Day: April 26, 2025

  • Çfarë I Ndodh Trupit Tuaj Kur Konsumoni Salmon?

    Çfarë I Ndodh Trupit Tuaj Kur Konsumoni Salmon?

    Salmoni gjithmonë është konsideruar si një ushqim shumë shëndetshm dhe një zgjedhje e mirë kur jeni në një restorant.

    Por a është ai vërtet aq i shëndetshëm sa pretendohet? Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni salmon dhe a keni vërtetë përfitime shëndetësore prej tij?
    AgroWeb.org ka studiuar të gjitha informaconet në lidhje me salmonin, pse ai konsiderohet i shëndetshëm dhe madje kemi zbuluar disa nga rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i tij.
    Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3
    Trupat tanë në vetvete nuk mund të prodhojnë acide yndyrore omega-3, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tonë.
    Acidet yndyrore Omega-3 janë një klasë e yndyrnave të pangopura, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, shëndetin e syve, shëndetin e trurit, prodhimin e hormoneve, funksionin imunitar dhe të mushkërive.
    Përmban proteina me cilësi të lartë
    Proteina është një makroelement i rëndësishëm për trupin tuaj, i cili ka nevojë për rritjen e kalorive, uljen e urisë dhe ruajtjen e masës muskulore.
    Jo vetëm kaq, por një regjim ushqimor me një sasi të mjaftueshme të proteinave mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur.
    Filetoja e salmonit do t’ju japë rreth 21 gr proteina, e cila është pothuajse gjysma e sasisë së proteinave që ju nevojitet përgjatë ditës!
    Trupi juaj merr një mori ushqyesish
    Së bashku me sasinë e mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave, salmoni është tepër i pasur me vitaminën B, duke përfshirë këtu vitaminën B6 dhe B12.  Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për forcimin e sistemit tuaj imunitar.
    Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fosforit, selenit, niacinës dhe natyrisht, acideve yndyrore omega-3.
    Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë
    Një fileto salmoni mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur pas vaktit.
    Studimet në të cilat AgroWeb mbështetet, tregojnë se njerëzit që marrin një sasi të mjaftueshme të proteinave ka të ngjarë të konsumojnë më pak kalori sepse ndihen të ngopur mjaftueshëm.
    Përmban mërkur
    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi ndaj mërkurit mund të jetë toksik për sistemin tuaj nervor qëndror dhe periferik.
    Sidoqoftë, në mënyrë që mërkuri të ketë efekte serioze në trupin tuaj, duhet të keni një nivel të lartë të tij në gjak.
    Salmoni nuk përmban aq shumë merkur në krahasim me peshqit e tjerë, por gjithsesi është diçka për tu marrë në konsideratë dhe të mos teprohet me konsumimin e tij.
    Ai mund përfshihet në mënyrë të përkryer në dietën më të shëndetshme në botë
    Dieta Mesdhetare renditet si Dieta më e Mirë e vitit 2020 dhe vazhdon të jetë e tillë. Në dietën mesdhetare duhet të hani peshk të paktën dy herë në javë.
    Ashtu si tuna, trofta dhe skumbri, salmoni është padyshim një pretendent i shkëlqyeshëm./AgroWeb.org

  • Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  

    Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  

    Burania me Spinaq e Vezë është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.

    Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat  e shqiptarëve.

    Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese, kjo falë spinaqit dhe vezëve, dy nga burimet më të fuqishme të natyrës të hekurit dhe proteinave.

    E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.

    Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.

    Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me spinaq e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.

    Përgatitja e Buranisë me Spinaq e Vezë në Shtëpi

    Përbërësit

    1 kg spinaq i freskët

    5 qepë të njoma

    5 lugë vaj ulliri

    Një grusht oriz

    Kripë

    Piper

    Nenexhik

    5-6 vezë

    Përgatitja

    Kujdesemi qe të pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.

    Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.

    Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.

    Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.

    Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lënë siç janë.

    Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

    E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.

    Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim.

    Hedhim vezët sy një e nga një mbi gjellë, u hedhim nga pak kripë, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.

    E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë./AgroWeb.org

  • Diabeti – Gjashtë Rregullat që Nuk Duhen Shkelur

    Diabeti – Gjashtë Rregullat që Nuk Duhen Shkelur

    Regjimi i duhur ushqimor për njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate.

