Fund dramatik në “El Clasico”. Koha e rregullt është mbyllyr në shifrat 2-2 dhe ndeshja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash. Në minutën e fundit, Raphinha ka një kontakt brenda zonës me Raul Asenscio-n, arbitri fillimisht akordon penallti.
Ndërhyn VAR, pas disa minutash tension, arbitri sheh vetë pamjet në ekran dhe anullon penalltinë e dhënë pak më parë dhe ndëshkon me karton të verdhë për simulim Raphinha-n. SHIKORASTIN
Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh.
Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois.
SHIKOGOLAT
Day: April 26, 2025
-

Fund dramatik në “El Clasico”, katalanasit pretendojnë për penallti! Arbitri ndryshon mendim pasi pa pamjet në ekran
-

Chris Eubank Jr në gjurmët e babait, mposht Conor Benn dhe mbron titullin kampion bote
27 Prill 2025
0:14
Telesport
Boksieri britanik Chris Eubank Jr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj patriotit të tij Conor Benn, duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshën e mesme.
Dueli i zhvilluar në stadiumin e Tottenham ishte një spektakël i vërtetë, me dy boksierët që dueluan pa pushuar asnjë sekondë nga raundi i parë deri tek i 12-ti. Aq sa në fund mezi qëndronin në këmbë.
Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Chris Eubank me rezultatin e njëjtë (116-112, 116-112, 116-112). Kjo është fitorja nr.35 në karrierë për Eubank jr, që ka edhe 3 humbje. Ndërsa për Benn vjen humbja e parë në karrierë pas 23 fitoresh. -

PD, kontratë 6 milionë Dollarë me kompaninë e lotimit në SHBA
Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi me një vlerë prej 6 milionë Dollarë për dy vjet me një kompani në Uashington DC.
Kjo kontratë është firmosur më 4 Prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Partia Demokratike sqaroi në një njoftim për mediat se, është Komuniteti shqiptaro amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA, thuhet në sqarimin zyrtar të PD-së, është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri.
Sipas PD, Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij!
Po ashtu PD sqaron se, “kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsiper 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojne prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës!”
Në fund PD sqaron se “ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”.
Si garant në SHBA, sipas asaj që shkruhet në këtë kontratë, ka dalë një shtetas me emrin Nuredin Seçi.
Po ashtu në kontratë përcaktohet se “Klienti do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 Dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh”.
Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike.
Klan News -

Lodhja e pranverës, si ta luftoni
Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje, të njohur si “lodhja e pranverës”. Edhe pse nuk konsiderohet një sëmundje, kjo gjendje është reale dhe shfaqet për shkak të ndryshimeve në ritmet biologjike dhe stilin e jetesës.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë mungesën e energjisë, përgjumjen, irritimin dhe vështirësitë në përqendrim – ndjesi që shpesh lidhen me ndryshimin e temperaturës dhe ekspozimin më të madh ndaj dritës natyrale. Ja disa mënyra të thjeshta për të përballuar lodhjen e pranverës:
– Shfrytëzoni dritën e diellit – Ekspozimi ndaj dritës natyrale ndihmon në balancimin e ritmit cirkadian dhe rrit prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë. Ekspertët këshillojnë të kaloni 20–30 minuta në diell çdo mëngjes.Ushtrohuni rregullisht – Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe gjendjen emocionale. Mjaftojnë 30 minuta ecje e shpejtë, biçikletë apo joga, pesë herë në javë, për të ndjerë ndryshimin.
– Ushqehuni lehtë dhe shëndetshëm – Me rritjen e kërkesave energjitike të trupit, dieta bëhet kyçe. Konsumoni më shumë fruta, perime, drithëra integrale, proteina të lehta dhe shmangni ushqimet e rënda e me shumë sheqer. Gjithashtu, hidratimi është thelbësor.
– Mbani një rutinë të qëndrueshme gjumi – Me ditët më të gjata, është e rëndësishme të ruani një orar të rregullt gjumi. Flini 7–9 orë çdo natë, shmangni ekranet përpara gjumit dhe krijoni një ambient të qetë për pushim cilësor.
Me këto masa të thjeshta, mund të përballoni më lehtë lodhjen sezonale dhe të shijoni energjinë pozitive që sjell pranvera. -

