Day: April 27, 2025

  • “Bashkëpunime me këngëtar të njohur”, Mc Kresha dhe Lyrical Son vijnë me surpriza, ja kur do të publikohet albumi i ri

    “Bashkëpunime me këngëtar të njohur”, Mc Kresha dhe Lyrical Son vijnë me surpriza, ja kur do të publikohet albumi i ri

    Mc Kresha dhe Lyrical Son ndanë eksluzivisht në Vizion Plus detaje nga projeket e reja në fushën e muzikës.
    I ftuar nga  Albano Bogdo në 2984, Mc Kresha zbuloi emrin e albumit të tyre më të ri dhe frymëzimin që qëndron pas tij, duke theksuar lidhjen me traditën e këngës kreshnike dhe figurat legjendare të folklorit shqiptar.
    Ata gjithashtu treguan dy prej këngëtarët që do të kenë bashkëpunime në album.

    Pjesë nga biseda:
    Albano Bogdo: Do ndani ndonjë informacion për albumin e ri që do nxirrni? Shkurtimisht, nëse dëshironi. Sa të dëshironi ju
    Mc Kresha: SalihixFerizi e ka emrin albumi. Është si kuel i rapsodit të Rapsdosit. Ndoshta duhet ta sqaroj për opinionin publik, sidomos për pjesën jugore, ku muzika e kreshnikëve nuk është shumë prezente ose tradicionale. Malësia e ka traditë të këndojë këngë kreshnike. Edhe ata kanë qenë dy rapsod, shqiptarët e parë që kanë fituar titull ndërkombëtar, titullin e kontestin e këngës folkloristike në Londër në vitet e ‘60-ta, edhe ne i konsiderojmë si legjenda. Ata kanë kënduar dhe për pushkë edhe për dashni.
    Albano Bogdo: Keni bashkëpunime?
    Mc Kresha: Po. Albumi del tani në maj. Elai, Dhurata Dora janë disa mysafirët në albumin tonë.

  • Dy aksidente me 9 të plagosur në Lushnjë! “Range Rover” përplaset me trafikndarësen, merr flakë

    Dy aksidente me 9 të plagosur në Lushnjë! “Range Rover” përplaset me trafikndarësen, merr flakë

    Dy aksidente me nëntë të plagosur dhe përfshirjen e katër automjeteve ndodhën përgjatë së dielës në Lushnjë.

    Aksidenti i parë i rëndë u regjistrua në Bay Pasin Pluk- Savër ku një mjet tip range Rover me targa  AV 674 doli nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen dhe më pas shpërtheu në flakë.
    Si pasojë e përplasjes u plagosën 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore në automjet udhëtonin Alfred, Ramis, Akile, Valbona dhe Besard Krasniqi.
    Ata ndodhen në spitalin e Lushnjes dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia mbi normën e lejuar dhe lagështia në rrugë. Ky aks rrugor është problematik për drejtuesit e mjeteve sa herë bie shi, sepse mban ujë
    Aksidenti i dytë ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Tre mjete u përplasën në seri por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
    Katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore. Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve  ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

    Top Channel

  • Johann Wadephul zgjidhet kryediplomat i Gjermanisë/ Ja ultimatumi që i bëri Ramës për zgjedhjet e 2021-shit

    Johann Wadephul zgjidhet kryediplomat i Gjermanisë/ Ja ultimatumi që i bëri Ramës për zgjedhjet e 2021-shit

    Johann Wadephul është zgjedhur Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, i koalicionit qeverisës CDU/CSU dhe Partisë Social Demokrate (SPD), të kryesuar nga kancelari Friedrich Merz.

    Një figurë me përvojë në politikën e jashtme dhe lidhje të forta me Uashingtonin dhe Brukselin, Wadephul është parë si zgjedhja më e natyrshme për këtë post.

    Analistët e shohin emërimin e tij si një kthim në një stil më tradicional diplomatik.

