Day: April 25, 2025

  • Ka ndjerë praninë e një fantazme? Natalie Portman shokon me rrëfimin e saj: Gjatë xhirimeve…

    Ka ndjerë praninë e një fantazme? Natalie Portman shokon me rrëfimin e saj: Gjatë xhirimeve…

    Aktorja e njohur Natalie Portman ka befasuar me një rrëfim të pazakontë gjatë një interviste me Jenna Ortega për revistën “Interview”.

    E pyetur nëse ka parë ndonjëherë një fantazmë, 47-vjeçarja tha se nuk ka parë, por ka ndjerë praninë e saj.
    Kur isha rreth 25 vjeç, gjatë një xhirimi në Spanjë, u miqësova me një grua të martuar me një dukë. Më ftoi të kaloja një natë në kështjellën e tyre, dhe ndonëse isha shumë e emocionuar, ajo që ndodhi atë natë më tronditi
    Sipas saj, gjatë gjithë natës dëgjoheshin hapa, ndërkohë që uji ndizte e fikej vetvetiu në dhomë.
    Ishte shumë e frikshme
    Në të njëjtën intervistë, Portman foli edhe për eksperiencat e saj si aktore fëmijë, duke treguar se ka përjetuar seksualizim të hershëm që në moshë të vogël.
    Ajo debutoi në kinematografi në moshën 13-vjeçare në filmin “Léon” të Luc Besson, dhe ndjeu nevojën për të krijuar një imazh serioz dhe të zgjuar për t’u mbrojtur nga vëmendja e padëshiruar.
    Doja që seksualiteti të ishte diçka e imja, jo diçka që më drejtohej mua
    Ajo tregoi se përpiqej të paraqitej si vajza që “është studiuese, serioze dhe jo provokuese”.
    Por ky imazh, sipas saj, solli edhe një ndarje mes jetës personale dhe asaj publike.
    Në jetën private jam spontane dhe e shkujdesur, por të tjerët më perceptojnë si shumë serioze dhe libërdashëse

    Top Channel

  • Dhunoi 33-vjeçarin pas takimit elektoral, reagon sërish Mziu: Në vend që të vihen në pranga dhunuesit, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë

    Dhunoi 33-vjeçarin pas takimit elektoral, reagon sërish Mziu: Në vend që të vihen në pranga dhunuesit, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë se së bashku me nipin e tij kishin dhunuar një 33-vjeçar, punonjës të njësisë administrative të Ostrenit, pas një takimi elektoral të mbajtur në këtë njësi.

    Ai shprehet se në një video që Policia ka shpërndarë në media, duket qartë dhuna barbare që Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Murat Dani, ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit, dhe më pas, me zyrtarë të tjerë socialistë, vijojnë ta dhunojnë, ku barbarizmi i tyre nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së.
    Sipas Mziut, “kjo është një provë e pastër për Policinë e Shtetit dhe për SPAK, e cila, në vend që të përdoret për të vënë në pranga dhunuesit e kreut të PD-së Shaqir Manjani, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë”.
    Postimi i plotë:
    Vijojnë sulmet dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit me shpërndarjen dhe manipulimin e opinionit publik, duke deformuar ngjarjen kriminale të dhunimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Në një video që Policia ka shpërndarë në media, duket qartë dhuna barbare që Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Murat Dani, ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit, dhe më pas, me zyrtarë të tjerë socialistë, vijojnë ta dhunojnë, ku barbarizmi i tyre nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së.
    Kjo është një provë e pastër për Policinë e Shtetit dhe për SPAK, e cila, në vend që të përdoret për të vënë në pranga dhunuesit e kreut të PD-së Shaqir Manjani, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë!
    Sqaroj mediat dhe qytetarët se në atë video as nuk jam, e as nuk është episodi për të cilin fabrikon akuza Policia e Rilindjes, por është dhuna barbare e Jeton Danit, babait të kandidatit, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, për të cilën Policia e Shtetit refuzoi të pranonte denoncimin!
    Apeloj mediat të bëjnë saktësimin e nevojshëm dhe të mos përdoren nga fabrikimet kriminale të Rilindjes! Apeloj SPAK-un që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike! Edhe njëherë garantoj qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë qarkut të Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe Policisë së Shtetit nuk do të na trembin e as nuk do të na ndalin drejt fitores së sigurt më 11 maj!

