Day: April 26, 2025

  • Elvis Rroshi del hapur pro Berishës: Nuk fshihem, mbështes kushëririn tim. Kush më njeh e di që i bëj ballë situatave

    Elvis Rroshi del hapur pro Berishës: Nuk fshihem, mbështes kushëririn tim. Kush më njeh e di që i bëj ballë situatave

    Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është pozicionuar sot publikisht pro liderit të PD-së, Sali Berisha në zgjedhjet e 11 Majit. 

    Në një status në faqen e tij në facebook, ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në mitingun e demokratëve dy ditë më parë, për të cilin tha se ka mbështetur kushëririn, Elton Roshi që kandidon në listën e hapur të demokratëve.
    Roshi shkruan se nuk ka shkuar i maskuar në atë miting, por ka vendosur kapuç për shkak se po binte shi. 
    “Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt. Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër”, shkruan ish-kryebashkiaku socialist. 
    Elvis Roshi ka qenë ndër “viktimat” e parë të ligjt të dekriminalizimit të iniciuar nga PD-ja në Kuvend, kur u detyrua të jepte dorëheqjen pasi iu zbulua se kishte mbajtur të fshehtë një dënim në Itali. 
    Ish-kryeministri Berisha ka bërë një sërë deklaratash kundër Roshit gjatë kohës që ai mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ndërkohë që duket se për zgjedhjet e 11 Majit gjithçka është lënë pas krahëve, kur vetë Roshi ia ka harruar akuzat Berishës. 
    Statusi i Elvis Roshit
    Unë kam  qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq!
    Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake. 
    Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem. 
    Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem. 
    Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s’më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive.
    Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur!
    Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm!
    Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.
    Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi. 
    Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër…….. OK! 
    Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në  Kuvendin e Shqipërisë

    Top Channel

  • E FUNDIT/ Barcelona ngre një tjetër trofe përpara syve të Realit, katalanasit fitojnë “el klasikon” e tretë të sezonit

    E FUNDIT/ Barcelona ngre një tjetër trofe përpara syve të Realit, katalanasit fitojnë “el klasikon” e tretë të sezonit

    Barelona kanë fituar sot “el klasikon” për herë të tretë në këtë sezon. Katalanasit kanë mposhtur sërish Realin Madridit, por këtë herë me shifrat 3-2. Koha e rregullt e lojës përfundoi në baraspeshë 2-2, ku Pedri (28’) dhe Ferran Torresi (84’) shënuan për Barçën dhe Mbapeja (70’) e Çuameni (78’) ishin autorët e golave për madrilenët. Por në kohën shtesë ishte Kundeja ai që tundi rrjetën me një goditje nga jashtë zone në minutën e 116 të takimit.
    Një gjuajtje që në fund rezultoi vendimtare, teksa i dha fitoren 3-2 Barcelonës. Pas Superkupës, katalanasit ngrejnë në tjetër trofe përpara syve të Realit. Kupa e Mbretit shkon në duart e katalanasve, të cilët janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, titullin kampion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/

  • Barcelona ia bën “bajat” Real Madridit, e mund për herë të tretë këtë sezon dhe fiton Kupën e Mbretit

    Barcelona ia bën “bajat” Real Madridit, e mund për herë të tretë këtë sezon dhe fiton Kupën e Mbretit

    Barcelona fiton Kupën e Mbretit duke mundur rivalin historik, Real Madridin, në një finale spektakolare të luajtur në në “Estadio de La Cartuja” në Sevilla. Kjo është hera e tretë që dy ekipet u ndeshën mes tyre këtë sezon dhe të treja ndeshjet janë fituar nga katalanasit 0-4 në Madrid për La Liga, 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite dhe 3-2 në finalen e sotme për Kupën e Mbretit, pas kohës shtesë. Të dielën e ardhshme do të takohen sërish, në ndeshjen e kthimit për këtë sezon në La Liga.
    Përsa i përket finales së sotme, goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të marrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për katalanasit.
    Gjysma e dytë e pjesës së dytë ishte spektakël më vete ku u shënuan 4 gola. Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës në pjesën e dytë ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh. Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois.
    Në minutën e fundit, Raphinha ka një kontakt brenda zonës me Raul Asenscio-n, arbitri fillimisht akordon penallti. Ndërhyn VAR, pas disa minutash tension, arbitri sheh vetë pamjet në ekran dhe anullon penalltinë e dhënë pak më parë dhe ndëshkon me karton të verdhë për simulim Raphinha-n. Koha e rregullt mbyllet përfundimisht 2-2. Ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.
    Në 15 minutat e para të shtesës nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërkohë që në minutën e 115-të Barcelona do të gjente golin e avantazhit me Jules Kounde. Francezi shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Përfundimisht, Barcelona fiton 3-2 dhe ngre Kupën e Mbretit për këtë sezon.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona fiton Kupën e Mbretit 2025

