Day: April 26, 2025

  • Shpërthimi në Iran/ 8 persona humbin jetën, shkon në 750 numri i të plagosurve

    Shpërthimi në Iran/ 8 persona humbin jetën, shkon në 750 numri i të plagosurve

    Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 750 janë plagosur në një shpërthim masiv në një nga portet kryesore të Iranit, thonë autoritetet.
    Shpërthimi ndodhi në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i vendit, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas të shtunën në mëngjes.
    Ai shpërtheu dritaret dhe çatitë e ndërtesave aty pranë dhe shkatërroi makina. Banorët raportuan se ndjenin ndikimin e shpërthimit deri në 50 km larg.
    Pamjet ajrore treguan të paktën tre zona të djegura dhe ministri i brendshëm i Iranit më vonë konfirmoi se zjarri po përhapej nga një kontejner në tjetrin.
    Disa punëtorë ishin “ende të bllokuar nën çatitë e shembura dhe ne po përpiqemi t’i shpëtojmë”, tha një zyrtar për mediat lokale sipas BBC.
    Një firmë private e rrezikut detar tha se besonte se kontejnerët e prekur kishin pasur karburant të ngurtë të destinuar për raketa balistike.
    Zjarri ishte rezultat i “trajtimit të pahijshëm të një ngarkese me karburant të ngurtë të destinuar për përdorim në raketat balistike iraniane”, tha Ambrey Intelligence.

  • Si do të zgjidhet Papa i ardhshëm ?

    Si do të zgjidhet Papa i ardhshëm ?

    Pas vdekjes së Papa Françeskut, katolikët romakë në mbarë botën do të fillojnë të hamendësojnë se cili nga kardinalët me rroba të kuqe do ta pasojë atë.
    Duke pasur parasysh natyrën e emërimeve të kardinalëve që Françesku bëri gjatë papatit të tij, do të ketë padyshim pritshmëri që pasardhësi i papës argjentinas të jetë një tjetër joevropian, dhe se, mu sikur Françesku, ai të jetë një tjetër progresist, e kundërta e krahun konservator të kishës.
    Kardinalët janë bashkëpunëtorët më të afërt të papës, ata udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqezat në të gjithë botën. Kur një papë vdes ose jep dorëheqje, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mblidhen në një këshill të fshehtë për ta zgjedhur nga radhët e veta kreun e ri të Kishës Katolike Romake me gati 1.4 miliardë anëtarë.
    Votimi i ndërlikuar do të tregojë nëse kardinalët e tanishëm, shumica e të cilëve janë emëruar nga Françesku, besojnë se përqafimi i vlerave sociale liberale nga ai dhe agjenda e tij reformuese progresive kanë shkuar shumë larg, dhe nëse është e nevojshme ndonjë periudhë pakësimi.
    Kardinalët do ta caktojnë datën për fillimin e këshillit të fshehtë, pasi të fillojnë të mbërrijnë në Romë gjatë ditëve në vijim.
    Vetëm papa mund të emërojë kardinalë, dhe lloji i burrave që ai zgjedh mund të lërë gjurmë në kishë shumë kohë pas udhëheqjes së tij – për shkak të statusit të tyre si klerikë të lartë dhe sepse ndonjëri prej tyre mund të bëhet papë.
    Që nga 21 prilli, ka gjithsej 252 kardinalë, 135 prej tyre kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare, sipas të dhënave të publikuara nga Vatikani. 108 nga votuesit ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij Benedikti dhe pesë nga Gjon Pali II.
    Kardinalët “krijohen” në ceremoni të quajtura konsistorë, ku atyre u jepet unaza, një bireta e kuqe – një kapelë katror – dhe betohen për besnikëri ndaj papës, edhe nëse kjo do të thotë të derdhin gjak ose të sakrifikojnë jetën e tyre, siç simbolizon ngjyra e kuqe.
    Papa Françesku mbajti 10 konsistorë dhe me secilin prej tyre, ai shtoi gjasat që pasardhësi i tij të jetë një tjetër joevropian, pasi përforcoi kishën në vende ku ajo është ose një pakicë e vogël ose ku po rritet më shpejt se në Perëndimin kryesisht të stagnuar.
    Për shumë shekuj, shumica e kardinalëve ishin italianë, përveç një periudhe kur papati ishte bazuar në Avignon midis viteve 1309-1377, kur shumë prej tyre ishin francezë.
    Ndërkombëtarizimi i Kolegjit të Kardinalëve filloi seriozisht nën Papën Pal VI (1963–1978). Ai u përshpejtua shumë nga Papa Gjon Pali II (1978–2005), një polak që ishte papa i parë joitalian në 455 vjet.
    Derisa Evropa ende ka pjesën më të madhe të kardinalëve votues, me rreth 39 për qind, kjo ka rënë nga 52 për qind në vitin 2013 kur Françesku u bë papa i parë nga Amerika Latine. Grupi i dytë më i madh i votuesve është nga Azia dhe Oqeania, me rreth 20 për qind.

