Day: April 20, 2025

  • NYT: Administrata Trump planifikon shkurtime në Departamentin e Shtetit

    NYT: Administrata Trump planifikon shkurtime në Departamentin e Shtetit

    Një projekt-draft i një urdhri ekzekutiv nga administrata Trump propozon një ristrukturim të thellë të Departamentit të Shtetit, që përfshin eleminimin e operacioneve të tij në Afrikë dhe mbylljen e ambasadave dhe konsullatave në të gjithë kontinentin, sipas zyrtarëve amerikanë.
    Drafti gjithashtu parashikon mbylljen e disa zyrave në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit që merren me çështje si ndryshimet klimatike, refugjatët, si dhe çështje të demokracisë dhe të drejtat e njeriut, raporton The News York Times.
    Nuk është e qartë se kush e ka përpiluar këtë dokument apo në çfarë faze është.

    Disa nga idetë janë diskutuar mes zyrtarëve amerikanë gjatë javëve të fundit, megjithatë nuk është e qartë sa do të pranohet ky draft, thanë zyrtarët. Disa elemente të këtij projekti mund të ndryshojnë para shqyrtimit përfundimtar në Shtëpinë e Bardhë, ose përpara se Presidenti Trump ta nënshkruajë atë, nëse ai vendos ta bëjë këtë.
    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shkroi një koment të shkurtër në rrjetet sociale pas publikimit të këtij artikulli, duke e quajtur “fake news”.

    This is fake news. The ⁦@nytimes⁩ falls victim to another hoax. https://t.co/hXSiV1t9HC
    — Marco Rubio (@marcorubio) April 20, 2025

    Nuk ka asnjë tregues që Rubio ose ndihmësit e tij të lartë të kenë miratuar dokumentin, megjithëse ata kanë punuar për një riorganizim të Departamentit të Shtetit.
    Pikat kryesore të draftit të urdhrit ekzekutiv:

    Mbyllje e ambasadave dhe shkurtim i diplomatëve: Një nga ndryshimet më drastike është mbyllja e Ambasadës dhe konsullatave në Afrikën Sub-Sahariane deri më 1 tetor 2025.
    Riorganizimi i diplomacisë: Drafti propozon krijimin e katër trupave: Trupa e Eurazisë (Evropa, Rusia, Azia Qendrore), Trupa e Lindjes së Mesme (shtetet arabe, Irani, Pakistani dhe Afganistani), Trupa e Amerikës Latine dhe Trupa Indo-Paqësor.
    Shkurtim i burimeve dhe përdorimi i inteligjencës artificiale: Drafti propozon zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndihmuar në hartimin e dokumenteve, zhvillimin e politikave dhe planifikimin operativ.
    Heqja e zyrave për çështjet e demokracisë dhe të drejtat e njeriut: Zyrat që merren me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe refugjatët do të mbyllen, dhe po ashtu do të eliminohet pozita e të dërguarit të posaçëm për klimën.
    Zgjerimi i kritereve të punësimit: Do të mbyllen provimet për diplomatët e rinj dhe do të vendosen kritere të reja rekrutimi që përfshijnë “përputhjen me vizionin e presidentit për politikën e jashtme.”

    Ky është vetëm një nga disa dokumente të brendshme që kanë qarkulluar në administratën Trump, të cilat paraqesin propozime për ndryshime të mëdha në Departamentin e Shtetit. Një tjetër dokument sugjeron një ulje të buxhetit të agjencisë me 50% për vitin e ardhshëm fiskal, ndërsa një tjetër propozon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave./vizionplus.tv

  • Vrasjet e mjekëve palestinezë në Gaza, zbardhet hetimi ushtarak izraelit: Dështim profesional!

    Vrasjet e mjekëve palestinezë në Gaza, zbardhet hetimi ushtarak izraelit: Dështim profesional!

    8 personelë të Gjysmëhënës së Kuqe, 6 punonjës të Mbrojtjes Civile dhe një punonjës i OKB-së, në total 15 njerëz, u vranë në të shtënat para agimit të 23 marsit nga trupat që kryenin operacione në Tel al-Sultan, një lagje e Rafahut në Gazën jugore.

    Një hetim i brendshëm ushtarak izraelit pranoi sot “dështime profesionale”, “mosbindje” dhe “keqkuptim” në sulmin që vrau 15 mjekë palestinezë në Rripin e Gazës në muajin mars.
    Ushtria njoftoi shkarkimin e afërt të një oficeri dhe “i vinte keq” për viktimat kolaterale.
    “Ishte një gabim, por ne nuk mendojmë se është një gabim që është përsëritur”, tha në një konferencë shtypi gjenerali Yoav Har-Even, i cili ishte përgjegjës për hetimin.
    Më 23 mars, disa ditë pas rifillimit të ofensivës në Rripin e Gazës, trupat izraelite hapën zjarr ndaj ekipeve të Mbrojtjes Civile dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Rafah, në territorin jugor palestinez.

