesën e parë.
    Në të dytën, ata administruan rezultatin por duke mos lënë shumë hapësira për “topçinjtë”, që u shfaqën larg pritshmërisë në këtë sfidë.

    Kësisoj, me vërshëllimën përfundimtare ishte PSG që festoi një fitore minimale, por që i jep një shtysë të rëndësishme për të arritur finalen e madhe.

  • Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, ndalohet një person në Tiranë

    Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, ndalohet një person në Tiranë

    Ndalohet një person i cili  dyshohet si autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Personi është ndaluar nga policia e Vlorës.
    Burime bëjnë me dije se vazhdojnë hetimet. Dyshohet se personi ka patur dijeni për ngjarjen e  ndodhur në Vlorë.
    Autori i dyshuar është kapur në Tiranë. Personi me inicialet E.M.

  • Ku do i gjejë PD paratë për të realizuar programin? Tabaku përgjigjet në Quo Vadis

    Ku do i gjejë PD paratë për të realizuar programin? Tabaku përgjigjet në Quo Vadis

    Kandidatja e PD në listëne  hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për programin dhe premtimet e PD në fushatë.
    E pyetur nga moderatorja Borakaj se ku do t’i gjejë PD gjithë ato para për të bërë realitet programin elektoral, Tabaku tha se paratë janë aty, janë në buxhet, por duhet dikush që të dijë si t’i administriojë dhe mos i djegë te inceneratorët.
    Pjesë nga intervista:

    Borakaj: Ku do i gjeni paratë për të ndihmuar çiftet e reja?
    Tabaku: Paratë janë në buxhetin e shtetit. Nuk janë largaur paratë, janë larguar qytetarët. Në vitin 2007-të, kur fillonte dhe viti 2008-të kur nisi kriza ekonomike, u aplikua taksa e shteshtë. Pavarësisht se kishte krizë në botë në Shqipëri nuk kishte krizë. Taksa e sheshtë zgjeroi bazën tatimore dhe bëri të vijnë më shumë të ardhura në buxhet. Nuk ka nevojë që ministrave të financave t’ua mësojë dikush. Ne kemi vuajtur nga fakti që nuk ka patur një ministër Financash të mirë. Nuk kishim dikë që t’i thoshte jo kryeministrit. Pra fondet jaën aty.
    Borakaj: Rama tha se ju latë një gropë të amdhe financiare?
    Tabaku: Gropë la Rama në Bashkinë e Tiranës. Sot ka një gropë në buxhetin e shtetit, si inceneratorët, ato janë kriza që buxheti do ke në të ardhmen.

  • Sa ju dëmtojnë partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Këta kanë patur ambicie vetëm për kryetar, PD është oferta e vetme për qytetarët

    Sa ju dëmtojnë partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Këta kanë patur ambicie vetëm për kryetar, PD është oferta e vetme për qytetarët

    Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për situatën zgjedhore, dhe forcat politike të dala nga PD.
    E pyetur nga moderatorja Borakaj se sa e dëmtojnë PD-në eksponentët e saj të larguar tashmë dhe që kanë krijuar parti të reja si Basha, Shehaj dhe Alibeaj, Tabaku tha se të gjithë këta paskan patur vetëm një ambicie të bëhen kryetarë, por oferta e vetme për qytetarët është PD.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Plus apo minus një listë me kaq shumë aleatë?
    Tabaku: Në 2021 bëmë gabim në ndarjen me LSI, Jemi në betejë dhe do të maksimizojmë votën.
    Borakaj: Forcat e reja, një pjesë të dala nga PD mendoni se do ju gërryejnë?
    Tabaku: Është në të drejtën e tyre të kenë ambicie personale. Në këtë PD të gjithë paskan patur ambicie të jenë kryetarë. Për shqiptarët ka vetëm një ofertë është vetëm PD. Edhe po nuk u pëlqeu Jorida le të voptojnë Ildën. Vota patjetër duhet të jetë për PD dhe kandidatët e saj. Çdo votë tjetër jashtë kësaj, thjeshtë zvogëlon kuotën opozitare dhe ndihmon qeverisjen.

  • Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikon shifrat e dëbimeve, 142 mijë emigrantë të jashtëligjshëm të dëbuar që nga ardhja e Trump

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikon shifrat e dëbimeve, 142 mijë emigrantë të jashtëligjshëm të dëbuar që nga ardhja e Trump

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi sot se autoritetet kanë dëbuar më shumë se 142,000 emigrantë pa dokumente që kur presidenti, Donald Trump mori detyrën.

    Kjo shifër është pak më e lartë se numri i njoftuar nga cari kufitar i Shtëpisë së Bardhë, Tom Homan, dje.
    Të dhënat federale të imigracionit shpesh luhaten dhe shifrat e dëbimeve të reklamuara nga administrata përfshijnë të gjitha agjencitë e përfshira në riatdhesime, jo vetëm Imigracionin dhe Zbatimin e Doganave.
    Për vite me radhë, agjenci të shumta brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare kanë riatdhesuar njerëz. Kjo përfshin Doganën dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së dhe Rojën Bregdetare të SHBA-së, e cila kthen njerëzit e ndaluar në det.
    Shifrat nga agjencitë e përfshira nga ardhja në detyrë e Trump:
    CBP: 66,939
    ICE: 65,682
    Vetë-largime të njohura: 9,136
    Roja Bregdetare e SHBA-së: 371
    Dëporimet e ICE-së ende mbeten prapa krahasuar me këtë kohë vitin e kaluar nën presidentin, Joe Biden, por një faktor kyç atëherë ishte numri më i lartë i kaluesve të kufirit që nxit riatdhesimet e ICE-së.
    Shifrat e fundit pasqyrojnë sfidat me të cilat përballet ende administrata Trump, ndërsa përpiqet të kapërcejë burimet dhe personelin e kufizuar federal në dispozicion për të arrestuar njerëz në brendësi të SHBA-së dhe për t’i dëbuar ata.

