Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Conceicao tregoi sesi arriti te kjo fitore, duke treguar një vëmendje të vecantë edhe për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin.
“Ndjenja para ndeshjes kundër Atalantës ishte pozitive, detajet e vogla janë të rëndësishme. Më pëlqeu qëndrimi, kompaktësia dhe qëndrueshmëria. Vuajtëm në minutat e para më shumë se sa donim, mund të kishim bërë më mirë në kundërsulme. U përpoqëm të përmirësonim 2-3 aspekte dhe luajtëm një pjesë të dytë të nivelit më të lartë. Jam i lumtur që kemi bërë me atë që nuk kemi bërë ndonjëherë në kampionat, këtë përulësi, këtë qëndrim dhe këtë dëshirë për të fituar që mund ta shihni në çdo veprim.
Tani është e rëndësishme të fitojmë kundër Venezia-s dhe më pas kur të vijë finalja do të jemi të lumtur ta festojmë. Nuk është se e kemi fituar tashmë Kupën. Unë jam i njëjti trajner si dy ditë më parë, nuk është se gjithçka është e bukur apo gjithçka është e shëmtuar. Duhet të gjejmë ekuilibër edhe në nivel emocional, jo vetëm si ekip.
Jovic ka punuar shumë mirë në maksimumi 3-4 javët e fundit. Ai gjithashtu humbi disa kilogramë, gjë që ishte e rëndësishme. Ai na jep atë pak gjë që donim për ndeshjen. Nuk u referohet mbrojtësve dhe punon mirë me mesfushorët. Ne donim që ai të vepronte si një mbështetje dhe më pas të shkonte në korridoret anësore.
Pulisic ka sakrifikuar veten për ekipin, luajti shumë mirë. Ne duhet të balanconim korridorin e qendrës, Pulisic dhe Jovic ishin të rëndësishëm për të mbuluar Aslllanin. Pulisic ka vrapuar shumë. Edhe në shtëpi unë sjell futbollin në tryezë dhe gruaja nuk është e lumtur për këtë”, tha Conceicao. /Sport Ekspres/
Day: April 23, 2025
-

“Lashë Jovic bashkë me Pulisic për të bllokuar Kristjan Asllanin”! Trajneri i Milanit tregon si fitoi kundër Interit: Jam i njëjti trajner si dy ditë më parë
-

VIDEO/ Talenti i Shqipërisë shënon gol me Benfikën në gjysmëfinalen e Kupës, Adrian Bajrami feston në Portugali
Adrian Bajrami ka shënuar golin e parë me ekipin e parë të Benfikës. Talenti shqiptar i rritur në moshat e Benfikës, tani po merr gjithmonë e më shumë hapësirë në ekipin e parë. Mbrojtësi i Kombëtares e nisi si titullar takimin e sotëm ndaj Tirensense.
Një ndeshje gjysmëfinale Kupe, por ndaj një kundërshtari shumë modest dhe e mbyllur që në ndeshjen e parë pasi Benfika fitoi 0-5. Në takimin e kthimit, Benfika fitoi sërish 4-0, duke mos lënë fare histori për takimin, ndërsa Bajrami shënoi golin e dytë. Shqipëria ka luksin e mbrojtjes teksa të gjithë janë duke shkëlqyer në kampionatet e tyre nga Gjimshiti, Kumbulla, Mihaj, Bajrami, Ajeti pa harruar edhe Ismajlin e dëmtuar. /Sport Ekspres/ -

“Nuk kam luajtur njëherë me Thuram-Lautaro në derbi kundër Milanit”, Inzaghi flet pas humbjes: Nuk ka vend për alibi, por jemi të lodhur fizikisht
Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka pranuar humbjen dhe ka kërkuar që të karikojë lojtarët e tij.
“Jemi të lodhur padyshim, ka lodhje fizike dhe mendore. Zgjodhëm që të ecnim në rrugën e përpjekjes për të fituar tre Kupa. Kemi pasur shumë momente të shkëlqyera, por sot jo edhe aq. Na vjen keq për tifozët, ky është futbolli.
Duhet të përgëzojmë Milanin, portieri i tyre bëri një pritje të bukur. Kishim shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam, pjesa e dytë ishte më e keqe. Nuk jemi mësuar të humbasim kështu radhazi, por duhet të analizojmë gabimet tona.
Nuk po na ndihmojnë lojtarët e stolit? Nuk është koha për të folur dhe menduar për këtë. Unë nuk kam pasur kurrë mundësi të luajë një derbi kundër Milanit me Lautaron dhe Thuram. Në Superkupë mungoi Thuram, pastaj mungoi Lautaro dhe tani mungon sërsih Thuram”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/ -

Aksident në aksin Lushnjë–Fier: Motomjeti përplas këmbësorin, dy të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Lushnjë-Fier”, ku një motomjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Pirrës.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-

Roland Bejko: Duhej një pol i tretë. PD pa forcat e djathta duket më e dobët
Roland Bejko në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në ABC News tha se në sferën politike shqiptare duhet të krijohet një pol i tretë që të japë një riformim të demokracisë dhe të fitojë pëlqyeshmërinë dhe votat e qytetarëve. Bejko tha se PD pa forcat e tjetra politike në krah duket më e dobët seç është.
“Shpresa është aty që prej shtatorit të 2021, por u interpretua gabim i gjithë ky skenar i krijuar nga amerikanët. Nuk kemi fuqi politikë të forta që ta tronditin gjithë atë dhe ta fusin në një dimension tjetër. Të ketë një lëvizje të natyrshme. PS na ka dëshmuar që nuk ka një lëvizje të natyrshme që të vijë nga mendimi militant brenda.
Ky duhet të jetë një projekt me terma afatgjatë dhe votuesit duhet t’i analizojmë. PD pa këto forca të djathta duke më e dobët seç është. Jam i mendimit që i gjithë ky spektri i partive të djathta. Unë do dëshiroja një pol të tretë. Të ndeshemi me politikës e dinozaurëve të vjetër dhe të japim një politikë solide. Partitë e vogla janë në garë sot që janë ose pritet të jenë kontingjent i SPAK”, tha Bejko. -

Dy javë para zgjedhjeve, ja cili është politikani më i pëlqyer nga shqiptarët
Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi.
Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.
Matjet e katërta politike të Barometrit Euronews-Albania në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.
Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.
Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.
Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.
Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.
Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh. -

Aksident në Fier, dy persona të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Rrapëz.Sipas informacioneve të para, një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të rrugës.
Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Aleksandër Hila ka marrë plagë në kokë.Në vendngjarje ndodhet policia rrugore, e cila po dokumenton aksidentin. -

Aksident në lagjen “Rus” në Shkodër, 2 të plagosur në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë sapo është regjistruar në lagjen “Rus” të Shkodrës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, 2 persona që lëviznin me motor janë në gjendje të rëndë.Dyshohet se një automjet i ka prerë rrugën motorit dhe me pas është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat për rastin në fjalë.