    Top Channel

  • SHBA-Iran, progres në bisedime/ Përparojnë negociatat për programin bërthamor të Teheranit

    SHBA-Iran, progres në bisedime/ Përparojnë negociatat për programin bërthamor të Teheranit

    Pas katër orë diskutimesh në Romë, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe të Iranit ranë dakord që gjatë javës së ardhshme të mbajnë raund tjetër bisedimesh rreth frenimit të programit bërthamor të Republikës Islamike.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Arakçi dhe emisari presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, negociuan në mënyrë indirekte, nëpërmjet një zyrtari nga Omani.
    Pas përfundimit të bisedimeve, Arakçi ka njoftuar se rundi tjetër do të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme.
    “Ishte takim i mirë, si edhe ai i mëparshmi. Mund të them se negociatat po ecin përpara. Kësaj radhe, arritëm të kuptojmë më mirë disa parime dhe synime. Në fund ramë dakord që bisedimet të vazhdojnë dhe të hyjmë në fazën tjetër ku do të fillojnë takimet e ekspertëve. Duke filluar nga kjo e mërkurë, takimet teknike në nivel ekspertësh do të fillojnë në Oman”, ka njoftuar Arakçi.
    Pas këtyre takimeve në nivel ekspertësh, të shtunën e ardhshme do të mblidhet niveli më i lartë për të rishikuar punën e tyre.
    Teherani zyrtar pati njoftuar se pritshmëritë që të arrihet një marrëveshje e shpejtë nuk duhet të jenë të mëdha. Autoriteti më i lartë i Iranit, udhëheqësi suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, pati thënë këtë javë se nuk ishte as tepër optimist dhe as pesimist sa u përket këtyre negociatave.
    Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar vazhdimisht që Irani t’i ndalojë armët bërthamore dhe ka paralajmëruar se nëse nuk e bën këtë, atëherë ai do të ndërmarrë veprime ushtarake.
     
     

    Top Channel

  • Trump thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Nëse i jepni fund luftës, do të bëni biznes me Amerikën

    Trump thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Nëse i jepni fund luftës, do të bëni biznes me Amerikën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se nëse Rusia dhe Ukraina i japin fund luftës me njëra-tjetrën, do të përfitojnë zhvillim ekonomik.

    Në një postim në mediat sociale, Trump shkruan “Shpresoj se Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë. Më pas të dyja do të fillojnë të bëjnë biznes të madh me Shtetet e Bashkuara të begata të Amerikës dhe do të përfitojnë shumë para.”
    Qëndrimi i presidentit amerikan thekson jo vetëm nevojën diplomatike për paqe, por edhe perspektivat tregtare që, siç argumenton ai, do të ofrojë bashkëpunimi me SHBA-në në një mjedis të pasluftës.

    Top Channel

  • Rama thirrje grave e vajzave në Kamëz: Bashkëpunoni me demokratet, janë më realiste! Burrat tifozë janë çyrykë

    Rama thirrje grave e vajzave në Kamëz: Bashkëpunoni me demokratet, janë më realiste! Burrat tifozë janë çyrykë

    Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje grave dhe vajzave në Kamëz të bashkëpunojnë me demokratet.

    Ai tha se gratë e vajzat demokrate janë më realiste, ndërsa burrat i quajti “tifozë që janë çyrykë”. Rama shtoi se demokratët ngatërrojnë politikën me futbollin.
    “Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.
    Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punë t e mira përpara. Në 121 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • ‘Ndryshimi po vjen’/ Muçollari: Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën

    ‘Ndryshimi po vjen’/ Muçollari: Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën

    Kandidati i opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, pati një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit për të diskutuar mbi problemet e pronave të pa legalizuara. Ai u shpreh se, pas 12 vitesh pa zgjidhje, banorët do të kenë mundësinë të realizojnë legalizimin e pronave pa vonesa dhe pa kosto shtesë.

    Muçollari theksoi se çdo procedurë e ndjekur deri tani do të merret parasysh dhe do të përmbyllet në mënyrë të drejtë. Ai shtoi se, pas legalizimit, do të realizohet urbanizimi i zonës, dhe nëse ndodhin dëmtime nga projektet, do të ketë dëmshpërblim me çmim tregu. “Ndryshimi po vjen dhe kjo është e mundur me votën e 11 Majit”, përfundoi Muçollari.