    Top Channel

  • Piranjat/ Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

    Piranjat/ Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

    Në fushatën zgjedhore të këtij viti, energjia është kthyer në një nga kartat më të forta të komunikimit të Kryeministrit Edi Rama. Me tone triumfale, ai ka deklaruar se për herë të parë, qeveria e tij ka rritur prodhimin e energjisë elektrike dhe kapacitetet prodhuese në vend. Një narrativë që synon të tregojë Shqipërinë si një fuqi të re energjetike në rajon dhe që i shërben strategjisë më të gjerë politike të “Pasaportës Europiane”.

    Por faktet zyrtare e bëjnë të vështirë besimin te kjo fabul. Shifrat e vetë KESH-it tregojnë se nga viti 2013 deri në 2024, kapaciteti publik i prodhimit të energjisë elektrike është rritur fare pak: nga 1527 megavat orë në 1563 megavat orë. Një rritje simbolike që nuk mbështet narrativën e një revolucioni energjetik.

    Për më tepër, një pjesë e madhe e hidrocentraleve që gjenerojnë energjinë në vend janë në pronësi private dhe nuk kanë asnjë detyrim të shesin energjinë për konsumatorin shqiptar. Pra, edhe pse Shqipëria prodhon më shumë, qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të përballen me çmime të larta dhe import të domosdoshëm të energjisë elektrike.

    Premtime të vjetra në ambalazh të ri

    Në analizën e deklaratave të Kryeministrit ndër vite, vihet re një tjetër dukuri: premtimet për kapërcimin e varësisë nga importi i energjisë janë përsëritur çdo dy apo tre vite. Në 2020-n, në 2021-in dhe sërish në 2024-ën, Rama ka premtuar se do të ndërtohet Skavica – diga që do ta bëjë Shqipërinë të pavarur energjetikisht. Por projekti mbetet ende në letër.

    Po kështu, investimet që sot paraqiten si arritje të qeverisë aktuale, si Hidrocentrali i Moglicës apo ai i Peshqeshit, janë rezultat i kontratave dhe iniciativave të firmosura përpara ardhjes së kësaj qeverie në pushtet. Në disa raste, edhe vetë Rama e ka quajtur projektin Devoll si “kënetë” – një përçmim i hershëm ndaj një projekti që sot prezantohet si sukses.

    Realiteti i një tregu të deformuar

    Një pjesë tjetër e rëndësishme e çështjes lidhet me mënyrën se si është strukturuar tregu i energjisë. Me një pjesë të madhe të prodhimit në duart e privatëve, dhe me kompanitë publike që shpeshherë detyrohen të blejnë energji me çmime më të larta në bursë, konsumatori i zakonshëm dhe buxheti i shtetit janë ata që paguajnë faturën.

    Në vitin 2022, Shqipëria prodhoi 193 mijë megavat energji, ndërkohë që vetëm 25% e saj u përdor për nevojat e brendshme. Për pjesën tjetër, qeveria pagoi 100 euro për megavat në bursë, ndërkohë që çmimi mesatar në atë kohë ishte 271 euro. Kjo diferencë, sipas raportit, mbulohet me taksa të posaçme apo subvencione që dalin nga xhepat e qytetarëve.

    Ndërkohë, OSHEE deklaroi se ka arkëtuar 1.2 miliardë euro në një vit, kryesisht nga përpjekjet për të ndëshkuar familjet e varfra që nuk paguanin energjinë, por edhe nga masa të tjera si pagesa për faturat e prapambetura dhe lufta ndaj informalitetit.

    Në fund të ditës: Kujt i shërbejnë këto shifra?

    Nëse do të besojmë narrativën e qeverisë, Shqipëria është në prag të një epoke të re energjetike. Por kur shohim dokumentet zyrtare, vështirë të mos lindë pyetja: pse në 2021 u premtua fundi i importit dhe në 2024 vazhdon të premtohet e njëjta gjë?

    Përballë këtij diskursi, i vetmi bilanc real janë faturat e shqiptarëve dhe mungesa e transparencës mbi atë që ndodh me vërtet në sektorin e energjisë. Dhe pikërisht aty qëndron përgjegjësia më e madhe e çdo qeverie: jo vetëm të prodhojë më shumë, por të shpërndajë më ndershëm.

  • Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

    Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

    Një nga organet e trupit që përfiton veçanërisht nga pirja e ujit me limon është lëkura. Përmbajtja e lartë e limonit me vitaminë C antioksiduese ndihmon në shumë nivele, nga ngadalësimi i plakjes deri te parandalimi i akneve.