    Po kush është për shqiptarët politikani gjerman Johann Wadephul?

    Kujtojmë se në verën e vitit 2020 në cilësinë e zv. kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestag, Wadephul reagoi ashpër pas qëndrimit të maxhorancës, e cila zhbëri marrëveshjen e 5 qershorit dhe votoi e vetme ndryshimet Kushtetuese, ku u vendos heqja e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 2021-shit.

    Nëpërmjet një ultimatumi publik, Johann Wadephul i tha asokohe Ramës:

    “Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman. Përndryshe ta harroni integrimin në BE”.

    Mesa duket lajmet e këqija ndërkombëtare për narkokryeministrin shqiptar Edi Rama nuk po ndalen, pasi personalitete europiane dhe amerikane e kanë vendosur në shënjestër narkoqeverinë e tij, e cila ka zhdukur demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, duke rritur korrupsionin dhe grabitjet qeveritare.

  • Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

    Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

    Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, sipas disa burimeve mediatike gjermane të dielën.

    Portali Table Media raportoi se Wadephul, i cili është 62 vjeç dhe anëtar i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), do të marrë drejtimin e politikës së jashtme të vendit, duke zëvendësuar Annalena Baerbock. Ky informacion u përcoll nga disa media ndërkombëtare.

    Qeveria e re që pritet të udhëhiqet nga kancelari Friedrich Merz do të nisë punën në fillim të muajit maj. Ajo do të përbëhet nga partia e Merzit, CDU, partia motër e saj në Bavari, Bashkimi Kristian Social (CSU), si dhe Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë. Emrat për pozitat kryesore të kabinetit pritet të bëhen publikë të hënën.

    CDU planifikon të mbajë një mbledhje të vogël partiake në Berlin të hënën për të ratifikuar marrëveshjen e koalicionit, e cila duhet gjithashtu të miratohet nga anëtarët e SPD-së në një votim që përfundon të martën. Wadephul, një politikan me përvojë nga landi verior gjerman Schleswig-Holstein, do të jetë ministri i parë i Jashtëm nga radhët e CDU-së pas pothuajse gjashtë dekadash. Ai pritet të fitojë këtë post përpara Armin Laschet, ish-kandidatit të CDU-së për kancelar në zgjedhjet e vitit 2021.

    Sipas raportit të Table Media, Karin Prien do të marrë detyrën si ministre e Arsimit në qeverinë e re. Një zëdhënës i CDU-së refuzoi të konfirmojë zyrtarisht këto emërime për agjencinë gjermane të lajmeve dpa të dielën. Në total, CDU do të drejtojë shtatë nga 17 ministritë në qeverinë e re, ndërsa SPD do të mbajë gjithashtu shtatë, dhe tre të tjera do të kalojnë në duart e CSU-së.

    Të tre partitë arritën marrëveshjen për krijimin e koalicionit qeverisës në fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt.

  • Dy shtetas shqiptarë arrestohen nga policia gjermane në kufi, autoritetet japin detajet

    Dy shtetas shqiptarë arrestohen nga policia gjermane në kufi, autoritetet japin detajet

    Policia Federale Gjermane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare Altenheim. Sipas njoftimit zyrtar, një 36-vjeçar, drejtues i një automjeti, u ndalua nga autoritetet, ndërsa pasagjeri 33-vjeçar tentoi të largohej, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër.

    Gjatë verifikimit të të dhënave personale, u zbulua se 33-vjeçari ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet suedeze për 15 akuza për vjedhje. Ai gjithashtu rezultoi të kishte një urdhër arresti kombëtar në Gjermani për vjedhje, që parashikon 122 ditë burgim.

    Policia Federale dyshon se të dy shqiptarët kishin hyrë në territorin gjerman me qëllim kryerjen e veprave penale. 33-vjeçari është dërguar në një institucion korrektues për të vuajtur dënimin, ndërsa më pas do t’i dorëzohet autoriteteve suedeze. Ai do të përballet edhe me akuza për hyrje të paligjshme në vend.