    Barcelona fiton Kupën e Mbretit 2025

    Finale Copa del Rey në Sevilje: Barcelona- Real 3-2 (pas kohës shtesë)

    Ndeshje spektakolare e mbushur me grintë e luftë të fortë sportive mes Barcelonës dhe Real Madridit. Në fund triumfoi Barça me golin e Kunde 4′ minuta nga fundi i kohës shtesë.

    Praktikisht gjithçka ndodhi midis Barcelonës dhe Real Madridit: 2-2 rezultati në minutën e 90-të, pas golave ​​të Mbape dhe Tçouameni,

    Katalanasit gjetën golin e barazimit me Ferran Torres. Kaos në fund, gjyqtari fillimisht akordoi një penallti për Barcelonën në kohën shtesë për një faull të Asencios ndaj Rafinjes, më pas vendimi u ndryshua sepse VAR pa një simulim të brazilianit. nxorën në pah gabimin (asnjë prekje ndaj lojtarit të Azulgranës).

    Kur e gjitha po shkonte drejt penalltive një gabim në hyrje të zonës së tyre nga futbollistet e Realit i dha mundësi Kunde të rrëmbente topin e të godiste drejt e në rrjetë.

    Vazhdo leximin

  • “Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë”, Kliti Hoti takim me sipërmarrësit e rinj shkodranë…

    “Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë”, Kliti Hoti takim me sipërmarrësit e rinj shkodranë…

    Shkruan në Facebook kandidati i PD- ASHM për Qarkun Shkodër, Kliti Hoti: Në një nga oborret më të bukura të Shkodrës, zhvillova një takim frymëzues me sipërmarrës të rinj shkodranë. Bashkë ndamë vizionin për një vend që mbështet të rinjtë, promovon sipërmarrjen dhe krijon kushte të ndershme për sukses. Programi ynë ofron masa konkrete për të rinjtë sipërmarrës:
    – Zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e punësimit të parë– Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç– Mbështetje financiare për start-up-et dhe projektet inovative të të rinjve– Grante deri në 30 mijë euro për idetë më të mira të biznesit– Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit për financimin e projekteve të të rinjve dhe grave
    Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë! Shkodra voton për të rinjtë! Shkodra voton numrin 1!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO/ Penallti apo simulim?! Rasti që mund t’i jepte trofeun Barcelonës, polemika në “El Klasiko”

    VIDEO/ Penallti apo simulim?! Rasti që mund t’i jepte trofeun Barcelonës, polemika në “El Klasiko”

    Finalja e Kupës së Mbretit ka shkuar në shtesa, teksa koha e rregullt ka përfunduar në baraspeshë 2-2. Minutat e fundit kaluan mes ankthit dhe polemikave. Rafinja u rrëzua në zonë në minutën e 90’+6’ dhe arbitri De Burgos sinjalizoi menjëherë penallti.
    Por më pas ndërhyri VAR-i dhe gjyqtari shkoi të shihte vetë pamjet në monitor. Pas rishikimit të pamjeve, De Burgosi bëri prapaktheu. Arbitri anulloi vendimin e tij dhe ndëshkoi me karton të verdhë Rafinjën për simulim. Një vendim që solli çlirim në kampion madrilen, por protesta në atë katalanas. Një penallti në ato momente ishte një mundësi e artë për ta dërguar trofeun në duart e lojtarëve të Barcelonës./Sport Ekspes/

  • Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

    Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

    Showbiz E Diel, 27 Prill 2025 00:17
    Një nga situatat më të forta në këtë post ”Big Brother Albania Vip 4”, u pa në përballjen mes Nedës dhe Rozanës.
    Neda: Egli ka hyrë natën e statuseve. Mashtrimet e Rozanës.