VIDEO/ Thellohet bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në qytetin iranian, konfirmohen 8 të vdekur dhe 750 të plagosur
Shkon në 8 numri i të vdekurve dhe në 750 i të plagosurve si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian.
Shkaqet e zjarrit në qytetin e portit janë ende të pa identifikuara.
“Incidenti shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 750 të tjerëve”, tha politikani iranian, Eskandar Momeni nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se priten përforcime nga Teherani dhe qytete të tjera. “Shpresojmë të shuajmë zjarrin në orët në vijim”, shtoi më tej ai.Fire spread to some containers at Shahid Rajaee Port in #Iran’s Bandar Abbas pic.twitter.com/ppU1az6ADn
— Iran’s Today (@Iran) April 26, 2025“Intensiteti i zjarrit në portin Shahid Rajai është rritur dhe ka të ngjarë të përhapet në zona të tjera dhe kontejnerë të tjerë”, raportoi televizioni shtetëror.
🔴 BREAKING:
The fire in Bandar Abbas is spreading, and the incompetent regime in Iran has no way to contain it.
The entire port is about to burn down.
pic.twitter.com/TrLg7tqC3J
— 𝗡𝗶𝗼𝗵 𝗕𝗲𝗿𝗴 ♛ ✡︎ (@NiohBerg) April 26, 2025Top Channel
-

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë, reagon Policia: Konflikti mes pronares dhe qiramarrëses së lokalit për përdorimin e pajisjeve
Partia Demokratike denoncoi sot një rast të blerjes së votës në Lezhë, për të cilën tha se një grua është arrestuar nga policia.
Sipas kandidatit për deputet Gjin Gjoni, një shtetase është kapur në flagrancë duke blerë vota për PS-në, por megjithëse është ndaluar, uniformat blu të Lezhës nuk kanë dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.
“Jam informuar nga qytetarët se nga Policia e Shtetit është ndaluar nje shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste. Qytetarja me iniciale M.D punonjëse në një lokal në Balldre është denoncuar dhe është ndaluar në flagrancë, por Policia e Lezhës nuk jep informacion zyrtar për ngjarjen për shkak të presionit me kodin e Manualit 184 më të cilin po përballet”, shkruante sot kandidati i PD-së në faqen e tij në Facebook.
Lidhur me këtë rast në mbrëmje ka reaguar Policia e Lezhës, e cila ka sqaruar se ngjarja në fakt nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por një debat mes qiramarrëses dhe pronares së një lokali në Balldre të Lezhës.
“Lokali ku ka ndodhur konflikti është në pronësi të shtetases M. D., 62 vjeçe, banuese në Balldre, dhe prej disa kohësh ia kishte dhënë me qera shtetases D. N., 36 vjeçe, banuese në Balldre. Të përfshirë në konflikt fizikisht ditën e sotme janë vetë marrësja me qera e lokalit shtetasja D. N., me shtetasen N. N., 32 vjeçe (vajza e shtetases M. D., pronares së lokalit), dhe arsyeja e konfliktit është për motive të dobëta, në lidhje me përdorimin e pajisjeve të lokalit”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Sipas njoftimit zyrtar “Shtetasja D. N. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është risjellë në ambientet e policisë për vazhdimin e procedurave. Gjithashtu, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes (dëshmitarë) janë shoqëruar shtetasja M. D. edhe dy shtetas të tjerë banues në Balldre, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal kur ka ndodhur konflikti”.Top Channel
-

VIDEO/ Perla e Pedrit nga distanca vendos pjesën e parë, Reali nuk ka goditur asnjëherë portën ndaj Barçës
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Mbretit. Barcelona është duke udhëhequr me shifrat 1-0 kundër Realit të Madridit. Ndeshja është dominuar e gjitha nga katalanasit, të cilët kanë mbajtur topin në 63% të kohës, si dhe në 9 përpjekje për gol, 4 prej tyre kanë përfunduar në portë.
Në krahun tjetër Reali i Madridit numëron vetëm një gjuajtje, e cila ka qenë jashtë kuadradit të portës. Goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë mban autorësinë e Pedrit. Mesfushori i Barcelonës shtangu Kurtuanë me një perlë nga distanca. Në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta të tjera, për të vendosur përfundimisht se cili do të jetë ekipi që do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Mbretit./Sport Ekspres/ -

