Day: April 25, 2025

  • Surprizon AGAI/ Nuk do të jenë 2, por 5 fermerë që shkojnë në televotim! Kush janë ata që “ndëshkoi” Limi

    Surprizon AGAI/ Nuk do të jenë 2, por 5 fermerë që shkojnë në televotim! Kush janë ata që “ndëshkoi” Limi

    Spektakli i kësaj të premteje në Ferma VIP në Vizion Plus ka sjellë surpriza dhe sfida të forta. Fillimisht me urdhër të Agait u vendos që të ndiqej rregulli i parë i televotimit, ku kryefermerja Alba do të duhet të zgjidhte sfidanten e parë e cila ishte Nur, më pas ajo do të duhet të zgjidhte sfidantin e dytë që ishte Gani dhe sfidanti i tretë u zgjodh Big Basta, i cili kaloi menjëherë në televotim për ditën e hënë.
    Në sfidën mes Nurit dhe Ganiut, ishte ky i fundit që humbi duke ju bashkuar në televotimin për ditën e hënë Big Bastas.
    Por kur të gjithë menduan se do të kishte vetëm dy emra në televotim, Agai surprizoi me një tjetër lëvizje.

    Për herë të parë në Ferma VIP më të votuarit nga publiku që ishte Limi, ju dha e drejta të futej në dhomën mistiek dhe të thyente qypin ku brenda tij ndodheshin dy artifakte.
    Në njërin prej artifakteve Limit i jepej e drejat për të qenë kryefermeri i radhësd, ndërsa në artifaktin tjetër atij ju kërkua që të jepte dhe tre emra të tjerë  fermerësh që do të shkojnë në televotim.
    Emrat që zgjodhi Limi ishin Ylli, Erandi dhe Andrea të cilët i bashkohen Big Bastës dhe Ganiurt duke e çuar në pesë numrin e fermerëve që do të shkojnë në televotim.
    “Publiku ka votuar dhe unë në këto momente kam zarfin dhe një benefit. Fermeri i përzgjedhur nag publiku është Limi”, ky ishte verdikti i publikut i lexuar nga Luana.
    Më pas Limi shkoi në dhomën mistike, ky theu qypin i cili i jepte të drejtë që të ndryshonte të gjithë situatën.
    Pjesë nga biseda:
    Limi: Ti sapo çlirova magjinë dhe magjia përmbys rregullat. Nga ky moment kryefermeri në fuqi shkarkohet dhe ti vendosesh kryefermeri i ri. Hapim bashkë ngjyrën e zezë dhe të shohim si do e shfrytëzosh.
    Limi: Kujdes edhe e mira sjell të këqija, ti duhet të zgjedhësh tre fermerë që duhet të shkojnë në televotim tani.
    Luana: Këtë fuqi ta jep publiku.
    Limi: Zgjedh Ganinë dhe Big Bastan.
    Luana: këta të dy janë, zgjidh dhe tre të tjerë.
    Limi: Do zgjedh Nurin, Erandi dhe Yllin.
    Luana: Nuri nuk mund të zgjidhet për sa kohë e fitoi sfidën sot.
    Limi: Do zgjedh Andrean.
    Luana: Big Basta, Andrea, Ganiu, Ylli dhe Erandi të pozicionohen brenda arenës. Bashkë me ju unë hap tani me ju televotimin.

  • BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

    BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

    Bashkimi Evropian po shqyrton pranimin e një vize pune 12-mujore për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç, përfshirë britanikët, si pjesë e një “rivendosjeje” të marrëdhënieve me Britaninë, pothuajse një dekadë pas referendumit që çoi në Brexit.

    Në publikimin e saj, Guardian raporton se BE-ja është e gatshme të bëjë lëshime të rëndësishme në negociatat me Britaninë, në mënyrë që mijëra të rinj evropianë të mund të jetojnë dhe punojnë sërish në Mbretërinë e Bashkuar.
    Në veçanti, BE planifikon t’i vendosë si një kërkesë kyçe palës britanike futjen e një vize 12-mujore, duke i hapur rrugën qasjeve më të gjera në epokën pas Brexit.
    Në praktikë, plani do të lejojë të rinjtë britanikë dhe evropianë të udhëtojnë dhe të punojnë brenda BE-së dhe në Britani. Madje do të bëhet fjalë për “fitimin e përvojës”, një mënyrë për të shmangur shfaqjen si një fluks indirekt migrator në Britani.
    Propozimi u bë fillimisht në prill 2024, por u refuzua në atë kohë nga qeveria konservatore dhe opozita laburiste. Ai mbështetet nga vende të mëdha të BE-së, si, ndër të tjera, Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia.
    Pranimi i planit nga Britania do të ishte, siç vëren Guardian, një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë për mbrojtjen, energjinë dhe imigracionin.

    Top Channel

  • Konflikti i çastit mes dy kushërinjve përfundon në plagosje, nisen me urgjencë drejt spitalit

    Konflikti i çastit mes dy kushërinjve përfundon në plagosje, nisen me urgjencë drejt spitalit

    Një konflikt i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me plagosje në lagjen Sulaj të Cakranit, disa minuta më parë

    Sipas burimeve nga infermierët e qendrës shëndetësore të Cakranit dhe burime policore, të dy të rinjtë janë përfshirë në një përleshje fizike ku janë goditur me sende të forta.
    Të plagosurit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe pas ndihmës së parë të marrë në qendrën shëndetësore të zonës, janë transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Fierit.
    Sipas burimeve paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
    Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Top Channel

  • VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

    VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

    Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

    Momenti i sherrit është filmuar nga kamerat në zonë.
    Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Xhelal Mziun, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.
    Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.
    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

    Top Channel

  • Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt

    Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt

    Mbrëmjen e nesërme do të luhet “El Klasiko” numër 3 për këtë sezon. Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen në finale të Kupës së Mbretit. Situata nuk ka qenë aspak e qetë në prag të kësaj sfide. Lotët e arbitrit të ndeshjes në konferencë për shtyp për presion të vazhdueshëm nga madrilenët kanë sjellë reagim të ashpër prej këtyre të fundit. I pyetur për deklaratën e gjyqtarit të takimit, Hansi Fliku është shprehur se i gjithë komuniteti i futbollit duhet të tregojë më tepër kujdes për mënyrën se si sillen ndaj arbitrave.
    “Nuk e di se çfarë të them. Është një sport, një lojë. Duhet të tregojmë kujdes ndaj arbitrave. Nuk mund të tregojmë mungesë respekti ndaj tyre. Kjo vlen për të gjithë klubet, trajnerët dhe lojtarët. Dua që ekipi im të ketë respekt për kundërshtarin. Janë 90 minuta. Ndoshta edhe më shumë. Duam të japim gjithçka për të fituar trofeun”, ka deklaruar ndër të tjera Hansi Fliku./Sport Ekspres/

  • Përplasje me sende të forta në një rezidencë në Lundër. 1 person i plagosur

    Përplasje me sende të forta në një rezidencë në Lundër. 1 person i plagosur

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Farkës, në afërsi të një kompleksi banimi, ku persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt fizik, dyshohet me përdorimin e sendeve të forta.

    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një i ri, shtetasi K. Fufi, rreth 19 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Njoftimi i Policisë:Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Tiranë/Informacion paraprak.

    Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

    Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

  • Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum.

    Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum.

    Masa të shtuara në Vlorë janë vendosur mbrëmjen e së premtes në disa zona të qarkut të Vlorës, përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin. Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë ndërmarrë kontrolle e disa pika te qytetit te Vlorës dhe jo vetëm.

    Operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Policia bëri me dije se operacione të tilla do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe forcimin e rendit e qetësisë publike.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Burime nga policia konfirmojnë se aksionet po zhvillohen mbi bazën e informacioneve.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Konflikt i çastit në Cakran, një i plagosur dërgohet në Spitalin e Fierit

    Konflikt i çastit në Cakran, një i plagosur dërgohet në Spitalin e Fierit

    Cakran – Një konflikt i çastit ka degjeneruar në dhunë në fshatin Cakran të Fierit, duke lënë të plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe, sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është goditur gjatë përplasjes fizike dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende. Vijon…Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Fier – Goditën me send të fortë një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

    Fier – Goditën me send të fortë një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30 në fshatin Cakran, Fier, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me dhunë fizike.

    Sipas informacioneve paraprake, shtetasi M. S., 37 vjeç, në bashkëpunim me djalin e tij 17-vjeçar, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç. Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë kapur dhe shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Fier falë reagimit të shpejtë të efektivëve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Mitropoliti i Fierit, Imzot Nikolla: Papa Françesku do të mbahet mend si zë i fuqishëm kundër padrejtësive

    Mitropoliti i Fierit, Imzot Nikolla: Papa Françesku do të mbahet mend si zë i fuqishëm kundër padrejtësive

    Një ditë para ceremonisë së lamtumirës së Papa Françeskut  Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, Imzot Nikolla, u shpreh se bota do ta kujtojë për thjeshtësinë dhe përulësinë, për dashurinë e pakufijshme për njerëzit në nevojë , dhe si një zë të fuqishëm brenda kishës katolike i cili ka thënë pa frikë të vërtetën për të gjitha padrejtësitë që ndodhin në botë. 

    Ne kujtojmë vizitën e tij në vendin tonë , si e para jashtë Romës, si një nderim të veçantë për të krishterët, për të vlerësuar atë që ne krenohemi, harmoninë fetare ka thënë Imzot Nikolla Hyka. Pavarësisht humbjes së madhe që ka kisha katolike, ne besojmë se si një institucion shumëshekullor do të nxjerë figura të tjera të rëndësishme për të vijuar më tej misionin hyjnor, ka theksuar imzot Nikolla, në fjalën e tij. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Të shtunën e 26 prillit, në orën 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan, do të kremtohet Mesha e Dritës dhe funerali i Papa Françeskut, kryesuar nga  kardinali Giovanni Battista Re.Më pas, arkivoli i Papës do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej në Bazilikën e Zojës së Madhe, ku do të prehet Ati i Shenjtë. Disa krerë shtetesh, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj kanë njoftuar tashmë pjesëmarrjen në ceremoninë e lamtumirës.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”