    Rozana: Neda pse nuk më lë ta përfundoj. Neda dhe Egli janë takuar përpara se Egli të hynte. Pash një video që Neda ishte shqetësuar.
    Neda: Lëri manipulimet dhe gënjeshtrat.
    Rozana: Neda ishte shqetësuar, sikur e kisha aksidentuar unë atë ditë që kishte ardhur në BBV. Fakti që ti je mirë pas 13 vitesh dhe unë nuk të kam sulmuar… Ti qesh me budallallëqet e tua.
    Neda: Jo po qesh se je qesharake. Vetëm për mua dhe Gerta Gixharin ngrihesh në këmbë ti. Ulu qetësohu dhe flasim. Kjo është një manipulim. Çdo gjë që ti nxjerr nga goja gënjeshtra dhe mashtrime. Statuset kanë dalë kur unë kam qenë në shtëpinë e BBV. E di që ke mllef dhe urrejtje. Ti nuk ke shanse të më shtypësh, zero. Një njeri i shëndetshëm nga mendja dhe normal shpirtërisht nuk urren. Vajzat që nuk i njeh, i sheh nga televizori dhe urren.
    Rozana: Nuk erdhe të kërkosh falje për imazhin që më ke prishur. Ti duhet të jesh shumë e kundesshme kur flet me mua.
    Neda: Se po na bën kështu, do të të them unë ty një sekret, natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam mbajtur në kurriz. Atë natë të kam shpëtuar fytyrën pikërisht me atë sjellje. Ti meritoje të të thoja se je përsëritëse në dhunë, agresive… që ty mos të të ndikonte finalja.
     

  • Hudhra të Pjekura në Furrë dhe dy Receta Fantastike

    Hudhra të Pjekura në Furrë dhe dy Receta Fantastike

    Fantastike në vlera dhe shije, hudhra është një përbërës që vështirë të mungojë në recetat shqiptare, qoftë ato moderne apo edhe ato të brezave të shkuar.

    Përveç shijes fantastike, hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë rregullisht.
    Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës ndërsa forcon gjithë organizmin në tërësi.
    AgroWeb.org u përcjell tre mënyra fantastike të përgatitjes së hudhrave krejt lehtë në shtëpi.
    Receta që i shtojnë shije dhe fantazi çdo gatimi por edhe mënyra për ta konsumuar hudhrën në mënyra krejt të reja krahasuar me ato tradicionale që jemi mësuar deri sot.
    Të pjekura në furrë ato transformohen në një gjalpë të mrekullueshëm natyral, i cili ndjell shijen e oreksin teksa konsumohet me një fetë buke të thekur.
    Të gatuara në formën e një salce kremoze me vaj ulliri apo të prera në feta e të marinuara në vaj ulliri hudhrat transformojnë çdo gatim me shijen e tyre në një pjatë speciale.
    Tri Receta Fantastike me Hudhra
    Hudhrat e Pjekura në Furrë
    Merrni disa kokrra hudhra dhe siç janë të plotë prijuni përmes një thike të mprehtë pjesën e sipërme të kokës.
    Marinojini me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe mbështillini me letër pjekjeje.
    Futini në furrë dhe lërini përreth 40 minuta.
    Mund të konsumohen në formën e gjalpit me bukë të thekur por edhe si garniturë për mishra të ndryshëm.
    Salca e Hudhrave
    Pastroni disa kokrra hudhra dhe skuqini lehtë në vaj ulliri për pak minuta.
    Thelbinjtë e skuqur bashke me vajin e ullirit grinjini në një blender derisa të përftohet një salcë kremoze e ujshme
    Është një salcë e shkëlqyer që mund t’u shtohet sallatave të ndryshme ose mishrave gjithashtu.
    Feta hudhrash me vaj ulliri
    Ndani thelpinjtë e disa kokrra hudhrave. Pastrojini nga lëkura dhe prijini përmes një thike të mprehtë në feta të holla.
    Skuqini në vaj ulliri, hidhuni kripë, kaurdisini për pak sekonda dhe hudhrat janë gati.
    Mund të përdoren për sallata të ndryshme, gjellëra dhe supa./AgroWeb.org

  • Çmenduri në Sevilla, Reali bën përmbysjen e madhe në pak minuta (video)

    Çmenduri në Sevilla, Reali bën përmbysjen e madhe në pak minuta (video)

    26 Prill 2025

    23:44

    Telesport

    Po luhet në “Estadio de La Cartuja” finalja e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Barcelona dhe Real Madridit. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh. SHIKOGOLAT

  • Ferran Torreeeeees! Barcelona barazon shifrat 5 minuta para fundit (video)

    Ferran Torreeeeees! Barcelona barazon shifrat 5 minuta para fundit (video)

    26 Prill 2025

    23:50

    Telesport

    Po luhet në “Estadio de La Cartuja” finalja e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Barcelona dhe Real Madridit. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh.
    Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois. SHIKOGOLAT