Day: April 26, 2025

  • Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet

    Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet

    Qëndrim i bujshëm nga Real Madrid në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje.

    Për të protestuar ndaj deklaratave të arbitrit të ndeshjes, i cili foli për presione të papërshtatshme nga ana e Real Madrid TV, klubi i drejtuar nga Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se nuk do të zhvillonte as stërvitjen e planifikuar në fushën ku do të luhej sot ndeshja.
    Ky qëndrim i ashpër ngjalli një pikëpyetje shumë më të madhe. Mediat spanjolle u pyetën nëse “Los Blancos” do të paraqiteshin të shtunën në mbrëmje në fushë kundër Barcelonës. Pas jehonës që krijoi ky rast, Real Madridi priste që Federata të tërhiqej dhe të ndryshonte treshen e arbitrave, por ata u konfirmuan. Më pas, megjithatë, erdhi një tjetër komunikatë nga Real Madridi, që hodhi poshtë mundësinë e mosparaqitjes në fushë.
    Komunikata e re e Real Madrid
    “Në dritën e spekulimeve të shfaqura në orët e fundit, Real Madrid CF njofton se skuadra jonë nuk e ka marrë kurrë në konsideratë idenë për t’u tërhequr nga finalja. Klubi ynë e kupton se deklaratat e papërshtatshme dhe të pakujdesshme të dhëna nga arbitrat e emëruar për këtë ndeshje, 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi botërore, që do të ndiqet nga qindra milionë njerëz, dhe për respekt të të gjithë tifozëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në Sevilje, si dhe atyre që ndodhen tashmë në kryeqytetin andaluzian. Real Madridi beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë dhe qëndrimeve të ashpra të treguara sërish sot ndaj klubit tonë nga ana e arbitrave të emëruar për finalen,” thuhet në komunikatën e fundit.
    Komunikata e parë e Real Madrid
    “Real Madrid CF i konsideron të papranueshme deklaratat publike të dhëna sot (dje) nga arbitrat e caktuar për finalen e Kupës së Mbretit, e parashikuar për nesër (sot), 26 prill 2025. Këto deklarata proteste, të cilat në mënyrë të çuditshme fokusohen në videot e një organi mediatik të mbrojtur nga liria e shprehjes si Real Madrid TV, të realizuara qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve në finale, tregojnë edhe një herë qartë armiqësinë dhe qëndrimin e hapur negativ të këtyre arbitrave ndaj Real Madridit. Deklaratat, që në mënyrë të habitshme kanë qenë kërcënuese dhe nënkuptojnë unitetin e arbitrave, janë përdorur për të paralajmëruar masa apo veprime të pretenduara që janë larg parimeve të ndershmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë në prag të një ngjarjeje futbollistike që tërheq vëmendjen e qindra milionë njerëzve në mbarë botën. Duke marrë parasysh seriozitetin e ngjarjes, Real Madridi shpreson që drejtuesit e RFEF dhe të trupës së arbitrave të veprojnë në përputhje me situatën, duke marrë masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që ata përfaqësojnë,” thuhet në deklaratën e klubit.
    Përgjigjja e Ligës: “Perez po kërcënon”
    Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, iu përgjigj me ashpërsi qëndrimit të Real Madridit.
    “Ky nuk është futboll, është një luftë për pushtet. Nuk i pëlqen Tebas sepse nuk bën atë që do ai. Nuk i pëlqen Ceferin sepse nuk bën atë që do ai. Nuk i pëlqen Louzan (presidenti i federatës) sepse nuk bën atë që do ai. Nuk i pëlqejnë gazetarët e televizionit sepse nuk thonë atë që do ai. Nuk do që të ecet përpara me reformën e arbitrave sepse nuk është ajo që do ai. Dhe tani, pas deklaratave të arbitrave, të lodhur nga rrethimi i vazhdueshëm nga Real Madrid TV, ai reagon siç di: pezullon konferencën për shtyp. Anulon stërvitjen në ‘La Cartuja’. Përçmon ngjarjet zyrtare të finales së Kupës. Lëshon sinjale që nesër nuk do paraqiten në finalen e Kupës. Çfarë ndjeshmërie! Nuk proteston, por ushtron presion. Nuk ankohet, por kërcënon. Nuk kundërshton, por ndëshkon. Nuk do ta përmirësojë futbollin, por do ta bëjë futbollin sipas qejfit të tij. Dhe gjëja më e rëndë nuk është që ai përpiqet ta bëjë këtë. Gjëja më e rëndë është që shumë e lejojnë, e tolerojnë dhe e ndihmojnë”, shkroi ai në rrjetet e tij sociale.
    Barcelona, Flick: Arbitrat duhet të respektohen
    “Për mua është thjesht sport, është thjesht futboll.” Kështu u shpreh trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, duke komentuar në lidhje me arbitrin bask që shpërtheu në lot në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
    “Duhet t’i mbrojmë të gjithë gjatë ndeshjes. Na duhen arbitrat dhe duhet të kujdesemi për ta e të jemi të vëmendshëm. Të mos kujdesesh për ta nuk është fair play, nuk është respekt ndaj tyre,” shtoi trajneri gjerman në konferencën për shtyp.
    Flick i kërkoi skuadrës së tij që të kënaqet me këtë përvojë. “Është një finale, kundër Real Madridit, stadiumi është i mrekullueshëm… Duhet të kënaqemi, do të luftojmë për këtë,” shpjegoi ai. “E nisëm këtë rrugëtim në fillim të sezonit me qëllimin për të fituar trofe, dhe tani kemi mundësinë ta bëjmë këtë në tre raste. E dimë që do të jetë e vështirë, sepse është Real Madridi.”
    Lidhur me faktin nëse Barcelona është favorite, ai shtoi:
    “Duhet të shijojmë finalen; kemi një skuadër të re. Do të jetë një përvojë e madhe për një grup të ri. Në një finale nuk ka favoritë. Ne duam të luftojmë për trofeun.”
    Përsa i përket Ferran Torres, pa e konfirmuar apo mohuar praninë e tij në fushë, Flick vërejti:
    “Ai ka pasur një rol të shkëlqyer në Kupë, duke treguar gjithmonë se sa i mirë është. Lewandowski nuk mund të luajë, dhe Ferran e di si të luajë në atë rol. Bashkëlojtarët e tij duhet të përshtaten me faktin që në atë pozicion është një lojtar tjetër, me karakteristika të ndryshme fizike. Jam i kënaqur që e kam.”

