Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, ishte i pranishëm sot në stadium për të parë ndeshjen Partizani-Elbasani. Kushta është parë duke duartrokitur golin e Prekës, në avantazhin e Partizanit. Ndërkohë në mbrëmje, Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”.
“Më pëlqeu shumë kjo ndeshje sot. Ishte një ndeshje e luftuar, e bukur. Më ftoi në stadium Skënder Gega, më tha që të isha në stadium. Por edhe Gaz Demi më kërkoi që në këto ndeshjet e rëndësishme të jem i pranishëm në stadium.
Për mua arbitri ka qenë shumë fenomenal sot, nuk ka bërë asnjë gabim të vetëm. Dua t’i jap përgëzime edhe tifozerive të dy ekipeve, ishin fantastik. Këto janë ndeshje ku trajneri stopon, ia thashë Gegës se ishte shumë i ngarkuar para ndeshjes, në shumë presion.
I thashë që të ishte i qetë pasi në ndeshje të tilla janë lojtarët që ose të nderojnë, ose të fundosin. Janë lojtarët që dalin për të marrë përsipër ekipin, këto ndeshje janë të tilla, shikoni atë që ndodhi te Skënderbeu-Bylis”, tha Kushta.
Nga ana tjetër, në bisedë ka ndërhyrë edhe ish-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, që tregoi një sekret nga biseda me Gaz Demin, sesi e përjeton dhe çfarë mendon ai nëse të kuqtë dështojnë një sezon në Europë.
“Presidenti Demi ka shpenzuar me vite, kam qenë katër vite te Partizani. Më e vështira te Partizani sot nëse do dështonte do ishte ulje e pikëve në UEFA se aspekti ekonomik. Presidenti Demi nuk do e vuante shumë aspektin e fitimeve që do të marrë në Europë sa ulja e pikëve në UEFA. Kur kam qenë unë trajner te Partizani më ka thënë: “Nuk e kam problemin te paratë që do fitojë në UEFA, por për pikët që do më ulen nëse nuk kalojmë në Europë këtë vit”. Për Partizani, Europa është objektivi më minimal”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/ ?
Day: April 27, 2025
-

“Nuk e kam problemin te paratë që do fitoj në Europë, por te pikët”! Ish-trajneri i Partizanit tregon se çfarë i tha Gaz Demi për rastin e dështimit
-

Do të bëhej “biskota” te Skënderbeu-Bylis? Dabulla: Të jeni 100% të bindur që do dilte barazim, Tirana kishte fat të madh që shpëtoi
Tirana “shpëtoi” duke arritur të kap Play Out-in dhe të shpëtojë nga më e keqja, që ishte më prezente, rrëzimi në Kategorinë e Parë. Tani bardheblutë kanë në dorë fatin e tyre dhe janë më shumë se favorit pasi do të përballen me fituesin e Besa-Pogradeci. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”, Dabulla u shpreh se Tirana kishte një fat të madh që shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë. Sipas tij, fati i madh që Tirana kishte një bilanc më të mirë se Skënderbeu dhe Bylis, sepse në të kundërt, do të binte. Kjo pasi nëse do të ishte e kundërta, me një bilanc më të keq, me një barazim te Skënderbeu-Bylis, biskota e famshme, Tirana do të merrte vetëm vendin e 9 edhe me fitoren kundër Dinamos. Pra Skënderbeu dhe Bylis shpëtonin, Tirana binte.
“Nuk duhet të fshihemi pas gishtit, Dinamo ishte e pamotivuar, vendin e dytë nuk e kapte dot më, vendin e tretë nuk ia hiqten njeri. Ndeshje e fundit e kampionatit, energji të shpenzuara dhe në Kupë, ishin të gjithë komponentët që flisnin në favor të Tiranës. Tirana kishte një fat të madh që me Skënderbeun dhe Bylisin, në ndeshjen direkte me to ishte më lart. Se po mos të ishte, të jesh i bindur me 100% që do dilte barazim Skënderbeu-Bylis dhe do dilte Tirana nga kategoria. Tirana është mësuar të jetë gjithmonë e para, mes më të mirave dhe tani në 36 javë kampionat të ketë 7 fitore, nuk ke çfarë të flasësh më. Ne në kohën tonë kur fitonim Kupën dhe dilnim në vendin e 2 në kampionat, kishim “zi”, nuk festonte njeri se nuk dolëm kampion”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/ ? -