  • Festivali i Librit Shqip në Montreal, një festë për gjuhën dhe letërsinë shqipe

    Festivali i Librit Shqip në Montreal, një festë për gjuhën dhe letërsinë shqipe

    Këtë të diel, komuniteti shqiptar i Montrealit do të mblidhet për të festuar gjuhën dhe kulturën përmes librit, në kuadër të Festivalit të Librit Shqip – Montreal 2025.Në një bashkëpunim mes Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit, Shoqatës Shqiptare Kosova-Montréal dhe Albanian Canadian Development Alternative (ACDA), festivali pritet të sjellë rreth 670 tituj dhe mbi 2,500 libra, duke përfshirë letërsi shqipe, përkthime, libra për fëmijë dhe vepra historike.Pjesë e veçantë e aktivitetit do të jenë edhe tre takime me autorë shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Kanada, duke krijuar një urë të re komunikimi mes lexuesve dhe krijuesve.Ora 15:00 – “Poezia si formë e epërme e gjuhës” – Bisedë me poetin Artan Gjyzel Hasani.Ora 15:00 – “Sfida e rrëfimit shqip përkundër ligjit të numrave të mëdhenj” – Bisedë me Ajkuna Dakli dhe Taip Sulko.Ora 16:00 – “Zëri femëror i poezisë në Diasporë” – Bisedë me Armenida Qyqja, Anila Erindi dhe Valbona Ahmeti.Organizatorët njoftojnë se të gjitha informacionet dhe programin e plotë të Festivalit mund t’i gjeni në faqen e Albanian Book Festival, në seksionin e eventeve.Festivali i këtij viti thekson edhe një herë rëndësinë e librit si një mjet për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe në diasporë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Këtë të diel, komuniteti shqiptar i Montrealit do të mblidhet për të festuar gjuhën dhe kulturën përmes librit, në kuadër të Festivalit të Librit Shqip – Montreal 2025.Në një bashkëpunim mes Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit, Shoqatës Shqiptare Kosova-Montréal dhe Albanian Canadian Development Alternative (ACDA), festivali pritet të sjellë rreth 670 tituj dhe mbi 2,500 libra, duke përfshirë letërsi shqipe, përkthime, libra për fëmijë dhe vepra historike.Pjesë e veçantë e aktivitetit do të jenë edhe tre takime me autorë shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Kanada, duke krijuar një urë të re komunikimi mes lexuesve dhe krijuesve.Ora 15:00 – “Poezia si formë e epërme e gjuhës” – Bisedë me poetin Artan Gjyzel Hasani.Ora 15:00 – “Sfida e rrëfimit shqip përkundër ligjit të numrave të mëdhenj” – Bisedë me Ajkuna Dakli dhe Taip Sulko.Ora 16:00 – “Zëri femëror i poezisë në Diasporë” – Bisedë me Armenida Qyqja, Anila Erindi dhe Valbona Ahmeti.Organizatorët njoftojnë se të gjitha informacionet dhe programin e plotë të Festivalit mund t’i gjeni në faqen e Albanian Book Festival, në seksionin e eventeve.Festivali i këtij viti thekson edhe një herë rëndësinë e librit si një mjet për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe në diasporë.

  • Gruaja, portreti i kontrastit të dy fushatave

    Gruaja, portreti i kontrastit të dy fushatave

    Gruaja, portreti i kontrastit të dy fushataveNga Andi Mustafaj

    Në fundin e çdo dite të derimëtanishme, e kam të vështirë të sintetizoj në mendime dhe ndjesi morinë e gjithçkaje jam duke kaluar si zëdhënës i kësaj fushate elektorale, ndonëse në kaosin përmbyllës të çdo dite, nuk kam mendim tjetër veç mirënjohjes ndaj fatit dhe njerëzve që më lejuan ta përjetoj këtë përvojë, përvojë të cilën ritmi drejt qëllimit të fitores më privon ta shoh thjesht dhe vetëm si të tillë. Falë kësaj detyre, prej ditësh jam i përfshirë në disa dimensione të zhvillimit të kësaj fushate zgjedhore, prej rigorozitetit dhe striktësisë së takimeve zyrtare tek natyrshmëria për ta liruar kravatën përballë zemrës së hapur të qindra mijëra shqiptarëve në çdo cep të vendit.

    I ka patur deri më tani të gjitha nuancat kjo fushatë e jona, prej thelbit tek emocioni, prej kujtesës për çfarë ishim tek vizioni për çfarë do të jemi, prej reflektimit tek vetëbesimi, të pareshtur në përpjekje për të qenë ekipi i fortë blu që sigurohet ta shijojë fitoren që kërkon me ngulmin e kokëfortësisë pa negociuar dinjitetin, pa kompromentuar modelin, pa devijuar nga boshti i shembullit të Shqipërisë me ne. Dëshmitar i këtyre, në bllokun e shënimeve të mendjes a të dorës, nuk i kam shpëtuar dot edhe në intensitetin e këtyre ditëve, reflektimit.

    Një i tillë ishte përpara pak ditësh një takim me zonjat, gra dhe vajza kandidate për deputete të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Tiranës, një takim i ngushtë që për mua përbën kopertinën e doktrinës ndonëse të pashkruar të kësaj fushate zgjedhore. Zonja me mendime të forta në butësinë e natyrës hyjnore. Në ashpërsinë thuajse të gurtë të terrenit politik shqiptar, i perceptova jo më pak se personifikim të stoicizmit. Jo se nuk e njoh gruan shqiptare për të tillë, por sepse në këtë fushatë zgjedhore kontrasti me reflektimin që kanë përballë i bënte ato në sytë e mi kaq stoike.

    Në ligjërimin e secilës prej tyre shihja të shpalosur mes fjalëve të njëjtën filozofi pune, të njëjtën qasje karakteriale, të njëjtin model gruaje. Sipërmarrëse, akademike, artiste, avokate, diplomate, aktiviste etj., politikisht secila prej tyre përngjante kaq denjësisht udhëheqëse. Udhëheqëse në mënyrën se si përçonin takimet me qytetarët, si investoheshin në kritikë dhe autokritikë për të përmirësuar më shumë ofertën tonë ndaj shqiptarëve, udhëheqëse në sigurinë me të cilën rrëfenin se drejtonin diskursin politik në terren po njësoj si në këtë takim, në ballë të fushatës duke i qëndruar stoike modelit të vlerës, fisnikërisë, guximit për të kërkuar privilegjin e përfaqësimit me zotësi, aftësi dhe vetëm punë.

    Nuk bëra dot më shumë gjatë këtij leksioni politik se sa të ndihesha krenar për gruan demokrate, për mua portreti i fushatës sonë zgjedhore. Si ishin zonjat deputete sot, është fushata jonë prej ditës së parë të start-it të kësaj maratone.

    Është e vërtetë se kundërshtari nuk zgjidhet, por sa i pafat paska qenë ky vend për ta përjetuar politikisht një garë ku kontrasti i fushatave dhe modeleve është kaq i mprehtë, një hendek i thellë deri në errësirë. Teksa zonjat kandidate zhvillonin takimin me liderin demokrat, imponuese në mendim po aq sa në vizion, nuk e ndalova dot pavetëdijen e të krahasuarit të tyre me zonjat e kampit përballë. Në respektin ndaj figurës së gruas, kurrë s’do të mundja të hamendësoja padenjësinë e këtyre të fundit për të qenë përfaqësuese politike, por a mund të jenë ato një model në fushatën që u ka rënë për hise?

    Rreshtuar shpesh në takimet e estradës së cirkut të “one man show” i kam parë kokulura, jo rrallë herë me gjestikulacione të parehatisë dhe sikletit sa herë lideri i tyre shfrenon fantazinë verbale në funksion të fushatës së batërdisë që ai mendon se ushqen turmën. A mund të jetë e tillë një grua udhëheqëse, e paaftë për të mbrojtur dinjitetin e saj në partinë tek e cila ka zgjedhur të investojë kohë, punë, vizion? Ka prej tyre edhe të përshtatura më me lehtësi në funksion të elozheve për liderin, pak minuta pasi vetë ai ka njollosur çdo kod të etikës dhe komunikimit njerëzor. A mund të frymëzojë i tillë model gruaje, ajo që as përdhosja e karakterit njerëzor me fyerje sa banale aq edhe bulliste, as vulnerabiliteti me të cilin fëmijët bëhen pjesë e tentakulave të ndyta në komunikimin e kryeministrit, as lëndimi i plagëve njerëzore, nuk i nxjerr nga kllapia e mosreagimit? Ato rreshtohen nënshtruar vullnetit të tij për ta bastarduar deri në skaje fushatën zgjedhore të socialistëve. Është dhe ky një model gruaje, por kurrsesi i gruas shqiptare, aq më pak asaj shtetare në politikë.

    Dinamizmi i orëve të gjata të secilës ditë ma shpjegon arsyen pse fushatat zgjedhore mbahen mend gjatë. Kësaj radhe, me shikim më të kthjellët si zëdhënës i kampit blu, kam bindjen se kujtesën kolektive do ta shënjojë shumë më shumë se dimensioni politik i fushatës, dimensioni social i saj manifestuar në këtë kontrast të frikshëm modelesh, dy modele gruaje, dy modele fushatash. Dëshmohet në narrativen e çdo dite, përplasja e dy fushatave, një kontrast si me thikë që ndan dy botë politike. Gruaja udhëheqëse përballë gruas së intimiduar; modeli i dinjitetit, fisnikërisë, vlerës, përballë modelit të përçartjeve emocionale dhe karakteriale shpërthyer pa drojë në një kamp ku nënshtrimi ndaj dëshirave edhe komunikative të liderit është kusht mbijetese, edhe për gratë.

    Në kushte të tjera do të ndihesha ndoshta i parehatuar në dyshimin se a perceptohet ky kontrast modelesh tek shqiptarët. Nuk i kanë lënë vend këtij dyshimi takimet ndonëse kalimtare me burra, djem, gra e vajza në këto ditë që do t‘i quaja pelegrinazhi më afër shqiptarëve, më afër Shqipërisë. Kudo ku shkelim për të kërkuar votëbesim ndiej sa pranë tyre është modeli ynë, sa larg shqiptarit është modeli i tyre. E përfaqëson gruaja demokrate forcën dhe dinjitetin e gruas shqiptare, e përfaqëson modeli ynë lirinë, vlerat, parimet që udhëheqin shqiptarët. Janë ata kaq të huaj, ndaj sa fort bërtet ky kontrast, nuk kam më asnjë dyshim!