    Top Channel

  • Trump në Romë: Do të takoj Melonin dhe shumë të tjerë, jemi këtu sepse fituam zgjedhjet falë votës së katolikëve

    Trump në Romë: Do të takoj Melonin dhe shumë të tjerë, jemi këtu sepse fituam zgjedhjet falë votës së katolikëve

    Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti mbrëmjen e kaluar në Romë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania.

    Në bordin e “Air One”, ai informoi gazetarët që e shoqëronin se në Romë do të takojë Kryeministren italiane si dhe disa persona të tjerë. “Do të zhvilloj disa takime, do të flas me shumë të tjerë”, u shpreh ai.

    Lidhur me praninë e tij në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, Presidenti amerikan theksoi faktin se ka fituar zgjedhjet, pjesërisht edhe falë votës së besimtarëve katolikë.

    Presidenti Trump nuk harroi të shprehë, për herë të disatë, vlerësimin e tij ndaj Kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
    “Është një Kryeministre e mirë,” tha ai.

    Presidenti amerikan është pritur në rezidencën e Ambasadorit amerikan në Romë, dhe sot rreth orës 13:30 pritet të rikthehet në SHBA.

  • Goditën me sende të forta një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

    Goditën me sende të forta një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

    Babë e bir janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit nga forcat “Shqiponja” pasi  goditën me sende të forta një 44-vjeçar mbrëmjen e sotme në fshatin Cakran.

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 22:30, njoftohemi se në fshatin Cakran, ka pasur një konflikt ku shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç.

    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

    Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 26 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 26 prill 2025…

    Pjesa më e madhe e vendit dotë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në zonat malore.
    Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në territor por vranësira të shpeshta do ketë në Veri e zonat Lindore ku priten shira të izoluar.
    Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 26 prill 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 26 prill 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e shtunë, 26 prill 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, mbi 200 mijë persona do të jenë në zonën e funeralit solemn…

    Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, mbi 200 mijë persona do të jenë në zonën e funeralit solemn…

    Gjithçka është gati për varrimin solemn të Papa Françeskut, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në orën 10:00 në Romë. Sheshi i Shën Pjetrit, por edhe Via della Conciliazione dhe rrugët përreth po mbushen me krerë shtetesh, besimtarë dhe qytetarë të thjeshtë, që duan të marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën Papës.
    Rreth 4.000 gra dhe burra nga forcat e policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë, përfshirë 4.000 vullnetarëve nga Mbrojtja Civile.
    Portat hapen në orën 05:30 në zonën e varrimit priten të paktën 200 mijë besimtarë, të cilëve do t’i shtohen personat që do të pozicionohen përgjatë rrugës së kortezhit funeral dhe përballë Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet varrimi.
    Të paktën 160 delegacione të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Procesioni i varrimit të Papës, i përbërë nga disa makina me disa kardinalë dhe disa të afërm, do të vazhdojë në këmbë për t’i lejuar të gjithë të thonë lamtumirën e fundit.
    Më shumë se 250.000 njerëz hynë në Shën Pjetrin për t’i bërë nderimet e fundit Papës gjatë tre ditëve në të cilat trupi i tij u ekspozua në bazilikë, përpara ceremonisë së mbylljes së arkivolit të premten në mbrëmje.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Fillimisht, reshjet do të shfaqen përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa valëzimi në det pritet të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.
    Temperaturat e ditës:

    Zonat malore: 10°C deri në 21°C
    Zonat e ulëta: 12°C deri në 22°C
    Bregdeti: 14°C deri në 22°C

  • Shqipëria në zi për Papa Françeskun, flamujt në gjysmështizë në të gjitha institucionet publike

    Shqipëria në zi për Papa Françeskun, flamujt në gjysmështizë në të gjitha institucionet publike

    Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Në të gjitha institucionet publike, flamujt janë ulur në gjysmështizë.
    Për shkak të kësaj dite zie, janë ndryshuar edhe axhendat elektorale. Partia Socialiste ka shtyrë të gjitha aktivitetet që kishte planifikuar në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur një ditë më parë se do të vazhdojë me takimet elektorale, por secili takim do të nisë me një minutë heshtje dhe nuk do të shoqërohet me muzikë.
    Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Shqipëria përfaqësohet nga një delegacion i lartë: Presidenti Bajram Begaj me bashkëshorten, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Arsimit Adea Pirdenji, ambasadorja në Vatikan Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri: Arjan Dodaj (Kisha Katolike), Bujar Spahiu (Komuniteti Mysliman), Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Kryegjyshi i Bektashinjve) dhe Kryepeshkopi ortodoks Joani.

  • Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut. Në Shqipëri flamujt në gjysmështizë! Rama anulon sot takimet e fushatës, Berisha i vijon me një minutë heshtje

    Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut. Në Shqipëri flamujt në gjysmështizë! Rama anulon sot takimet e fushatës, Berisha i vijon me një minutë heshtje

    Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri dhe sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet flamujt ulen në gjysmështizë.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Në respekt të figurës së Papa Françeskut, Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë takimet elektorale të planifikuara gjatë ditës së sotme, në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit.

    Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.

    Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit, në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në ceremominë mortore të Papa Françeskut, nga Shqipëria merr pjesë Presidenti Begaj me bashkëshorten, ministri Igli Hasani dhe ministrja Adea Pirdenji, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare, kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Horoskopi 25 Prill 2025

    Horoskopi 25 Prill 2025

    Showbiz E Shtunë, 26 Prill 2025 08:02
    Dashi
    Jeta ne çift do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite. Te gjitha konfliktet do zgjidhen dhe do krijoni një lidhje edhe me te forte. Beqaret nuk do i rezistojnë dot sharmit te disa personave qe do njohin dhe do hidhen menjëherë ne krahët e tyre. Financat duhen pasur me ne qendër te vëmendjes sot. Po e kaluat lehtësisht edhe këtë dite nuk do keni probleme për një kohe te gjate.

    Demi
    Kjo dite do jete vendimtare për ju. Nëse keni pasur probleme te mëdha, mundohuni t’i zgjidhni sa me pare sepse situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave qe do njohin, por duhet ta kenë një hije dyshimi. Ekuilibri financiar do përmirësohet nga dita ne dite. Do ndiheni edhe e mire ne këtë sektor.
    Binjaket
    Çiftet qe kane kohe qe e kane humbur ekuilibrin dhe kane pasur probleme serioze, sot do e rigjejne energjinë për te ecur përpara. Toleranca do jete një pike e forte për ta. Ata qe kane pasur dite te mira do vazhdojnë si gjithmonë. Beqaret do bëjnë shume persona për vete, por do ndalen me aq. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi te mëdha. Kujdes!
    Gaforrja
    Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Përkundrazi do mundoheni te gjeni sa me tepër kohe për ta kaluar me atë qe keni ne krah. Beqaret qe pëlqejnë aventurat do jene me fat, te tjerët do duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar nuk duhet t’iu besoni personave te jashtëm dhe nuk duhet te merrni vendime te nxituara.
    Luani
    Jeta ne çift mund te ketë disa tronditje te vogla gjate kësaj dite, por nuk duhet te alarmoheni. te gjithë kalojnë faza te tilla. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me këdo qe do ndeshin përpara, por duhet me pare te njihen me personat. Saturni do jete planeti do e turbullojnë sektorin e financave. Do shpenzoni pa u menduar dhe nuk do dini çfarë te bëni kur te mbeteni pa para.
    Virgjeresha
    Do kaloni momente te mrekullueshme sot me partnerin tuaj. Do jeni te pandashëm dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret ka shume gjasa te bëhen “skllevër” te një dashurie pasionante, por qe me kalimin e kohëve mund t’i dëmtojë se tepërmi. Ne planin financiar do keni fat dhe do mund te kryeni te gjitha shpenzimet me te nevojshme.
    Peshorja
    Dita do filloje me debate dhe mosmarrëveshje sot, por me kalimin e orëve situata mund te përmirësohet. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe te toleroni here pas here. Beqaret do joshin pa fund dhe ne mbrëmje do e gjejnë dike qe do iu përshtatet. Me financat do ketë disa probleme te vogla te cilat do rregullohen me pak përkujdesje.
    Akrepi
    Nëse doni qe jeta juaj ne çift te shkoje mire, mundohuni te mos tregoheni dominues dhe shume kërkues. Me një komunikim te ngrohte do ia kaloni mire. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Dashuritë e mëdha duhet ende pak kohe qe te vijnë. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime te vogla.
    Shigjetari
    Te dashuruarit do kenë debate te forta me partnerin e tyre sot. Disa do kërkojnë me shume pavarësi sesa duhet dhe kjo do krijoje konflikte. Beqaret do jene te parrezistueshem. Mundësitë për te filluar shume shpejt histori dashurie do jene te mëdha. Financat do jene te stabilizuara fale mbështetjes qe do iu japë Dielli. Gjithsesi bëni kujdes me shpenzimet.
    Bricjapi
    Dite mjaft e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar prej kohesh. Partneri do ua plotësojë edhe dëshirat me te zjarrta. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por pa shume fat. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me shpejt qe situata mos dale jashtë kontrollit.
    Ujori
    Tregohuni me te kuptueshëm gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe mundohuni here pas here te falni. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ece si duhet. Beqaret do ëndërrojnë pa fund, por vetëm kaq. Nuk do kenë aq sot fat për te filluar histori pasionante. Nëse nuk doni qe financat te bëhen problematike, mos shpenzoni shuma marramendëse.
    Peshqit
    Se bashku me partnerin do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sot, por kjo do e beje lidhjen tuaj edhe me emocionuese. Kënaqësia do jete e papërshkueshme. Beqaret do e kenë shume pranë personin qe kane ëndërruar, mjafton qe ata te përfitojnë nga rasti qe do iu jepet. Buxheti duhet riorganizuar sa me pare qe te jete e mundur. Mos u hallakatni kot.