    Ndërkohë, drejtuesi 36-vjeçar është ndaluar për pesë vjet për hyrje dhe qëndrim në Gjermani dhe do të përballet me akuza për ndihmë dhe nxitje të hyrjes së paligjshme. Pas procedurave, ai është dorëzuar autoriteteve franceze.

  • Rudina Dembacaj rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës së saj

    Rudina Dembacaj rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës së saj

    Në një rrëfim të ndjerë, Rudina Dembacaj ka ndarë me publikun një përvojë shumë të dhimbshme që përjetoi vitin e kaluar. Moderatorja tregoi se në janar kishte kaluar një abort spontan, pa ndonjë arsye të qartë mjekësore.

    Megjithatë, Rudina zgjodhi ta shihte këtë ngjarje të rëndë nga një këndvështrim më pozitiv, duke e përshkruar si një moment reflektimi dhe forcimi për të dhe familjen e saj.
    “Unë vitin e kaluar në janar pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar. Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”.

  • “Burrec dy metra i gjatë”/ Berisha në Kuçovë: Rama i tmerruar, është drejt greminës. S’ia mban të dalë në debat

    “Burrec dy metra i gjatë”/ Berisha në Kuçovë: Rama i tmerruar, është drejt greminës. S’ia mban të dalë në debat

    Sali Berisha, nga Kuçova ka ftuar sërish në debat publik Edi Ramën, për të dalë dhe prezantuar kandidatët.
    Berisha tha se Rama nuk del dot sepse nuk ia mban. “Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon e çon atë buzë greminës, disfatës, humbjes së tij përfundimtare”, tha ai.
    Berisha: Diçka është bërë se nuk mund të themi zero. Por edhe ata që janë bërë janë bërë me më pak se 9 herë që duhet të ishin. Kanë vjedhur 90% të taksave tuaja.
    Ndaj edhe burreci dy metrash. I them burrec se e meriton kam ftuar… e ftoj edhe sot. Hajde takohemi këtu në Kuçovë, të japim llogari të dy.
    Të shpjegojmë programin. Ti ke 12 vite që ke qeverisur, unë kam 12 vite që skam qenë në pushtet. Urdhëro! Tregoj qytetarëve çfarë ke bërë dhe çfarë do të bësh. S’del dot. Nuk ia mban. Flet me vete çdo mëngjes me veten, sy më sy.

    Së dyti, ju e konstatoni, kalojnë nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalësh banale, të turpshme, sikur jo kryeministër, por mund ti vësh çdo epitet. Burrec dy metra i gjatë po i them.
    Cfarë flet? Këneta, hardhuca, zhapik, çyrykë, autik, budalla. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në mënyrë meskine, të krijojë përçarje në familje, duke u thënë se burrat po të mos ishin ju, burrat do bëheshin me bisht.
    Këto të gjitha fshehin një tmerrim të tij. Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon e çon atë buzë greminës, disfatës, humbjes së tij përfundimtare. Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar PD-në.

  • ‘Përplasje’ virtuale me Adriatik Lapajn/ Postimi i ministrit Balla, ka ngritur reagim për Kreun e ‘Shqipëria Bëhet’…

    ‘Përplasje’ virtuale me Adriatik Lapajn/ Postimi i ministrit Balla, ka ngritur reagim për Kreun e ‘Shqipëria Bëhet’…

    Në një video të publikuar nga Balla, ku ironizohej Lapaj për një gafë matematikore, ai shkruante: “Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë”.
    “Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj, e mirë, zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit,”- shkruan Balla.
    Videoja është parë nga kandidati për deputet, i cili nuk ka ngurruar ta komentojë. Lapaj lë të kuptohet se Balla e ka prerë videon në mënyrë të qëllimshme për ta publikuar dhe për t’i prishur imazhin. Ai e fton që ta publikojë videon të paprerë.
    “O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?” -i shkruan Lapaj. Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigjja nga socialisti Balla, i cili i përmend kontratën 6 milionë dollarëshe të kryedemokratit Sali Berisha për heqjen e “non gratës” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Madje, ngriti dhe dyshime se përse kjo shifër e konsiderueshme nuk është përmendur në fushatë nga partitë që sapo kanë hyrë në garë për të marrë një mandat.
    “Po këto 6 milionë dollarët që po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut, për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështje që lidhen me bufin? E mban mend, kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto,”-shton Balla.

  • VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes

    VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes

    Juventusi ka marrë një fitore 2-0 kundër Moncës, por e ka përfunduar ndeshjen e 10 lojtarë. Kenan Jëlldizi doli nga fusha e lojës me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Sulmuesi i Juventusit kreu një gjest antisportiv, teksa godit me bërryl lojtarin kundërshtar.
    Një veprim që nuk mund t’i shpëtonte sistemit VAR dhe kartonit të kuq. Ndërkohë, Niko Gonzalezi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes, se talenti turk u pendua për gjestin e tij dhe se i kërkoi falje shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes./Sport Ekspres/

  • Krem Karamel me Mjaltë – Ëmbëlsi Delikate

    Krem Karamel me Mjaltë – Ëmbëlsi Delikate

    Krem karameli është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.

    Receta klasike është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm tre përbërës.
    AgroWeb.org ju sugjeron që në vend të sheqerit të përdorni mjaltin, por edhe një mënyrë të veçantë përgatitjeje.
    Siç jemi mësuar karamelin e hedhim në fund të tasave, ndërsa me këtë recetë ai hidhet i fundit.
    Mjalti sigurisht që i jep tjetër delikatesë, kurse kanella godet shqisat me shijen e saj pak djegëse e pak lezetuese.
    Të gjitha për të krijuar një krem perfekt që i pëlqen të gjithëve.
    Lexoni me kujdes mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë ëmbëlsirë perfekte.
    Përbërësit

    4 gota me qumësht
    3 shkopinj kanellë
    9 vezë
    Gjysmë gote uji sheqer
    3-4 lugë gjelle me mjaltë
    2-3 lugë gjelle sheqer

    Përgatitja
    Hidhni qumështin në një tenxhere bashkë me kanellën dhe ngroheni shumë pak.
    Sapo të shihni që kanella të ketë lëshuar esencën e saj, largojeni nga zjarri.
    Lëreni të ftohet, ndërkohë që vendosni një çajnik me ujë në zjarr që të ziejë.
    AgroWeb.org ju sugjeron që të ndizni gjithashtu edhe furrën që të ngrohet në 150 gradë.
    Largoni ajkën që mund të jetë formuar në sipërfaqen e qumështit si dhe shkopinjtë e kanellës.
    Shtoni mjaltin dhe sheqerin dhe përzjejini derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
    Ndërsa të verdhat e vezëve rrihini me pak sheqer në një tas tjetër.
    Hidhni vezët tek qumështi dhe përzjejeni mirë derisa të keni formuar masën e krem karamelit.
    Ndajeni nëpër tasa dhe vendosini në një tavë të madhe.
    AgroWeb.org ju këshillon që të mbuloni me ujë deri në gjysmë tasat me kremin e karamelit.
    Futini për t’i pjekur derisa masa të mpikset plotësisht.
    Pasi të jenë gati largojini nga tava me ujë të nxehtë dhe lërini të ftohen.
    Tani përgatisni karamelin duke hedhur sheqerin në një tigan dhe duke e shkrirë në zjarr mesatar.
    Kur të shihni që karameli të ketë marrë ngjyrën karakteristike hidheni me lugë në sipërfaqen e krem karamelit.
    Përhapeni mirë që të krijohet një shtresë e plotë.
    Futini në frigorifer dhe shërbejini të ftohtë./AgroWeb.org