Si është marrëdhënia me Gjestin?/ Flet Egli: Duket shumë mirë! Kemi folur, jemi takuar…
Teksa ka kaluar një javë nga finalja e madhe e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, mbrëmjen e sotme po mbahet “Post Big Brother” ku në fokus ka diskutimet mes banorëve për lojën brenda shtëpisë.
Të gjithë ish banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.
Pjesë nga emisioni:
Lareti flet për deklaratën për Gjestin dhe ditët ë e para jashtë shtëpisë: E kam thënë që për mua nuk është modeli është i preferuar, por publiku votoi, populli është sovran.
Ditët kanë qenë të bukura shumë.
Valbona: Edhe unë jam këtu sonte dhe kam përballë besëprerin e Big Brother, do doja të mos e kisha, por ja ku e kam.
Rozana: Nuk më ka zënë derën Livia. Është te shtëpia ime, unë tek shtëpia e partnerit. Kanë qenë ditë të mira, mendoj se kam parë mjaftueshëm live për ti dëgjuar gjërat cepa.
Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë. -

Supa e Krushqve – Receta më e Përkryer që Sjell Shijen në Tryezë
Cilësohet si supa e krushqve sepse në shumë rajone të vendeve të lindjes, nga kjo recetë ka edhe origjinën përgatitet si ndër ndër gatimet më speciale për të mikpritur të afërmit e nuses apo dhëndrrit.
Por krahas kësaj, kjo recetë është fantastike dhe mund të përgatitet në çdo kohë në familje edhe kur shtëpinë nuk e vizitojnë miq e mysafirë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike, e cila edhe pse me përbërës të thjeshtë, falë mënyrës së përgatitjes merr një shije me të vërtetë të përkryer.
Përgatitja e Supës së Krushqve
Përbërësit
(Përbërësit përzgjidhen bazuar tek numri i personave për të cilët do gatuani, përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)4-5 thela të plota mish qengji të freskët
2-3 karrota
2-3 patate
1 presh (pjesa e bardhë)
E verdha e një kokërr veze
Lëngu i një kokërr limoni
Piper i zi
Majdanoz i freskët
Dy lugë gjelle vaj ulliri
Një lugë gjelle gjalpë i freskëtPërgatitja
Si fillim AgroWeb.org, ju udhëzon të vendosni mishin në një tenxhere me ujë me kripë dhe lëreni të ziejë derisa mishit të zbutet pak por jo plotësisht.
Më pas, thelat e mishit vendosini në një tavë të vogël hidhuni një gotë e pak nga lëngu ku kanë zierë, hidhuni përsipër gjalpë dhe futini në furrë të piqen.
Hërë pas herë mishin spërkateni me lëngun e vet që të mos thahet.
Hiqeni nga furra sapo të zbutet plotësisht dhe mos lini që i gjithë lëngu në tavë të thahet apo të avullojë.
Ndërkohë, në një tigan skuqni me vaj ulliri dhe pak gjalpë preshin e grirë hollë, më pas patatet dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël.
Kaurdisini për 2-3 minuta, dhe kalojini në tenxheren ku keni lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten plotësisht.
Nëse e shihni se duhet më shumë ujë atëherë shtoni pak më tepër.
Provojini për kripë nëse kanë sa duhet dhe kur të zbuten tërësisht hiqini nga zjarri.
Shtypini pakëz me lugë druri por jo plotësisht.
Në një tas të vogël, shtoni gjysmën e lëngut të limonit (gjysmën tjetër të lëngut të limonit mbajeni mënjanë) dhe të verdhën e vezës.
Rrihini të dyja bashkë derisa të njëtrajtësohen. Shtoni disa lugë nga lëngu i supës që keni në tenxhere dhe vijoni t’i përzjeni.
Në këtë mënyrë do evitoni që veza të pritet në momentin që do shtohet tek supa.
Shtoni të verdhën e vezës me lëngun e limonit tek supa dhe përzjeheni për mirë për disa minuta derisa masa të njëtrajtësohet.
Ndërkohë, kur mishi të jetë gati, pra i pjekur, ndajeni në fije-fije dhe shtojeni tek supa.
Vendoseni sërish supën në zjarr dhe përzjeheni për disa minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.
Në tavën që keni pjekur mishin, tek lëngu që ka mbetur shtoni gjysmën e lëngut të limonit që latë mënjanë dhe me lëngun e përftuar spërkasni sipër supën kur ta servirni bashkë me disa gjethe majdanozi të grirë hollë./AgroWeb.org -