    Postimi i plotë:

    Me Belindin e Xhulian u takuam me banorë të zonës së Fushës së Aviacionit, që pas 12 vitesh ende s”kanë zgjidhje për pronat.
    I garantuam se me angazhim e PD, çdo procedurë e ndjekur deri tani do konsiderohet dhe legalizimi do behet pa vonesë. Asnjë letër, e burokraci shtesë, asnjë kosto më shumë.
    Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën, që nëse ndodh të cënohet nga një projekt, do dëmshpërblehet me çmim tregu.
    Ndryshimi po vjen. Kjo është e mundur me votën e 11 Majit.

  • Si të trajtoni aciditetin e ulët në stomak dhe të përmirësoni tretjen tuaj

    Si të trajtoni aciditetin e ulët në stomak dhe të përmirësoni tretjen tuaj

    Niveli i ulët i aciditetit në stomak është shpesh një nga shkaqet më të anashkaluara të problemeve shëndetësore. Ky fenomen ndodh kur stomaku nuk arrin të prodhojë sasinë e nevojshme të acidit hidroklorik për të mbështetur nevojat tretëse të trupit. Për më shumë se 90% të individëve që vuajnë nga urthi, gazrat dhe problemet e tretjes, nivelet e ulëta të acidit janë shpesh një faktor i padukshëm. Pas moshës 40 vjeçare, prodhimi i aciditetit nga stomaku fillon të bjerë, por kjo ndodhi ndikohet gjithashtu nga faktorë të tjerë të rëndësishëm.

    Rreziqet e aciditetit të ulët në stomak janë të shumta. Acidi hidroklorik është i nevojshëm për tretjen e ushqimeve dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Kur ky acid është në nivele të ulëta, mund të lindin një sërë problematikash. I pari është paaftësia për të tretur proteinat në mënyrë efikase, e cila çon në një sërë komplikacionesh, duke përfshirë prishjen e ekuilibrave të acideve dhe rritjen e toksinave në zorrë. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e organizmit, pasi krijon kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve dhe dobësimin e imunitetit. Disa studime kanë sugjeruar gjithashtu lidhjen mes aciditetit të ulët dhe zhvillimit të kancerit në stomak.

    Një tjetër pasojë është pamjaftueshmëria e mineraleve dhe vitaminave, pasi acidet e stomakut janë të domosdoshme për përthithjen e këtyre ushqyesve. Pa to, trupi është i detyruar të nxjerrë më shumë minerale nga kockat dhe qelizat, duke i dobësuar ato.

    Disa simptoma mund të tregojnë nivele të ulëta të acidit në stomak, të cilat përfshijnë vështirësi në tretjen e mishit, urth, gazra dhe fryrje. Kjo ndodh për shkak të mungesës së acidit që çon në fermentimin e ushqimit në stomak, duke shkaktuar probleme të tretjes. Gjithashtu, mund të shfaqen intoleranca ose alergji ushqimore, që janë shpesh të lidhura me aciditetin e ulët.

    Për të zgjidhur problemin, rekomandohet të filloni me analiza mjekësore për të verifikuar nivelet e acidit në stomak. Pasi të konfirmohet niveli i ulët i aciditetit, duhet të ndiqni një dietë të pasur me produkte natyrale dhe të papërpunuara, si dhe ushqime të fermentuara që ndihmojnë rikthimin e ekuilibrave të baktereve të mira në stomak. Po ashtu, duhet të keni kujdes për stresin, i cili dëmton prodhimin e enzimave dhe aciditetin në stomak, dhe të siguroheni që të përtypni ushqimin ngadalë, çka ndihmon në tretjen e tij. Uthulla e mollës është një alternativë natyrale që mund të nxisë prodhimin efikas të enzimave të tretjes, dhe mund të merret përpara vakteve.

  • 75-vjeçari: Di ku e fshehën nazistët thesarin baronit hebre, por s’më lënë të gërmoj

    75-vjeçari: Di ku e fshehën nazistët thesarin baronit hebre, por s’më lënë të gërmoj

    Në një bunker të mbyllur nga nazistët dhe të paeksloruar më parë mendohet se fshihet një koleksion arti që mund të vlejë miliarda. Një shkrimtar gjerman që i ka kushtuar jetën e tij gjetjes së këtij thesari i ka thënë “The Sun” se është shumë pranë gjetjes dhe që mund ta bëjë brenda këtij viti.

    Burkhart List thotë se është afër zbulimit të koleksionit të munguar të artit të baronit Ferenc Hatvany. Thesaret e hungarezit hebre u plaçkitën gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi ai u persekutua nga nazistët, por ato nuk u gjetën kurrë.

    Teoritë spekulojnë se ose “SS” famëkeqe e Adolf Hitlerit ose Ushtria e Kuqe brutale e Jozef Stalinit grabitën pasurinë e koleksionistit hungarez. Pasi u arratis nga Hungaria, ai e humbi koleksionin e tij edhe pse i mbijetoi luftës.