    Shikoni në detaje se si uji me limon ndihmon lëkurën tuaj:

    Rrit prodhimin e kolagjenit: Kolagjeni është një proteinë që gjendet në muskuj, kocka dhe lëkurë dhe është përgjegjëse për forcën, elasticitetin dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Lëkura e pasur me kolagjen është më e shëndetshme dhe më e fortë. Uji me limon detoksifikon lëkurën, ndërsa vitamina C në limon ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për lëkurën.

    Lufton aknet dhe jep shkëlqim: Vitamina C ndihmon në luftimin e akneve dhe problemeve të tjera të lëkurës. Konkretisht, eliminon bakteret përgjegjëse për zhvillimin e akneve tek ata me lëkurë të ndjeshme ose problematike. Limoni gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e organeve, duke ju dhënë lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

    Ndihmon funksionin e veshkave: Gjëndrat mbiveshkore janë gjëndrat e vogla që prodhojnë hormone thelbësore si kortizoli, të cilat ndihmojnë në rregullimin e funksioneve si metabolizmi, rregullimi i presionit të gjakut dhe reagimi i trupit ndaj stresit. Lodhja e veshkave mund të shkaktojë lodhje, njollë të lëkurës, sistem të dobët imunitar dhe dhimbje trupi. Mund të ndikojë gjithashtu në rregullimin e sebumit, duke shkaktuar akne. Për të mbajtur gjëndrat mbiveshkore të shëndetshme, konsumoni rregullisht ujë me limon. Hulumtimet kanë treguar se vitamina C forcon sistemin imunitar.

    Mbrojtja nga radikalet e lira: Studimet kanë treguar se një nga vetitë më të rëndësishme të vitaminës C është aktiviteti i saj antioksidant, pra mbrojtja e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Dëmet nga radikalet e lira mund të shkaktohen nga ushqimet e skuqura, ndotja e ajrit, alkooli, duhani etj. Radikalet e lira përshpejtojnë plakjen e lëkurës, ndërkohë që lidhen me një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundja e Parkinsonit e shumë të tjera. Fatkeqësisht, radikalet e lira gjenden kudo, nga ushqimi në atmosferë, ndaj është e rëndësishme të merren masa paraprake, si p.sh. pirja e ujit me limon.

  • Siri/ Të paktën 11 civilë ‘alavitë’ janë vrarë përgjatë një operacioni të forcave shtetërore në 24 orët e fundit

    Siri/ Të paktën 11 civilë ‘alavitë’ janë vrarë përgjatë një operacioni të forcave shtetërore në 24 orët e fundit

    Të paktën 11 civilë nga ana mbështetësve të Bashar al-Assad, janë vrarë në 24 orët e fundit gjatë bastisjeve të forcave siriane të sigurisë në qytetin e Homsit, në Sirinë qendrore, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

    Ky incident vjen në një kohë të tensionuar, ndërsa mbështetësit e Bashar al-Assad vazhdojnë operacionet në provincën Homs.

    Në mesin e viktimave ishte gjithashtu ish-gjenerali i Forcave Ajrore të regjimit, Ali Shalhoub. Ky ish-komandant, gjithashtu një anëtar i pakicës alavite, u vra gjatë një operacioni të forcave të sigurisë për ta kapur atë në një lagje të Homsit.

    Sipas informacionit të dhënë nga agjencia shtetërore SANA, përleshjet e dhunshme shpërthyen gjatë përpjekjeve për kapjen e Shalhoub, duke çuar në disa të plagosur mes forcave të sigurisë.

    Pas disa përleshjeve, forcat e sigurisë morën urdhra për të neutralizuar ish-gjeneralin, i cili humbi jetën gjatë operacionit.

    Vrasjet e fundit në Homs janë vetëm një pjesë e një tendence më të gjerë të dhunës ndaj alavitëve në Sirinë perëndimore. Në fillim të marsit, sulmet e koordinuara nga një koalicion i udhëhequr nga islamistët në zonat bregdetare të Sirisë lanë 1,700 të vdekur, shumica e të cilëve ishin anëtarë të pakicës alavite. Ky sulm masiv ka qenë një nga më të rënda gjatë viteve të luftës civile siriane.

    Këto ngjarje kanë ndodhur pas një periudhe të gjatë pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Assad nga forcat e presidentit Ahmed al-Sarah, të cilat morën pushtetin në Damask më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Pas këtyre masakrave, autoritetet e reja kanë krijuar një komision hetimor për të hetuar ngjarjet, por ende nuk kanë publikuar rezultatet e hetimeve të tyre. Syri.net-CNN.gr.

  • VIDEO/ Ish-drejtoresha e Spitalit Dibër arrestohet sot, Piranjat e kanë denoncuar dy vite më parë

    VIDEO/ Ish-drejtoresha e Spitalit Dibër arrestohet sot, Piranjat e kanë denoncuar dy vite më parë

    Besoj të gjithë e mbani mend ish drejtoreshën e spitalit rajonal të Dibrës, Irini Shehu, e cila u bë e njohur për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kolegëve të  institucionit që drejtoi për disa vite.

    Kjo sjellje aspak normale për një drejtuese institucioni, iu kthye në bumerang dhe dy ditë më parë ajo u arrestua nga policia, pas një sërë kallëzimesh për fyerje, kërcënime dhe përndjekje ndaj punonjësve të spitalit.

    Rasti më flagrant ishte ai i incidentit të ndodhur të ndodhur më 11 shkurt, ku Shehu, gjatë një debati me shefin e financave të spitalit Dibër, Shaban Uklala, e kishte sulmuar këtë të fundit fizikisht me një kapëse metalike letrash, çka çoi në shkarkimin e saj nga detyra. Por pavarësisht largimit, ajo ka vijuar të intimidojë punonjësit e spitalit, siç është rasti i konfliktit me kryeinfermieren e spitalit të Dibrës, Shpresa Biçi, të cilën e ka kërcënuar dhe ofenduar. Gjithashtu ka përndjekur edhe drejtorin aktual të spitalit, Ruzhdi Deda.

    Si pasojë ajo është proceduar penalisht nga Policia e Dibrës për veprën penale “Përndjekje”. Por këto forma presioni nga zonja Shehu nuk janë të panjohura, dhe në do ju risjellim në kujtesë një rast të dy viteve më parë kur kolegia Aida Topalli u përball me të.

    Por pavarësisht denoncimeve të këtyre punonjësve që janë hequr padrejtësisht nga puna, drejtoresha e atëhershme përgjigjej me arrogancë, duke thënë se këto ishin forma presioni dhe se nuk kishte frikë nga asnjeri

    Se me kë kishin të bënin, kjo shihej qartë që dy vite të shkuara, por zonja Shehu vazhdoi e pashqetësuar punën deri dy muaj më parë.

    A do evitoheshin të gjitha këto skena nëse do ishte shkarkuar me kohë? 

  • Plas sherri në fushatë, reagon ashpër Mziu: Nuk jam unë në video, është babai i kandidatit të PS që sulmon

    Plas sherri në fushatë, reagon ashpër Mziu: Nuk jam unë në video, është babai i kandidatit të PS që sulmon

    Pas publikimit të pamjeve të incidentit të dhunshëm gjatë një takimi elektoral në Ostren, ka reaguar sërish deputeti i PD-së Xhelal Mziu.
    Mziu shprehet se pamjet tregojnë qartë se në konflikt nuk është përfshirë ai. Sipas Mziut, në pamje shfaqet Jeton Dani, babai i Murat Danit, kandidat i PS për deputet në qarkun Dibër, i cili shkon dhe godet kryetarin e PD-së në Bulqizë, Shaqir Manjanin.
    Reagimi i plotë:

     

     

    Vijojnë sulmet dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit me shpërndarjen dhe manipulimin e opinionit publik, duke deformuar ngjarjen kriminale të dhunimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Në një video që Policia ka shpërndarë në media, duket qartë dhuna barbare që Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Murat Dani, ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit, dhe më pas, me zyrtarë të tjerë socialistë, vijojnë ta dhunojnë, ku barbarizmi i tyre nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së.
    Kjo është një provë e pastër për Policinë e Shtetit dhe për SPAK, e cila, në vend që të përdoret për të vënë në pranga dhunuesit e kreut të PD-së Shaqir Manjani, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë!
    Sqaroj mediat dhe qytetarët se në atë video as nuk jam, e as nuk është episodi për të cilin fabrikon akuza Policia e Rilindjes, por është dhuna barbare e Jeton Danit, babait të kandidatit, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, për të cilën Policia e Shtetit refuzoi të pranonte denoncimin!
    Apeloj mediat të bëjnë saktësimin e nevojshëm dhe të mos përdoren nga fabrikimet kriminale të Rilindjes! Apeloj SPAK-un që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike!
    Edhe njëherë garantoj qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë qarkut të Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe Policisë së Shtetit nuk do të na trembin e as nuk do të na ndalin drejt fitores së sigurt më 11 maj!

  • Forcat Speciale ‘zbarkojnë’ në Vlorë, Selenicë dhe Orikum, FNSH-ja kontrolle në të gjithë zonat

    Forcat Speciale ‘zbarkojnë’ në Vlorë, Selenicë dhe Orikum, FNSH-ja kontrolle në të gjithë zonat

    Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum.
    Masa të shtuara në Vlorë janë vendosur mbrëmjen e së premtes në disa zona të qarkut të Vlorës, përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin. Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë ndërmarrë kontrolle e disa pika te qytetit te Vlorës dhe jo vetëm.
    Operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.
    Policia bëri me dije se operacione të tilla do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe forcimin e rendit e qetësisë publike.
    Burime nga policia konfirmojnë se aksionet po zhvillohen mbi bazën e informacioneve.

  • Sherri në Bulqizë/ Xhelal Mziu: S’jam unë në video, por babai i kandidatit të PS që rreh kryetarin e PD

    Sherri në Bulqizë/ Xhelal Mziu: S’jam unë në video, por babai i kandidatit të PS që rreh kryetarin e PD

    Xhelal Mziu ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara në media, të cilat i përkasin sherrit të regjistruara ditën e djeshme në fshatin Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhelal Mziu shprehet se nuk është ai në video, por Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të PS-së Murat Dani, i cili ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit.
    Sipas deputetit demokrat, dhuna barbare e Jeton Dani dhe zyrtarëve të tjerë socialisët nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së. Sipas Xhelal Mziu, Policia nuk ka pranuar kallëzimin ndaj Jeton Danit.
    Xhelal Mziu i bën apel SPAK-ut që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike.
    Kujtojmë se në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
    Në reagimin e mëparshëm, Xhelal Mziu pretendoi se Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë ishin larguar pas kërcënimeve dhe një pjesë tjetër i kanlë shprehur shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
    “Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët. Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.” – shkruante Xhelal Mziu.
    Reagimi i plotë i Xhelal Mziut:
    “Vijojnë sulmet dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit me shpërndarjen dhe manipulimin e opinionit publik, duke deformuar ngjarjen kriminale të dhunimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Në një video që Policia ka shpërndarë në media, duket qartë dhuna barbare që Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Murat Dani, ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit, dhe më pas, me zyrtarë të tjerë socialistë, vijojnë ta dhunojnë, ku barbarizmi i tyre nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së.
    Kjo është një provë e pastër për Policinë e Shtetit dhe për SPAK, e cila, në vend që të përdoret për të vënë në pranga dhunuesit e kreut të PD-së Shaqir Manjani, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë!
    Sqaroj mediat dhe qytetarët se në atë video as nuk jam, e as nuk është episodi për të cilin fabrikon akuza Policia e Rilindjes, por është dhuna barbare e Jeton Danit, babait të kandidatit, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, për të cilën Policia e Shtetit refuzoi të pranonte denoncimin!
    Apeloj mediat të bëjnë saktësimin e nevojshëm dhe të mos përdoren nga fabrikimet kriminale të Rilindjes! Apeloj SPAK-un që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike!
    Edhe njëherë garantoj qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë qarkut të Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe Policisë së Shtetit nuk do të na trembin e as nuk do të na ndalin drejt fitores së sigurt më 11 maj!”

  • Nis gara për Papën e ri në tregjet e basteve/ Polymarket nxjerr në krye Pietro Parolin

    Nis gara për Papën e ri në tregjet e basteve/ Polymarket nxjerr në krye Pietro Parolin

    Teksa kardinalët katolikë përgatiten për konklavën që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë, disa tregje bastesh parashikojnë që në krye të selisë së shenjtë të jetë Pietro Parolin, Sekretari aktual i Shtetit të Vatikanit.
    Parashikimi bëhet nga platforma e famshme online Polymarket që parashikoi fitoren e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar, kur kompanitë tradicionale të sondazheve i jepnin fitore të ngushtë rivales së tij demokrate.Pietro Parolin, bashkëpunëtor i afërt i Papa Françeskut shihet si kandidat potencial, si një figurë konsensuale mes dy rrymave mbizotëruese të kishës katolike, konservatorëve dhe progresistëve.
    Pas tij renditet Luis Antonio Tagle, filipinasi që mund të bëhet i pari papë nga Azia Juglindore, Matteo Zuppi italiani që ashtu si Pietro Parolin mund t’ia rikthejnë Italisë papatin pas gjysmë shekulli dhe Piter Turkson, ganezi që mund të jetë papa i parë me ngjyrë në histori.
    Platforma funksionon me parimin e bursave, ku përqindja e fitimit rritet në përpjestim me numrin e pjesëmarrësve që parashikojnë saktë fitoren apo humbjen e një kandidati.