Cloud Fest: 11 ditë feste në zemër të Tiranës
Kur arti bëhet urë lidhëse mes kulturave dhe qytetet kthehen në skena të hapura të krijimtarisë, lindin festivale që frymëzojnë, bashkojnë dhe transformojnë. Cloud Fest, ose ndryshe Festivali i Resë, për të nëntin vit me radhë mbledh artistë nga e gjithë bota në Tiranë. Si çdo vit, Cloud Fest premton përzierjen më të mirë multikulturore, ku ndërthuret arti bashkëkohor me tradicionalin. REJA dhe lulishtja përreth do të jenë hapësirat për teatër fizik, eksperienca audio-vizuale, koncerte, performanca, bashkëbisedime me artistë, kurse kërcimi dhe lojëra urbane. REJA – si një vepër arti dhe jo një hapësirë e mirëfilltë shfaqjesh – bën që ndërhyrjet artistike në të të krijojnë gjithmonë surpriza dhe eksperienca të reja, si për publikun ashtu edhe për artistët.
Cloud Fest: Ndërthur bashkëkohoren me modernen, shqiptaren me botëroren
Për 10 netë radhazi, do të udhëtojmë kulturalisht në vende shumë të afërta dhe po ashtu në shumë të largëta – nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit, në vende që kufizohen me Detin Kaspik dhe Malet e Kaukazit, Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, Oqeanin Paqësor dhe Karaibet, Skandinavinë dhe Kanadanë. Mbi 100 artistë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca do të mblidhen në Tiranë për performanca të vallëzimit bashkëkohor, artit të performancës, muzikës, poezisë, bisedave, workshop-eve, prezantimeve, si dhe shfaqjeve festive me ansamble, orkestra, kore dhe DJ.
Tashmë një traditë për qytetin, ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një përvojë unike, e prekshme, që e shndërron Tiranën në një arenë ndërkombëtare të artit dhe dialogut kulturor. Nga data 21 deri më 31 maj 2025, instalacioni “Reja” do të shndërrohet në një epiqendër kulturore, një pikë takimi për të gjithë komunitetin e Tiranës dhe vizitorët e huaj, ku si kalimtarë të rastësishëm ashtu edhe ndjekës besnik do të mblidhen çdo natë për të gjetur jo vetëm argëtim, por edhe për të përjetuar përvoja kulturore – si ato me të cilat janë familjarë, si në rastin e muzikës tradicionale shqiptare, ashtu edhe për eksperienca të para me zhanre dhe kultura të tjera artistike, me të cilat, vit pas viti, njihen dhe kultivojnë shijen artistike.
Një pikëtakim nën Re
Viti 2025 shënon një moment historik për Tiranën, e cila së bashku me Aleksandrinë e Egjiptit do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Në këtë kuadër, Cloud Fest do të shërbejë si një pikëtakim për artistë nga e gjithë zona e Mesdheut, por edhe përtej tij.Ky bashkim kulturor do të jetë një festë, por edhe një mundësi për të ndarë histori, tradita dhe energji krijuese.
Shënojeni datën
Cloud Fest nuk është thjesht një festival, por një përvojë që ju fton të zbuloni, të ndjeni dhe të përjetoni artin në forma të ndryshme. Një rrugëtim që le pas rutinën dhe ju fton të këndoni, kërceni, argëtoheni, e të njihni njerëz e kultura të reja. Në zemër të Tiranës, për 11 ditë, Cloud Fest do të jetë festa që sjell gëzim, energji dhe një frymë ndryshe në qytet.
Reja është vendi dhe Cloud Fest është festa ku duhet të jeni çdo mbrëmje, nga data 21 deri më 31 maj.