    Top Channel

  • U mbyt një vit më parë në Siçili, Jahti superluksoz do të nxirret nga fundi i detit, nis operacioni për të zbardhur tragjedinë

    U mbyt një vit më parë në Siçili, Jahti superluksoz do të nxirret nga fundi i detit, nis operacioni për të zbardhur tragjedinë

    Nëse moti e lejon, operacionet për të shpëtuar jahtin superluksoz britanik Bayesian, 56 metra të gjatë, i cili u mbyt verën e kaluar në Siçili, duke vrarë shtatë persona, përfshirë biznesmenin britanik Michael Lynch, do të fillojnë të mërkurën.

    Mbytja e anijes ndodhi më 19 gusht 2024, kur jahti ishte ankoruar pranë portit të Porticello-s, në provincën e Palermos dhe u godit nga një stuhi e fortë. Lynch, i cili cilësohej si “Bill Gates i Britanisë” dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah, ishin midis viktimave.
    Lynch ishte me pushime për të festuar lirimin e tij, në qershor 2024, nga akuzat për mashtrim në SHBA në lidhje me shitjen e kompanisë së tij, Autonomy, te Hewlett-Packard në vitin 2011. Ai shoqërohej në udhëtim nga bashkëshortja e tij, Angela Baraches. Gjithashtu në bordin e anijes ishin këshilltari ligjor i Leeds nga Clifford Chance, Chris Morvillo, dhe gruaja e tij, stilistja e bizhuterive Nedda Morvillo, si dhe kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, me gruan e tij, Judy Bloomer, një ish-psikoterapiste. Të gjithë humbën jetën. Shefi i kuzhinës së anijes, Recaldo Tomas, ishte gjithashtu ndër viktimat. Në total, u shpëtuan 15 persona, përfshirë Barases.
    Shpresa për përgjigje nga ngjitja
    Studiuesit presin që rikuperimi do të ofrojë prova thelbësore rreth shkaqeve të tragjedisë – nëse ishte një seri gabimesh njerëzore, siç dyshohej fillimisht, apo nëse kishte faktorë të tjerë, sipas Guardian.
    Anija ndodhet në një thellësi prej 50 metrash dhe po monitorohet nga autoritetet italiane, të cilat kanë caktuar një zonë përjashtimi prej 650 metrash rreth rrënojave, duke ndaluar çdo aktivitet deri në përfundimin e operacionit.
    Operacioni përshkruhet si jashtëzakonisht i vështirë dhe u është caktuar kompanive Hebo Maritiemservice dhe Smit International. Platforma lundruese Hebo Lift 2, 55 metra e gjatë, do të mbërrijë në Porticello, e pajisur me një vinç për ngritje të rëndë dhe pajisje të specializuara zhytjeje. Në të njëjtën kohë, Hebo Lift 10, një nga vinçat më të mëdhenj lundrues në Evropë, do të përdorë bumin e tij 83 metra për të ngritur jahtin.
    Varka do të tërhiqet më pas në port, ku prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme.
    Kapiteni i anijes, James Catfield nga Zelanda e Re, si dhe anëtarët e ekuipazhit Tim Parker Eaton dhe Matthew Griffiths, janë nën hetim – gjë që, sipas ligjit italian, nuk përbën një ndjekje penale formale.
    Vlerësohet se kostoja e ngritjes do të arrijë në 30 milionë dollarë.
    Misteri që rrethon fundosjen
    Ekspertët po shprehin habinë e tyre se si një jaht kaq i madh u fundos në vetëm 60 sekonda. Disa vlerësime sugjerojnë se ekuipazhi i nënvlerësoi paralajmërimet për motin.
    Kërkimi për trupat filloi disa orë pas aksidentit, me zhytës që punuan pa ndërprerje. Shefi i kuzhinës, Recaldo Tomas, u pa për herë të parë po atë pasdite. Në ditët në vijim, u gjetën trupat e Jonathan Bloomer, Chris Morvillo dhe grave të tyre. Michael Lynch dhe vajza e tij u gjetën të nesërmen.
    Shqetësime rreth materialeve të ndjeshme në rrënoja
    Shtatorin e kaluar, autoritetet italiane kishin kërkuar rritje të sigurisë rreth rrënojave të anijes, duke shprehur frikën se materialet e vlefshme brenda kasafortave të papërshkueshme nga uji të anijes mund të ishin me interes për qeveritë e huaja.
    Sipas raportimeve, dy hard disqe të vendosura në kasafortat e Bayesian konsiderohen të ndjeshme dhe kishte shqetësime se ato mund të binin në duar të gabuara.

    Top Channel