“E çfarë të them unë, është i zgjuar Sinan Idrizi tani?”! Kritika nga Sokol Kushta: Humbi 300 mijë euro me futbollistë që nuk luajtën 1 sekondë
Flamurtari është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sokol Kushta ishte i ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”, ku përveç Partizani, ka folur edhe për Flamurtarin. Kushta ka dhënë kritika për Sinan Idrizin, përtej komplimenteve, duke thënë se ka bërë disa gabime.
“Një nga problemet e Flamurtarit, mora nja 5 lojtarë që nuk i përdori fare. Sado i zgjuar të jesh në jetën e përditshme, në biznes, futbolli është labirint, një errësirë. Sinani nuk do ta kuptojë kurrë nëse do të eci me njerëz të paaftë, që të marrin 7 lojtarë që ka paguar 300 mijë euro Sinani dhe nuk luajtën 1 sekondë në fushë. Cfarë të them unë, është i zgjuar Sinani? Është i zgjuar për punët e tij, ne jemi në futboll këtu.
Ai ka humbur 300 mijë euro për këta lojtarë. Erdhi Murataj, super lojtar, por ishte i dëmtuar. Sinani pagoi lekët, cfarë t’i them unë, bravo Sinanit që pagoj lekët? Mirë bëri, po përse i pagoj? Erdhi Telushi që nuk luajti, cfarë t’i them unë, veprove drejt? T’i them që jam i gëzuar që doli në vendin e dytë? Nuk jam i gëzuar, Flamurtari duhej të ishte 10 pikë para Vorës me ata lojtarë që bleu”, tha Kushta. /Sport Ekspres/ ? -

“Ndaloni Izraelin”/ Presidenti lebanez i kërkon llogari SHBA-së dhe Francës pas sulmit izraelit në Bejrut: Si garantues të armëpushimit, duhet të…
Presidenti libanez, Joseph Aoun u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Francës, garantuesve të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës midis Izraelit dhe organizatës pro-iraniane Hezbollah, që ta “detyrojnë” Izraelin të “ndalë menjëherë” sulmet e tij, pas sulmit ajror të sotëm në sektorin jugor të Bejrutit.
Sipas një deklarate nga presidenca, Joseph Aoun “dënoi sulmin izraelit në sektorin jugor”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si garantues të marrëveshjes së armëpushimit, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë sulmet e tij.
“Veprimet e vazhdueshme të Izraelit për të minuar stabilitetin do të përkeqësojnë tensionet dhe do ta vënë rajonin në rrezik të vërtetë, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e tij”, tha presidenti libanez.
Ushtria izraelite goditi një depo “raketash precize” të Hezbollahut në Bejrut të dielën, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Me urdhër të kryeministrit Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Katz, ushtria goditi një depo në Bejrut ku Hezbollahu mbante raketa precize, duke paraqitur një kërcënim të madh për shtetin e Izraelit”, tha zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë.Top Channel
-

Xheneta takohet me Gjestin? Çfarë ndodhi mes tyre në korridoret e Top Channel
Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçs ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën.
E teksa Gjesti më herët tha se nuk dëshironte që të kishte asnjë kontakt me modelen, veprimi i fundit ka treguar krejt të kundërtën. Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ai i cili në “E Diell”, ka zbuluar se Gjesti dhe Xheneta janë përshëndetur në ambientet e Top Channel.Sipas tij, takimi i tyre ka qenë i rastësishëm ku në korridoret e televizionit të dy janë parë dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrin, ndërkohë që Gjesti ka dashur edhe t’i flasë, mirëpo Xheneta është larguar menjëherë.
“Xheneta dhe Gjesti janë parë sot, kanë qeshur me njëri-tjetrin dhe janë larguar. Nuk e di arsyen pse nuk janë ballafaquar dhe pse nuk kanë dhënë dorën njëri-tjetrin. Me thënë të drejtën buzëqeshje ne kishte Gjesti, u bë gati për të folur por, Xheneta i buzëqeshi dhe u largua”, tha ai. -

“Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam…”, Sinani: Në Shkodër nuk kënaqen me vendin e dytë…
Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka theksuar se vendi i dytë për shkodranët cilësohej si pozitiv, edhe pse tifozët kërkonim me çdo kusht vendin e parë dhe titullin. bandicam 2025-04-27 18-26-18-643“Besoj se është sezon pozitiv, vendi i dytë nuk është i kollajtë të arrihet, por besoj që njerëzit në Shkodër duan vendin e parë. Uroj e shpresoj shumë që “Final Four” të flasë për ne, e të gëzojmë këta njerëz për titullin kampion. Nuk është e lehtë, është e vështirë, janë skuadra të forta, “Final Four” është më skuadra të forta. Përballja nuk do të jetë e lehtë, uroj që Vllaznia të triumfojë.
Besoj se Vllaznia ka një formacion fillestar, pavarësisht që bënë pushim 3-4 lojtarë. Vllaznia në krah ka 4-5 lojtarë për 2 vende dhe janë të gjithë lojtarë që kanë dhënë e ndihmuar ekipin për të arritur këtu, kanë kontributin e vet. Në këtë repart është e ngarkuar më shumë. Por Vllaznia ka një bosht ekipi ku bazohet dhe në fund shpresojmë të arrijmë më të mirën që të gjithë bashkë.
Vendi i parë? Të them të drejtën besoj që në çdo ndeshje shkojmë për tre pikët, hyjmë për të fituar. Ndoshta 3-4 lojtarë që ishin pak më të lodhur, kishin nevojë për të pushuar këtë ndeshje. Ato rastet ishin, fitorja ishte më afër nesh. Nuk i kemi parë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe u munduam maksimalisht, vendi i dytë është luftë për t’u fituar. Por në Shkodër të them të drejtën, më vjen mirë që nuk kënaqen me vendin e dytë, duan të parin. Nuk mund të bëj premtime, por do të bëjmë maksimumin që titulli të vijë në Shkodër. E them përsëri që vendi i dytë është i vështirë për t’u fituar, është objektiv i mirë, edhe për favorin që ka në “Final Four”. Por në fund qyteti gëzohet për “Final Four”. Të më kishin thënë në 2001 kur e fituam herën e fundit që në 2025 nuk kemi marrë ende titullin, nuk do ta kisha besuar, por shpresojmë.
Të gjithë kanë bërë maksimumin për të fituar ndeshjen sot. Padyshim rastet u krijuan, portieri i tyre bëri pritje të bukura, edhe lojtarët tanë nuk ishin të qetë para portës, pasi i fundit ndoshta mungoi. Por rastet u krijuan, me një shans merr tre pikë. Por të gjithë dhanë maksimumin, disa lojtarë kishin nevojë për të pushuar. Por ne ishim afër fitores dhe e them me bindje, pavarësisht respektit maksimal për Laçin se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Laçi ka dhënë bonusin e kampionatit këto vite, duke marrë pjesë në Europë shumë herë. Më vjen keq për ata”, tha Sinani për RTSH pas ndeshjes.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Napoli merr fronin e Serisë A, ekipi i Antonio Kontes kalon Interin në garën për titull
Interit duket se po i ikën titulli kampion nga duart në këto javë të fundit të kampionatit. Napoli e ka shfrytëzuar më së miri humbjen e sotme të zikaltërve. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte ka mposhtur Torinon me rezultatin 2-0.
Ndeshja u vendos nga Mektominei, i cili tundi rrjetën në minutën e 7 dhe të 42-të. Tashmë të kaltrit janë shkëputur me 3 pikë nga Interi, duke marrë fronin e Serisë A./Sport Ekspres/ -

“Inter-Roma? Pashë Empolin”, Antonio Konte: Titulli kampion do të ishte një mrekulli
Napoli është shkëptur në +3 pikë në krye të Serisë A, por gara për titullin kampion vazhdon të mbetet e fortë dhe e hapur deri në fund. Antonio Konte ka thënë pas fitores së sotme se Skudetoja do të ishte një mrekulli për të, duke mbetur kështu i kënaqur me sigurimin e një bileteje për në Ligën e Kampionëve. Sa i përket duelit mes Interit dhe Romës, Konte ka zbuluar se preferoi të ndiqte një tjetër ndeshje, atë mes Fiorentinës dhe Empolit.
“Kanë mbetur edhe 4 hapa. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve tashmë është arritur edhe matematikisht. Skudetoja do të ishte një mrekulli. Inter-Roma? Nuk e pashë. Jam duke vuajtur mjaftueshëm për veten, imagjinoni të vuaj edhe për të tjerët. Pashë pjesën e dytë e ndeshjes Fiorentina-Empoli këtë mbrëmje”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspes/ -

“Arbitri ishte fenomenal sot te Partizani-Elbasani”, Sokol Kushta: Më ftoi në stadium Gaz Demi dhe Skënder Gega
Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, ishte i pranishëm sot në stadium për të parë ndeshjen Partizani-Elbasani. Kushta është parë duke duartrokitur golin e Prekës, në avantazhin e Partizanit. Ndërkohë në mbrëmje, Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”.
“Më pëlqeu shumë kjo ndeshje sot. Ishte një ndeshje e luftuar, e bukur. Më ftoi në stadium Skënder Gega, më tha që të isha në stadium. Por edhe Gaz Demi më kërkoi që në këto ndeshjet e rëndësishme të jem i pranishëm në stadium.
Për mua arbitri ka qenë shumë fenomenal sot, nuk ka bërë asnjë gabim të vetëm. Dua t’i jap përgëzime edhe tifozerive të dy ekipeve, ishin fantastik. Këto janë ndeshje ku trajneri stopon, ia thashë Gegës se ishte shumë i ngarkuar para ndeshjes, në shumë presion.
I thashë që të ishte i qetë pasi në ndeshje të tilla janë lojtarët që ose të nderojnë, ose të fundosin. Janë lojtarët që dalin për të marrë përsipër ekipin, këto ndeshje janë të tilla, shikoni atë që ndodhi te Skënderbeu-Bylis“, tha Kushta. /Sport Ekspres/
? -

Kandidati i PD: Po përgatitet vizita e Berishës në SHBA. Non Grata do bjerë para 11 majit
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona