Një incident ka ndodhur në Fier mes hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Forcave Operacionale dhe mbështetësve të ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.Deri më tani nuk dihen arsyet pse BKH-ja ka zbarkuar në Fier. Sipas informacioneve, sherri ka nisur për motive të dobëta mes palëve.
Referuar të dhënave, oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në lagjen 1 maji kur situata është tensionuar dhe më pas punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur fizikisht me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.
Punonjësit e operacionales kryen kallëzim duke pretenduar se janë sulmuar për shkak të detyrës. Megjithatë në Policinë e Fierit janë shoqëruar disa persona.
Day: April 15, 2025
-

Incident në Fier mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe efektivëve të BKH-së
-

Incidenti mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe efektivëve të BKH, Policia: Janë goditur për shkak të detyrës
Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me incidentin e ndodhur pasditen e sotme mes shërbimeve operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së dhe mbështetësve të ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Polica në njoftimin zyrtar thotë se “rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.”
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. -

VIDEO/ Deklarata kundër kanabisit, Manjani zbardh debatet në qeverinë Rama dhe ministrat që i dolën kundër
Avokati Ylli Manjani ka shpjeguar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV deklaratat e tij kundër kanabizimit të Shqipërisë, në kohën e qeverisë Rama 1, në vitin 2015-2016.
Gjatë bisedës me Adi Krastën, Manjani tregoi se, deklarata e tij i kishte ardhur e papritur Edi Ramës, ndërsa publikisht dy ministra të kohës qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli.
‘Deklarata ime ka qenë kuadër të një konference për shtyp, diçka të analizës vjetore të ministrisë. Më erdhi një pyetje dhe në mënyrë të natyrshme më erdhi një përgjigje krejtësisht të natyrshme dhe e papërgatitur.
Isha brenda rolit tim, dhe isha koshient se etika e qeverisë nuk e lejon këtë gjë, në këtë pikë kam qenë koshient se e kisha thyer etikën dhe herë të tjera se, ky ishte mandati im politik dhe mendoja se mbi kokën time ishte Ilir Meta, i cili do garantonte vazhdimësinë e kësaj gjëje.
Ai ishte mandati im dhe ajo parti atë mandat më dha, që fol se kemi nevojë për një imazh tjetër dhe kjo ishte e vërteta. Ky ka qenë mandati.
Pati një reaksion, dmth kryeministri në mënyrë të natyrshme më telefoni dhe më tha, çfarë është kjo histori, pres gjëra të tjera, krejt e natyrshme dhe i kam shpjeguar ekzakt.
Dy ministra të qeverisë dolën kundër meje, ai i Brendshëm dhe e Mbrojtjes dhe të dyve u jam përgjigjur me deklarata për shtyp, dhe ky ka qenë debati i asaj kohe.
Meta veç një gjë më tha, a je i sigurtë që kjo deklaratë nuk të ndëshkon, dhe këtu u çudita me thënë të vërtetën, dhe detyrova të marr frymëmarrjen e parë.
Unë isha i qartë në pikëpamjet politike, se i kishim diskutuar në atë që quhej, kryesia e vogël dhe ishte, ose i rinegociojmë marrëveshjen, ose dalim nga koalicioni, dhe deri në fund të vitit 2016 do merrej një vendim për këtë gjë. I vetmi vendim në fund të vitit 2016 ishte largimi im’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.
-

A po dalin nga qarkullimi kartëmonedhat 50 euro? Ja si veprohet sipas Bankës Qendrore Europiane
Së fundmi në internet po qarkullon një thashethem se kartëmonedha 50 euro nuk do të jetë më në qarkullim
Megjithatë, si Banka Qendrore e Spanjës ashtu edhe Banka Qendrore Evropiane i mohuan këto pretendime. Në mënyrë të veçantë, BQE-ja theksoi se “as Banka Qendrore e Spanjës dhe asnjë Bankë tjetër Qendrore brenda Eurozonës nuk ka urdhëruar tërheqjen e ndonjë kartëmonedhe apo monedhe euro. “Të gjitha kartëmonedhat euro ruajnë vlerën e tyre dhe mbeten në qarkullim”.
Banka Qendrore e Spanjës qëndroi në burimin e konfuzionit me kartëmonedhën 50 euro. Në mënyrë të detajuar, ai kontrollon në mënyrë sistematike origjinalitetin dhe cilësinë e kartëmonedhave të kthyera nga institucionet e kreditit. Kartëmonedhat dhe monedhat euro që vlerësohen në gjendje të papërshtatshme tërhiqen, asgjësohen dhe zëvendësohen me të reja, ndërsa ato që janë në gjendje të mirë hidhen sërish në qarkullim.
Banka Qendrore e Spanjës theksoi se po e bën këtë veprim me të gjitha prerjet, jo vetëm në kartëmonedhën 50 euro dhe theksoi se edhe nëse një kartëmonedhë dëmtohet, ajo nuk e humb vlerën dhe mund të zëvendësohet me një të re.
“Në mënyrë të veçantë, një arsye pse ne përpiqemi t’i mbajmë kartëmonedhat në gjendje të mirë është për ta bërë më të lehtë kontrollimin e veçorive të tyre të sigurisë. “Edhe pse kartëmonedhat janë krijuar për të qëndruar, ato zakonisht tregojnë shenja konsumimi me kalimin e kohës nga përdorimi,” theksoi Banka Qendrore e Spanjës.Top Channel
-

Skandali i mesazheve të administratës Trump, këshilltari i lartë i Sekretarit të Mbrojtjes nën hetim
Dan Caldwell, një këshilltar i lartë i Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u vendos në leje administrative për një “zbulim të paautorizuar” të informacionit, tha sot një zyrtar i mbrojtjes.
Reuters fillimisht raportoi se Dan Caldwell u vendos në pushim dhe u shoqërua jashtë Pentagonit të martën.
Hetimi vjen vetëm disa javë pasi u zbulua se Hegseth zbuloi informacione të ndjeshme rreth një operacioni ushtarak në një bisedë të grupit Signal me zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare, ku përfshihej një reporter.
Caldwell u identifikua nga Hegseth në bisedën e Signal si pika e tij e kontaktit për operacionin, sipas The Atlantic. Ai gjithashtu vjen pas një memo të 21 marsit nga shefi i shtabit të Hegseth, Joe Kasper, duke urdhëruar një hetim të zbulimeve të paautorizuara të informacionit në Departamentin e Mbrojtjes.
Top Channel
-

Oficerët e BKH dhe policia ngrenë dronin në Fier, përplasen me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt. Pesë të shoqëruar në komisariat
Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.
Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në lagjen 1 maji kur situata është tensionuar dhe më pas punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur fizikisht me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.
Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët gjatë marrjes në pyetje në polici kanë thënë se sherri ka nisur për parkim të gabuar të disa automjeteve pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni. Punonjësit e operacionales kryen kallëzim duke pretenduar sulm për shkak të detyrës.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se katër të arrestuarit gjendeshin në ambientet e firmës së Shkëlqim Kapllanajt she janë konfrontuar me Operacionalen dhe BKH.
Oficerët që kanë bërë denoncimi thonë që u janë prezantuar qe janë oficerë policie, ndërsa pala tjetër thonë se nuk e dinim që ishin oficerë.
Policia ka ndaluar Gerald Kollçaku, Orian Isufaj, Klaudjo Kapllanaj, Ledjan Kapllanaj.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.Top Channel
-

Punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj dhunuan efektivët e BKH, reagon policia
Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.
Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e Fierit.
“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njofton policia.Top Channel
-

Hija e së kaluarës sovjetike më e gjallë se kurrë/ Një konflikt me fqinjen e çon në burg, parukierja ruse dënohet me 5 vite për ‘lajme të rreme’
Një parukiere nga Shën Petersburgu është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg për përhapjen e asaj që autoritetet ruse e quajnë “lajme të rreme” për ushtrinë. Rasti i Anna Alexandrova-s, një grua 47-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, është një shembull i frikshëm i mënyrës se si ligjet shtypëse të Kremlinit mund të kthejnë edhe një mosmarrëveshje fqinjësore në një ndjekje penale që të shkatërron jetën.
Alexandrova mohoi akuzat për tetë postime kundër luftës në Ukrainë, duke thënë se ajo nuk kishte pasur asnjë lidhje me to dhe se gjithçka nisi nga një grindje për tokën me fqinjen e saj. Por prokurorët e përdorën raportimin e fqinjes për ta kthyer çështjen në një rast penal të nivelit të lartë – një paralajmërim i heshtur se askush nuk është i sigurt.
Ky rast shënon një precedent alarmues: në një Rusi ku ligji kundër “diskreditimit të ushtrisë” po përdoret gjithnjë e më shumë si armë politike, edhe qytetari më i zakonshëm, pa profil publik apo përfshirje aktive, mund të përfundojë pas hekurave për shkak të një ankese apo hakmarrjeje personale.
Më shumë se një akt drejtësie, kjo duket si një mesazh i qartë: nuk ka nevojë të jesh gazetar, aktivist apo opozitar – mjafton një konflikt i vogël, një dyshim, apo një fjalë “e gabuar”, për të humbur lirinë. Dhe në këtë klimë frike e kontrolli, hija e së kaluarës sovjetike duket më e gjallë se kurrë.
-

Prezenca e SPAK në zgjedhje, Spahiu: Shpresa e vetme që votat nuk do manipulohen
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se monitorimi i zgjedhjeve të 11 majit nga SPAK është i vetmi mekanizëm që mund të garantojë ndershmëri dhe të parandalojë manipulimet.
Ai kritikoi mënyrën si po trajtohet numërimi i votave, veçanërisht për diasporën dhe qarqet e mëdha si Tirana dhe Fieri. Sipas tij, megjithëse OSBE propozoi numërim elektronik, ndërhyrja e opozitës çoi në ruajtjen e modelit me komisionerë, përfshirë edhe për votat nga diaspora, duke i lënë procesin në duart e partive tradicionale.
Spahiu ngriti shqetësimin se kjo mënyrë mund të përdoret për të devijuar rezultatin dhe për të dëmtuar forcat politike që nuk kanë komisionerë në qendra votimi.
“Po nëse ka një hap konkret dhe duhet mbështetur është prezenca e SPAK në KQZ për të ndaluar ndërhyrjen tek vota,” – theksoi ai. -

“Me kënetën s’ka debat”, Ndreca sulmon Tabakun, demokratja ia thotë në sy: Nuk ulem me të korruptuar
Demokratja Jorida Tabaku dhe ligjvënësi socialist Plarent Ndreca janë përfshirë në një debat televiziv mbrëmjen e sotme.
Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në listën e hapu u pyet nëse i dukej korrekte që nuk ka përballje televizive në kohë fushate elektorale.
Përgjigjja e tij ishte e tillë: “Me kënetën s’ka debat”.
“Pavarësisht se kam konsideratë për zonjën Jorida Tabaku, e cila konkurron dhe ajo në listë të hapur, nuk mund të bësh debate me “kënetën”. Është çështje kategorish. Nuk mund të luajë në një fushë Luftëtari me Real Madridin, kështu që… Janë diferenca shumë të mëdha dhe u duhet shumë kohë atyre (opozitës) që të afrohen dhe më pas mund të jemi në një tavolinë”, shtoi Ndreca.
I menjëhershëm reagimi i Jorida Tabakut, e cila deklaroi: “Ka të drejtë, jemi shumë larg. Unë nuk mund të ulem dot në një tryezë me persona të cilët janë të përfshirë në korrupsion të drejtpërdrejtë. Mua më vjen keq për gjuhën që përdorin, në mungesë të përballjes politike. Nëse oferta politike është tallavaja dhe kërcimi, nuk ka çfarë debati të kesh. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitin 2017 dhe 2021. Mesa mbaj mend unë, nuk ka pasur përballje politike”, tha Tabaku