    Megjithatë, disa ushqime të caktuara janë të suksesshme në mbajtjen nën fre të sëmundjes.
    Bëhet fjalë për ushqime që luftojnë inflamacionin.
    Këtu AgroWeb.org veçon perimet e freskëta, barishtet, legumet, kërpudhat, arrorët, frutat dhe ushqimet e fermentuara.
    Në rastin e diabetikëve, listat e ushqimeve të mira e të këqija janë tepër të gjata.
    Megjithatë, shkencëtarët kanë përpiluar një udhërrëfyes të saktë e të shkurtër për të përfituar më të mirat e ushqimeve.
    Mos Iu Dorëzoni Urisë
    Ekspertët thonë se në fund të çdo vakti, diabetikët duhet të sigurohen që janë të ngopur e të kënaqur me ushqimin.
    Në këtë mënyrë, gjatë ditës ata do t’i shmangen nepsit për ushqime jo të shëndetshme, të shpejta e të përpunuara.
    Të Freskëtat Janë Më Të Mira
    Sa herë që t’ju marrë uria, AgroWeb.org ju kueshillon të siguroheni që të konsumoni ushqime të freskëta dhe mbi të gjitha pa substanca artificial shtesë.
    Këto të fundit janë të dëmshme dhe jo vetëm për diabetikët.
    Kujdes Me Racionet
    Ushqimi i servirur nuk duhet të tejkalojë përmasat e pjatës së shtruar në tavolinë.
    Nëse dëshironi të tregoheni të kujdesshëm me racionet, zgjidhni pjata më të vogla dhe jo të mbushura plot.
    Kujdes Me Ushqimet E Shpejta Mes Vakteve
    Kur ushqeheni me ushqime të pasura me fibër dhe proteinë, trupi nuk bie pre e cikleve të dëmshme të shpërthimit të sheqerit dhe glicemisë së lartë.
    Nëse ju hahet diçka mes vakteve, hani një avokado, çokollatë të zezë, arrorë ose kokoshka të bëra vetë.
    Darka, Vakti I Fundit
    Diabetikët nuk duhet të konsumojnë asgjë tjetër pas darkës.
    Përjashtim bëjnë ata që marrin isnulinë ose medikamente specifike kundër diabetit.
    Megjithatë, edhe në këtë rast duhet të shmangni ëmbëlsirat, djathin, biskotat e të tjerë.
    Pijet E Duhura
    Mund të pini ujë ose çajra bimorë siç janë çaji jeshil ose çaji i zi./AgroWeb.org

  • Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

    Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

    Vitamina B10 (PABA) është një përbërës organik që gjendet tek disa ushqime industriale.

    Një herë e një kohë, ky përbërës përfshihej në formulën e kremit mbrojtës kundër djellit, madje shpesh është përdorur edhe për të ngjyrosur flokun e thinjur.
    Ajo konsiderohet pjesë e kompleksit të vitaminave B, ndonëse praktikisht nuk është një vitaminë.
    Trupi e sintetizon këtë përbërës falë baktereve të stomakut dhe më pas e vë në përdorim për prodhimin e folatit ose siç njihet ndryshe vitamina B9.
    Kjo sasi është gjithësesi e pamjaftueshme dhe kjo është arsyeja përse folati rekomandohet edhe si suplement.
    B10-a besohet t’i bëjë mirë lëkurës dhe flokëve kur merret në formën e një suplementi.
    Ajo është një prodhim industrial që shitet në formën e pilulave, pluhurit, ekstraktit dhe pomadave.
    Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Rreziqet Potenciale
    Përveç mbrojtjes kundër dielli, ky përbërës organik ndihmon për problemet me lëkurën, elasticitetin e saj dhe pigmentimin e lëkurës.
    Sa i përket flokëve, ky përbërës në formën e suplementit , besohet të ndihmojë në eliminimin e problemit të thinjave.
    Ky besim bazohet në studime shumë të hershme ku tregohej se si B10 ndihmonte flokun të kthehej në ngjyrën fillestare.
    Në ditët e sotme, ky përbërës nuk shtohet më në kremërat e djellit dhe rrallë herë mund të gjendet në dyqane kozmetike.
    Ky vendim ka ardhur pas disa pretendimeve  që ky përbërës shkakton reagime alergjike siç janë skuqja dhe kruarja e lëkurës.
    Nga ana tjetër, ekspertët besojnë se ky suplement mund të ndërveprojë negativisht me disa antibiotikë dhe të shkatërrojë efikasitetin e tyre.
    Sipas tyre, gjurmët e këtij përbërësi akumulohen në veshka, që do të thotë se njerëzit me probleme me mëlçinë apo veshkat nuk duhet të marrin kësi suplementësh pa mbikqyrjen e mjekut.
    Sipas ekspertëve, aplikimi në lëkurë i këtij suplementi besohet të jetë i sigurtë por nëse përdorni një produkt kozmetik me përmbajtje B10 dhe keni reagim alergjik, ndërpriteni përdorimin menjëherë./AgroWeb.org

  • Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

    Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

    Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji.

    Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.
    E vërteta është se mjaftojmë të bëjmë disa ndryshime të vogla në stilin tonë të ushqyerjes dhe gjallëria do të kthehet një herë e mirë. AgroWeb.org do t’ju mësojë se si të mposhtni plogështinë e të jeni energjikë në mënyrë natyrale.
    Rikthimi i energjisë
    Ndiheni të pangopur me gjumë dhe nuk mendoni dot për asgjë tjetër përveç se rehatisë së shtratit? Ndiqni këshillat e mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org që të transformoni trupin tuaj dhe të gjallëroni mendjen.
    Lëvizni
    Vetëm 10 minuta ecje dhe do të ndiheni energjikë për të paktën 2 orë, thonë studimet.
    Provoni shtriqjen
    Qëndroni në prag të derës me këmbët e ndara pak centimetra. Përpiquni të kapni pjesën e sipërme të derës.
    Mbajini gishtat të puthitur fort dhe ngrijeni kraharorin lart deri sa të ndieni shtriqjen e trupit. Qëndroni në atë pozicion për 30 sekonda.
    Kjo metodë stimulon sistemin nervor, që është më aktivi, ndaj do të kuptoni menjëherë rikthimin e energjisë në trup dhe në tru.
    Aktiviteti fizik
    Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.
    Hani shëndetshëm
    Studimet kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.
    Energjia do ushqim
    Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore. Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin. AgroWeb.org do t’ju tregojë një menu të thjeshtë për ditën ideale.
    Mëngjesi: Një lëng me fruta pylli. Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.
    Dreka: Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile. Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.
    Zemra: Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.
    Darka: Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri. Ky është një vakt i lehtë që nuk do t’ju prishë gjumin. Duhet të hani të paktën 2 orë përpara gjumit.
    Mos e injoroni lodhjen!
    Ndonjëherë gjumi nuk mjafton për të zgjidhur problemin e lodhjes. Më poshtë, do të gjeni disa shpjegime mjekësore për energjinë e munguar.
    Anemia. Kjo sëmundje shfaqet kryesisht te femrat. Anemia ndodh kur organizmi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku të shëndetshme që të transportojnë oksigjenin. Nëse analizat e gjakut tregojnë se vuani nga anemia atëherë duhet të shtoni dozën e suplmenteve të hekurit.
    Sëmundja e celiakisë. Një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje është lodhja. Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimet imunitare ndaj dëmit që shkakton gluteni në sistemin tretës. Nëse analizat e gjakut sugjerojnë se vuani nga kjo sëmundje, terapia më e mirë janë ushqimet pa gluten.
    Sëmundjet e zemrës. 70 përqind e njerëzve që kanë vuajtur nga një atak në zemër, kanë treguar se kanë përjetuar një lodhje të pazakontë, pothuaj një muaj përpara goditjes.
    Hipotiroidizimi. Nëse organizmi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides, atëherë do të përjetoni një lodhje dhe këputje të vazhdueshme. Ky çrregullim mund të trajtohet me mjekime, sipas këshillës së mjekëve./AgroWeb.org

  • Shikimi i Turbullt nga Qëndrimi i Gjatë Para Ekraneve – Zgjidhjet Praktike

    Shikimi i Turbullt nga Qëndrimi i Gjatë Para Ekraneve – Zgjidhjet Praktike

    Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët. Ekspertët e syve në Mayo Clinic në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.

    Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet  shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

    “Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë,në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak me vonë shikimi qartësohet vetë”-thotë dr.Muriel Shornak, optometre në Mayo Clinic.

    Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit. “Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja.

    Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.“Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”-thotë dr.Shornak.

    Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20. “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”-thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditë si një solucion me pika që mund të merret në farmaci pa recetë./Burimi:Panorama

  • Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi

    Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi

    26 Prill 2025

    22:28

    Telesport

    Al Nassr është duke fituar 0-3 në pjesën e parë ndaj Yokohama F. Marinos, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet në Champions League në Azi.
    Al Nassr shënoi brenda 10 minutave 3 gola në pjesën e parë. Serinë e golavë e hapi 75 milionshi John Duran në minutën e 27-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas gafës së mbrojtësit të ekipit japonez. Në minutën e 30-të ishte Sadio Mane i cili shënoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 37-të ishte radha e Cristiano Ronaldos për të shënuar golin e tretë. Ky ishte goli i 934-të në karrierë për portugezin.
    Me këtë rezultat të pjesës së parë duket e vështirë që ekipi japonez të bëjë diçka, ndaj Al Nassr mund të quhet që tani gjysmëfinalist. Në gjysmëfinale janë kualifikuar deri tani, Al Hilal dhe Al Ahli, Al Nassr është rrugës, ndërsa ekipi i katërt do të vendoset nga përballja mes çiftit Kawasaki Frontale (Japoni)- Al Sadd (Qatar).
    SHIKOGOLAT
     

  • PEDRIIIIIIIII! Vjen goli i parë në “El Clasico”, katalanasit në avantazh (video)

    PEDRIIIIIIIII! Vjen goli i parë në “El Clasico”, katalanasit në avantazh (video)

    26 Prill 2025

    22:35

    Telesport

    Po luhet në “Estadio de La Cartuja” finalja e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Barcelona dhe Real Madridit. Kjo është hera e tretë që dy ekipet ndeshen mes tyre këtë sezon dhe të dyja ndeshjet janë fituar nga katalanasit 0-4 në Madrid për La Liga dhe 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Tashmë është ndezur El Clasico, Reali do të kërkojë të kundërpërgjigjet për të barazuar shifrat, ndërsa Barcelona të dyfishojë rezulatin. SHIKOGOLIN

  • Pas tre vitesh dështim, nis dezinsektimi në Lezhë

    Pas tre vitesh dështim, nis dezinsektimi në Lezhë

    Pas tre vitesh dështim, nis në Lezhë dezinsektimi, një proces i cili ka munguar vetëm në këtë qark për shkak të tenderave të anuluar nga institucionet përkatëse.
    Këtë vit, e gjithë zona bregdetare e këtij qarku, një nga më të frekuentuarat nga turistë të huaj e vendas nga Maji deri në Tetor, do i nënshtrohet procesit të dezinsektimit me qëllim garantimin e higjienës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
    “Janë rreth 8 hektarë sipërfaqe të cilat dezinsektohen herë pas here. Përshihen pellgje, puseta dhe zona të  tjera që konsiderohen si habitat për larvicitet e mushkonjave”, tha Elson Ffroku, përgjegjës i NJVKSH Lezhë.
    Shëngjini mbetet një nga pikat më të ndjeshme për shkak të afërsisë me zonën lagunore dhe pranisë së ndërtimeve me bodrume të mbushura me ujë, që krijojnë kushte ideale për zhvillimin e larvave të mushkonjave.
    Dezinsektimi në këtë zonë është veçanërisht i rëndësishëm për të siguruar një ambient të shëndetshëm për pushuesit dhe komunitetin vendas.
    Gjatë stinës së verës insektet ndikojnë mbi popullatën jo vetëm me bezdisjen dhe shqetësimet që ato mund të japin në zonat turistike, por edhe me rolin e tyre në transmetimin e sëmundjeve si Ethet e Nilit Perëndimor, ku vitin që shkoi u evidentuan disa raste në vendin tonë.
    Procesi i dezinsektimit nis në muajin Maj dhe përfundon në Tetor, dhe kryhet çdo 14 ditë në varësi të kushteve atmosferike.TvKlan

  • Vota e diasporës/ Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri

    Vota e diasporës/ Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se rreth 22% e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të vendit tonë, tashmë janë kthyer në KQZ Shqipëri.
    Mësohet se deri në orën 16:20 të ditës së sotme janë regjistruar 193,823 zarfe të marra nga zgjedhësit e diasporës, të cilët kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Sipas të dhënave nga KQZ, bëhet e ditur se kanë mbërritur 55,761 zarfe në vendin tonë.
    “PËR VOTUESIT NGA JASHTË!Rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në KQZ Shqipëri”, thuhet në postimin e Celibashit.