    Hatvany vdiq në Zvicër në 1958. Koleksioni mendohet të ketë 800 piktura të mbledhura nga Hatvany. Dyshohet se ato u futën në një depo pranë kufirit gjermano-çek dhe që sot mund të vlejë miliarda dollarë. Ndonëse List, 75 vjeç, është i vendosur për të rikuperuar thesarin, autoritetet i kanë bllokuar rrugën në një moment vendimtar në ato që ai i quan “rrethana qesharake”.

    Gjermani tha se një studim gjeografik novator tregonte një bunker të krijuar nga njeriu, i cili përmbante objekte rreth 40 metra nën tokë. List pretendon se i disponon koordinatat e kësaj memorie misterioze që ai beson se është vendi ku “SS” fshehën pikturat e vjedhura të Hatvany në 1944.

    “Ky është koleksioni më i madh i impresionistëve francezë jashtë Francës duke përfshirë piktura magjepsëse nga Monet, Pissarro, Degas, Renoir, Manet, Cezanne dhe më shumë” – tha ai “The Sun”. Ai shtoi se familja e njohur Hatvany ishte “familja më e shquar artistikisht në Budapest”, dhe se vetë Ferenc Hatvany ishte gjithashtu një piktor i talentuar. Depoja mistike sipas tij ndodhet pranë fshatit të vogël Deutschkatharinenberg në malet Ore.

    Ky rajon është i njohur për minierat dhe tunelet e tij të shumta, shumë prej të cilave janë përfolur se strehojnë thesarin nazist gjatë dekadave. Këto legjenda qarkulluan përmes thashethemeve lokale të kamionëve “SS” që vinin e shkonin në mes të natës për të shkarkuar pasuritë.

    Studimi i fudnit është kryer nga profesor Wolfgang Neubauer, drejtor i Institutit Ludwig Boltzmann të Austrisë për Arkeologjinë Virtuale. Ai ishte pjesë e një ekipi që bëri një zbulim që ndryshoi idetë për Stonehenge duke përdorur imazhe gjeofizike në vitin 2010.

    Gjetjet e tij rreth Deutschkatharinenberg sugjerojnë se hyrja në minierën misterioze u mbyll me një shpërthim. List thotë se do të jetë e vështirë, por e mundur për të zbuluar thesarin e kërkuar deri në fund të këtij viti.

    Ai tha se autoritetet nuk po i rinovonin lejen për të gërmuar, por se gjithashtu kishte nevojë për fonde shtesë. “Ne kemi nevojë për investitorë që nuk i investojnë paratë e tyre në kompanitë e mbrojtjes, por përkundrazi i dhurojnë ato për këtë projekt paqeje” – tha ai. Ai tha se 200,000 € do të ishte shuma minimale e nevojshme për të realizuar projektin ambicioz. Sipas kërkimit rigoroz të List, SS e çuan plaçkën e tyre të grabitur nga Budapesti në Rosenheim me kamion dhe më pas në Berlin me tren.

    Por historia nuk është aq e thjeshtë – List thotë se në fakt ishin dy vagonë që u shkëputën nga treni nga Rosenheim në Berlin. Dhe këto dy vagonë të ndarë që mbanin kryeveprat e vjedhura u drejtuan në vend të Deutschkatharinenberg. Pavarësisht se List beson se koleksioni është ende atje poshtë ai nuk mund të specifikojë saktësisht se cilat piktura mund të gjenden.

    Fatkeqësisht për Listin kërkimi i tij u ndal kohët e fundit në momentin e fundit. Autoritetet ia hoqën lejen e kërkimit në janar 2024 pasi një send i Epokës së Gurit u gjet pak më shumë se gjysmë milje larg. Gjuetari i thesarit e ka apeluar vendimin për heqjen e lejes së gërmimit.

    “Zbulimi im është diçka krejtësisht ndryshe nga zbulimi i një shkopi guri nga periudha neolitike rreth 1000 metra larg. Këto rrethana janë aq qesharake sa është e pamundur të kuptohet se si njerëzit e rritur mund ta përdorin seriozisht këtë si një argument për të hequr lejen time të gërmimit, por ata e bënë” – tha ai./Lapsi.al

  • VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë

    VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë

    Sot është festa e Pashkëve për besimtarët e krishterë. Një ngjarje e tillë nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të shqiptarëve që jetojnë në SHBA. Mes tyre, edhe këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku. Në një video të shpërndarë nga mbështetësi i saj më i madh, Elton Ilirjani, ajo uron Pashkët, ndërsa tregon edhe një histori të veçantë nga jeta e saj.

    Më herët, Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.
    Në një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Aksidenti i radhës në Shkodër, makina e drejtuar nga 39- vjeçari përplas një 61- vjeçar në biçikletë…

    Aksidenti i radhës në Shkodër, makina e drejtuar nga 39- vjeçari përplas një 61- vjeçar në biçikletë…

    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
    Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!