    *Andi Mustafaj – Zëdhënës i Fushatës Elektorale te Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore

  • Kjo është skuadra e tretë që bie nga Premier League

    Kjo është skuadra e tretë që bie nga Premier League

    Pas Southampton dhe Leicester, në Championship ka rënë edhe skuadra e Ipswich.
    Humbja e fundit ndaj Newcastle me rezultatin 3-0 në javën e 34-t të Premier League, ka zyrtarizuar rënien e skuadrës së drejtuar nga McKenna.

    Skuadra e Ipswich mban vendin e 18-të me 21 pikë të grumbulluara dhe matematikisht e ka të pamundur mbijetesën.
    Diferenca me West Ham të vendit të 17-të është plot 15 pikë dhe ka vendosur ekipin tjetër që bie në kategorinë e dytë të futbollit në Angli.

  • Shpërthimi në Iran, 8 viktima dhe 750 të plagosur

    Shpërthimi në Iran, 8 viktima dhe 750 të plagosur

    Të paktën 8 persona humbën jetën nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në portin Shahid Rajai në qytetin Bandar Abbas në jug të Iranit , ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar rreth 750.
    Shpërthimi ndodhi në kohën kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor.
    Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë, por dyshohet se është shkaktuar nga materiale kimike.

    “Shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i disa kontejnerëve në portin Shahid Rajai. Aktualisht po analizojmë situatën dhe po transportojmë të plagosurit në qendrat mjekësore,” tha një zyrtar lokal për menaxhimin e krizave për televizionin shtetëror.

  • Lamtumira e Papa Françeskut, si do të zgjidhet pasardhësi

    Lamtumira e Papa Françeskut, si do të zgjidhet pasardhësi

    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë.
    Sipas mediave të huaja, në 15 deri në 20 ditë pas varrimit të Papa Françeskut, Kolegji i Kardinalëve do të thërrasë kardinalët në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm.
    Ata do të mblidhen në Kapelën Sistine të Vatikanit. Pasi të kenë hyrë kardinalët, ata nuk mund të komunikojnë me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.

    Kardinalët duhet të jenë nën 80 vjeç për të votuar, që do të thotë se vetëm 135 nga 252 kardinalët do të kenë të drejtë vote.
    Një Papë i ri kërkon dy të tretat e shumicës, por kjo mund të marrë kohë. Një raund votimi bëhet në pasditen e parë të konklavës (mbledhja) dhe më pas votimi do të bëhet deri në katër herë çdo ditë më pas.
    Nëse konklava (mbledhja) përfundon ditën e tretë pa marrë një vendim, kardinalët mund të ndalojnë për një ditë lutjeje përpara se të rifillojnë votimin.
    Nëse nuk merret vendim pas 33 raundeve, do të ketë një balotazh midis dy kandidatëve më të votuar, por njëri prej tyre do të duhet të marrë dy të tretat e votave për t’u zgjedhur Papë.

  • Kremlini zbardh detaje nga takimi mes Putin dhe të dëguarit të Trump në Moskë

    Kremlini zbardh detaje nga takimi mes Putin dhe të dëguarit të Trump në Moskë

    Kremllni ka zbardhur detaje nga takimi i presidentit rus, Vladimir Putin, me të dërguarin special të Donald Trump.
    Zëdhësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka zbuluar se gjatë takimit Putin përsëriti gatishmërinë e Moskës për bisedime të pakushtëzuara me Ukrainën.
    Duke folur për gazetarët të shtunën, Peskov konfirmoi se tema u diskutua gjatë takimit mes presidentit rus dhe të dërguarit special të SHBA-së në Kremlin të premten.

    “Gjatë bisedës me të dërguarin e Trump Ëitkoff, Vladimir Putin përsëriti se pala ruse është e gatshme të rifillojë procesin e negociatave me Ukrainën pa asnjë parakusht”, tha Peskov.
    Zëdhënësi theksoi se presidenti rus ka folur vazhdimisht për gatishmërinë e Moskës për bisedime.
    Në tetor të vitit 2022, presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky nxori një dekret që ndalonte në mënyrë kategorike të gjitha bisedimet me Rusinë për sa kohë që Putini është në krye. Që atëherë, Kievi ka zbutur disi pozicionin e tij, me Zelensky që pretendoi më vonë se dispozita zbatohej për të gjithë në vend përveç tij. Kohët e fundit, Kievi ka kërkuar që të zbatohet një armëpushim pa kushte përpara se të ndodhin ndonjë bisedë.
    Takimi Putin-Ëitkoff të premten ishte i fundit në një seri kontaktesh midis Moskës dhe Uashingtonit në muajt e fundit. I dërguari special i SHBA-së, i parë si një figurë kyçe pas fillimit të negociatave për konfliktin në Ukrainë, ka zhvilluar raunde të shumta bisedimesh me zyrtarë të lartë rusë, duke përfshirë të paktën tre takime me presidentin rus.
    Në takim morën pjesë edhe ndihmësi i Putinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov dhe i dërguari presidencial për investime Kirill Dmitriev. Ushakov e përshkroi bisedën tre-orëshe si “konstruktive dhe shumë të dobishme”.

  • VIDEO/ Kishte krijuar depo poshtë timonit të mjetit, kapet me 2.5 kilogramë kokainë shqiptari në Greqi

    VIDEO/ Kishte krijuar depo poshtë timonit të mjetit, kapet me 2.5 kilogramë kokainë shqiptari në Greqi

    Autoritetet policore kanë kapur një sasi të madhe droge gjatë një hetimi që kanë zhvilluar ndaj një 34-vjeçari.

    Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur efektivët e policisë, duke pasur informacione të duhura për veprimet e 34-vjeçarit nga Shqipëria, kanë kryer kontrollin e makinës dhe banesës së tij në Hania.
    Në fakt, gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën një depo poshtë timonit ku 34-vjeçari kishte një qese me kokainë.
    Në total, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë e 465 gramë kokainë, e ndarë në 197 pako të improvizuara, 1 peshore precize, 3.000 euro të ardhura nga trafiku i drogës, 1 celular si mjet për lehtësimin e komunikimit në tregtimin e drogës dhe
    3 media dixhitale për ruajtjen e të dhënave (USB sticks). Gjithashtu u sekuestrua një automjet privat. si mjet transporti droge.
    Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve pranë nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve Hania.

    Top Channel

  • Trafik droge nga Tajlanda, një shqiptar e dy grekë në pranga! Vlera arrin deri në 23 mijë euro

    Trafik droge nga Tajlanda, një shqiptar e dy grekë në pranga! Vlera arrin deri në 23 mijë euro

    Dy grekë nga Patra dhe një shtetas shqiptar janë tre personat e arrestuar për trafik dhe import droge nga jashtë, gjatë operacionit të punonjësve të policisë së Departamentit të Narkotikëve pranë nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Patras.

    Ata u kapën në flagrancë teksa merrnin tre pako, të cilat mbërritën në degën qendrore të Postës Helenike (ELTA) në Patra, nga Tajlanda, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.
    Sipas burimeve, paketat me një kilogram marijuanë me vlerë 23 mijë euro janë dërguar të regjistruara me marrës që rezultonin të ishin nga Patra. Kur kanë shkuar në Postë dhe i kanë marrë, menjëherë ka ndërhyrë policia dhe i ka arrestuar.
    Mes të arrestuarve, është edhe një person që dyshohet se ka lidhje me pronësinë e një lokali të njohur nate në qytet. Në kontrollin e një shtëpie “mashtruese” që ai ruan, policia gjeti dhe sekuestroi 36 gr. kokainë dhe dy peshore elektronike precize.
    I riu shqiptar njihet për autoritetet vendase të rendit, pasi u arrestua sërish disa ditë më parë për një rast droge.
    Informacioni për veprimin e tyre ra në vëmendjen e oficerëve të Departamentit të Drogës së Patrës rreth një muaj më parë dhe në bashkëpunim me Doganën u identifikua ngarkesa e paligjshme, e cila hyri në vend me rrugë ajrore nga Tajlanda dhe më pas u shpërnda në selinë e ELTA-s.

    Top Channel